Faleminderit
Fazli Maloku: Manifestim me rastin e përvjetorit të 13-të, të rënies dëshmor të ish ushtarit të UÇK-së, Basri Halil Canolli - Shpendi
E enjte, 21.06.2012, 04:59 PM
Marec, 18
qershor 2012-06-18
Manifestim me rastin e përvjetorit të 13-të, të rënies dëshmor të ish ushtarit të UÇK-së, brigada 153, Zona Operative e Llapit (ZOLL), Basri Halil Canolli – Shpendi
Nga Fazli Maloku, Prishtinë
Këshilli
Organizativ i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Dega në Prishtinë,
organizoj sot një manifestim të dinjitetshëm,
me rastin e 13 vjetorit të dëshmorit: Basri Halil Canolli – Shpendi. Organizimi
u realizu në lagjën Canaj të fshatit Marec komuna e Prishtinës, vendlindja e dëshmorit.
Manifestimi filloj ashtu siq ishte programuar rreth orës 12-të duke bërë homazh
dhe vendosur kurora lulesh të freskëta tek varri i dëshmorit po në këtë lagje. Në
ora 13-të, filloj programi festiv. Bina e përgatitur enkas dhe e stolisur për
mrekulli me flamuj
kombëtar
si dhe me fotografi heronjsh : Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Basri Canolli si
dhe të shumë dëshmorëve të Brigadës 153.
Kjo stoli e binës vetëm sa ia shtonte bukurinë lëndinave përplot lule me
bar, e të rrethuara me masive malore të mbuluara me shumëllojshmërinë bimore,
dhunti këto natyrore që mund ti hasësh vetëm në bjeshkët e Gallapit.
Pas këndimit
të himnit kombëtar dhe nderim me një minutë heshtje për dëshmorët, fjala iu dha
z. Fatmir Sopi, ish zv komandant i Brigadës 153 (ZOLL), i cili me një fjalë përmbajtësore
përshkroi jetën dhe aktivitetetin luftarak të dëshmorit: Basri Canolli-Shpendi.
“ Basriu u angazhuar në luftën e UÇK-së që nga ditët e para të saj, e në veçanti
prej themelimit të Brigadës 153 (ZOLL-i), e cila me veprimtarinë e saj
luftarake mbulonte edhe Gallapin e Prishtinës, pra vendlindjen e Basriut. Basriu
ishte njëri nga ushtarët e brigadës i cili shkëlqeu në të gjitha drejtimet. Aftësitë
e tija ushtarake ishin të veçanta dhe thuase kishte edhe diçka të natyrshme. Ai
drejtoi Njësitin për Intervenime të Shpejta në shumë beteja, ndër më të ashprat
që i zhvilloi jo vetëm Brigada 153, por edhe në gjithë hapësirën gjeografike të
Zonës Operative të Llapit. Në të gjitha këto beteja, në ball të sulmeve si një zog
shqiponje kush tjetër pos Basriut-Shpendit. Basriu kreu detyra me përgjegjësi të
lartë dhe gjithmonë doli fitimtar. Jo vetëm ushtarët por edhe ne komandantët,
ndjeheshim shumë më të sigurtë, kur në vijat e frontit e kishim pranë Basriun. Basriu
ndodhej gjithnjë pran komandantit të Brigadës 153, major, Adem Shehut, i cili e
drejtoi në mënyrë përfekte efektivin e Brigadës 153, duke i zbatuar në praktikë
gjithë ato mësime të Artit Luftarak Shqiptar, të mësuara në shkollat Akademike
Ushtarake të Shqipërisë, por edhe mjeshtritë e luftërave guerile botërore. Dita
e 18 qershoroit ’99, për Basriun ishte Dita e Përjetësisë. Basriu me një pese
ushtarësh kishin urdhërin nga kom. Shehu, që të bëjnë spastrimin e terenit në disa
fshatra të Gallapit si në Krilevë, Leshtar...nga grupe hordhish çetnike
serbiane, të cilat edhe pse kishte mbaruar lufta dhe ishte nënshkruar
kapitullimi nga fashisti i tërbuar- Millosheviq, ata ende bënin plaçkitje bagëtish,
vrisnin barinjë dhe qytetarë shqiptarë, dhe duke shfrytëzuar afërsinë e kufirit
serbian, plaçkat i futnin në Serbi. Në mëngjesin e hershëm të kësaj dite (18
qershor ’99), në fshatin Leshtar, çetniko-fashistët serbianë, kishin zënë pritë
tinëzare, ashtu siq e kanë zakon, me breshëri armësh mitrolozë e automatikë hapin zjarrë drejt
Basriut me shokë, Basriu edhe në këtë rastë si gjithherë më parë në ballë të grupit,
bie në altarin e lirisë, për tu përjetësuar dhe për të mos vdekur kurrë. Basriun,
breshëri plumba e kapen në ball e kraharor, ra në krye të detyrës ashtu siq
bien trimat dhe atdhetarët e vërtetë. Vrasja e Basriut ishte një humbje e pa
riparueshme, jo vetëm për Brigadën 153, por për gjithë UÇK-në. Komandant Shehu
me bashkëluftarë e qanë me lot Basriun-shqiponjë, por edhe ndjeheshin dje dhe
ndjehen edhe sot krenarë, që e patën një
shok lufte të tillë. Vepra e Basriut do të mbijetojë për breza gjerë sa të ket
shqiptarë në këto troje. Çdo respekt dhe nder për familjen Canolli, që neve dhe
shokëve të luftës, por edhe gjithë Shqipërisë,
na dhuroi një djalë, vërtet zog shqiponje. Lavdi dëshmorëve të lirisë!”
Më pastaj
fjala iu dha z. Ahmet Isufi, ish kom. I Zonës Operative të Karadakut. Pos
tjerash ai tha: “Dëshmori: Basri Canolli-Shpendi, kishte tri karakteristika thelbësore,
si ushtarë i UÇK-së. Për Zonën tonë, ishte furnizues me armatim dhe mjete të tjera
luftarake. Ishte ndërlidhës shembullor mes ZOLL-it dhe Zonës Operative të Karadakut.
Ishte ushtar i disiplinuar dhe zbatues i përpikët i
detyrave që i jepnin eprorët e tij. Dëshironte që gjithmonë të jetë në vijën e
parë të zjarrit, aty ku ishte më së vështiri. Ishte veprues, por fjalë pak...” Pas
tij i erdhi radha ta marr fjalën z. Rexhep Selimi, njëri nga drejtuesit dhe komandantët
kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili mes tjerash tha: “Është nder
për mua që sot të jem këtu me ju, si dhe në familjen shumë të respektuar
Canolli, në këtë përkujtim të një ushtari
siq ishte Basri Canolli. Ai ishte dhe mbeti nderi i UÇK-së dhe i Kombit
Shqiptar. Ky vend me këto bukuri të rralla në të shkuaren, sot, dhe në të ardhmen, ka luajtur dhe do të luaj
një rrol vendimtar në mbrojtjen e Atdheut. Ju komandant Sopi dhe të tjerët, ju
lutem të mos na i mbyllni istikamet,
sepse ato jo vetëm që do të mbesin një kujtesë qëndrese e krenarie për
brezat, por edhe do dëshmojnë se jo edhe aq lehtë u çlirua Kosova dhe u fitua
liria, por ndoshta do të na duhen edhe në të ardhmën për ti mbrojtur trojet e
Shqipërisë Etnike...”
Nga
konferencieri u lexua edhe përshëndetja këtij manifestimi e shkruar nga kom. Adem
Shehu, i cili një ditë më parë e kishte vizituar familjen Canolli, por për
shkak të obligimeve nuk kishte patur mundësi të qëndrojë më gjatë. Pastaj u dha
një program i begatë me këngë e valle folklorike, kushtuar dëshmorit: Basri
Canolli si dhe dëshmorëve të tjerë. Një surprizë e veçantë e këtij manifestimi
ishte recitimi i një poezie mjaftë përmbajtësore kushtuar Basriut, e përgatitur si dhe recituar nga “Basriu i Ri”
trashëgimtarit me emër të dëshmorit, nipit të dëshmorit, djalit të parë të lindur
pas lufte në familjen e Halil Canollit.
E çka
mund të thuhet e shkruhet për mikpritjen, bujarinë e familjes Canolli, në krye
me babain e dëshmorit, veteranit të UÇK-së, s’bashku me tre djem tjerë, po
ashtu veteranë të UÇK-së, bacë Halil
Canollit. Në ball të familjes, plot krenari e burrëri, shkëlqente i tëri, duke
përqafuar “shqiptarçe” qindra pjesëmarrës, duke ju uruar mirëseardhje e falënderime
për pjesëmarrje. Po ashtu, si edhe herë të tjera, bacë Halili nuk lejon askënd të
largohet pa i ngrënë dy kafshatë “bukë e kripë e zemër”, siq shprehet ai
zakonisht, dhe pa u freskue me “ujë biluri” të këtyre bjeshkëve të praruara. Dhe për çudi, dëshmorët, jo vetëm
po e sillnin lirinë e popullit, por ata edhe në përjetësi, po e gjallëronin dhe
po e freskuakan, shpirtin e njeriut edhe
në vapën më të madhe!!
Më duket
se krahas dhëmbjeve për dëshmorin- Basriun, por edhe krenarinë, lumturinë, kënaqësinë
shpirtërore, e shijuam sot, jo vetëm ne raca njerëzore, që ishim prezent në këtë manifestim, por gëzimin e përjetuan edhe fushat e malet, edhe
zogjtë e shpentë e malit, edhe krojet e akullta si dhe gjithë natyra e lagjës Canaj.
Lavdi dëshmorit:
Basri Canolli!
Lavdi dëshmorëve
të kombit të të gjitha brezave!
Rroftë Shqipëria
Etnike