E enjte, 01.05.2025, 07:40 PM (GMT+1)

Faleminderit

Jahë Sadrija: Naum Veqilharxhi (1797-1846)

E shtune, 30.06.2012, 11:14 PM


Naum Veqilharxhi (1797-1846) –“ Shqiptarët nuk mund të qëndrojnë si komb pa e kultivuar dhe mësuar gjuhën e mëmës”.

Faza e Parë e Rilindjes Kombëtare në Shqipëri

Nga: Jahë Sadrija

Me emrin e Naum Veqilharxhit, lidhet fillimi i Rilindjes sonë kombëtare.  Idetë e tij patriotike, demokratike dhe iluministe, aq të përhapura dhe të guximshme për kohën, shërbyen si udhërrëfyese për lëvizjen e Rilindjes në tërësi.

Naum Veqilharxhi lindi në Vithkuq, dikur qytet i zhvilluar në rrethin e Korçës, më 1797, në një familje tregtare.  Emri i tij është, Naum Panajot Bredhi.  Vithkuqi sipas turqishtes, është titull, ofiq, që do të thotë itedent, ekonomat, sipas të cilit ky e merr mbiemrin.

Naumi lindi dhe e rrit në Vithkuq.  Aty mbaroi shkollën fillore.  Pastaj qyteti u dogj dhe u rrënua tri here.  Mësimet tjera I vazhdoi në Voskopojë, qytet me rendësi të madhe për kohën.  Mendohet të ketë studiuar edhe në Stamboll.  Naumi largohet nga Vithkuqi aty nga viti 1819.  Ndërsa më pare edhe i ati kishte mërguar në Rumani, Molldavi, në qytetin Braile (1812-1814).  Këtu Naumi mori pjesë në kryengritje të mëdha rumune kundër turqve dhe feudalëve më 1821.  Kah viti 1824-1825, Naumi kthehet në Bukuresht dhe i vihet punës për përpilimin e alfabetit të shqipes.  Pas një aktiviteti të dendur patriotic-iluminist, helmohet nga patrikana greke e Stambollit në vitin 1846.  Lidhur me këtë çështje dhe me pengesat, që ai pati në punën e tij do të shkruaj edhe Eftim Brandi në librin e tij greqisht, “Ankimet shqiptare”, të botuar në Athinë më 1880.  Po këto mjerime ngjan edhe me shqiptarin, Naum Veqilharxhi, sapo zuri të botojë shkronjat e para të gjuhës shqipe.

Veprimtaria e Naumit

Naum Veqilhargji është i pari që ju përvesh punës për hartimin e një programi kombëtar, ku do të kristalizoheshin më vonë idetë e Rilindjes Kombëtare. Ai me shkrimet e tij bëri përpjekje për formimin e epokës së re dhe të ndërgjegjes kombëtare.

Vepra e pare e Naumit ësht,”Ençiklika”, letërqarkore e vitit 1836, e shkruar greqisht, e cila është një manifest kombëtar.  Përmes saj Naumi , ka shtruar kërkesat kombëtare, qytetëruese dhe kulturore të lëvizjes sonë çlirimtare. Në të u bënë thirrje gjithë shqiptarëve, pa dallim feje apo klase , t’i fakin paragjykimet e vjetra dhe ta zënë rrugën e diturisë, udhën e civilizimit njerëzor.  T’i ndjekin me guxim dhe pa u lëkundur kombet e qytetëruara.  Ta kultivojnë qenjën e tyre në dritën e kohës dhe të historiesë në shkallë kombëtarenë .  Vepra e tij e dytë është “Evetari”, e botuar në vitin 1844, e cila nuk ka më shumë se 4 fletë dhe 8 faqe.  Në fletën e pare është alfabeti me 33 shkronja.  Në të dytën ka disa aforizma.  Në të tretën shpjegohet alfabeti dhe ka disa bekime fetare.  Në fletën e katërt jek disa aforizma të karakterit educativë. “Evetari”, edhe sot sillet nëpër atdhe dhe gjendet në të gjitha bibliotekat dhe tek lexuesit .  Atë e shpërndau në Korçë, Permet e Berat, patrioti Naum Haxhi Vasili. Vepra u prit mirë nga bashkatdhetarët.  Naumi i entuziazmuar, në vend që ta ribotojë, shkruan një abetare të re , me 48 faqe të cilën e quan Evetar i dytë dhe e boton më 1845 të titulluar, “Evetar shqip për djelmtë nismëtarë”.

Në parathënjen e saj spikatë pikëpamja e re e Naumit ndaj gjuhës, alfabetit dhe kombit.

Nga kjo parathënie dhe korospodenca, që kishte Naumi, del se ai njihte mire realitetin shqiptar të kohës.  Shtrohën këtun idetë e autorit lidhur me zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe.  Idetë e qytetrimit të lashtë, që duhet zhvilluar dhe thelluar më tej.  Sipas autorit asnjë komb nuk ngritet pa gjuhë dhe arsim.  As shqiptarët nuk mund të qëndrojnë si komb pa e kultivuar dhe mësuar gjuhën e memes dhe se nuk ka përjashtim nga popujt e qytetëruar.

Një document tjetër i Veqilharxhit, që meriton shqyrtim, është edhe : Letra Jani Calit, nipit të tij, student në Vjenë.  Jani Cali ishte një grekofil, I cili e qorton Veqilharxhin se ka hyrë në një rrugë të gabuar.  Se do të duhej të hiqte dorë nga idetë e këtilla, ndryshe do ta humbë pasurinë dhe moralin.  Letra e Naumit është një përgjegje, që ky i jep nipit të vetë Jani Calit. Në këtë letër Naumi, ngritet kundër gjithë atyre që dijen, energjinë dhe pasurinë e kanë vënë në shërbim të të huajve dhe e kan mohuar kombin dhe qenien e vetë.  Vdes në vitin 1846, pas një helmimi, nga patriku në Stamboll.  Me vdekjen e Naumit, gjithë kombi shqiptar humbi një nga shtyllat më të mëdha.

Emri dhe vepra e Veqilharxhit është nderuar dhe sot nderohet me krenari. Shumë shkolla e mbajn emrin e tij.  Para bibliotekës së Korçës është i vendosur busti i tij  i ri, pranë Mitkos e Asdrenit.



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx