E hene, 29.04.2024, 02:21 PM (GMT+1)

Faleminderit

Jahë Sadrija: Pashko Vasa (1825-1892)- Jeta dhe vepra

E diele, 08.07.2012, 03:00 PM


Faza e dytë e Rilindjes Kombëtare në Shqipëri

Jahë Sadrija - Pashko Vasa (1825-1892)- Jeta dhe vepra

Nga: Jahë Sadrija

Pashko Vasa ishte një veprimtar, ideolog dhe letrar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare.  Bashkë me De Raden, Samiun e disa të tjerë, kristalizuan edhe më tej idetë e kësaj periudhe.  Këta me veprat e tyre ndriçuan shumë probleme kombëtare, dhe i vunë themelet një epoke të re.

Pashko Vasa - lindi në Shkodër më 1825.  Rrjedh nga një familje e pasur me prejardhje nga Mirdita.  Edhe pse i vetëmësuar, ai arriti një culture të gjërë për kohën.  Mësoi disa gjuhë të huaja.  Ishte njohës i mire i letërsisë klasike greko-romake dhe i asaj moderne.

Në moshën 18 vjeçare emrohet sekretar në konzullaten britanike në Shkodër.  I nxitur nga ideja e çlirimit të popujve, braktis këtë post, dhe shkon në Itali.  Eshtë viti 1849, kur zhvillohen luftëra në Itali për çlirimin dhe bashkimin e saj, në të cilat, mori pjesë dhe Pashko Vasa.  Këtu mori gradën e Kalorësisë Qytetare të Romës për merita të luftës. Më vonë burgoset.  Largohet nga Italia si njeri i padëshiruar.  Ai për peripetitë që hoq atje e shkroi librin e kujtimeve,”Burgimi im” një ditar autobiografik, të botuar në Stamboll më 1850.

I zhgënjyer politikisht ngase nuk u arrit bashkimi i Italisë, Paashko Vasa mërgohet në Turqi.  Vendoset në Stamboll.  Bie në kontakt me Jani Vreton, Samiun etj.  Ndikoi në formimin e Shoqërisë së të shtypurit shkronjat shqip.  Punoi edhe në përpilimin e Alfabetares së Stambollit, në të cilën botoi shkrimin e njohur historic,”Shqypnia dhe shqyptarët” më 1879.  Po këtë vit, botoi në gjuhën fringe shkrimin tjetër ,”E vërteta mbi Shqypnin dhe shqyptarët”.  Shkroi poashtu, një gramatikë të gjuhës shqipe në frengjisht, për ta mësuar të huajt gjuhën tone.  Një kohë ishte këshilltar i Vilajetit të Edrenesë dhe mori titullin pasha.  Më vonë u emrua guvernator i Libanit.  Vdiq në Liban më 1892.

Veprimtaria letrare:  Veprimtaria e Pasho Vasës shtrihet brenda viteve 1850-80.  Ajo ngërthen në vete poezi, prozë, publicistikë dhe ndonjë libër gjuhe.  Autori vetëm dy shkrime i ka lënë në gjuhën shqipe: Pamfletin, “Shqypnia dhe shqyptarët” e vitit 1879 dhe poemën e njohur, “ Mori Shqypni e mjera Shqypni” më 1880.  Në gjuhën italishte ka shkruar përmbledhjen e vjershave, Rose e spine, që në shqip njihet si: “Trandafila dhe gjemba”, botuar më 1873 dhe romanin “Bardha e Temalit”, në gjuhën frënge më 1880.

Poema: “ Mori Shqypni e mjera Shqypni”- e botuar në Stamboll më 1880.

Eshtë kjo një vjershë , ku shtrohen kërkesat e Rilindjes kombëtare.  Eshtë një manifest plot shqetësim, që sugjeron mundësin e një mobilizimi kolektiv, për mbrojtjen e tokave shqiptare dhe bashkimin e vendit. Poemën e shquan fryma e këngëve epike popullore, kushtrimi.  Atë e karakterizon stili patetik, shprehja retorike dhe e drejtpërdrejtë për të ndikuar shpejt te lexuesi.  Në këtë poemë , Pashko Vasa e ka trajtuar gjendjen të Shqipërisë, perms një kontrasti.  Ajo dikur “zonjë e rendë”, e pastaj e përmbysur si “si lis i rrëzum për dhe”.  Poema nis me një glorifikim të botës shqiptare, por edhe këtu vërehet intonimi elegjiak i krijuesit.  E kaluara e Shqipërisë jepet e madhërishme, që përbën besen, nderin, pasurin dhe trimërinë.  Kësaj gjendje poeti shumë shpejt i kundërvihet me: gjendjen e rendë dhe realitetin e hidhur të jetës në Shqipëri.

Nuk të ka mbetun as emën as besë…

Rënia e këtyre vlerave tradicionale dëshmon edhe atë shprishjen e brendshme kombëtare, që vjen si denim moral.  Nga intonimi shpërthyes del kushtrimi, që do të shndërrohet në një ide dominante të Rilindjes.

“edhe mos shikoni kasha e xhamia,

Fe e Shqyptarit asht Shqyptaria”

Shquan këtu thirrja e poetit për bashkim kombëtar rreth idealit të së ardhmës.  Ide kjo që ka mbetur aktuale, dhe që aktuale do të mbetet deri në bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare.

Ndërsa në romanin: “Bardha e Temalit”, që ka skena të jetës shqiptare, është botuar në Paris më 1880, me pseudonimin e autorit, Albanus Albano, I shkruar në gjuhën fringe. Në këtë vepër janë trajtuar aspekte të shumta të jetës shqiptare.  Në qendër të veprës është dashuria e dy të rinjëve shkodran, ajo e Ardit dhe e Bardhës, nuse e Lul Temalit, një baraktari të malësisë.  Eshtë kjo një dashuri romantike, që nuk mund të realizohet dhe do të përfundojë tragjikisht.  Normat kanunore, të egra dhe çnjrëzore sundojnë në të dyja familjet. Romani,”Bardha e Temalit”,është një vepër romantike me merita historiko-letrare si roman i pare në letërsinë tone.  Vepra, jo vetëm që bën një hap më tej në krahasim me romanet e Santorit, po ky qëndron edhe më lartë prozave të, Ndoc Nikajt e të Gramenos, që vijnë më vonë.  Madje ky roman sherbeu si model i letërsisë shqipe deri në vitet e ‘3o, të shekullit të kaluar.

Të gjitha veprat e Pashko Vasës janë të rendësishme dhe me vlera artistike e letrare, por është e pamundur në një shkrim, si ky të përmbledhen në tërsi.



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora