| E diele, 17.06.2012, 06:26 PM |
Thesaret e një fotografi
Portret
Nga Xhevahir Cirongu
Ngjarjet nëpër histori janë bashkëudhëtare. Ato ecin me
ritmin e kohës. Ashtu, të ngadalta me flladin e kohrave, ulen në “sofrën” e vitëve.
Heshtin!... Dhe “flasin” vetëmatëherë kur dikush i zgjon nga përgjumja. Ai
ishte ende i vogël. Hipte e zbriste mureve tëkalasë së qytetit. Në dorë mbante
aparatin fotografik. E shkrepte. Në celuloid mbeteshinportretet e moshatarëve të
vegjelisë. Sa shkrepje të tjera do të bënte Luan Jaupi ?!. As vetnuk e dinte. Vitet
iknin. Ai djalë i imët, me flok e sy të zinjë, hidhte shtat si një “lis” i monçëm. Lindi në qytetin e Durrësit në vitin 1954.
Ishte një gëzim i madh për familjen Jaupi. Por më shumë e ndienë gëzimin
prindrit e Luanit. U rrit në një familjen intelektuale e atdhetare. Këto cilësi i përvetësoi shumë shpejt
djali i vogël i familjes Jaupi. Origjina e të atit ështëBocka e skraparit. Ky
fshat, që shtrihet në Qafën e Martës në malin e Ostrovicës, i cili ka nxjerrë njerëz
të shquar, trima e atdhetarë. Sa luftra e gjak është derdhur në Qafën e Martës? Një këngë
e popullit thotë: “Po ku je, moj backë e shkretë / ku mi ke trimat me
fletë”.Banorët e Bockës kanë dashur edhe abetaren. Ky ishte edhe shkak i
largimit nga Backa për në korçën e dijes
e të kulturës. Në këtë frymë u rrit edhe i ati i Luanit. Atje, në stepat e
Rusisë. Ademi mbaron studimet për Kapiden anije. Kthehet në atdhe duke marrë me
veteedhe një aparat fotografik. Një jetë të tërë mbi dallgët e detit. Ndërsa e ëma
e Luanit vjennga dera e famshme e familjes “Suma” nga qyteti i shkodrës. Sa
bukur “shkrihen” kulturate dy qytetëve: Njëri në jug e tjetëri në veri të shqipërisë.
Natyrshëm, ulën në kaltërsinë pranë bregut të detit adriatik, në Durrësin antik.
Përkëdheljet e duarëve të nënës i jepninngrohtësi shpirtërore djalit imcak të bashkëshortëve
Jaupi. Edhe vet Luani e ndjente këtë, ndonse i vogël në moshë. Vitet kalonin si
pa kuptuar ebashkë me to rritej edhe Luani. Arsimin 8-të vjeçar e kryen në shkollën
“Kristaq Boshnjoku” po në Durrës. Për disa vjet punoi në URT-në e qytetit. Asnjë
çast nuk ju nda aparatit fotografik. Më vonë mbaroi edhe shkollën e radio-televizionit
në Tiranë (në gjininë e fotoreporterit). Janë me qindra njerëzit e artit,
pushtetit, të teknikës dhe të arsimit që kanë albumet e tyre, me fotot e
fiksuara nga Luani. Fotot sportive përbëjnë një fototekë më vete. Në Bushtricë,
atje ku ndërtoj hekurudha, hap ekspozitën e parë fotografikenë vitin 1972. Kurse
të dytën në vitin 1973, me temë nga fusha e mbrojtjes. Ato janë botuar në shumë
gazeta e revista brënda e jashtë vendit.
Ishte viti 1994. Me inisativën e Luanit, në Durrës del gazeta kulturore-shoqërore
“Durrësi Informacion”. Dhe më vonë merr emrin “Durrësi-Biznes” Dijet e pasioni
i Luanit i gjenë të fiksuar në objektivin e aparatit fotografik. Shikon fotot. Ato
të mahnitin me figuracionine gjallë në pamjen e tyre. Lexohet qartë dora e
artistit. Ato nuk heshtin. Janë në lëvizje. Në thellësinë e figuracionit “dëgjohen”
ëmbël si tingujt e një violine. Sa foto ka shkrepur dora e këti artisti ?!. Ato
janë me qindra e mijra. Edhe ata, që sot nuk jetojnë, janë të gjallënë mes të gjallëve.
Të tillë kanë mbetur në fotot e Luanit. Megjithatë ata “bisedojnë” meLuanin. Si:
Nikolin Xhoja, Vangjel Toçi, Aristidh Leka, Paskal Prodani, Adem Reka, Spiro
Urimi etj. Por, edhe të intelektualëve Gjergj Vlashi, Shpend Topallaj, Daut
Hoxha, etj. Sot Sot Luan Jaupi
është një nga fotografët gazetar, jo vetëm i specializuar, pormjeshtër i
fotografisë. Merr çmimin ndërkombëtar në konkursin që u zhvillua në Rusi në vitin1998-ën.
Nderohet me çmimin e dytë me foton virtuale “Pilivesa mbi pishë”, midisë 415Konkurentëve fotograf.Me aparatin e tij
fotografik, Luan Jaupi ka fiksuar portrete të ndryshme të personaliteteve të artit,
kulturës e politikës kombëtare e ndërkombëtare. Në studion e Luanit është pinokoteka dhe
një biblotekë e pasur, koleksione nga më të ndryshmet, ku midis të cilave
shquhen aparatet fotografike të tipave
dhe formave të ndryshme. Aty gjen
foto e filma të Durrësit të vjetër që nga viti 1880. Pasioni nuk njeh kufi. Në biblotekën
e tij spikaten librat. Aty do të gjeshë edhe abetaren e parë shqipe të Kostandin
Kristoforidhit, shtypur më 1872-in, në Kostandinopojë. Midisë sendëve të panumërta
ndodhet një çakmak austriak originalë i mbretit Ahmet Zogu. Por, janë edhe me
dhjetra pullasi koleksion më vete. Me të drejtë kritiku Fatmir Minguli e quan “Marubi”
i fototekës Durrësake Luan Jaupin. Më 1970 Luani duke qenë nxënës si shumë djem
Durrsakë, të hebreut Stathi Qehajef,
mësoi kitarën dhe gjuhën ndërkombtare. Esperanto. Duke qënë përvetsuesi zellshëm
i Esperantos, u bë delegat i parë pas çlirimit, i kësaj shoqërie me qëndër në Hollandë, UEA. Sot
është kryetar i degës së Esperantos për qytetin e Durrësit . Anëtar i kryesisë për mardhënjet me jashtë. Ai ka vizituar shtetet si: Greqinë,
Italinë, Maqedoninë e Bullgarinë. Bibloteka
e Luanit në gjuhën Esperante, është një nga më të mëdhatë në shqipëri. Ndodhemi
në arkivin e pallatit të kulturës “Aleksandër Moisiu” të qytetit Durrës. Ai e rilindi nga e para. Në vitin kobëzi të 1997-ës
u dogj i gjithi. Aty punon Luani. Rregulli e disiplina të bënë për vete. Dëgjohen
sirenate anijëve. Hap dritaren. Vështron detin. Anijet afrohen pranë portit. Kudo
lëvizje. Artisti me të shpejtë vendos
blicin në aparat. E shkrep. Në objektivin e aparatit mbeten të fiksuar
pulëbardhat. Ato fluturojnë në qeilln
e kaltër. Ndërsa ëndrrat e Luanit “fluturojnë” nëpër hapësirën e pafund kozmike.“Thesarët” e shpirtit i gjen të arkivuar.
Ato do tu tregojnë brezave nëpër dekada.
Aty ruhet historia e kultura e qytetit të Durrësit. Luan Jaupi është edhe antar i Klubit të Shkrimtarëve
dhe Artistëve të qytetit të Durrësit.