Faleminderit
Xhevahir Cirongu: Biri i shqipes, dëshmor në Kosovë
E marte, 01.05.2012, 12:13 AM
Biri i shqipes, dëshmor në Kosovë
(Me rastin e 13-vjetorit të rënies )
Nga Xhevahir Cirongu
Ishte vjeshtë e vitit 1998-të, kur nënë Qamilja përcolli djalin e saj, Astritin deri tek pragu i portës së shtëpisë. E puthi në ballë, pastaj mbi gjoks afroi trupin e tij dhe e shtërngoi fortë. Ajo diçka ndjehu në gjithë qënjen e saj, sa edhe vetë Astriti e puthi nënën e vet në faqe e gushë.
Vështruanë për disa minuta njëri -tjetrin në sy, e prapë u përqafuan. Edhe me të atin, që qëndronte aty tek shtegu i shtëpisë; i jep dorën duke e shtërnguar fort. Përqafon vëllezërit dhe dy motrat;pastaj largohet pa kthyer kokën mbrapa e kapërxen kodrën matanë fshatit. U
Në malin e tomorrit, retë e vjeshtës, atje në majë paralajmëronin një dimër të ashpër.
-Eja të shkojmë brenda, -u dëgjua zëri drithërues, por me një ton burrëror i Hekuranit. Era e lindjes që frynte nga "Baba Tomorri", ishte e ftohtë. Në mbrëmje, rreth sofrës u grumbulluanë të gjithë të afërmit e Hekuranit. Xhaxhai i Astritit, Mustafai dhe e shoqja Kajame, qëndronin ulur në dy karriget që ishin pranë televizorit.
-Epo, të na kthehet shëndosh, -foli më së fundi Mustafai! Sipas zakonit, me gota në duar, uruanënjëri-tjetrin që të gjith të pranishmit. Kaluan ditë e muaj, dhe me Astritin lidheshin me anë të telefonit. Që nga larg, nëpërmjet telefonit, tretnin fjalët e mallit. Këta në Shqipëri e Astriti në Greqi.
Muaji mars i vitit 1999, erdhi me shi e borë. Bënte ftohtë . Por, ai solli një ftohtësi akoma më të madhe, luftën në Kosovë. Prangat e robërisë shekullore të Jugosllavisë në Kosovën martire, po i vinte fundi. Thirrjes:"Një popull, një gjuhë, një komb" iu përgjigjën të gjithë shqiptarët. Ata, kudo që punonin e jetonin nëpër botë, u bashkuan për çështjen e Kosovës.
-Edhe Astrit Suli, ndonëse një djalë i ri, që ende pa mbushur 25 vjeç, atje nga emigracioni, vullnetarisht shkon e rreshtohet pranë njësive e formacioneve ushtarake të U. Ç. K-së. Një djalë i ri, me një energji prej zjarri si gur meteori, dhe si djalë i shqipes, fluturoi drejtë Kosovës. U përcoll me shokët e punës atje në Greqi. Askujt nuk i tregoi se për ku po shkonte. Dhe. . . . janë fillim të pranverës të vitit 1999-ës, inkuadrohet në formacionin luftarak të brigadës 28/ 28-të, të zonës luftarake në Pashtrik. Kudo, Astriti ishte i pari në luftime kundër pushtuesit serb.
"Kujdes, i tha një ditë një nga shokët e kompanisë Astritit. Shkau kërkon akoma jetë njerëzish nga ne shqiptarët!"
-"Jeta jonë dhe gjaku ynë, le të derdhet për atdheun, për kombin, - i kthen përgjigje Astrit Suli!"
Nëpër Kosovë kërciste pushka e lirisë. Lulet e majit të vitit 1999-ës në Kosovë, lajmëronin ditëne çlirimit nga okupatori serb.
Ishte data 27 maj 1999. Në fshatin Grozhup u zhvillua një betejë e ashpër. Kompania që drejtonte Astrit Suli, mbante peshën kryasore në këtë betejë. Në befasi, armiku qëllon në drejtim ku kishin pozicionuar Astriti dhe shoku i tij, Selami Ramiçi nga Ferizaj. Që të dy u plagosën rëndë. Selamiu u dërgua në spitalin më të afërt për kurim. Nga plagët e marra u derdh shumë gjakë. Por. . . plagën më të rëndë e kishte Astriti. Ajo i mori jetën. Toka kosovare thithi gjakun e djalit si shqiponjë edhe të Astrit Sulit. Nga gjaku i derdhur i djalit nga fshati Luzaj i Beratit, e shumë djemëve e vajzave kosovare, filluan e mbinë lulet e lirisë dhe të pavarsisë. Fjalët e fundit të Astritit ishin:"Rroftë Kosova e lirë!Edhe gjaku im, le të shkruajë emrin Pavarsi!"Astrit Suli nuk ka vdekur. Ai është i gjallë e do të kujtohet brez pas brezi!
Pas vdekjes, ai është nderuar me shumë urdhëra e medalje nga autoritetet kosovare. Në Prizren, një nga rrugët e këtij qyteti mban emrin e dëshmorit Astrit Suli. Emrin e Astritit, mban edhe një nga djemtë e Selami Ramiçit në Ferizaj. Nga presidenti i Republikës së Shqipërisë nderohet me medaljen e artë të shqiponjës, me titullin:"Dëshmor i Kombit".
Kurse, një nga këngët që i këndohet këtij dëshmori thuhet:
Astrit Suli - djalë i ri
Derdhi gjakun për liri,
Në flamurin kuq e zi
Shkroi emrin pavarësi. . . .
Në qëndër të qytetit të Kuçovës është vendosur busti i Astritit.
Dëshmorët e atdheut kanë vetëm përjetësi!.
Shënim:
Një i afërm i dëshmorit të kombit, i cili quhet Besnik Suli, ka dhënë e jep një kontribut të veçant për vidioklipin me këngë trimërie që i këndohet këtij dëshmori. Këngët folklorike këndohen në tre variante, nga gjithë krahinat e shqipërisë: Me çifteli, klarinetë dhe labërishte.