E hene, 29.04.2024, 07:12 AM (GMT+1)

Faleminderit

Është zbuluar pllaka përkujtimore e ish-ushtarit të UÇK-së Agron Sylejmani

E merkure, 23.05.2012, 07:28 PM


KËSHILLI I RRETHIT TË LPK-SË - BESIANË

Është zbuluar pllaka përkujtimore e ish-ushtarit të UÇK-së Agron Sylejmani

Besianë, 24 shtator - Dje, në fshatin Kushevicë të rrethit të Galabit (ish-Orllan) u mbajt një tubim përkujtimor me ç’rast, në gjashtëmujorin e vrasjes, u bë zbulimi i pllakës përkujtimore i ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Agron Sylejmani.

Tubimin e hapi, z.Avdi Gjata, kryetar i Këshillit të Rrethi të LPK-së për Besianë, i cili foli për veprimtarinë dhe jetën e Agronit, e cila ishte e lidhur ngushtë me Lëvizjen për Çlirimin e Kosovës që prej orëve të para kur krisi pushka e parë në Drenicë, duke vazhduar mëtutje nëpër të gjitha regjionet tjera të Kosovës dhe jashtë saj.

Në demonstratat e viteve 1988-89 që organizoheshin nga Lëvizja Popullore e Kosovës të udhëhequra nga Afrim Zhitia e Fahri Fazliu me shokë të tjerë, Agron Sylejmani kishte vetëm 17 vjet kur merr pjesë aktive në demonstratat që bëheshin në komunën e Besianës, gjithashtu bëhet edhe udhëheqës i demonstratave që bëheshin në Galab. Ai ishte pjesëmarrës edhe në protestat gjithëpopullore të viteve 1989-90 kur pushteti serb filloi të shkatërrojë çdo gjë që frymonte shqip, i cili nuk zgjidhte as forma e  as mjete të dhunës për të arritur qëllimin.

Agron Sylejmani ishte njëri nga ata që më së shumti i ndihmoi nxënësit gjatë helmimit që bëri pushteti serb atëbotë në Kosovë.

Në pamundësi për të qëndruar në vend, sepse kërkohej nga pushteti serb, i cili e kërkonte pas një kacafytjeje me policinë serbe në Orllan si dhe rrahjes së  policëve Sfetozar e Rada Mitroviq ishte i detyruar që të kalojë në ilegalitet. Një kohë strehohet në fshatin Ballaban tek familja e Tafë Ibishit, Shaban Mavriqit, Azem Shabanit dhe në disa familje të tjera, derisa i bien në gjurmë policia. Një ditë diku kah ora 23 e atij viti policia tentojnë ta arrestojnë te vendi i quajtur Arat prej Ballabanit dhe Kolibat, por pa sukses. Agroni, zjarrit i përgjigjet me zjarr në një luftë të ashpër me policinë serbe. Atë natë ai e kalon në fshatin Prapashticë e të nesërmen në Mutivodë. Nga Prapashtica shkon me Ibrahim Rafunën deri në Prishtinë dhe strehohet te halla e tij, Sabria. Në muajin tetor të vitit 1990 Agroni së bashku me Rexhep Ibrahimin shkoi në Zvicër. Edhe pse ishte në diasporë ai nuk qëndroi duarkryq, por e vazhdoi aktivitetin kombëtar dhe politik. Iu bashkua shokëve të Lëvizjes Kombëtare e cila vepronte brenda e jashtë vendit. Edhe pas largimit nga vendi ai kthehej shpesh në Kosovë për të organizuar shokët dhe njerëzit në luftë kundër okupatorit serb.

Me themelimin e UÇK-së nga komandantët Zahir Pajaziti e Adem Jashari dhe fillimin e luftës në Drenicë e vende të tjera të Kosovës, Agron Sylejmani, në ditët e para, iu bashkohet luftarëve të lirisë me nofkën “BEKIMI”. Bekimi, së bashku me komandantin Bedri Ahmeti me nofkën “Bedi” marrin pjesë në betejën e Polacit e të Prekazit të Drenicës, i cili ishte betuar para shokëve që në çdo betejë do të jetë në vijën e parë të frontit. Pas pjesëmarrjes në betejat e Drenicës, Bekimi i bashkangjitet Zonës së Pestë të UÇK-së  në Shalë të Bajgorës dhe Kaçanollë.

Në betejën e Kaçandollit ku ishin vrarë: Bekim Maliqi, Habib Zeka, Bekim Lushaku, Nazmi Zhegrova e të tjerë, Agron Sylejmani, i nxori nga rrethimi më kritik i ushtrisë serbe 25 e më tepër ushtarë të UÇK-së. Në ofenzivën e Potokut një tog i UÇK-së ishte i rrethuar në të katër anët, por me ndërhyrjen e Bekimit ushtria serbe u detyrua të tërhiqet. Bekimi, luani i UÇK-së, trimi dhe strategu i luftës, mori pjesë ne betejën e Llapashticës, Obrançës, Majancit, Katunishtës dhe gjithmonë me togun e tij ishte ngadhnjimtar.

Edhe pas largimit të ushtrisë serbe nga Kosova dhe hyrjes së forcave të NATO-së Agron Sylejmani kishte ide dhe mendim te qartë se UÇK-ja nuk duhej t’i dorëzojë armët derisa të zgjidhet statusi politik dhe juridik i Kosovës. Ai nuk u pajtua edhe me një pjesë të shokëve të tij, sepse e dinte se lufta në Kosovë nuk kishte përfunduar. Mendimi i tij i qartë për bashkimin e trojeve shqiptare e shtyri të marrë pjesë në luftërat që më vonë shpërthyen në Kosovën Lindore -Preshevë, Bujanoc, Medvegjë si dhe në Maqedoni. Ai edhe më tutje mbrojti konceptin dhe idet e tij se armët janë më se të nevojshme, mu atëherë kur do të fillojnë bisedimet nëpër të ashtuquajtura institucione për statusin e shtetit të Kosovës. Duke pas parasysh se të huajt në Kongresin e Berlinit dhe Paqen e Versajës na ndanë dhe na copëtuan; po të njëjtit po na mbajnë të ndarë e të copëtuar dhe të armiqësuar. Pra : “Kur të huajt po e drejtokan vendin dhe kur ata hykan në mes të vëllezërve, vëllavrasja dhe përçarja po u rishfaqkanë përsëri”. Andaj nuk janë të ralla rastet kur atdhetarët shpallen armiq të vendi dhe armiqtë shpallen atdhetarë!.

Pas zbulimit të pllakës nga z.Avdi Gjata, z.Mehdi Asllani dhe babai i Agronit z.Musa Sylejmani, u shfaq një program i shkurtër kulturor dhe u vendosën kurora nga Këshilli Organizativ,  shoqata të ndryshme të dalura nga lufta, familjarë dhe  përfaqësues të subjekteve politike të LPK-së dhe  të LDK-së në Besianë.

Për ribotim- Kadri Mani

/etnike@gmail.com/



(Vota: 5 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Hilmi Saraçi: Namon Kunoviku - Misionin e mësuesit dhe të edukatorit e ëndrroi gjithmonë Ramiz Dërmaku: Përkujtojmë eprorin e Komandantin Agim Qelaj-Coli Milazim Kadriu: Përkujtohet Dëshmori i Kombit Agron Rrahmani Hilmi Saraçi: Haxhi Selim Drejta - fetar dhe atdhetar i shquar Milazim Kadriu: Në përvjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët gjeneral Ilir Konushevci, dhe Fatmir Hyseni e Skënder Gashi Besar Shkëmbi: 20- vjetori i renjes heroike te heroit te kombit Tahir Lush Berisha Meri Lalaj: Gjyslyme Dervishi (Leka) Meri Lalaj: Ganimet Gjilani (Fratari) - Historia e vajzës së Institutit “Nana Mbretneshë” Ramiz Selimi: Lulzimi Fejzullahi një shembull i mirë integrimi Fatmire Duraku: Poezia e këputur Xhevahir Cirongu: Biri i shqipes, dëshmor në Kosovë Gjon Neçaj: Beqir Ndou- biri i Nikaj Merturit, patriot dhe besnik i idealeve atdhetare Lavdrim Lita: Afrim Koçi, murgu laik i përkthimeve magjike Bahri Myftari & Serxhio Mazreku: Aqif pashë Elbasani, figurë e shquar e historisë Myrvete Dreshaj & Begzad Baliu: Adem Demaçi dhe kulti i frymës së tij Akil Koci: Bardi i muzikës, kompozitori Çesk Zadeja Beqir Sina: Amerikanja “Pilotja e vdekjes” që bombardoi Serbinë për 200 orë rresht! Safet Hyseni: Kush ishte Sefer Kaçak-Zajazi!? Meri Lalaj: Didi Biçaku (Maliqi): ose Zonja Didi, që i shpëtoi pushkatimit për “bombën” tek Ambasada Sovjetike Fazli Maloku: Dëshmori Indrit Lulzim Cara - " Ushtar Kavaja"- Lulja e Shqipërisë

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora