E enjte, 24.07.2025, 11:50 PM (GMT+1)

Faleminderit

Ramiz Dërmaku: Përkujtojmë eprorin e Komandantin Agim Qelaj-Coli

E enjte, 17.05.2012, 07:48 PM


SHFLETOJMË  HISTORINË  E  LUFTËS    UÇK-së

Përkujtojmë eprorin e Komandantitin e Brigadës 121. Të  UÇK-   së z. Agim Qelaj-COLI

HIJE  I  KISHTE   UNIFORMA , KËSHTU  THA  NËNA   E  KOMANDANTIT TË  BRIGADËS 121 , KOL.Z. AGIM QELAJ-COLI.

Nga: Ramiz DËRMAKU -Weingarten

Gazetarët, njerëzit që përcjellin politikanët e aktivistët këmba këmbës, shpeshherë ndajnë të mirën dhe të keqen bashkarisht, por krijojnë apo ndërmjetësojnë sundimin e të mirës.  Komandanti i Brigadës 121. Agim QELAJ-COLI, kishte një kulturë të jashtëzakonshme komunikimi, unë me respekt e dashuri ruaj disa kujtime nga ai. Të gjithë ata që kanë pasur privilegjin ta takojnë eprorin ushtarak z. Agim Qelaj, atëherë kur Kosova po zbrazej nga dhuna serbe dhe atëherë, kur vendi po shkonte sigurt drejt një lufte të vërtetë ai orvatej që me të gjitha forcat e tij ti ndihmonte çështjes sonë kombëtare drejtë pavarësisë. Unë kamë patur fatin për herë të parë ta takoj në “Kuizin e Diturisë” që mbahej në Singen –Gjermani, në vitin 1997 . "Me eprorin ushtarak, intelektualin dhe komandantin e Brigadës 121 z. Agim Qelaj jam takuar shpesh, për shkak  se ai ishte zgjedhur anëtarë i Kryesisë së Bashkimit të Intelektualëve Shqipëtar në Mërgim. Unë si gazetarë mbaja kontakte të rregullta me te,sepse ai ishte shumë aktivë: si në aksione humanitare, arsimore, kulturore, sportive, kombëtare. Prandaj kur i kujtoj takimet me te më besoni se më mbushën sytë me lotë. E kam njohur si njeri me një temperament të veçantë dhe shumë të vendosur në qëndrimet që ai mendonte se ishin të drejta. Në mendjen time mbeten gjithmonë të fiksuara: buzëqeshja e tij shumë karakteristike, toni i zërit i lartë dhe kthjelltësia e mendimit dhe e të shprehurit.

"Unë i pata bërë një pyetje fare të zakonshme, ndërkaq ai, nuk harroi që përgjigjen ta fillonte me fjalët: 'Ishte një lajm i mirë dalja e gazetës kombëtare “Bota sot”. Ju na keni ndihmuar edhe kur ka qenë vështirë të flitet shqip...', duke kujtuar kështu sjelljen fisnike të Komandantit të  Brigadës 121 Agim QELAJ -COLI: Me këtë dua të them se Komandanti Agim QELAJ, kishte një kulturë të jashtëzakonshme komunikimi. Gjithmonë paraqitej modest dhe i kujdesshëm. Në tryezën e Rrumbullakët të organizuar nga BISHM-m, ku merrnin pjesë të gjitha partitë që vepronin në Diasporë, me Agim Qelën i bëmë edhe ca fotografi . Unë isha tepër i nderuar që gjendesha në mesin e tyre". Shumë shpeshë unë e kam kritikuar , por ai, nuk ka ditë të mbajë inat. Vazhdimisht thoshte se gazetarët duhet të kritikojnë, por shqetësohej me disa shkrime që nuk mbështeteshin në fakte. E të tilla fatkeqësisht, ka pasur plot", "Unë jam krenar, pse isha njëri prej miqve të tij.

Takimet e fundit  me Agim Qelën e kisha në qytetin ULM në klubin MULTI KULTUROR SHQIPETAR”. Agimi  kishte dhunti të shumta, që e dallonin nga presonalitetet e tjera.  Ai pos shumë dhuntive dhe karizmës që e veçonte nga të gjitha personalitetet kishte aftësi të një eprori të mirë ushtarak, kishte aftësi të jashtëzakonshme të komunikimit me gazetarë', "në mediat e huaja dhe pastaj konferencat për shtyp. Një nga tiparet që ai i kujton, ishte qetësia që e mbisundonte personalitetin eprorit Agim QElAJ, qartësia e tij, fjalët e shkurta dhe plot përmbajtje. "Vazhdimisht ishte i qetë, me një koncept përpara, jepte informacionin e domosdoshëm, ishte i qartë, i shkurtër dhe shumë preciz, e përmbajtësor" duke e kujtuar përmbajtshëmrinë e tij edhe kur të tjerët, shkisnin nga ajo.

E mu kujtuan fjalët e djalit të Agimit i cili gjithmonë mi përkujton ato këngët e Lahutës se Malcis: Trima ka e trima s’ka

"Madje, si rrallë ndonjë personalitet tjetër i jetës politike e publike, arriti të mbajë qetësinë dhe baraspeshën edhe atëherë kur gazetarë shqiptarë apo gjermanë  e provokonin, të ndërsyer nga të tjerët, ose përpiqeshin ta fyenin. "Agimi, nuk u përgjigjej provokimeve, nuk e uli asnjëherë nivelin e komunikimit, përkundrazi ishte tepër i dinjitetshëm. Si asnjë burrë shteti tjetër nuk iu përgjigj kurrë kritikave të kundërshtarëve. Kurrë nuk e fyu asnjë kundërshtar, megjithëse ata nuk e kursyen. Ishte në të gjitha aspektet superior”. Gjithashtu ai i kujton takimet e Agimit me mërgimtarë si tejet të përzemërta dhe miqësore.  Ishte gazmor, shumë i drejtpërdrejtë me mërgimtarë, ndërsa i njihte të gjithë me emra, pavarësisht nëse ishin të rinj a të vjetër, thotë ai, ndërsa kujton se është ndër ata gazetarë që kanë pasur nderin të bënin disa herë intervista të gjata me të. "Ajo që më ka bërë përshtypje të vazhueshme është fakti se ishte shumë i afërtë, i drejtëpërdrejtë dhe i lehtë në komunikim. Përgjigjej në të gjitha pyetjet". Më fascinonte me raportin korrekt ndaj gazetarëve dhe me informimin për mediat

"E para ishte raporti i tij tepër korrekt ndaj meje, edhe pse ndonjëherë në analizat që bëja në shtypin tonë ditor  nuk e kisha kursyer nga ndonjë kritikë, për mendimin tim konstruktive."I ruaj me xhelozi kujtimet për ato pak biseda të shkurtëra ,Eprori Agim QElaj ka qenë po ai njeriu në të parë i 'rëndë' për t'iu afruar, por më pas shumë i përzemërt dhe i gatshëm për të biseduar, sidomos për lashtësinë, për rrënjët ilire, për Dardaninë dhe ikonografinë që 'e gjente' ku mundej për të dëshmuar me një pedantëri sërish prej shkencëtari vizionin e tij

Citat: "Agim Qelaj ishte një njeri shum dimenzional kur kihet parasysh që ai posedonte aftësi të mëdha organizative si në artin luftarak po ashtu edhe në aspektin intelektual e artistik.

Agimi ishte një njeri i qiltër, i drejtë dhe shumë i vendosur,trim,humanist,demokrat dhe mbi të gjitha atdhetar i denjt. Agimi ishte një penë e mpreht e kauzes kombëtare ai tër jetën kërkoi dhe punoi për drejtësi edhe pse jetoi në kohrat më të keqe. Që nga fëmiria ederi në ramjen e tij në altarin e lirisë jetoi në robëri, por, qëndroi i papërkulur. Kaloi shumë rrugë të vështira por kurr nuk e ndërpreu aktivitetin kombëtar.Në vitin 1995 ai erdhi në Gjermani pikërisht këtu në Singen dhe akoma pa u stabilizuar mirë filloi aktivitetin e tij për riorganizimin e diasporës shqiptare në baza të mirëfillta kombëtare. Fal aftësive shumëdimenzionale të tij nga masa shqiptare në Singen me rrethinë u zgjodh kryetar i klubit "Kosova në Singen. Poashtu u inkuadrua në Bashkimin e Intelektualve Shqiptar në Mërgim. Ishte organizator në të gjitha demonstratat që mbaheshin në Gjermani e më gjërë.Agimi arriti ta unifikonte mërgaten e Singenit me rrethinë. Organizoi tryezen e rrumbullakt në Singen , ku muarën pjesë të gjitha subjektet shqiptare që vepronin në Evropë. Me zgjedhjen e Agimit kryetar të klubit "Kosova" në Singen ky klub u shëndërrua në një qerdhe të ngroht ku takoheshin, organizoheshin dhe tuboheshin mërgimtarët shqiptarë.

Nese ne sot pyesim?

Kush i dha gjak gjuhës sonë, kush ia ngriti dinjitetin dhe ia shtoi krenarin kombit tonë, kush është ai që ringjalli e lartësoi shqiptarin, kush i formoi dhe i aftësoi gjeneratat e reja, për ta mbrojtur me dinjitet atdheun, kush i formoi, aftësoi dhe motivoi brigadat ushtarake të UÇK-es, kush u shqua për vendosmëri, trimëri, korektësi, tolerancë, demokraci, dhe për pavarësin e Atdheut , kush hyri në historinë tonë kombëtare-luftarake europiane e botërore, dhe sa të duam pyesim vehtën bashkatdhetarë të nderuar prapë të del emri i gjeneral Agim Qelaj ".

Prandaj i përulemi përjetësisht dhe me respekt më të thellë shpirtëror Gjeneral major Agim Binak Qelajt.



(Vota: 9 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx