E premte, 02.05.2025, 12:56 AM (GMT+1)

Faleminderit

Milazim Kadriu: Në përvjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët gjeneral Ilir Konushevci, dhe Fatmir Hyseni e Skënder Gashi

E shtune, 12.05.2012, 12:23 PM


Në përvjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët gjeneral Ilir Konushevci, dhe Fatmir Hyseni e Skënder Gashi

Nga Milazim KADRIU

Ilir Konushevci-Mërgimi  ishte njëri ndër luftëtarët e parë që u gjend pranë komandantit legjendar Zahir Pajaziti, Hakifit, Edmondit dhe shumë luftëtarëve të tjerë, të cilët kishin filluar fillet e para të UÇK-së në Llap, e Kosovë. Ai ishte  ndër bartësit kryesor të luftës së UÇK-së, i cili ra në altarin e lirisë para 14 vitesh. Iliri, pos që punoi rreth furnizimit me armatim, dha një kontribut të çmuar edhe në sjelljen e eprorëve profesionistë në radhët e luftëtarëve të lirisë. Kur pritej që përmes Ilirit në Kosovë të futeshin oficerë të lartë për në UÇK, kur në Kosovë zhvilloheshin ofensiva të ashpra dhe të cilat paralajmëronin një luftë frontale, atëherë kur pritej dhe kërkohej më së tepërmi sjellja e armatimit, derisa ishte duke kryer si çdo herë detyrën e tij me përkushtimin më të madh, derisa udhëtonin për në Bajram Curr, me një kamion të ngarkuar me armatim u vra së bashku me mjekun Hazir Mala në mëngjesin e hershëm (rreth orës 2:00) të datës 9 maj 1998, në një pritë të organizuar nga dora e zgjatur e pushtuesit serb,  Vrasja e Ilirit, atje ku më së paku pritej, shkaktoi një humbje të madhe për tërë vendin e në veçanti për UÇK-në dhe Shtabin e saj Qendror. Iliri është varrosur në varrezat qytetit në Tiranë, më 11 maj 1998,ndërsa në vendin e rënies është ngritur lapidari,e shkolla e fshatit të lindjes në Llugë të Podujevës me  krenari mban emrin e tij. Në këtë përvjetor për të nderuar jetën dhe vepër e gjeneral Ilir Konushevcit në Tiranë  mbahet një akademi përkujtimore.

Ndërkaq 13  vite më parë, më 9 maj të vitit 1999 në altarin e lirisë ranë edhe dy dëshmor të kombit pjesëtarë të UÇK-së të Zonës Operative të Llapit: Fatmir Hyseni-Musa i lindur në fshatin Mavriq të Grykës së Llapit dhe Skënder Gashi nga fshati Bajqinë . Ata ishin të sistemuar në Brigadën 152 "Shaban Shala'' të Zonës Operative të Llapit. Dëshmorët Fatmir Hyseni dhe Skënder Gashi morën pjesë në betejat e zhvilluara në Kaqanuell, Potok, Majac, Katunishtë, Bradash, Dobratin, Revuçë etj. Kështu Fatmiri e Skënderi të vendosur betejë pas beteje duke marr pjesë në luftime vazhduan rrugën drejtë lirisë deri në ditën e 9 majit 1999. Këtë ditë  pas një përleshje të përgjakshme me forcat kriminale serbe në beteja të ndara, në luftime të rrepta në afërsi të madhe me forcat serbe bien dëshmorët Fatmir Hyseni dhe Skënder Gashi. Fatmiri bie në betejën në afërsi të "Shkëmbit të Bardhë" afër fshatit Potok, kurse Skënderi në bjeshkët e fshatit Pakashticë te "Kroi i Delisë". Edhe në  këtë përvjetor ata u përkujtuan nga familjarët, bashkëluftëtarët dhe qytetarë tjerë të Llapit e më gjerë. U bënë homazhe dhe u vendosën kurora lulesh në vendet e rënies dhe tek varrezat e tyre  si dhe u  evokuan kujtime për jetën dhe veprën e lavdishme të tyre.



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx