E premte, 02.05.2025, 12:23 AM (GMT+1)

Faleminderit

Hilmi Saraçi: Haxhi Selim Drejta - fetar dhe atdhetar i shquar

E hene, 14.05.2012, 10:29 PM


Nga tradita

Haxhi Efendi Selim Drejta fetar dhe atdhetar i shquar

Nga Hilmi Saraçi

Një figurë e shquar fetare , atdhetare dhe shkencore që dha kontribut të dalluar në shumë lëmenj, duke punuar me zell e dashuri deri në momentet e fundit të jetës është  edhe  Haxhi Efendi Selim Jashari, që më vonë mori mbiemrin Drejta .

U lind në Vushtrri me 15.V. 1887. Babai i tij ishte  Mulla Hasan Drejta  i shkolluar në Stamboll. Ishte mësimdhënës i gjuhes turke , arabe dhe shqipe. Hasani kishte katër vajza dhe dy djem{ Selimin dhe Avniun}. Ishte me prejardhje nga Godanci i Drenicës të shpërngulur në Vushtrri.

Mësimet e para  i mori në  Teqen e sektit të kaderive , të sheh Kadriu, ndërsa të lartat i nisi në Stamboll dhe i mbaroi në Kairo. Gjatë shkollimit atje  kishte zhvilluar një veprimtari të gjerë fetare , atdhetare dhe shkencore , duke bashkëpunuar me intelektualë dhe atdhetarë të dalluar shqiptarë që punonin dhe jetonin në këto vënde,

Gjatë kësaj periudhe  botoi disa punime  në gazeta dhe revista . Diturinë fetare  gjithnonë e përhapte  dhe e shpiegonte nëpërmes  mëndimeve atdhetare  dhe shkëncore . Ishte udhëhëqës shpirtëror i sektit  {tarikatit} kaderi  ku me përkushtim punoi  për këtë tarikat  deri në vdekje . Krahas kësaj veprimtarie  , ai zgjeroi  vëprimtarinë e tij  në fusha të tjera  kulturore , arsimore , e shkëncore . Me dashuri dhe krenari fliste për historinë e popullit shqiptar, për vuajtjet, padrejtësitë  dhe peripecitë  që përjetoi gjatë sundimit të huaj .

Përveç lëndëve fetare , H. Ef. Selim Drejta  ishte njohës i mirë i lëndëve  shkëncore : matematikës, fizikës, gjeografisë  dhe astronomisë . Në këtë drejtim la dëshmi punumet e botuara nëpër revista  egazeta  të Stambollit dhe Sarajevës.

Bashkëpunëtor shkencor dhe polemist i shquar

Shquhet bashkëpunimi në rëvistën “Gllasnik” që botohej në Sarajevë, ku me një mpreftësi trajtonte aspekte nga lëmia e astronomisë. Në këtë revistë  polemizoi me disa intlektualë boshnjakë , duke treguar me argumente  shkëncore  mëndimet e paraçitura polimizuee. Për këtë nga ulema-ja  e Sarajevës dhe nga intelektualë në zë ishte lavdëruar dhe kishte marrë mirënjohje  të veçantë, myderriz. H. Ef. Selim Drejta  përveç gjuhës shqipe zotëronte  edhe turqishtën, arabishtën, përsishtën dhe boshnjakishtën. Në këto gjuhë  kishte disa punime të botuara. Më tepër shkroi  poezi më përmbajtje  fetare  (ilahi) të cilat këndoheshin dhe komentoheshin nëpër tubime  fetare  dhe më gjerë . Këto poezi (ilahi) përveç motivit  fetar kishin edhe atë social e patriotik. Po ashtu shkroi edhe disa studime  me tematikë  nga historia e popullit shqiptar, ku flitej për luftën dhe trimërinë  e tij kundër pushtuesit por si duket këto vepra nuk janë ruajtur. Shquhen edhe disa punime  që bëjnë fjalë  për Vushtrrinë  dhe territorin e saj. Nga se ra në sy puna dhe veprimtaria  e tij patriotike  shpesh thirrej në “biseda informative” nga organet e sigurimit serb. Mirëpo përkundër të gjitha këtyre , H. Ef. Selim Drejta  nuk trembej kurrë , ishte i paluhatshëm në idetë  e tij fetare  dhe atdhetare .Veprimtarinë e zhvilloi  në teçenë buzë lumit Ibër, në Mitrovicë . Aty shkroi veprat më të mira  që lexohen dhe shpjegohen nga “ ihfanët” e tij të sektit “Kaderi”, por edhe nga të tjerët që nuk ishin në këtë sekt /tarikat/. Shquhet poezia / ilahija / përshkruese  “Mitrovica”, në të cilën bënë fjalë  më tepër për qytëtin, bukuritë  dhe pasuritë natyrore , Ibrin që rrjedhë  prajshëm me ujin e pastër “si të Zemzenit”. Në disa poezi ( ilahi) ai shpreh mllefin për padrejtësitë  dhe jetën e vështirë  të shqiptarëve  nën sundimin e të huajve ...

Dashamir i arsimimit, sidomos i femrës shqiptare

Haxhi Efendi Selim Drejta  ishte dashamirë i madh i arsimit , veçanërisht ngriti zërin kundër pabarazisë  së femrës shqiptare . Gjithmonë ishte për shkollimin  e saj krahas me mashkullin, sepse pa emancipimin e saj nuk ka përparim në shoqëri – thoshte shpeshëherë para “ ihfanëvë” në teçe dhe para xhematit në xhami . Në këtë aspekt shquhen bisedat që kishte pasur  me disa krerë  të Vushtrrisë në fushë fetare dhe kombëtare si me shejh H.EF. Vesel Mikullovcin , shejh Hamit Saraçin e të tjerë. Ata që kishin pasur rast të takojnë,  shpjegojnë  se ai kishte mëndime  të thella filozofike –imagjinative  që tregonin përspektivën e njerëzve  gjatë punës së përditëshme . Për mëndime filozofike , dituri fetare  e atdhetare , drejtoheshin të H. Ef. Selim Drejta . Ai i priste  dhe i udhëzonte me respekt.. U jepte sqarime , propozime  , por edhe zgjidhje  problemeve të tyre . Ishte bashkohanik dhe i afërt me familjen e vëllëzërve  Sabit, Avni dhe Hamdi Zajmi, të cilët shquhen si  intelektualë  dhe atdhetarë  të ideve të Ballit Kombëtar. Kudo theksonte  se bashkimi kombëtar është detyrë e shenjtë  e çdo shqiptari. Krahas tij ishin rreshtuar shumë personalitete  të Vushtrrisë  e më gjerë , duke përkrahur  e ndihmuar veprën e tij me respekt. Jetën e mbylli më 2.V. 1951 në Vushtrri.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Milazim Kadriu: Në përvjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët gjeneral Ilir Konushevci, dhe Fatmir Hyseni e Skënder Gashi Besar Shkëmbi: 20- vjetori i renjes heroike te heroit te kombit Tahir Lush Berisha Meri Lalaj: Gjyslyme Dervishi (Leka) Meri Lalaj: Ganimet Gjilani (Fratari) - Historia e vajzës së Institutit “Nana Mbretneshë” Ramiz Selimi: Lulzimi Fejzullahi një shembull i mirë integrimi Fatmire Duraku: Poezia e këputur Xhevahir Cirongu: Biri i shqipes, dëshmor në Kosovë Gjon Neçaj: Beqir Ndou- biri i Nikaj Merturit, patriot dhe besnik i idealeve atdhetare Lavdrim Lita: Afrim Koçi, murgu laik i përkthimeve magjike Bahri Myftari & Serxhio Mazreku: Aqif pashë Elbasani, figurë e shquar e historisë Myrvete Dreshaj & Begzad Baliu: Adem Demaçi dhe kulti i frymës së tij Akil Koci: Bardi i muzikës, kompozitori Çesk Zadeja Beqir Sina: Amerikanja “Pilotja e vdekjes” që bombardoi Serbinë për 200 orë rresht! Safet Hyseni: Kush ishte Sefer Kaçak-Zajazi!? Meri Lalaj: Didi Biçaku (Maliqi): ose Zonja Didi, që i shpëtoi pushkatimit për “bombën” tek Ambasada Sovjetike Fazli Maloku: Dëshmori Indrit Lulzim Cara - " Ushtar Kavaja"- Lulja e Shqipërisë Lavdrim Lita: Dr. Zoi Xoxa, princi i shtypit Safet Hyseni: Misioni i mësuesit është i shenjtë, Pertefin e shenjtëroj vepra Fritz Radovani: Gjysë shekulli vrasje në Shqipni për një motiv... Zyba Hysa: Miliano Stefa në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx