Faleminderit
Jahë Sadrija: Katër vëllëzër nga Malësia e Gjakovës, të katër partizanë
E diele, 17.06.2012, 07:38 PM
Katër vëllëzër
nga Malësia e Gjakovës, të katër partizanë
Ky është rasti më tipik nga familja Çelaj e fshatit Kovaç të Tropojës
Nga Jahë Sadrija
Malësia e
Gjakovës e ka mbështetur fuqimisht LANÇ, duke u shndërruar në një bazë të rendësishme
të saj, si dhe duke radhitur në Brigadën e XXV Sulmuese dhe në formacionet
tjera të UNÇSH bijtë e saj më të mire. Ka
patur raste , që ndonjë familje ka dhënë aq partizanë, sa burra ka patur në shtëpi. Rasti më tipik është ai i familjes Çela me
katër vëllëzër partisanë: Rexhepi, Idrizi, Avdyli e Sylë Çelaj, lindur në Kovaç
të Malësisë së Gjakovës-Tropojë, në një familje me tradita atdhetare. Babaj u
vdiq në moshë të re, duke i lënë jetim të katër vëllëzërit dhe një motër të vogël,
të cilët i rriti me shumë mundime e ëma e tyre Zade Ramja. Në vitet e LANÇ, Idriz Çela u bashkua me çetën
e Ramë Mujë Hoxhës, shtabi i së cilës e cakton korrier të saj për të dërguar postën
nga Tropoja në Gjakovë te Xheladin Hana dhe nga Gjakova anasjelltas, detyrë të cilën
ai e vazhdoi për disa kohë. Zbulohet nga agjentët dhe arrestohet në befasi në Gjakovë,
ku u burgos në fund të vitit 1943 dhe pas shumë torturash, duke mos dhënë asnjë
sekret , e dërguan në kampin e shfarosjes naziste në Mat’hauzen. Por vendi i tij nuk mbeti bosh, atë e plotësoi
i vëllai Avdyl Çela
Me
krijimin e Brigadës së XXV Sulmuese tre vëllëzërit Çela u radhitën në të. Rexhepi u caktua skuadërkomandant, Avdyli korrier
pranë shtabit të brigades, ndërsa Syla në komanden e vëndit në Tropojë, për të qenë
sa më afër dhe në ndihmë të nënës dhe motrës. Në veprimet luftarake të Brigadës
XXV Sulmuese për çlirimin e Plavës, Gucisë dhe viseve tjera shqiptare në Kosovë
dhe Rrafshin e Dukagjinit e deri në Bosnjën jugore, Rexhepi dhe Avdyli shquhen
për guxim dhe trimëri.
Një ditë Avdylin
dhe një djalë nga Plava, i caktuan për të dërguar në spitalin e qytetit një partisan
të plagosur, por rënja e një orteku gjatë rrugës ua mori jetën të treve. Rexhep
Çela, që ishte burrë rreth të pesëdhjetave, u mërdhi nga dy këmbët, njërën ja
pren në spital, duke mbetur invalid.
Në janarin
e vitit 1944 familja Çela u njoftua se Idriz Çela, i internuari në kampin e
shfarosjes naziste , ishte pushkatuar bashkë me Sadri Dinin nga Kamenica. Familja Çelaj me vllazninë e tyre , priten e
përcollën njerëzit, që vinin për ngushëllim sipas zakonit të malësisë. Më pas e ëma e katër djemëve partizanë, që ishte
bija e shtëpisë së Shpatit të Elezajve, një grua shtatlartë, fisnike, bujare,
burrneshë e vërtetë, të cilen I gjithë fshati e thërriste Loke, vendosi të shkonte
e të takonte djemtë në Brigaden XXV Sulmuese në Kosovë, bashk me djalin e
kunatit të saj,Ramë Miftar Çelën, shkuan në Priopolje, ku ishte vendosur
brigade dhe kërkoi të takonte djemtë e saj , Rexhepin dhe Avdylin, si dhe
djalin e vëllait të vet Kasëm Shpatin. Partizani
nga Gria, Sadik Selmani, pasi I dërgoi në një kafe, Loken dhe Ramen, e njoftoi
komandantin e batalionit Idriz Mulosmanin, dhe biseduan se si do ti tregonin nënës
për të birin Avdylin, që kishte vdekur , dhe për Rexhepin që ishte në spital. Ata morën kusheririn e lokës, Arif Buçpapën ,
dhe djalin e vëllait të saj , Kasem Shpatin, dhe kërkuan të birin, Rexhepin I
shtruar në spital, i cili megjithëse I sëmuar I thot nënës së vetë”O nënë loke,
hajde ma jep dorën se Avdyli ka dhënë jetën për Çlirimin e Atdheut dhe është varros
siç i ka hije një burri malësor.
Në vjeshten
e vitit 1945, Idriz Çela u kthye në shtëpi , anipse lajmi kishte mar dhenë se
ai ishte pushkatuar, mrekullia ndodh e ai kishte shpëtuar nga pushkatimi, nën
trupin e të pushkatuarëve.
Kështu duke kaluar gjitha këto vështërsi, shtëpia e Çelajve e drejtuar nga kryefamiljari Rexhep Çela , u bë me zë të madh në gjithë Malësinë e Gjakovës e më gjërë.
Ky shkrim është botuar më 13 Janar 2012 nga Rexhep Shpati në revisten “Kushtrim Brezash”. Andaj unë vendosa , që këtë artikull ta përgadis për “Zemren Shqiptare” , për hir të lexushmërisë më të madhe. Kam raporte të mira me Komitetin e Veteranëve të Tropojës dhe i falenderoj për bashkëpunim .