Faleminderit
Selman Etemi: Ramadan Peci - Dani, Dëshmor i Kombit Shqiptar
E premte, 29.06.2012, 07:03 PM
RAMADAN
PECI - DANI DËSHMOR I KOMBIT SHQIPTAR
Krenari e trashëguar dhe e dëshmuar breza të tërë
Danin tonë, e patem dhuratë nga Zoti, kurse ne ia falem Atdheut! (Çerkin H. Peci, babë i dëshmorit Ramadan Peci- Dani)
Për të dëshmuar, se, më e çmuar është liria se sa vet jeta, që nga koha më e hershme e rinisë së vet, e kishte krijuar në mendje dhe shpirt, e që ndikoi në plotëvyrtytësinë e një shqiptari të vërtetë, i cili e dëshmoi gjatë tërë jetës së vet, dhe më në fund me flijimin që bëri për çlirimin e kombit dhe atdheut, na ishte Dëshmori i Kombit Ramadan Çerkin Peci - Dani. Të jesh i tillë, me një fisnikëri e trimëri të rrallë e të dëshmuar për komb e atdhe, duhet të keshë edhe amtësinë nga një familje, siç na ishte dhe është familja Peci nga Zhazha e Shalës së Bajgorës, të dëshmuar breza të tërë kundër armiqëve shekullorë.
Nga Selman Etemi
Fshatin
Zhazhë e kemi në anën më të dëshmuar kombëtarisht dhe më të përvuajtur
barbarisht, dhe nga po i njejti mes, të kësaj pjese të Dardanisë patem dhe kemi
trimat më të dëshmuar për Komb e Atdhe. Kjo
anë ishte gjithmonë qerdhe nacionalistësh të përbetuar në të mirë Kombi. Nga po
ky mes pati luftëtarë të dëshmuar në luftë për mbrojtje të kufijve veriorë të vendit
nga sllavoçetnikët serbë e malazezë, ku qëllim kishin copëtomin dhe grabitjen e
tokave shqiptare. Fshati Zhazhë, edhe me vende tjera përreth, përjetoi dhunë të
pandërperë nga forcat e krajlevinave sllavo-karpatiane, të ndara në periudha të
caktuara. U bënë tortura të llojllojshme, me qëllim çrrënjosjeje të kësaj
popullate shqiptare të kësaj ane, apo të zhbëhej fare, sepse nga këtu bëhëshin
përballjet më të forta kunder hordhive çetnike.
Zhazha është
fshati ku u lind stërgjyshi, gjyshi dhe babai i dëshmorit Ramadan Çerkin Peci -
Dani. Ky fshat rrjedh nga vëllazëria nga fshati Boletin, pra fshati i Isa
Boletinit, nga merret vesh se dëshmori Ramadan Peci ishte stërnip i tij. Kur
tre vëllezërit: Ahmeti, Hajdari dhe Halali u ndanë, ky i fundit u vendos në lagjën
Zhazhë që më vonë u bë fshat në vete. Ky fshat përbëhet nga tri lagje: Idrizaj,
Smakaj dhe Sejdijaj, sipas emrave të tre djemëve të Halitit. Dëshmori Ramadan
Peci i takon lagjës Idrizaj.
Ramadani
edhe pse u lind në Mitrovicë është inspirua dhe preokupua nga fshati i origjinës
dhe nga historia e lavdishme e të parëve të vet, që nga babai i vet e deri te
stërgjyshi i tij Isa Boletini. Shumë patriotë nga Zhazha ua kishin kthye pushkën
armiqve okupatorë, siç ishin: Hajrizi, Osmani, Lutifi, Ahmeti, Fazlia dhe vëllau
i tij Xhemajli - Xhemë Zhazha. Në rast luftërash organizoheshin të gjithë si një
kundër armikut, por këta që u përmendën ishin më të shquarit. Ky fshat ka dhënë
edhe intelektualë, ndër të cilët duhet përmendur me krenari Ali Xhemë Pecin, i
cili madje ishte edhe patriot më i dalluar jo vetëm në Zhazhë, por edhe në Shalën
e Mitrovicës. Ali Peci ishte mësues, kur u organizua me Shaban Shalën e Letancit
të Podujevës për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e saj me nënën Shqipëri, për çka
përjetoi burgjet më famkëqinj: Mitrovicë, Prizren, Prishtinë,
Axhën e dëshmorit
Ramadan, Xhemajlin, e kishin pushkatuar
partizanët jugosllavë dhe klika e Ali Shukrisë në fshtin Zhazhë te Shtegu i
Makfës, më 21 shkurt 1947 si armik dhe luftëtar kundër serbosllavëve.
Për t’ju
kundëvënë gjithë të zezave të armikut, Familja Peci përsonifikohet edhe me shumë
burra e trima të dëshmuar, duke veçu Xhemë Pecin (Zhazha), pastaj Hajdar Pecin (Zhazha)
babagjysh i Dëshmorit Ramadan Pecit. Xhema, ishte anëtar i Frontit të Rezistencës
Kombëtare kundërçetnike, i pushkatuar në vitin 1947. Kurse Hajdari (babë i të nderuarit
Çerkin) rrugën e trashëguar por me plotë vështirësi, e, që qëllim kishte që ta
pasuroi, zhvilloi, arsimoi, ta mbrojë, por dhe ta bashkoi Kombin në të vetmin
trung natyral, Shqipëri etnike.
Edhe
vitet e tetëdhjeta e sidomos të nëntëdhjetat për këtë mes ishin tejet të rënda
por dhe të veçanta e të lavdishme për kombin, duke mos përjashtu edhe Luftën Çlirimtare
të UÇK-së, pjesë e së cilës ishin edhe trimat e kësaj ane me bijtë dhe bijat më
të mirë që kishte. Gjithmonë nga këtu pati burra të mençur e të besës. Ata u dëshmuan
gjithëherë sipas nevojës dhe rasteve që t’i dilet zot këtij populli të shumëvuajtur.
Një nga ta kemi Çerkin Hajdar Pecin dhe na është veteran i dëshmuar i arsimit
shqip, si dhe i çështjes sonë kombëtare në përgjithësi, që nga vitet më të hershme,
bile mund të thuhet por dhe të konstatojmë: -atëherë kur tek një pjesë e madhe
e popullit mbretëronte përgjumësia e që reflektonte të kundërten e vlerës së mirëfilltë
në të mirë Kombi; atëherë kur një pjesë edhe jo e vogël yryshonte për një copë të
hidhur pushtet të sunduesit, Z Çerkin mu atëherë iu kundërvu atij sistemi shtypës,
shkatërrues, përdhosës e që kishte qëllim që popullin shqiptar edhe ta zhbënte
të tërin nga ajo Tokë Dardane. Kur dheu i kësaj Toke thirrte djem e bija që t‘i
dalin Zot, vlerëmadhi Çerkin, si dhe më parë, bashkë me shokët e idealit të pastërt
bënë atë, që së pari iu treguan kolltukgjinjëve shqipfolës se janë mbrapsht të koduar
me kodet kushtetuese të Çubrilloviqëve, dhe nga ana tjetër, armikut shtypës
serbosllav ia bënë të qartë: se ky vend kishte dhe ka Zot. Edhe përkundër
persekutimeve nga më të ndryshmet nga okupatori serbosllav, Çerkin Peci është njëri
nga organizatorët kryesor për formimin e Frontit të Rezistencës për Ribashkim
Kombëtar Shqiptar (FRBK), e që u themelue në Prizren, në vitin 1990. Këtë e bëri
së bashku me Afrim Morinën, Sokol Dobrunën, Mentor Kaçin, Fatlik Lilën, Naim
Krasniqin, Enver Halitin, Fatos Aliun nga Presheva, e të tjerë. E që, së pari
nga ky Front organizohen dhe mbahen tri
Kuvende:
Kuvendi i
parë është mbajtur në Prizrenin e besëlidhjeve kombëtare, (1990).
Kuvendi i
dytë u organizua dhe u mbajt në Gjakovë (Piskotë, 1990).
Kuvendi i
tretë u mbajt në Vushtrri (1991).
Në Kuvendin
e mbajtur në Vushtrri (1991). Mësa dihet, në këtë tubim marrin pjesë, bashkë me
Hamit Mujën e Enver Halitin edhe Adem e Hamëz Jashari.
Çerkin H.
Peci ishte i caktuar organizator dhe udhëheqës për Mitrovicë, Vushtrri, Shalë dhe
Podujevë.
Enver
Halit Haliti, stërnip i Halit Bajramit nga Luboveci, është caktuar organizator
dhe udhëheqës për Drenicë. Enver Haliti (profesor i gjuhës shqipe) u pushkatua
nga soldateska serbe të ndihmuar nga tradhtarët e Kosovës shqipfolës që në fillim
të Luftës së UÇK-së
Kjo
organizatë kishte qëllim, çlirimin dhe më pas edhe bashkimin e të gjitha
trojeve shqiptare të ndara e të aneksuara padrejtësisht. Gjithë kohën kjo
Organizatë punoi në konsolidim në të gjitha trojet etnike. Sa për dijeni: në vitin
1990, në Gjakovë u qepën uniforma ushtarake me Emblemën e Frontit të Rezistencës
për Ribashkim Kombëtar (FRBK).
Mund të konstatojmë,
se ky Front ishte Organizata e parë e këtij lloji në të gjitha trojet etnike, e
që, më vonë synohej të shëndërrohej në një Ushtri të mirëfilltë Shqiptare - kuptohet,
në Kosovë.
Për pasojë,
që aktiviteti i kësaj Organizate të ketë edhe suksese të mëtejme, nuhatësit
qoftë shqipfolës apo sllavo-udbashë, kjo Organizatë u dëmtua, por jo edhe tërësisht.
Pasuan arrestimet, burgosjet e dënimet të faktorëve më udhëheqës të saj.
I
nderuari Çerkin Peci, vetëm për një pjesë të aktivitetit të vet, qe i dënur nga
gjyqet sllave tri herë:
I pari
gjykim u organizua dhe u mbajt në gjykatën e Mitrovicës, që për aktakuzë kishte,
Pjesëmarrjen në Demostrata të vitit 1981. Përçka edhe pas këtij dënimi pasojnë ndëshkimet
tjera: E largojnë përgjithmonë nga arsimi shqip; shpallet i padëshirueshëm për çfarëdo
vendi tjetër të punës - pra, ishte i diferencuar nga ai pushtet gati nga e tërë
jeta.
I dyti
gjykim, për vepër penale, i bëhët në vitin 1982, për aktivitetin e Z Çerkin në Lëvizjen
Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe Viseve Shqiptare në Jugosllavi, e, që ishte
nën udhëheqjen e të madhit Jusuf Gërvalla.
Gjykimi i
tretë i bëhët në vitin 1991, për shkak të aktivitetit të tij të drejtpëdrejt në
Frontin e Rezistencës për Bashkim Kombëtar.
Në këto
gjykime u dënua dhe u gjykua bashkë me bashkëveprimtarët me vite të shumta
burgimi. Gjyqe këto tejet të pamëshirshme ndaj shqiptarëve, të cilët për
atdheun po bënin gjithë të munduren dhe duke mos llogaritur aspak edhe jetën.
Me rëniën
e babait të tij Çerkinit në burg, më 1991 Dani u largua nga Kosova për në shtetet
europiane: Holandë, Gjermani, Suedi dhe Poloni, ngase ishte i organizuar në veprën
ilegale me babain e vet, për çka pushtet i kishte rënë në gjurmë.
E ndiente
mungesën e atdheut dhe vuante shumë sepse robëria po ia rëndonte Kosovën,
prandaj në fillim të vitit 1996 kthehet në Kosovë. Së pari u martua dhe i linden
dy vajza: Mimoza dhe Qëndresa. Kur i lindi vajza e dytë lufta e UÇK-së veç kishte
fillua e, prej dëshirës që ajo të mbijetojë luftën, gjyshi Çerkini e emëron Qëndresa
dhe, vërtetë qëndrojë e gjallë dhe bashkë me motrën Mimozën dhe me nënën Kimetën
jeton afër Hamburgut, jo larg gjyshit të vet, ku kishte shkuar si refugjat pas
luftës, sepse si bijë luftëtari ishte në vazhdimësi e rrezikuar prej policisë sekrete
serbe, barabar si nëna dhe motra e saj.
Peripecitë e graus dhe vajzave të dëshmorit gjatë luftës ishin të tmerrshme, si gjithë të tjerëve, sepse Dani ishte i zanun me luftën dhe fare pak mund të interesohej për to.
FAMILJA
PECI LINDI, RRITI DHE DHUROJË DËSHMORË E
HERONJË KOMBI
Pra, nga
familje kombëtarisht të dëshmuara në vazhdimësi për çlirim, bashkim dhe
zhvillim të kombit të vet, linden dëshmorë e heronjë me namë. Mund të themi se,
nga trima të dëshmuar në të mirën e kombit si dhe nga trimëreshat, lindën veç heronjë
e heroina që i dulen zot atdheut kur kerkonte nevoja. Një dhuratë të tillë nga
kjo Familje atdhetare patëm edhe të madhin dëshmor Ramadan Çerkin Pecin.
U lind më
19.10.1973 në Mitrovicë. Rinia e tij nuk i ishte krejtësishtë e rendomtë, sepse
ishte kohë që bartte në vete plagët që lëndonin rininë e tij. Pesha e dhunës ndaj prindit nga pushtuesit
vetëm sa shkonte e shtohej dhe ishte e pandalshme. Babë kishte Çerkinin që survejohej
në çdo hap nga satrapët pushtetarë sllavë dhe shërbëtorët shqipfolës të tyre.
I madhi dëshmor
Ramadani, filloren e kreu në vendlindje. Arsimin e mesëm e përfundoi në shkollën
ekonomike poashtu në Mitrovicë. Si nxënës i shkëlqyeshëm që ishte, e bënte të dallohej
nga shumë të tjerë. Përsonaliteti i tij, edhepse në moshë të re, kombëtarish
ishte i kompletuar. Kjo vërehej dhe çmohej edhe nga shumë mësimdhënës. Kjo
reflektohej edhe në raport dhe sjellje me të tjerët. Tek shumë të rinj dhe të reja,
nxënës, mbillte dhe thellonte ndjenjën dhe vyrtytin e pastër kombëtar. Për
mendjën e tij të qiltër dhe zgjuarësinë që kishte, e shkurtër ishte Poema e
Vaso Pashës “O moj Shqypni, e mjera Shqypni”, të cilën e ditke të tërën përmendësh,
derisa edhe letrarë, apo mësimdhënës qofshin ata, kishte që nuk guxonin ta zbërthenin
e lërë ta thonin rrjesht për rrjesht, sikur që e bënte Dani.
Çdoherë,
që nga mosha e hershme rinore ishte i dalluar kombëtarisht. Nga vitet më të hershme
rinore, në zemër dhe mendje kishte formimësinë tamam kombëtare. Edhe në aspektin
mësimor korrte suksese diturie. Jo vetem për pasion, por për dashurinë për
kulturën, kombin dhe atdheun, çiftëlija i ishte e pandara e tij. Përmes qiftëlisë
së tij këndoheshin këngë trimash e trimëreshash më më zë të Kombit.
Qëllim
kishte, që çdo gjë shqipe të ruhej, por dhe të kultivohej. Se, edhe kënga dhe çiftëlija
ishin ruajtës dhe shpërndarës të ndjenjës kombëtare tek të tjerët. Këndonte me
pasion, dy e tri herë në ditë, këngën e Bec Sinanit. Bile shpesh këtë këngë ia
adaptonte edhe të madhit Fehmi Lladrovcit, të cilin e adhuronte shumë. Është për
t’u veçuar, se në atë moshë të re që ishte, pos gjuhës së vet amëtare shqipe i
zotëronte edhe tri gjuhë tjera: atë të anglishtës, holandishten dhe
gjermanishten.
Por ditët
e mësimzënjës në shkollë të mesme ekonomike ia ndërpret rasti i thyrjes së fotografisë
së satrapit Tito. Ky ishte rast dhe shkak, që Dani të përjashtohej nga shkolla.
Mirëpo në fund të vitit shkollor, privatisht kryen edhe klasën e katërt, të fundit
dhe diplomon shkollën e mesme ekonomike. Dëshira për studim e shtyri që të kalojë
në Shqipëri dhe atje t’i vazhdoi studimet e mëtejme. Baba Çerkini përmes
Ulqinit dhe Vlladimirit në kufirin Mal i Zi - Shqipëri e kalon ilegalisht në Shqipëri.
Por, ndodhi ajo që s’pritej të ndodhte. Pas shumë përipetive dhe vështirësive
kalon në Shqipëri. Atje i ndodhi e kundërta e asaj që pritte. U gënjy nga ajo që
e kishte pritur. Dani i hidhëruar tejmase, organet e sigurimit të shtetit amë,
pasi që e mbajnë të mbyllur, tradhëtisht e kthejnë prapa në Kosovë, ku më pastaj
pasojnë maltretimet çnjerëzore ndaj tij në UDB-në e Mitrovicës. Andaj, edhe kjo
iu shtua vuajtjeve të tija të radhës, të atyre vuajtjeve që ende i ndjente në vete.
E sidomos e mundonte vuajtja e babait Çerkin nëpër kazamatet e pushtuesit sllav.
Por të gjitha këto e bënin më të pasur dhe të fortë në shpirtë, që, një ditë do
vijë koha, për të gjitha këto Dani do të merr hak.
Pra, kur
Kosova ishte në rrezikun më të madh, rrezik që të zhbëhej e tëra, edhe si tokë dardane,
Ramadan Çerkin Peci - Dani vullnetarisht veshë uniformën e UÇK-së, dhe u gjend
në logun e trimave atdhetarë. Këtë e kishte pritur kohë të gjatë. Bile, edhe
tani për të ishte më vonesë, sepse një përgatitje të tillë (për luftë) shumë kohë
më parë e kishte vërejtur tek babai i vet, Çerkini. Kushtrimi për atdheun i
ishte i shumëpritur, sepse i erdhi koha që ta përmbushë misionin e tij për çlirim
dhe pavarësi. Armiku serbosllav kishte ndërmarrur ofenzivën (e IV) kundër UÇK-së
dhe posaqërisht kundër popullatës së ikur nga shtëpitë dhe të vendosur në malet
e Zuniqit afër fshatit Broboniq. Atje ishin të vendosur me mija shqiptarë, gra,
fëmijë, pleq e plaka. Prandaj pikërisht në mbrojtje të tyre atë ditë ra dëshmor
Ramadan Ç. Peci në pranverën e tij të njëzetë e gjashtë. Kyçja e tij në luftë të
UÇK-së, daton prej 20.10.1998 dhe zgjati deri në momentin kur bie dëshmor, mu në
vijën e frontit, në vendin e quajtur Kodra Kolena, më 27.05. 1999. Ishte ushtar
shumë i dalluar, dhe luftën e vet e bëri si ushtar i Brigadës 142 të Zonës
Operative të Shalës.
Bashkëluftëtarët
e Danit flasin me pietet siç folet për një hero, sepse të tillë e bënin të bëmat
dhe heroizmi luftarak. Thonë se Dani ishte gjithnjë i gatshëm të përballet me
armikun dhe gjithë sfidat e luftës, që ishin shumë të mëdha, deri të jashtzakonshme.
Gjithnjë i suksesshëm në aksione lufte. Frikën nga armiku e konsideronte si
turpin më të madh. Një rënie e tillë, vërtetë të bën krenar dhe të shton shpresën
se në një atdhe për të cilin bien kësi dëshmorësh si Dani dhe gjithë të tjerët
robëria ska vend.
Popullata,
poashtu flet me krenari për Danin si për një humanist që kurrë gjatë luftës nuk
e harroi, por iu gjend me të gjitha furnizimet, që nga ushqimet deri tek ilaqet.
Dhe sot, kur e kujtojmë si të tillë, nuk mund i përmbajmë lotët, edhe pse shumë
herë gjatë luftës i kishte porositur: Në se vritem mos me qani, sepse unë do të
jam i lumtur në se vritem në këtë luftë, sepse kjo është luftë e shenjtë si çdo
luftë tjetër për çlirim.
Në telefonatën
e fundit kur heton se nëna po merzitej për të, i kishte thënë: Mirë po bëke nanë
që paske filluar të merzitesh, sepse unë do luftoj e kur të të lajmërojnë se
kam ra dëshmor do ta përballosh më leht. Ti, nanë me ke lindur djalë për ta
mbrojt Kosovën në fushë të mejdanit, se Kosova s’mbrohet me dëshira e fjalë, po
me mund, sakrifica e gjak, siç po bëjnë shumë djemë e vajza të Kosovës. Mjaft
do ta keni se Kosovën ma s’do ta shkeli këmbë serbi dhe na do të prehemi të qetë
në tokën e kësaj Kosove martire!
Vërtetë kjo
qe biseda e fundit e Danit me nënën e vet Sabilën që e kishte në mërgim. Ashtu
edhe ndodhi. Dani ra heroikisht në malin Kolena mbi fshatin Verrnicë të Mitrovicës
6 ditë më vonë kundër ekspeditës së fundit serbe, duke i mbrojtur shqiptarët e
strehuar në Zmiq, të cilët i kishin përzënë nga shtëpitë. Ra për të mos vdekur
kurrë, në muajin më të mirë të pranverës së tij të 26.
Përshkrim
i shkurtër nga bashkëluftëtari i dëshmorit Dani, Eset Ujkani, i cili ishte edhe
komandant i Njësitit ditën e rënies së këtij dëshmorit, e që përqëndrohet në përiudhën
e kohës së Luftës ‘98 - ‘99 (vetem në Mitrovicë): “…Dani shquhet me aktivitetet
e tij si humanist në ndihmë të popullatës e cila çdo ditë e më shumë e ndjente
mungesën e artikujve elementarë ushqimorë. Është numër i madh i familjeve të cilat
e kujtojnë Danin, i cili u ofroi artikuj ushqimorë. Ndër ta mund të veçohet
profesori i gjuhës Shqipe, Fazli Hajrizi, i cili në shumë raste tregon si Dani
iu dergoi thasët me miell në momentin ku ai dhe familja e tij nuk kishin as një
gram miell e as bukë. Si ky rast ka edhe shumë e shumë raste të tjera ... Nga
Ilirida, Ramadani (Dani) me shokët, siç janë: Eseti, Gania etj. pas ofenzivës
serbe në Iliridë, nga ambulanca e improvizuar në Iliridë kanë tërhequr gati të gjithë
sasinë e medikamenteve shëruese të cilat gjendëndeshin në atë ordinancë, dhe,
ato së pari i kanë dërguar në fshatin Vinarcë, e më pas janë dërguar në pikën
ushtarake të Terrnavcit. Ato iu dorëzuan komandant Kamishit, e me këto barëra
janë shëruar popullata e cila qendronte në malet e Brusit, e në shumë vende të tjera.
Këto barëra ju ofruan mijëra qytetarëve të këtij rajoni.
Aktivitetin
ushtarak të Danit do ta shkruaj prej rënies së granatës në tregun e Mitrovicës,
edhe pse ky kishte aktivitete ushtarake edhe të mëparshme që kishte vepruar në rajonin
e Shalës:
Posa
morem informatën, se në tregun e Mitrovicës kishte rënë granata, ku ishin vrarë
dhe plagosur me dhjetra njerëz, Dani së bashku me shokët e tij të luftës,
filloi përkatitjen për organizimin e një aksioni për hakmarrje ndaj ushtrisë dhe
paramilitarëve serbë. Në një tog prej 12 vetësh, (në mesin e të cilëve ishte dhe Dani), në orët e mbrëmjes
shkuan tek tregu i Mitrovicës dhe sulmuan
strukturat polico-ushtarake, e cila kishte qenë aty, ata janë tërhequr
duke lënë automjetet e tyre të zbrazura. Numri i luftimeve me forcat ushtarake
serbe është i madh, por unë do t’i përshkruaj vetem disa që me kujtohen:
Në vitin 99
forcat ushtarake serbe filluan qe të hynin edhe në Iliridë. Nga shtëpitë të cilat
ndodhëshin përballë Urës së Gjakut, afër stacionit të autobusëve, kanë qenë të pozicionuar
Dani me shokë. Ata, atë ditë që nga ora 3:00 nuk i kanë lejuar që të shkonin në
drejtim të Shipolit forcat policore-ushtarake serbe. Afër stacionit të autobusëve
kishte mbetur për disa orë vetura e mbushur me policë serbë dhe më vonë edhe një
veturë tjetër e eprorit të policisë serbe. Në përpjekje për t’i tërhjekur policët dhe ushtarakët serbë, në drejtim
të Danit me shokë është gjuajtur me të gjitha llojet e municionit nga pragat
dhe autoblindat që kishin qenë të pozicionuara në stacionin e autobusëve dhe
rrugë aty afër. Dani me shokë kanë qendruar në ato pika për tërë kohën, edhe pse disa herë kanë qenë të mbuluar
nga dheu qe ngritej nga rënia e granatave në afërsi! Forcat serbe në këtë ditë pësuan
disa të vrarë dhe të plagosur.
Gjatë ofenzivës
serbe nëpër fshatra, Ramadan Peci - Dani
së bashku me shokët, në hyrje të fshatit Vinarc doli që t’i ndaloi këto forca,
dhe për një kohë ata penguan forcat serbe që të lëviznin drejt fshatit Vinarc,
e me këtë aktivitet i’u mundësoi me mijëra refugjatëve që ishin në fshatin
Vinarc që të tërhiqeshin. Ka numër të madh te rasteve që u sulmuan parmilitarët
serbë, por do ta veçoj rastin që ndodhi në Iliridë në afërsi të ambulancës ‘’Sami
Beqiri’’, ku një tog militaresh hyjnë në lagjën Iliridë që të plaqkisnin, dhe
pas aksionit që ndërmorri Dani me shokë,
vetura e plaçkitur me paramilitarë mëzi eci deri në rrugën magjistrale të Ibrit,
dhe aty mbeti së bashku me paramilitarët e vrarë e të plagosur. Me fillimin e
ofnzivës së madhe serbe në pranverën e vitit 1999, Dani së bashku me shokët e
njësisë së togut u gjend në Iliridë, dhe, që nga ora 9 e mëngjesit e deri në orën
12, për tri orë rresht luftuan me forcat ushtarako-policore serbe. Lufta u
zhvillua në afërsi shumë të vogla, deri në disa metra. Forcat ushtarako-policore
serbe edhe në këtë ditë pësuan humbje të mëdha, ku edhe televizioni shtetëror i
Serbisë pranoi humbjet që patën forcat ushtarako-policore të tyre. Lufta u
zhvillua derisa forcat policore-ushtarake serbe e kanë lëshuar rreth rrethimin
që ia kishin bërë Danit me shokë. Ofenziva serbe shkonte në drejtim të fshatit
Vaganicë dhe në rrugë të Vaganicës, Dani me shokët e shkatërron autoblindin e
ushtrisë armike, e cila ishte versulur në
drejtim të fshatit Vaganicë. Gjatë këtij aksioni, Danin e gervishti pak në shpinë
një plumb që u shkrep nga autoblinda, e cila villte zjarrë pa ndërprerë. Në pranverën
e hershme të vitit 1999, popullata që kishte mbetur në Iliridë dhe fshatrat përreth
vuante çdo ditë e më shumë nga mungesa e artikujve ushqimorë. Dani së bashku me
Esetin e organizuan aksionin e sulmimit të fabrikës ‘’Një Maji‘’, ku thuhej se
kishte sasi të mëdha ushqimi. Aksioni ishte i suksesshëm, dhe fabrika u pastrua
nga serbët. Aty u gjend armatim, municion dhe uniforma të ushtrisë armike. Në depo
të kësaj fabrike u gjend sasi e madhe e ushqimit, siç ishte: miell, sheqer,
kripë, oriz, mish i konzervuar, vaj, e ushqime të tjera, e cila iu shpërnda
ushtarëve të UÇK-së dhe popullatës civile. Kjo sasi ushqimi e gjendur aty e
zbuti shumë mungesën e ushqimit, që vërehej qartë tek popullata dhe UÇK-ja. Sidomos
te pjesëtarët e UÇK-së kishte mungesë të madhe të kripës e cila u gjet aty dhe
iu dërgua. Këto janë vetëm një pjesë shumë e vogël e aksioneve, të cilat i ndërmorri
gjatë luftës Ramadan Çerkin Peci - Dani.
Dani ra heroikisht, duke luftuar ballë për ballë me forcat ushtarako-policore
serbe, mu në vijën e parë të luftës frontale në maje të malit ‘’Kolen’’, e cila
gjendet përballë rrugës që drejtohet për në Skënderaj”
Për
gjitha të bëmat si dhe kontributin e pashoq të dhënë në Luftën e UÇK-së,
Kryesia e Partisë Republikane në Mitrovicë, merr vendim që t’i propozojë Kuvendit
të Republikës së Kosovës, që Ramadan Çerkin Pecin - Danin ta shpalli, Hero i
Luftës Çlirimtare të Kosovës.
Familjen e nderuar Peci, e falënderojmë për Dëshmorin që na e dhuroi. E falënderojmë për gjithë atë kontribut të dhënë prej kohërave më të hershme që ne ta gëzojmë këtë Liri sot. Falënderojmë prindërit, që e lindën dhe me plotë mund e rriten, arsimuan por dhe e edukuan kombëtarisht, që për çlirim dhe bashkim të Kombit dhe kësaj Toke Dardane e dha Jetën.
Të dhënat
ndihmëse:
-Bashkëbisedim
me Çerkin Pecin, babë i dëshmorit të kombit Ramadan Peci- Dani, (Hambug, Maj 2012)
- Paraqitje
shkrimore nga bashkëluftëtari i Ramadan Çerkin Pecit - Danit, Eset Ujkani (Maj 2012)
- Intervista
e z Mentor Kaçi dhënë (bërë) me z Besim Muhadri