Faleminderit
Bahri Myftari & Serxhio Mazreku: Aqif pashë Elbasani, figurë e shquar e historisë
E diele, 22.04.2012, 07:07 AM
AQIF PASHË ELBASANI, FIGURË E SHQUAR E HISTORISË.
..Në këtë kohë transformimi,historia do të dijë të dallojë patriotin nga tradhëtari dhe do ti caktojë secilit vendin e vetë…se c’vend do të kem unë në histori këtë nuk e di.Sa për Ju,Emëri juaj i Skëlqyer si patrot,do të mbetet i shkruar në në faqet e ndritura të historiesë sonë. - Ismail Qemali.
Nga Bahri
Myftari
Av. Serxhio Mazreku
Biçakçinjtë
takohen për herë të parë në fillimet e shek.XV. Veprimtaria e kësaj familjeje të
pasur dhe të madhe,është plot kontribut dhe vëmendje qysh në krye të herës. Ajo
ka qenë e përfshirë në jetën politike,ekonomike dhe shoqërore prej lindjes së saj
dhe deri në çerekun e parë të shekullit
të shkuar.
Biçakçinjtë,kjo
familje fisnike shqiptare ,ka qenë shumë e dalluar dhe e spikatur për gjatë sundimit të tejzgjatur të perandorisë
Osmane. Familja e biçakçinjve,pinjollët
e saj,falë veprimtarisë së tyre ,fituan, gëzuan me plot meritë , shumë tituj,grada
dhe ndere. Pesha e angazhimeve të saj,
si dhe kontributi i elementeve njerëzor,dalë nga gjiri i tyre,ka qenë i
pranishëm në forma e rrugë të ndryshme
edhe në hisorinë tonë jo të largët. Pa mëdyshje,
ajo familje ndër familjet çifligare më të pasura jo vetëm për trevën e Elbasanit por dhe mbarë Shqipërisë, aq sa
edhe sot e gjithë ditën, nuk janë të përcaktuar kufijtë,nuk nguroi ta jepte
pasurinë,të shkrinte atë për qëllimin e madh!
Në këto
treva të buta,të ngrohta e shumë të begata lindën dhe u rritën shekull pas
shekulli,dekada pas dekadash e vite mbas vitesh biçakçinjtë e famshëm te
Elbasanit dhe kudo ku shkuan, ku mësuan,
punuan e luftuan u dalluan për trimëri e meçuri, gjithnjë -është e dokumentuar-mbartën
me vete mallin për qytetin,për njerëzit e rracas së tyre,për Elbasanin,për
Shqipërinë.
Ata, si
rracë e fortë shqiptare mbajtën mbi shpatulla,mbi supe, shumë halle,shumë drama!
Në rrugë gjenealogjike përafërsisht mund të përcjellim; Sinan pashë Biçaku-14OO-1470;
Sinan bej Biçaku,mësues,profesor i vetë Sulltanit; Ahmet aga Biçaku, komandant
në betejat e perandorisë për pushtimin e Arabisë dhe Egjiptit, Sedefqar, kryearkitekt
i perandorisë; Ibrahim pashë Bicaku 1587-1632, vezir në Bursa; Halit pashë Bicaku
1690-1775,ushtarak i lartë i vëllai i tij arriti deri prefekt i Stambollit;
Ibrahim pashë Bicaku 1715-1770 disa herë vezir i perandorisë si në Manastir,Hungari,poet,muzikant; Muhamet Biçakciu,arkitekt i ujsjellësit të parë
në Elbasan; Ibrahim pashë Biçaku,vezir, më tej dhjetra e dhjetra ofiqar deri te
ai më afër nesh, Sefedin bej Biçaku,ushtarak i lart. Ndertoj dy kisha të krishtera
në qytet,ndonëse paguhej e trajtohej prej vetë perandorisë.Një bicakci i madh
gjendet komandant i lartë ushtarak që bashkë me Mustaf Pashë Bushatin komandoi
forcat e mëdhë në luftën Ruso-Turke..Një tjetër pinjoll i ketij fisi dhe
famljeje, Dervish bej Biçaku1820-1885,drejtoi dhe sundoi në ato vite në Elbasan
njëherazi Dervish beu është i ati i pashait të ardhshëm Aqifit.Elbasanit,1860-1926.
Aqifi
lindi në qytetin e Elbasanit,mbaroi arsimin e mesëm në vendlindje, studimet e
larta për drejtësi i kreu në Stamboll,ku u lidh herët me qarqet patriotike
shqiptare. Pas fitores së Revolucionit xhonturk,ai u bë kryetar i klubit “Bashkimi”.
Ky moment shënon jo vetëm kurorëzimin e veprimtarisë shoqërore e
patriotike,gjatë studimeve por dhe themelon patriotin konseguent. Ai nga sot e
në vazhdim do të jetë në të gjitha tubimet,kongreset ku luhen e vendosen fatet
e atdheut..Është pjesëmarrës në Kongresin e Dibrës, në atë të Elbasanit,1909,
si dhe kuntribues aktiv në çeljen e
Normales në vitin 1909.
Qe ndër
njerëzit më të shquar,me më merita në organizimin e kryengritjes së përgjithshme
për shpalljen e Pavarësisë dhe u vu pa hezitim në krah te Ismail Qemalit,jo pa
shkak e qëllim ,vjen për të ajo konsideratë e përmendur dhe e pa shoqe prej
plakut të Vlorës, kryetarit të parë të shqiptarëve. Aq sa qe i çmuar vepra e
tij në organizimin dhe drejtimin e kryengritjes së përgjithshme ,po aq e cmuar
dhe e lavdëruar qe nisja e punes e detyrave të shumta të shtetit më të ri në Evropë.ku
aftësitë e tij,aftësitë e Aqif Pashes në lëmin e shkencës së drejtësisë dhe
jurispudencës do të ishin për Shqiperinë e Mëvetme si ujë,si drita,si dielli!.
..Në Nëntor 25-11-1912,në harmoni me patriotët e tejerë e të lavdishëm të qytetitt,ngriti
flamurin e pavarësisë në Elbasanin e zmres,duke i tregu pushtuesve serb,që patën
marrë revan si qen të tërbuem,se do të quheshin, thjesht armiq,pasi po shkelnin
një vend sovran dhe të pavarur.
I njohur
si besnik i Qeverisë së Vlorës u ngarkua me shumë detyra të cilat i krehu me përgjegjësi
e përkushtim atdhetar. Dha një kuntribut të shënuuar në vendosjen e drejtësisë shqiptare
e cila nuk kishte kurrëfarë baze shkencore. Hartoi dhe zbatoi në praktikë punën
për të drejtën penale e civile,duke vendosur për herë të parë në vend jurinë në
gjykatoren e noterisë. Po në këtë kohë kemi përkujdesjen e tij të madhe ndaj përpjekjeve
që vinin nga të gjitha anët për coptim të Shqipërisë,për gllabërimin e trojeve
etnike. E përjetoi me dhimbje këtë mallkim dhe do t’i mbështeste me armë e
para luftëtarët dibranë të Elez Isufit .
Në protestat
e e qytetit të Ebasanit realizuar në 1913 kundër copëtimit të trojeve etnike,
Aqif Pasha ishte figurë qëndrore. Ngjarjet
rridhnin më shpejt se ujrat e Shkumbinit,Qeveria e Vlorës dha dorëhqjen nën
trysninë e Fuqive të Mëdha dhe po këto “gatuan” princ Vidin. Aqif Pasha, sikundër
dhe shumë patriotë të tjerë,duke mbajtur edhe këshillën e ish- Kryetarit të tyre,
e mbeshtetën Pricin. Në këtë kohë,Ai,së bashku me Gurakuqin,Hilë Mosin krjuan
Komitetin Kombetar që do tu sherbente në mënyrë të organizuar dhe me platformë të
qartë Çështjes Kombëtare.
Nuk
pranoi dhe refozoi prerë të merrte pjesë në të ashtuquajturin Qeveri të Durrësit.
Nuk pati dhe kurrë nuk qe në një mendje me Esat Pashë Toptanin,madje shume
shpesh u ndesh me forcat regressive të atij krahu,pas pati zbuluar qysh herët që
llimet e errta nga ku buronte edhe ajo urrejtje karshi Princit të sjellë nga
Evropa.
Për hir të
Çështjes pranoi dhe kreu me zell detyrën e Ministrit të Brendshëm. Kohë të vështira
dhë pa stabilitet Aqif pasha ,një jetë e tërë në luftë e përpjekje!Së bashku
edhe me Ahmet Zogun,atëhrë fare i ri,u përpoq që të organizonte një kongres në Ebasan
, por forcat austro-hungareze qe ishin të mirëiformuara për qëllimin e atij
kongresi nuk e lejuan,megjithatë përpjekjet nuk rreshten.
Në vitin 1918
i dërgon me kurajo atdhetare,ndonëse nuk mori pjesë në të por me pjekuri të lartë
i dërgoi një letër kryetarit të Kongresit të mbajtur në Durrës më 1918 ku i kërkonte
votimin e ideve dhe mendimeve të tij e më pas votimi të gjykonte për to .Platforma
e paraqitur ishte një platform e shenjtëe, largpamësi,qe një platformë për
veprim të metejmë të Çështjes Kombëtare,për mënyrën dhe mjetet e duhura në kundërvënije
të qëllimeve shoveniste të fqinjëve e më gjerë.
Gjatë kesaj
kohe vlen të përmendet lidhja etij e ngushtë me Hoxhë Kadrinë dhe Komitetin e
Mrojtjes Kombëtare të Kosovës. Kjo veprimtari e zjarrtë e me vizion tërësisht
atdhetar,tërë ky angazhm i shquar në organizimin,ruajtjen,fuqizimin e shtetit e
çon në mbledhjen e Kongresit të Lushnjes,kongres që e nxori në krye të Asamblesë.Njihet
mirë prej historisë dhe dëshmive të shumta si tregimë,gojdhana mbi ndimesën e
madhe të qytetarëve te Elbasanit për Luften Vlorës,ku pa dyshim roli i këtij
patrioti në organizimin dhe drejtimin e ndihmave dhënë Luftes qe i pa kursyer
dhe tepër i veçantë.le të përmendimi kontributet e shumta njerëzore apo pjesëmarrjen
e bandës” Afërdita” dhe tepër sinjifikative “aksionin”e grave,nuseve,vajzave në
dhurimin me dëshirë të stolive të tyre.Zgjedhja e tij në krye të Asamblesë është
një nga pikat e arta të veprimtarisë së Tij të mëtejme. Mund të thuhet me fakte
e prova se qe fat për vendin që pikërisht në atë vit të vështirë e të rrezikkshëm siç qe ai i luftës heroike të Vlorës, Aqif
pasha,kjo figurë e adhuruar fund e majë, qe jo vetëm krah por dhe ndihma e parë
për finalen fituese të luftës.
Pa dyshim
qe pikërisht, edhe këtë radhë kontributi i madh i tij dhe patriotëve të shumtë të
Elbasanit,që luftës së Vorës i dhanë frymë kombëtare.
Një jetë e
tërë në shërbim të pavarësisë dhe lirisë së Shqipërisë ,duke i bërë nder jo vetëm
në punët e brëndshe por dhe në stimujt dhe lidhjet e fuqishme me emigracionin. Autoriteti i Aqif Pashes ishte i pranishëm
edhe ndaj faktorit ndërkombëtar,të fqinjve,dhe më gjerë.
Në vitin 1922
jo vetëm për shkaqe shëndetësore,po dhe
për shkak të fillimeve të sherreve, me natyrë alla shqiptare, kjo figurë
e famshme e historisë sonë, emigron në Baden e më pas në Vjenë, domosdo asesi i
tërhequr,asesi i lodhur prej Atdheut.
Edhe këtu
ai mban lidhje më shokë e miq atdhetarë aq sa grupi politik i Nolit e kandidoi
në zonën e Korçës në vjeshtë të 1923, dhe ku Aqif pasha do të kurorzohej me
fitore,ashtu siç do të kurorzohej gjithmonë, kur këtë “dhuratë” do ta kishte në
dorë populli,do ta kishte në dorë Shqipëria, prandaj sot, dhe në këtë 100
vjetor të lavdishëm këta “Dy miq” të përhershëm të atij burri të madh, përulen
me dashuri e respekt.