Faleminderit
Lavdrim Lita: Dr. Zoi Xoxa, princi i shtypit
E enjte, 12.04.2012, 07:59 PM
Dr. Zoi
Xoxa, princi i shtypit
Nga
Lavdrim Lita
Janë të shumtë
njerëzit që me plot gojë thonë (e nuk gabojnë)
se shekulli i kaluar pati një dekadë të ndritshme për mendimin shqiptar.
Po, janë vitet ’30 të shekullit të XX-të që prodhoi një plejadë njerëzish të shkolluar,
sa në Oksident, sa në Orient, që ndezën zjarrin e gjallë të debatit për t’i orientuar drejt
shqiptarët. Disa prej tyre kanë hyrë me forcën e veprës së tyre në librat e
historisë e disa janë harruar fare, si për shembull: Luigj Gurakuqi, Faik
Konica, Mit’hat e Mehdi Frashëri, Gjergj Fishta, Anton Harapi, Branko Merxhani,
Zef Valentini, Eqerem Bej Vlora, Krist
Maloki, Tajar Zavalani, Nebil Çika, Vangjel Koça alias Vango Nirvana, e shumë të
tjerë. Jo vetëm emra, por dhe një platformë si “Neoshqiptarizma” e viteve 30-të,
që mbetet si e vetmja lëvizje mendore të prodhuar në 100 vjet shtet
shqiptar, e cila kishte për fe dhe
ideologji shqiptarinë. Kjo shkollë, programin e saj bazë kishte ndërtimin e
Shqipërisë së brendshme, Shqipërisë shpirtërore. Afërmendsh themelet e shteti
shqiptar mbanin në këmbë ngrehën e ideve të reja, që do ishin edhe frymëzimi
historik i gjithë shqiptarëve të më pasëm. Edhe në vitet ‘30 mendohej për ditën
që shqiptarët të shkonin në Europë ashtu siç kishin predikuar fort rilindasit,
por ashtu siç kishin qëllim edhe neoshqiptarët në fillim duhej të bëheshin
shqiptarë të vërtetë.
Kuptohet
vetiu një emër pak i njohur në shkallë të gjerë është gazetari Dr. Zoi Xoxa. për
të hhyrë direkt në temë ky njeri jetonte për kulturën dhe dashurinë për dijen. Duke pyetur për të dikush më tha se
Fakti që u
diplomua në Drejtësi por shkëlqeu në gazetari është e krahasueshme me princin e
gazetarisë italiane, Indro Montanelli, i cili edhe pse u diplomua për drejtësi
Në një jetëshkrim
të shkruar nga historiani Kastriot Dervishi për Dr. Zoi Xoxën thuhet se “pas
kryengritjes së qershorit 1924 u largua nga Shqipëria si fanolist. Qëndroi në Itali
e më pas në Rumani deri në vitin 1928, ku ishte drejtor politik i gazetës “Shqipëri
e Re” nga 8 gushti 1926 – 27 gusht 1928. Pasi iu përgjigj thirrjes së Ahmet
Zogut për t’u kthyer në Shqipëri, është drejtor politik i “Gazete e Re” . Jo
vetëm kaq por në karrierën në gazetari Dr. Xoxa do të jetë drejtor i gjashtë gazetave.
Më 7 prill të vitit 1939 vendosi të hiqte dorë përfundimisht nga politika. Pas
vendosjes së regjimit komunist në vend Dr. Zoi vendosi të protestonte siç dinte
ai me heshtje, duke mos shkruar qoftë dhe një rresht në shtypin komunist. Për të
mbijetuar i mjaftonte të korrigjonte bocat plot gabime të analfabetëve të rinj
që kishin ardhur me vrullin e pushkës dhe jo me elegancën e pendës. Dr. Zoi
Xoxa për gazetarët e rinj shqiptarë është një paraardhës i heshtur që nuk kërkon
dekorata pas vdekjes, por veç një kujtim të një gazetari që për shtypin kishte
një dashuri thuajse platonike.