E premte, 02.05.2025, 01:09 AM (GMT+1)

Faleminderit

Safet Hyseni: Kush ishte Sefer Kaçak-Zajazi!?

E marte, 17.04.2012, 05:37 PM


Kush ishte Sefer Kaçak-Zajazi!?

Nga Safet Hyseni

Në fund shekullin e XIX dhe në fillim të shekullit XX Perandoria Osmane sikur degjenerohet në sistemin e saj, dhe ndaj popullatës vendase e shton zullumin. Në këto rrethana kohore krijohet një rezistencë nga pjesa më e vetëdijshme e popullatës, ku grumbullohen rreth trimave që me veprën e tyre kanë dëshumar se e  luftojnë robërinë, dhe si të tillë kyqen në Lëvizjen kaçak, i vetmi formacion i kohës që bënë rezistencë të armatosur. Në Kërçovë si gjithkund në Vilajetet shqiptare filluan që të organizohen grupe të vogla kaçakësh të cilët nuk pajtohen me gjendjen ekzistuese. Ndër të parët që janë të regjistruar si të tillë janë nga familja Braja si Hasan e Male Braja por pas tyre dhe që do të dallohet për trimëri dhe organizim është Sefer Kaçak Zajazi. Si Hasan dhe Male Braja ashtu edhe Seferi ishte nga familja Braja i cili do t’i shkaktoj shumë kokëçarje dhe dëme pushtetit të instaluar nga Perandoria Osmane. Për radhazi 18 vjet duke qëndruar me pushkë në dorë, pushteti turk jo që nuk do të mund të mbledh tatimet në rrethin e Zajazit dhe në atë të Kërçovës me rrethin  ku vepronte çeta e Seferit por shpesh ndihet e rrezikuar edhe rajoni më i gjerë.  Familja Braja (Braha) është një ndër familjet më të mëdha jo vetëm në rrethin e Zajazit, Kollarës e Kolibarve por edhe në kufijtë e  Shqipërisë etnike. Kjo familje është e njohur për trimëri dhe nga gjiri i saj përherë ka nxjerr trima që kanë luftuar çdo okupator që ka shkel këto anë. Kryengritësin e vet kjo familje e ka paguar shtrenjtë duke lënë në fushën e nderit djemtë më të mirë në çdo luftë që ka ndodhur për çlirimin dhe bashkimin kombëtar. Në vitin 1892 Yzbashi turk merr urdhër nga Manastiri që të mbledh taksat në rrethin e Zajazit dhe në rast nevoje edhe të qetësoj këtë vend. Për të kryer detyrën ai merr me veti edhe 300 zapti (ushtar). Për të pas sukses Yzbashi drejtohet drejt e te shtëpia e Sefer Kaçakut. Seferi i cili e ndjek së afërmi situatën bashkë me të vëllamin Veliun menjëherë e thur planin për të vrarë Yzbashin i cili ka ngrit  kokë. Trimi i lajmëron shokët e luftës që të jenë gati se në Zajaz natën do vije ushtria e turkut dhe do drejtohet drejtë e në shtëpinë e Seferit. Trimat e vëzhgojnë situatën dhe ai Seferi zë pusi te Livadhi i Lekos, bashkë me të vëllamin Veliun. Kur Yzbashi mbërriti te Tyrbja, Seferi bashkë me Veliun marrin në shenj nga një largësi ajrore prej 200 metrash. Yzbashi duke qenë i sigurt për planin e tij se po të nënshtroj Seferin do ta nënshtroj të gjithë rrethin edhe atë duke e turpëruar e ndezi llullën. Seferi dhe Veliu e dinin që ajo llullë do jetë e Yzbashit dhe marrin në shenjë. Yzbashi mbetet i shtrirë për tokë ndërsa të 300 ushtarët (zaptit) ikin me shpejtësi në drejtimin kah kanë erdh.  Për këtë trimëri rapsodi popullor i ka thurë një këngë Sefer Zajazit e cila këngë këndohet edhe në ditët e sotme. “Ky Zajazi 300 shtëpaj”.

K?nga e Zajazit

Ky Zajazi, more, treqinë shtëpaj,

Naj kan vra, more, qatë, hyzbashin e rëi;

Naj kanë vra, more e kanë marrou,

Mun ke Teqja, more, e kan paltou.

-O hajde, hajde, bre Cen Hajvazi,

Ce e lidhe, mor, qenin per gardhi?

-Oun e lidha, more mos u pat!

Na’j kane vra, bre qat hyzbashin’ e ngrat.

Kur vëkati, mor, ai Bajro Lila.

Hikën zaptit, mor, ka Abaz Lila.

Kur vëkati, mor, ai Met Rugushka,

Kujtoj pasha, bre se janë mushka,

Nuk janë moshka, mor’t  Barbarazit,

Po a Seferi Aga kaçaku’i Zajazit.

Met Latifi, nji plak me mjekërr,

Thoshte:-Nuk dum, ne hyzbash qetër.

K?ndoi: Mefail Xhelili, Mehmedali Qamili, Vaid Xhelili, Lazam Nelaj, Tefik Bexheti nga fshati Zajaz, 1973

Kënga e thurur nga rapsodi popullor më së miri na e tregon ngjarjen, përkrahjen dhe bashkëpunimin që ka pas Sefer Zajazi me familjet dhe banorët vendas. Seferi në atë kohë ka qenë shumë i ri rreth 25 apo 26 vjeçar, ndërsa i vëllai dy vite më i ri.

Është ky akti i parë i trimërisë së Sefer Zajazit dhe ndeshja e parë e drejtpërdrejtë me pushtetin e atëhershëm turk. Duke u nisur nga vendosmëria dhe mbështetja që ka pas trimi, nuk ka qenë rastësi që Seferi të bëhet udhëheqës i një çete kaçakësh, ai frymëzimin për të qenë i lirë e ka marr nga të parët e tij si që ishin dhe përherë kishin luftuar perandorinë osmane si Hasan Braja, Male Braja, Nezir Koxha, Rexh? Deva, Mefmet Begu (po ashtu nga fisi  Braja). Seferi ishte rebeluar qysh në moshën 17 vjeçare kur administrata osmane e kishte kërkuar për ta dërguar nizam diku kah shtetet e lindjes.

Sipas veprimtarisë luftarake që ka bërë Sefer Hysë Braja ai duhet të ketë lindur në vitin   1864/65 dhe konfliktin me qeverinë osmane ta ketë filluar 1883/84. Seferi ka ndërruar jetë në fushën e nderit në vitin 1903 dhe atëherë i ka pasur vetëm 38 vjet. Veprimtaria luftarake  e Seferit shpejt bie në sy dhe pushteti turk nis të ndjek familjen e tij ashtu që detyrohet që edhe Veliu vëllai i tij të dal kaçak dhe t’i bashkohet Seferit. Në këtë kohë si kaçak kanë vepruar edhe Dan Çeliku, babai i Kalosh Danit, Kadri Dani dhe shumë të tjerë por që kanë vepruar nën komandën e Sefer Kaçakut pasi që ai në rast nevoje ka nxjerr më shumë luftëtar nga familja e tij. Seferi me një rast (sipas Tefik Hysës nip i Seferit) përpara luftëtarëve ka thënë: “Ne nuk kemi një hasëm por dy. Turqit po u bëjnë lëshime kaurëve, kurse neve na i marrin djemtë e ri të cilët vriten nëpër luftëra të kota, ndërsa kaurët  jetojnë dhe shtohen sa përditë po marrin tokat tona. Një ditë ne nuk do të kemi as tokë për bukë. Djemtë tanë edhe kur kthehen prej shërbimi vështirë e kanë pas 4-6 vjetësh të krijojnë familje dhe të shtohen. Neve na i marrin pushkët më të mira, shtëpia pa pushkë është si shtëpia pa oxhak. Tani po shihet se ne kemi ra në mes dy zjarresh, kaurët kanë ngrit krye jo kundër turqve por kundër nesh, se e din që turqit një ditë do të ikin nga këto anë, e ata  turqit sikur nuk po çajnë kokën. Ne jemi të detyruar që të mbrojmë familjen, tokën, nderin..., këto janë më të zi se turqit ”. Këtë fjalim Seferi dyshohet se e ka majtë përpara se të filloj lufta me komitët bullgar në Karbunicë. Menjëherë pas kësaj beteje që zhvillohet në jug të Kërçovës rapsodi thuri vargjet e këngës që tani këndohet nga shumë këngëtar me renome dhe është përpunuar edhe nga Kastriot Tusha e Besiana Mehmedi.

Jalla Zajazaz (Sefer Zajazi)

O vjen Valija o prej Manastejrit

Ju zajazaz o ju ku jini

O ju zajazaz o ju ku jini?

N’Karbunejc jalla pusejë kini!

O n’Karbunejc jalla pusej kini!

Sefer Zajazin çaush e kini

Sefer Zajazin o çaush e kini

Kadri Danin Yzbash e kini

O n’Karbunejc jalla u bo nomi

Ke liftojn Seferi e Doni!

O mor Sefer bre musteçe verdh

Shkruj nji letër ta çojm në sher

O shkruj nj let?r ta çojm në sher

T’na bin xhephone t’na bin fishek

T’na bin xhephone t’na bin fishek

Se ne komitat do i vrasim vet

O mor komita, komita të rej

S’keni pa zajazli me sey!

Shtejnë me hutat t’ bin nër sey

O sey më sey, jalla vesh më vesh

Kapdo tej a more veshtë?

O kapdo tej a more veshtë?

N’Zall t’Dërgovës tuj hongër peshk

O kapedo, kapedo bugari

A i njofte shyptar’t e Zajazit!

O a i njofte shytar’t e Zajazit

I lishojn plumat-o përmes ballit

K?nduan v?llez?rit: Aziz dhe Dervish Dervishi

Kjo këngë ka ngjarjen e vitit 1903 kur trimi bije në fushë të nderit. Shumë pak raste njihen në histori kur një personaliteti t’i këndohen dy këngë. Rapsodi popullor këngën tani nuk ia këndon vetëm Seferit por të gjithë Zajazit me çka tregon se Seferi në këtë luftë kishte bashkuar të gjithë krerët nën komandën e tij. Por tani Seferi nuk lufton kundër turqve por kundër komitëve bullgar që ia kishin mësy Kërçovës e Zajazit. Kënga titullohet “Jalla zajazaz”, por që si komandant veçon Sefer Kaçak-Zajazin. Në këtë luftë nuk ka marr pjesë Veli Husë-Braja i cili nuk është ndodhur në Zajaz. Seferi nga familja Braja ka kërkuar që në krahun e djathtë ta shoqëroj njeri i fisit. Përpara se të nisë  beteja trimat zbresin  në Kërçovë dhe të gjithë e vërejnë se ai shoqërohet nga Kurtish Brahoja një djalë 17 vjeçar, ishte i biri i Qamil Selim Brahos, ndërsa në krahun tjetër i ka qenë Ali Dedja. Dëshmitari okular thotë, që Seferi ka qenë shtatlartë, me mustaqe nga veshi në vesh, vetull gjerë dhe me fytyrë të tërhequr. Në këtë luftë të cilën e fitojnë Zajazaz bije edhe Sefer Kaçak-Zajazi, por hakun e udhëheqësit e merr Ali Dedja i cili në luftë e sipër e vret edhe Micko Vojvodën. Rënia e Sefer Zajazit në një moshë kaq të re është një humbje e madhe për organizimin e mëtutjeshëm. Tani Zajazas kanë mbetur pa njeriun e par rreth të cilit të gjithë kishin besim që të mblidhen. Familja Braja tani do dëmtohet edhe më shumë kur nga ana e turqve në vitin 1908 pak para se mbahet Kongresi i Manastirit në rrethana të pasqaruara helmohet Veli Hysë Braja. Veliu i cili kishte pranuar vullnetarisht që të shkoj me një çetë prej 30 vetash në sigurimin e delegatëve të Kongresit dhe që në këtë drejtim ai gati i kishte siguruar të 30 trimat. Me rënien e  Sefer Kaçak Zajazit dhe me helmimin e vëllait të tij Veli Kaçak Hysës do të bije edhe organizimi në masat e gjëra që e kishte krijuar vetë Seferi. Por administrata turke në Kërçovë, nuk do arrij ta kontrollojë situatën e krijuar se tani kishin dal shumë kaçak.

Për të treguar jetën prej luftëtari të Sefer Kacak-Zajazi është mbase një punë shumë e madhe. Kufijtë ku vepronte Seferi ishin ato të Shqipërisë natyrale. Familja Braja ka farefis edhe në zonat e Matit. Veprimtaria e tij luftarake njihej edhe më larg rrethit të Kërçovës. Këtë më së miri na e dëshmon rapsodi dibran që i thuri një këngë që në rrethin e Kërçovës erdhi shumë më vonë.

Sefer Zajazi trim dahi

Sefer Zajazi nj? trim dahi

N? mes t? bugarve kur ka hy

Vret? me pushk?, me shpat tuj gri

me Jordanin kry p?r kry

Thrret ku je o Dan Çeliku

Prite Jordanin se na hiku

Ku je ti mor Kadri Danga

Ta bajm? luft?n allafrënga

Bajro Lila ku je o trim

Bjerma k?tu at atin tim

Sa t’i hyp atij gjokut zi

N’ti boj? bugar?t shkrum e hi.



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx