E hene, 29.04.2024, 05:35 AM (GMT+1)

Faleminderit

Xhevahir Cirongu: Thesaret e një fotografi

E diele, 17.06.2012, 06:26 PM


Thesaret e një fotografi

Portret

Nga Xhevahir Cirongu

Ngjarjet nëpër histori janë bashkëudhëtare. Ato ecin me ritmin e kohës. Ashtu, të ngadalta me flladin e kohrave, ulen në “sofrën” e vitëve. Heshtin!... Dhe “flasin” vetëmatëherë kur dikush i zgjon nga përgjumja. Ai ishte ende i vogël. Hipte e zbriste mureve tëkalasë së qytetit. Në dorë mbante aparatin fotografik. E shkrepte. Në celuloid mbeteshinportretet e moshatarëve të vegjelisë. Sa shkrepje të tjera do të bënte Luan Jaupi ?!. As vetnuk e dinte. Vitet iknin. Ai djalë i imët, me flok e sy të zinjë, hidhte shtat si një “lis” i monçëm.     Lindi në qytetin e Durrësit në vitin 1954. Ishte një gëzim i madh për familjen Jaupi. Por më shumë e ndienë gëzimin prindrit e Luanit. U rrit në një familjen intelektuale e atdhetare.     Këto cilësi i përvetësoi shumë shpejt djali i vogël i familjes Jaupi. Origjina e të atit ështëBocka e skraparit. Ky fshat, që shtrihet në Qafën e Martës në malin e Ostrovicës, i cili ka nxjerrë njerëz të shquar, trima e atdhetarë. Sa luftra e gjak është derdhur në Qafën e Martës?     Një këngë  e popullit thotë: “Po ku je, moj backë e shkretë / ku mi ke trimat me fletë”.Banorët e Bockës kanë dashur edhe abetaren. Ky ishte edhe shkak i largimit nga Backa  për në korçën e dijes e të kulturës. Në këtë frymë u rrit edhe i ati i Luanit. Atje, në stepat e Rusisë. Ademi mbaron studimet për Kapiden anije. Kthehet në atdhe duke marrë me veteedhe një aparat fotografik. Një jetë të tërë mbi dallgët e detit. Ndërsa e ëma e Luanit vjennga dera e famshme e familjes “Suma” nga qyteti i shkodrës. Sa bukur “shkrihen” kulturate dy qytetëve: Njëri në jug e tjetëri në veri të shqipërisë. Natyrshëm, ulën në kaltërsinë pranë bregut të detit adriatik, në Durrësin antik. Përkëdheljet e duarëve të nënës i jepninngrohtësi shpirtërore djalit imcak të bashkëshortëve Jaupi. Edhe vet Luani e ndjente këtë, ndonse i vogël në moshë. Vitet kalonin si pa kuptuar ebashkë me to rritej edhe Luani. Arsimin 8-të vjeçar e kryen në shkollën “Kristaq Boshnjoku” po në Durrës. Për disa vjet punoi në URT-në e qytetit. Asnjë çast nuk ju nda aparatit fotografik. Më vonë mbaroi edhe shkollën e radio-televizionit në Tiranë (në gjininë e fotoreporterit). Janë me qindra njerëzit e artit, pushtetit, të teknikës dhe të arsimit që kanë albumet e tyre, me fotot e fiksuara nga Luani. Fotot sportive përbëjnë një fototekë më vete. Në Bushtricë, atje ku ndërtoj hekurudha, hap ekspozitën e parë fotografikenë vitin 1972. Kurse të dytën në vitin 1973, me temë nga fusha e mbrojtjes. Ato janë botuar në shumë gazeta e revista brënda e jashtë vendit.  Ishte viti 1994. Me inisativën e Luanit, në Durrës del gazeta kulturore-shoqërore “Durrësi Informacion”. Dhe më vonë merr emrin “Durrësi-Biznes” Dijet e pasioni i Luanit i gjenë të fiksuar në objektivin e aparatit fotografik. Shikon fotot. Ato të mahnitin me figuracionine gjallë në pamjen e tyre. Lexohet qartë dora e artistit. Ato nuk heshtin. Janë në lëvizje. Në thellësinë e figuracionit “dëgjohen” ëmbël si tingujt e një violine. Sa foto ka shkrepur dora e këti artisti ?!. Ato janë me qindra e mijra. Edhe ata, që sot nuk jetojnë, janë të gjallënë mes të gjallëve. Të tillë kanë mbetur në fotot e Luanit. Megjithatë ata “bisedojnë” meLuanin. Si: Nikolin Xhoja, Vangjel Toçi, Aristidh Leka, Paskal Prodani, Adem Reka, Spiro Urimi etj. Por, edhe të intelektualëve Gjergj Vlashi, Shpend Topallaj, Daut Hoxha, etj. Sot  Sot  Luan Jaupi    është një nga fotografët gazetar, jo vetëm i specializuar, pormjeshtër i fotografisë. Merr çmimin ndërkombëtar në konkursin që u zhvillua në Rusi në vitin1998-ën. Nderohet me çmimin e dytë me foton virtuale “Pilivesa mbi pishë”, midisë  415Konkurentëve fotograf.Me aparatin e tij fotografik, Luan Jaupi ka fiksuar portrete të ndryshme të personaliteteve të artit, kulturës e politikës kombëtare e ndërkombëtare.     Në studion e Luanit është pinokoteka dhe një biblotekë e pasur, koleksione nga më të ndryshmet, ku midis të cilave shquhen aparatet fotografike  të tipave dhe formave të ndryshme.      Aty gjen foto e filma të Durrësit të vjetër që nga viti 1880. Pasioni nuk njeh kufi. Në biblotekën e tij spikaten librat. Aty do të gjeshë edhe abetaren e parë shqipe të Kostandin Kristoforidhit, shtypur më 1872-in, në Kostandinopojë. Midisë sendëve të panumërta ndodhet një çakmak austriak originalë i mbretit Ahmet Zogu. Por, janë edhe me dhjetra pullasi koleksion më vete. Me të drejtë kritiku Fatmir Minguli e quan “Marubi” i fototekës Durrësake Luan Jaupin. Më 1970 Luani duke qenë nxënës si shumë djem Durrsakë, të hebreut      Stathi Qehajef, mësoi kitarën dhe gjuhën ndërkombtare. Esperanto. Duke qënë përvetsuesi zellshëm i Esperantos, u bë delegat i parë pas çlirimit, i  kësaj shoqërie me qëndër në Hollandë, UEA. Sot është kryetar i degës së Esperantos për qytetin e Durrësit .     Anëtar i kryesisë për mardhënjet me jashtë.      Ai ka vizituar shtetet si: Greqinë, Italinë, Maqedoninë  e Bullgarinë. Bibloteka e Luanit në gjuhën Esperante, është një nga më të mëdhatë në shqipëri. Ndodhemi në arkivin e pallatit të kulturës “Aleksandër Moisiu” të qytetit Durrës. Ai  e rilindi nga e para. Në vitin kobëzi të 1997-ës u dogj i gjithi. Aty punon Luani. Rregulli e disiplina të bënë për vete. Dëgjohen sirenate anijëve. Hap dritaren. Vështron detin. Anijet afrohen pranë portit. Kudo lëvizje. Artisti me të shpejtë vendos  blicin në aparat. E shkrep. Në objektivin e aparatit mbeten të fiksuar pulëbardhat.     Ato fluturojnë në qeilln e kaltër. Ndërsa ëndrrat e Luanit “fluturojnë” nëpër hapësirën e pafund     kozmike.“Thesarët” e shpirtit i gjen të arkivuar. Ato do tu tregojnë brezave nëpër dekada.  Aty ruhet historia e kultura e qytetit të Durrësit.  Luan Jaupi është edhe antar i Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve të qytetit të Durrësit.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora