| E merkure, 23.05.2012, 07:28 PM |
KËSHILLI
I RRETHIT TË LPK-SË - BESIANË
Është zbuluar
pllaka përkujtimore e ish-ushtarit të UÇK-së Agron Sylejmani
Besianë, 24
shtator - Dje, në fshatin Kushevicë të rrethit të Galabit (ish-Orllan) u mbajt
një tubim përkujtimor me ç’rast, në gjashtëmujorin e vrasjes, u bë zbulimi i
pllakës përkujtimore i ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Agron
Sylejmani.
Tubimin e
hapi, z.Avdi Gjata, kryetar i Këshillit të Rrethi të LPK-së për Besianë, i cili
foli për veprimtarinë dhe jetën e Agronit, e cila ishte e lidhur ngushtë me Lëvizjen
për Çlirimin e Kosovës që prej orëve të para kur krisi pushka e parë në Drenicë,
duke vazhduar mëtutje nëpër të gjitha regjionet tjera të Kosovës dhe jashtë saj.
Në demonstratat
e viteve 1988-89 që organizoheshin nga Lëvizja Popullore e Kosovës të udhëhequra
nga Afrim Zhitia e Fahri Fazliu me shokë të tjerë, Agron Sylejmani kishte vetëm
17 vjet kur merr pjesë aktive në demonstratat që bëheshin në komunën e Besianës,
gjithashtu bëhet edhe udhëheqës i demonstratave që bëheshin në Galab. Ai ishte
pjesëmarrës edhe në protestat gjithëpopullore të viteve 1989-90 kur pushteti
serb filloi të shkatërrojë çdo gjë që frymonte shqip, i cili nuk zgjidhte as
forma e as mjete të dhunës për të arritur
qëllimin.
Agron
Sylejmani ishte njëri nga ata që më së shumti i ndihmoi nxënësit gjatë helmimit
që bëri pushteti serb atëbotë në Kosovë.
Në pamundësi
për të qëndruar në vend, sepse kërkohej nga pushteti serb, i cili e kërkonte
pas një kacafytjeje me policinë serbe në Orllan si dhe rrahjes së policëve Sfetozar e Rada Mitroviq ishte i
detyruar që të kalojë në ilegalitet. Një kohë strehohet në fshatin Ballaban tek
familja e Tafë Ibishit, Shaban Mavriqit, Azem Shabanit dhe në disa familje të tjera,
derisa i bien në gjurmë policia. Një ditë diku kah ora 23 e atij viti policia
tentojnë ta arrestojnë te vendi i quajtur Arat prej Ballabanit dhe Kolibat, por
pa sukses. Agroni, zjarrit i përgjigjet me zjarr në një luftë të ashpër me
policinë serbe. Atë natë ai e kalon në fshatin Prapashticë e të nesërmen në Mutivodë.
Nga Prapashtica shkon me Ibrahim Rafunën deri në Prishtinë dhe strehohet te
halla e tij, Sabria. Në muajin tetor të vitit 1990 Agroni së bashku me Rexhep
Ibrahimin shkoi në Zvicër. Edhe pse ishte në diasporë ai nuk qëndroi duarkryq,
por e vazhdoi aktivitetin kombëtar dhe politik. Iu bashkua shokëve të Lëvizjes
Kombëtare e cila vepronte brenda e jashtë vendit. Edhe pas largimit nga vendi
ai kthehej shpesh në Kosovë për të organizuar shokët dhe njerëzit në luftë kundër
okupatorit serb.
Me
themelimin e UÇK-së nga komandantët Zahir Pajaziti e Adem Jashari dhe fillimin
e luftës në Drenicë e vende të tjera të Kosovës, Agron Sylejmani, në ditët e
para, iu bashkohet luftarëve të lirisë me nofkën “BEKIMI”. Bekimi, së bashku me
komandantin Bedri Ahmeti me nofkën “Bedi” marrin pjesë në betejën e Polacit e të
Prekazit të Drenicës, i cili ishte betuar para shokëve që në çdo betejë do të jetë
në vijën e parë të frontit. Pas pjesëmarrjes në betejat e Drenicës, Bekimi i
bashkangjitet Zonës së Pestë të UÇK-së në
Shalë të Bajgorës dhe Kaçanollë.
Në betejën
e Kaçandollit ku ishin vrarë: Bekim Maliqi, Habib Zeka, Bekim Lushaku, Nazmi Zhegrova
e të tjerë, Agron Sylejmani, i nxori nga rrethimi më kritik i ushtrisë serbe 25
e më tepër ushtarë të UÇK-së. Në ofenzivën e Potokut një tog i UÇK-së ishte i
rrethuar në të katër anët, por me ndërhyrjen e Bekimit ushtria serbe u detyrua
të tërhiqet. Bekimi, luani i UÇK-së, trimi dhe strategu i luftës, mori pjesë ne
betejën e Llapashticës, Obrançës, Majancit, Katunishtës dhe gjithmonë me togun
e tij ishte ngadhnjimtar.
Edhe pas
largimit të ushtrisë serbe nga Kosova dhe hyrjes së forcave të NATO-së Agron
Sylejmani kishte ide dhe mendim te qartë se UÇK-ja nuk duhej t’i dorëzojë armët
derisa të zgjidhet statusi politik dhe juridik i Kosovës. Ai nuk u pajtua edhe
me një pjesë të shokëve të tij, sepse e dinte se lufta në Kosovë nuk kishte përfunduar.
Mendimi i tij i qartë për bashkimin e trojeve shqiptare e shtyri të marrë pjesë
në luftërat që më vonë shpërthyen në Kosovën Lindore -Preshevë, Bujanoc,
Medvegjë si dhe në Maqedoni. Ai edhe më tutje mbrojti konceptin dhe idet e tij
se armët janë më se të nevojshme, mu atëherë kur do të fillojnë bisedimet nëpër
të ashtuquajtura institucione për statusin e shtetit të Kosovës. Duke pas
parasysh se të huajt në Kongresin e Berlinit dhe Paqen e Versajës na ndanë dhe
na copëtuan; po të njëjtit po na mbajnë të ndarë e të copëtuar dhe të armiqësuar.
Pra : “Kur të huajt po e drejtokan vendin dhe kur ata hykan në mes të vëllezërve,
vëllavrasja dhe përçarja po u rishfaqkanë përsëri”. Andaj nuk janë të ralla
rastet kur atdhetarët shpallen armiq të vendi dhe armiqtë shpallen atdhetarë!.
Pas
zbulimit të pllakës nga z.Avdi Gjata, z.Mehdi Asllani dhe babai i Agronit z.Musa
Sylejmani, u shfaq një program i shkurtër kulturor dhe u vendosën kurora nga Këshilli
Organizativ, shoqata të ndryshme të dalura
nga lufta, familjarë dhe përfaqësues të subjekteve
politike të LPK-së dhe të LDK-së në Besianë.
Për
ribotim- Kadri Mani
/etnike@gmail.com/