E hene, 29.04.2024, 01:20 AM (GMT+1)

Faleminderit

Zeqir Lushaj: Ikja e Kolonelit

E marte, 19.06.2012, 06:19 PM


IKJA E KOLONELIT

-…Kam punuar mbi 50 vjet nënpunës jo i vogël në shtetin tim shqiptar, dhe sot një picë e një birrë kushton sa gjysma e pencionit tim mujor… Të tjerat, mund ti kuptosh vet, i dashuri im që vjen nga Amerika!!-

Nga: Zeqir Lushaj

1.

E kush të më njoftonte?

Njoftimet për shendetin e tij që prej muajsh kishte marrë teposhten e pakthyeshme, mi jepte vet, me imella, thuajse çdo javë. Edhe nga Italia edhe nga Tirana. Nuk po i botoj edhe nga sendimenti ndaj lexuesit që nuk dua ta emocionoj e pikëlloj. Por, java që shkoi, nuk më solli ndonjë lajm të ri për gjendjen e mikut e dashamirit tim  bashkpunëtorti korrekt të ZemraShqiptare, inxhinierit e gazetarit të mirënjohur, kolonel Halil Katanës. E kush të më njoftonte?

E-maili i tij nuk hapej ma. Dhe normalisht, as ka kush kohë në këto raste të merret me kompjuterin. Ai heshtë. Si zemra e  të zotit që, i rrethuar nga dashuria e të afërmëve, shokëve,. miqëve e dashamirësve të shumtë, niset për në boten tjetër.

E unë, në anën tjetër të botës, shmallem me rrjeshtin e fundit të letrës së tij të fundit:

…Të përqafoj me shumë dashuri e mall,

Halili.

2.

Kush ishte Halil Katana…

Lindi në fshatin Degë të rrethit të Tropojës. Ka mbaruar shkollën ushtarake "Skënderbej" dhe shkollën e lartë të oficerave  me rezultate të shkëlqyera.

Pas kësaj, ka ndjekur Akademinë Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm. Ka marr kualifikim pasuniversitar në Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në Universitetin e Tiranës.

Ka kryer detyra të ndryshme në Ushtrinë Popullore, deri pedagog në Shkollën e Lartë të Oficerave , gazetar në gazetën “Luftëtari”, kryeredaktor në revistën "Për Mbrojtjen e Atdheut". Si oficer i lartë, mbante gradën Kolonel.

Ka botuar studime dhe libra të ndryshme si: "Radioteknika" (pjesa e parë dhe e dytë), "Bazat teorike të radioteknikës" dhe "Bazat e elektronikës". Më tej, panë dritën e botimit vëllimet: "Isa Boletini - strateg i luftrave kryengritëse", "Për ata që u kthyen nga lufta fitimtarë", "Në ditët e pranverës së madhe", "Stërvitja e paqes", "Flamuri - kryesimbol i kombit", "Kudusi Lame - gjeneral i luftës", "Tri dimensionet e luftës çlirimtare të Kosovës", "Ringritja e ushtrisë shqiptare 1997-2000".

Halil Katana, eshte redaktor i shumë librave me temë nga lufta dhe historia e popullit tonë, si “Kendevështrime”, të Isuf Sadikut, “Dora e pajtimet” dhe “Nektar”, të Qazim Manit, është autori i monografise interesante “Zoga Dega, partizanja shqiptare që mori pjesë në çlirimin e Beogeradit”, e shumë të tjera. Deri në çastet e fundit të jetës, kreu detyrën e  kryeredaktorit të  revistës "Pavdekësia" - organ i Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e Atdheut, ku nxori edhe numerin e 80-të  të saj.

3.

Një drekë me Halilin

Vjet, në korrik e takova sefundi. Ishte për ngushellime në familjen tonë me rastin e vdekjes se nënës Shkurte, në Babru të Tiranës.

Për tu shmalluar më shumë sebashku, i lash një takim një ditë prej ditësh, në një restorent në qendër, aty pak më lart Prokurorisë së Përgjithshme, afër Pazarit të Ri. Ishte Halili, miku i nderuar, juristi e shkrimtari Qazim Mani (i Kolgecajve), e vëllai im, Nuredini.

Morëm nga një picë e birra dhe përmallshëm vazhduam shfletimin e kujtimeve të jetës si dhe të punëve tona aktuale, familjare e shoqrore.

Kaluam rreth tre orë të paharruara. Folëm për shumë gjera e më së shumti për librat me qenëse të katërt, ishim të asaj fushe…,pra shkuanim dhe botonim.

…E kur deshëm të çohemi, kuptohet që unë që i kisha ftuar edhe do të paguaja, por kur kamarieri u largua nga tavolina jonë, Halili më shikoi ngultazi e më tha keto fjalë:

-…Kam punuar 50 vjet nënpunës jo i vogël në shtetin tim shqiptar, dhe sot një picë e një birrë kushton sa gjysma e pencionit tim mujor. Të tjerat, mund ti kuptosh vet, i dashuri im që vjen nga Amerika!!

…!

4.

E-maili i fundit nga Halili

…!

Me shkruante vazhdimisht…Kam shumë e-maile nga Halili. Një ditë e dikur, mbase edhe do t’i botoj. Për vlerat njerëzore e jo për ndonjë nostalgji.

…Mbasi i mora miratimin, se nuk doja ta mundoja në gjendjen e renduar shëndetsore, për të cilen me shkruante, i dergova librin tim “Zbehje e heroizmit”, ku e kisha zgjedhur si redaktor.

Mbas pak ditësh, Halili, më përgjgjet:

I dashur Zeqir,

Unë e di që ti nuk kie nevojë për redaktor.

Emrat e redaktorëve që ti ke venë në librat Tuaj nuk janë gjë tjetër veçse respekt e mirënjohje për ta. Ketë e di mirë unë, se je burre fisnik dhe me çdo menyrë do që ti afrosh sa më shumë shokët e miqtë  e tu. Dhe të përgëzoj,

Halili ,

Tiranë, 3 maj, 2012

Edhe unë, at’ ditë, i nisa këtë copë letër elektronike:

Zotri i nderuar, Halil Mehmet Katana,

Deshiroj që kjo copë letër imja, të të gjejë mirë me shendet.

Të falënderoj shumë për kohen dhe vemendjen që i keni kushtuar librit tim. (Pata qef që të jemi në një liber sëbashku. Jetë është kjo, o Halil Aga!).

…!

Do i futi të gjithë librat sëbashku për botim, them se, ndoshta nga vjeshta, por nuk do të nxitohna.

Të fala krejt asaj shoqnie, e qofsh perditë e nga pak më mirë, deri në shërim të plotë.

Me dashuri vëllazërore për ju,

Zeqiri,

USA, 3 maj 2012

--------------

5.

Një parathënie për librin tim

…Kur ia dhash për ta parë librin me shkrime publiçistike “Zbehje e heroizmit”, parandjeva se emri i tij si redaktor, në faqen e parë të librit tim, do të hyjë në kuadrat të zi, (pra, redaktori nuk është më). Ma kishte lënë të nënkuptohet vet…!  Dhe leximi i librit tim, ndoshta është puna e tij e fundit, në botën e letrave, të cilës, ai, ia kushtoj me aq pasion e vullnet tërë jetën.

Më ka dërguar dhe një parathanie për librin tim, siç shkruan ai, thjeshtë për kënaqësinë tij…Pa asnjë pikë a presje, siç ma ka derguar do e botoj edhe si një kujtim të shtrenjtë, nga miku i mirë, njeriu i ndershëm e i drejtë, i paharruari Halil Katana.

…!

Për Halil Katanën mund të flitet e të shkruhet shumë, por unë, sot u ndala në këto katër-pesë pika, thjeshtë, në informim e në nderim modest, për ikjen e kolonelit.



(Vota: 25 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora