| E marte, 19.06.2012, 06:19 PM |
IKJA E KOLONELIT
-…Kam punuar mbi 50 vjet nënpunës jo i vogël në shtetin tim shqiptar, dhe sot një picë e një birrë kushton sa gjysma e pencionit tim mujor… Të tjerat, mund ti kuptosh vet, i dashuri im që vjen nga Amerika!!-
Nga: Zeqir Lushaj
1.
E kush të më njoftonte?
Njoftimet për shendetin e tij që prej muajsh kishte marrë
teposhten e pakthyeshme, mi jepte vet, me imella, thuajse çdo javë. Edhe nga
Italia edhe nga Tirana. Nuk po i botoj edhe nga sendimenti ndaj lexuesit që nuk
dua ta emocionoj e pikëlloj. Por, java që shkoi, nuk më solli ndonjë lajm të ri
për gjendjen e mikut e dashamirit tim
bashkpunëtorti korrekt të ZemraShqiptare, inxhinierit e gazetarit të
mirënjohur, kolonel Halil Katanës. E kush të më njoftonte?
E-maili i tij nuk hapej ma. Dhe normalisht, as ka kush
kohë në këto raste të merret me kompjuterin. Ai heshtë. Si zemra e të zotit që, i rrethuar nga dashuria e të
afërmëve, shokëve,. miqëve e dashamirësve të shumtë, niset për në boten tjetër.
E unë, në anën tjetër të botës, shmallem me rrjeshtin e
fundit të letrës së tij të fundit:
…Të përqafoj me shumë dashuri e mall,
Halili.
2.
Kush ishte Halil Katana…
Lindi në fshatin Degë të rrethit të Tropojës. Ka mbaruar
shkollën ushtarake "Skënderbej" dhe shkollën e lartë të
oficerave me rezultate të shkëlqyera.
Pas kësaj, ka ndjekur Akademinë Ushtarake të Shtabit të
Përgjithshëm. Ka marr kualifikim pasuniversitar në Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë
në Universitetin e Tiranës.
Ka kryer detyra të ndryshme në Ushtrinë Popullore, deri
pedagog në Shkollën e Lartë të Oficerave , gazetar në gazetën “Luftëtari”,
kryeredaktor në revistën "Për Mbrojtjen e Atdheut". Si oficer i
lartë, mbante gradën Kolonel.
Ka botuar studime dhe libra të ndryshme si: "Radioteknika"
(pjesa e parë dhe e dytë), "Bazat teorike të radioteknikës" dhe
"Bazat e elektronikës". Më tej, panë dritën e botimit vëllimet:
"Isa Boletini - strateg i luftrave kryengritëse", "Për ata që u
kthyen nga lufta fitimtarë", "Në ditët e pranverës së madhe",
"Stërvitja e paqes", "Flamuri - kryesimbol i kombit",
"Kudusi Lame - gjeneral i luftës", "Tri dimensionet e luftës
çlirimtare të Kosovës", "Ringritja e ushtrisë shqiptare
1997-2000".
Halil Katana, eshte redaktor i shumë librave me temë nga lufta dhe historia e popullit tonë, si “Kendevështrime”, të Isuf Sadikut, “Dora e pajtimet” dhe “Nektar”, të Qazim Manit, është autori i monografise interesante “Zoga Dega, partizanja shqiptare që mori pjesë në çlirimin e Beogeradit”, e shumë të tjera. Deri në çastet e fundit të jetës, kreu detyrën e kryeredaktorit të revistës "Pavdekësia" - organ i Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e Atdheut, ku nxori edhe numerin e 80-të të saj.
3.
Një drekë me Halilin
Vjet, në korrik e takova sefundi. Ishte për ngushellime
në familjen tonë me rastin e vdekjes se nënës Shkurte, në Babru të Tiranës.
Për tu shmalluar më shumë sebashku, i lash një takim një
ditë prej ditësh, në një restorent në qendër, aty pak më lart Prokurorisë së
Përgjithshme, afër Pazarit të Ri. Ishte Halili, miku i nderuar, juristi e
shkrimtari Qazim Mani (i Kolgecajve), e vëllai im, Nuredini.
Morëm nga një picë e birra dhe përmallshëm vazhduam
shfletimin e kujtimeve të jetës si dhe të punëve tona aktuale, familjare e
shoqrore.
Kaluam rreth tre orë të paharruara. Folëm për shumë gjera
e më së shumti për librat me qenëse të katërt, ishim të asaj fushe…,pra
shkuanim dhe botonim.
…E kur deshëm të çohemi, kuptohet që unë që i kisha ftuar
edhe do të paguaja, por kur kamarieri u largua nga tavolina jonë, Halili më
shikoi ngultazi e më tha keto fjalë:
-…Kam punuar 50 vjet nënpunës jo i vogël në shtetin
tim shqiptar, dhe sot një picë e një birrë kushton sa gjysma e pencionit tim
mujor. Të tjerat, mund ti kuptosh vet, i dashuri im që vjen nga Amerika!!
…!
4.
E-maili i fundit nga Halili
…!
Me shkruante vazhdimisht…Kam shumë e-maile nga Halili.
Një ditë e dikur, mbase edhe do t’i botoj. Për vlerat njerëzore e jo për ndonjë
nostalgji.
…Mbasi i mora miratimin, se nuk doja ta mundoja në
gjendjen e renduar shëndetsore, për të cilen me shkruante, i dergova librin tim
“Zbehje e heroizmit”, ku e kisha zgjedhur si redaktor.
Mbas pak ditësh, Halili, më përgjgjet:
I dashur Zeqir,
Unë e di që ti nuk kie nevojë për redaktor.
Emrat e redaktorëve që ti ke venë në librat
Tuaj nuk janë gjë tjetër veçse respekt e mirënjohje për ta. Ketë e di mirë unë,
se je burre fisnik dhe me çdo menyrë do që ti afrosh sa më shumë shokët e miqtë
e tu. Dhe të përgëzoj,
Halili ,
Tiranë, 3 maj, 2012
Edhe unë, at’ ditë, i nisa këtë copë letër elektronike:
Zotri i nderuar, Halil Mehmet Katana,
Deshiroj që kjo copë letër imja, të të gjejë mirë me
shendet.
Të falënderoj shumë për kohen dhe vemendjen që i keni
kushtuar librit tim. (Pata qef që të jemi në një liber sëbashku. Jetë është
kjo, o Halil Aga!).
…!
Do i futi të gjithë librat sëbashku për botim, them se,
ndoshta nga vjeshta, por nuk do të nxitohna.
Të fala krejt asaj shoqnie, e qofsh perditë e nga pak më
mirë, deri në shërim të plotë.
Me dashuri vëllazërore për ju,
Zeqiri,
USA, 3 maj 2012
--------------
5.
Një parathënie për librin tim
…Kur ia dhash për ta parë librin me shkrime publiçistike “Zbehje
e heroizmit”, parandjeva se emri i tij si redaktor, në faqen e parë të
librit tim, do të hyjë në kuadrat të zi, (pra, redaktori nuk është më). Ma
kishte lënë të nënkuptohet vet…! Dhe
leximi i librit tim, ndoshta është puna e tij e fundit, në botën e letrave, të
cilës, ai, ia kushtoj me aq pasion e vullnet tërë jetën.
Më ka dërguar dhe një parathanie për librin tim, siç
shkruan ai, thjeshtë për kënaqësinë tij…Pa asnjë pikë a presje, siç ma ka
derguar do e botoj edhe si një kujtim të shtrenjtë, nga miku i mirë, njeriu i
ndershëm e i drejtë, i paharruari Halil Katana.
…!
Për Halil Katanën mund të flitet e të shkruhet shumë, por unë, sot u ndala në këto katër-pesë pika, thjeshtë, në informim e në nderim modest, për ikjen e kolonelit.