| E marte, 10.07.2012, 07:19 PM |
DR.SELAHEDIN
VELAJ, LEGJENDA VLONJATE NË AMERIKË
Autori i librit Pierre-Pandeli Simsia tha se: një grup shqiptarësh nga diaspora i kishin propozuar Presidentit të Republikës dekorirmin e kësaj figure të shquar.Po kështu një kërkesë e këtillë i është drejtuar edhe bashkisë së Vlorës.
NGA GËZIM LLOJDIA
“Dr.Selahedin
Velaj u largua nga Shqipëria në prag të vendosjes së rregjimit komunist Libri i
jetës së tij ishte i shkruar me letrën e fatit..
Largimi,
nën një mot të ftohtë, nën vështrimin e mjegulluar të heshtur,anija shqiptare përpara se të mbërrinte në brigjet
fqinje,mbeti në det ku kuja dhe frika e tmerri zgjuan detin nga gjumi.
Nuk mund
të harrohen të gjitha, se gjithë jetën e
tij mbi supe mbetën në shpirtin etij brenga. Ka kohë që kur sheh brigjet dhe
detin, nuk duhet t’i kujtoj në kthim dhe
ikje, “arratinë” dhe zërat e trishtuar në anije.Një herë shkoi deri në Korfuz për
të parë brigjet shqiptare
“Cfarë po
lemë nga pas?I kujtonte fytyrat etyre kur zemra ndahej në dysh. Njëri vëlla
largohet tjetri,Petriti “Mandela i Vlorës”,kapet për tu “strehuar definitivisht
“ 37 vjet nëpër burgjet shqiptare,vëllai tjetër Hulusiu drejtor i bankës,i
japin plumbin ballit me një motivacion të njohur,përkrahës i amerikanëve,familja
vite internimi.
Petrit
Velaj:Neper fshatra te Shkodres, bashke me tim vella Selahedinin, kaluam 3-4
muaj. Papritur ne ditet e para te gushtit 1944, na erdhi lajmi se ideatoret e
Ballit Kombetar: Skender Muca, Yzeir Ismaili, dhe Zako Mezini u arrestuan
pabesisht nga forcat gjermane, tek Ura Izvorit ne Orikum. Brenda po asaj nate
ata pushkatohen ne fshatin Bubullime te Lushnjes. Vrasja e Skender Mucos dhe e
shokeve te tij ishte nje humbje e madhe per nacionalizmin shqiptar. E kam
degjuar nga goja e Mit'hat Frasherit kur na tha: "Ishte avokati Muco, i
cili do te na nxirrte nga gjendja katastrofike ku po jeton gjithe vendi..."
Ai ishte nderlidhesi i Shtabit te Mesdheut me forcat e Ballit Kombetar shqiptar.
Ai kishte organizuar zbarkimin e shpejt te trupave aleate ne Dukat dhe Bregdet.
Sic duket, sic me ka thene edhe Mit'hat Frasheri, gjermanet nga agjentet e tyre
e kane marre vesh punen e bere nga Skender Muco.Ishim ne shtepine e Rrushit
Rroit ne Shkoder kur morem vesh se ne fillim te Nentorit 1944, ne kete qytet
erdhen krejt kreret e Ballit Kombetar, me ne krye Mit'hat Frasherin. U
grumbulluan edhe me shume se treqind e ca te rinj. Mbas disa ditesh u kthye
Sulejman Mecua nga Shtabi i Mesdheut e na tha: "Ushtarakisht, sot per sot
e ka Nacionalclirimtarja. Kjo s'do vazhdoje shume. Per te ruajtur njerzit tane
duhet te largohemi nga Shqiperia..." Keto fjale kaluan goje me goje te
nacionalisteve ne te gjithe qytetin.Te nesermen si u gdhi, me thote im vella,
Selahedini: "Petrit vella, te kerkon zoti Mit'hat Frasheri, ne oden e
siperme te shtepise. Menjehere ngjita shkallet e drunjta. Trokita ne dere. Sapo
hyra, zoti Mit'hat me prit me buzen ne gaz. Me thote: - "Do te shkosh ne
Tirane. Atje do te takosh Medihane, vajzen e Mehdi Frasherit. Do t'i kerkosh ne
emrin tim 650 napolona flori. Na duhen per ne gjemixhiun qe te na coj ne Itali.
Keshtu o biri im, armatosu e sigurohu mire rruges. Gjithashtu do te shkosh e te
takosh profesor Nexhat Peshkepine e t'i japesh haber se i pres te vijne ketu se
bashku me doktor Haxhi Musane nga Elbasani". U gezova pse keta ishin edhe
miq te familjes sone.Sic me keshilloi Selahedini, nuk u nisa me veture, por
mora udhen me autobusin e linjes Shkoder-Tirane. Ne Milot takoj Abas Ermenin,
pasi autobuzi na ndaloi nga shenja qe dha pararoja e tyre. Aty, dy dite me pare
ishte bere nje perleshje me gjermanet. Forcat e Ballit Kombetar, te komanduara
nga Abaz Ermeni kishin djegur 12 makina, ishin vrare njerez nga te dyja palet. Abazi
ishte merzitur kaq shume nga vrasja e luftetareve te tij, saqe mua mezi me
njohu. Profesor Abazi kishte ndenjur 2 jave gjate vitit 1944 ne shtepine tone,
ne Ujet e Ftohte. Me tregoi per perleshjen. Une i thashe per porosite e Mit'hat
Frasherit dhe u ndame.
Ne afersi
te katundit Mamurras, u ndeshem me nje prite. Rruga ishte e zene me peme e
trungje lisi. Ishte e pamundr qe te kaloje. Nderkohe nga kodrat perreth
bresheri armesh na qelluan me mitroloz. Ishin partizane te vendosur ne kodrat e
Albulenes, ne afersi te Mamurrasit. Ne autobuz ishte edhe Isak Metua nga
Mesapliku se bashku me Ejup Zoton nga Ramica. Une, meqenese kisha dhe nje leter
nga Mit'hat Frasheri nuk u dorezova. Te shtenave te armeve te tyre u pergjigja
me revolverin tim. Aty, tek muret e shtepise se Prek Previzit, ne nje vije hapa
nje grope dhe e futa letren brenda. Shkova tek muret e shtepise ku u ndesha
perseri me forcat partizane. Njohja njerin prej tyre. Ishte Vangjel Kolea. Me
lidhen dhe me cuan ne shtabin e Brigades 23 te partizane. Komandant i kesaj
brigade ishin Hamim Keci dhe Xhavit Qesja. Me cuan ne nje katua, me qellonin e
kerkonin te dinin misionin tim. Pas disa ditesh me denuan me pushkatim.
Pierre-Pandeli
Simsia në botimin e tij Dr.Selahedin Velaj, legjenda vlonjate në amerikë,shprehet:
Që kur u njoha për herë të parë me Dr. Selahedin Velaj dhe gjatë viteve në vazhdim,
si njeri, si bashkatdhetar, humanitar, patriot… gjithmonë më ka ngacmuar si një
limë e bezdisshme në ndërgjegjen time ndjenja dhe dëshira të shkruaja për të. Një
zë i brendshëm shpirtëror më fliste shpesh të bëja atë, që vetë Dr. Velaj e ka
të vështirë të flasë e të shkruajë për veten e tij. Ai gjithmonë ka ditur të zgjedhë
heshtjen.Heshtja e tij… ! Gjithë jetën, Dr. Selahedin Velaj ka punuar për
Kombin Shqiptar në heshtje, pa e ngritur zërin të reklamonte e ta dëgjonin të tjerët
atë që ai e bënte me vetëmohim dhe dashuri, me sakrifica, me përkushtim…
Por edhe
nëse Dr. Velaj zgjedh heshtjen, janë faktet historike ato që nuk heshtin, janë puna
dhe vepra e tij madhore në shërbim të Kombit, janë bashkatdhetarët, janë arkivat
e VATRËS ku
Dr. Selahedin Velaj ka dhënë një kontribut të madh në rritjen dhe jetëgjatësinë
e saj si ndër anëtarët e Kryesisë së Vatrës, si Kryetar i Degës së Vatrës për
dy vjet në Nju Jork, është vetë vepra e tij madhore brilante patriotike, janë shoqatat
dhe njerëzit e ndryshëm në nevojë ekonomike ato që nuk heshtin kur Dr. Velaj u është
gjendur pranë duke i ndihmuar në çastet e tyre më të vështira, janë “arkivat” në
mendjet dhe zemrat e bashkatdhetarëve që e kanë njohur dhe që vazhdojnë ta
njohin nga afër atë burrë kolos të ndritur të shqiptarizmës.
Dr. Velaj
sot është një burrë i mbajtur mirë fizikisht. Fisnikëria vazhdon akoma të lexohet
në fytyrën e tij. Edhe pse mosha bën të vetën, në rrudhat e tij mbi ballë, në flokët
e tij të zbardhur, ne shohim vitet e kaluara të jetës së tij, merakun për
vendin dhe popullin e tij, qetësinë e tij shpirtërore, që më në fund Shqipëria
u çlirua nga vampiri komunist, që Kosova fitoi njëherë e përgjithmonë lirinë e
përjetshme, që së shpejti edhe Çamëria të çlirohet njëherë e përgjithmonë e të marrë
frymë lirisht.Heshtja e Dr. Velaj-t!Nuk mund të rri pa përmendur edhe një fakt:
Në vitin 2005 i shpreha dëshirën time Dr. Velaj-t të bënim një bashkëbisedim (intervistë)
një përmbledhje të jetës së tij në emigracion për t’a botuar në gazetën
Shqiptaro-Amerikane ILLYRIA këtu në Neë York. Më falënderoi për ç’farë i kërkova,
por më refuzoi, dukemë thënë disa arsye që mua nuk më bindën. (“arsyet” e tij
ishin, sepse nuk donte të publikonte ato që kishte bërë… i dukej si mburrje përpara
bashkatdhetarëve të tij…)Ditët në vazhdim, me insistimin tim, e “binda” dhe lamë
vendin e takimit. Pas disa ditësh, kur shkrim-intervistën e kisha përfunduar
dhe ishte gati për t’u botuar në gazetë, Dr. Velaj më njofton që të mos e dërgoja
për botim shkrimin dhe, për t’u bindur në vendosmërinë e tij dhe në dëshirën
dhe insistimin tim, në
të njëjtën
kohë u kishte telefonuar edhe punonjësve të gazetës ILLYRIA që të mos e botonin
në gazetë dërgesën time. Vetkputohet, nuk u ndjeva mirë, por unë kisha qëllimin
tim ta realizoja atë që doja. Edhe pse nuk u botua në gazetën ILLYRIA, shkrimin
bashkë me intervistën me Dr. Selahedinin të shoqëruara edhe me disa foto ia dërgova
shtypit të pavarur në Shqipëri, ku edhe u botua, madje u botua edhe në disa
gazeta evropiane ku ka shqiptarë dhe në ëeb site dhe gruplista të ndryshme në internet….Edhe
pse jeta me të papriturat e saja e goditi pamëshirshëm familjen dhe shpirtin e
tij, duke i shkaktuar dhimbjen më të madhe që mund të ndjejë një prind për
humbjen e fëmijës së tij, Dr. Selahedin Velaj, me virtytet e tij të larta burrërore,
me dashurinë për atdheun e tij dhe tonin bashkë, me patriotizmin që e
karakterizon, vazhdon të ndjejë dhimbje në çdo kohë, kur mëson për politikat e
mbrapshta, pabesitë dhe shantazhet, dinakërinë e shteteve fqinje ndaj Shqipërisë
dhe ëndrrat e tyre të vjetruara dhe mjerane, copëtimin e territorit shqiptar.
Kështu
ndodhi edhe muajt e fundit, kur Dr. Selahedin Velaj, ishte nismëtari dhe
organizatori i takimit me intelektualë të ndryshëm që jetojnë në Nju Jork, ku
diskutuam për pretendimet territoriale dhe detare që shtetet fqinje kanë ndaj
vendit tonë.Ishte Dr. Velaj ai që propozoi në atë takim për t’i dërguar një peticionin
Parlamentit Evropian, Qeverisë Shqiptare, që edhe ajo, nëpërmjet eurodeputetëve
që përfaqësojnë Shqipërinë në Parlamentin Evropian, ta ngrejë zërin e saj për këto
probleme, propozim ky, që u pranua nga të gjithë ne dhe peticioni u dërgua.
Në biseda
të ndryshme me njerëz që e njohin Dr. Selahedinin të thonë në koinfidencë se ai
njeri është Nderi i Komunitetit Shqiptar në Amerikë, Nderi i Kombit tonë. Dhe
nuk ka si të jetë ndryshe kaninioti Selahedin Velaj, legjenda vlonjate në shqiptarët
e Amerikës dhe në mbarë Diasporën Shqiptare.Gjithë jeta, puna, vepra e tij, janë
histori, janë muze, janë thesaret e paçmueshme që ruhen në atë muze për të gjithë
emigrantët dhe mbarë shqiptarët, për të njohur bijtë e rrallë e të ndershëm të Kombit
tonë. Duke u njohur me jetën, vuajtjet, aktivitetin e të nderuarit Dr. Selahedin
Velaj e kupton përsëri se bijtë e ndershëm të Shqipërisë janë dhe do të mbeten
përherë të nderuar. Dr. Selahedin Velaj, Simboli i Diasporës Shqiptare në Sh.B.A.
biri i shtrenjtë i shqiptarisë, një ndër vatranët e vjetërqë ka dhënë një kontribut
të çmuar në jetëgjatësinë e saj duke bërë edhe fushata për të grumbulluar
ndihma në bashkatdhetarë për Vatrën . Një ndër rastet e shumtë, ka qenë edhe atëherë,
kur grumbulloi njëzetë mijë dollarë, shumë e madhe me kursin e asaj kohe, kur
Kryetar i Vatrës me qendër në Boston ka qenë zoti Pjetër Lukaj. Njeri i
angazhuar me pjesëmarrjen e tij fizike në nismat dhe aktivitetet e ndryshme është
ndër burrat e mëdhenj të Diasporës Shqiptare në Amerikë, një figurë e ndritur e
Kombit tonë.Vlora heroike dhe historike, ajo vatër e ndezur për liri, që tregoi
heroizëm kundër pushtuesit turq e deri tek heroizmi kundër pushtuesit italianë,
Vlora, vendlindja e Pavarësisësë Shqipërisë dhe e Ismail Qemalit, qyteti
bregdetar turistik dhe piktoresk, sigurisht, ndjehet krenare për birin e saj të
ndritur që e lindi dhe e riti, burrin e nderuar Selahedin Velaj, siç ndjehemi të
gjithë ne krenarë, pjesëtarët e Komunitetit Shqiptar të Amerikës që patëm fatin
e mirë të kemi në gjirin tonë doktorin e nderuar Selahedin Velaj, siç ndjehet
krenarë çdo shqiptar kur mëson për aktivitetin patriotik humanitar të tij, siç ndjehet
krenarë mbarë Kombi Shqiptar.Vepra patriotike e Dr. Selahedin Velaj-t, respekti
dhe vlerësimi që kanë bashkatdhetarët për të, vlejnë më tepër se një dekoratë mirënjohjeje,
se një titull i lartë nderi, që duhet t’i jepej nga instancat më të larta të shtetit
shqiptar. Titujt më të lartë të nderit, Dr. Velaj i ka marrë prej kohësh nga
bashkatdhetarët dhe mbarë shqiptarët me dashurinë dhe respektin që kanë ndaj
tij për kontributin e tij të përkushtuar.
Prof. Dr.
Agron Fico ka thënë për këtë figurë të shquar:Dr. Selahedin Velaj shquhet si
nismëtar i mjaft veprimtarive atdhetare, si donator për çështjen kombëtare, për
luftën e shqiptarëve të Kosovës kundër pushtuesve serbë.Dr. Velaj dëshmoi
dashuri për kulturën shqiptare duke ndihmuar dhe bashkëpunuar me dijetarin
japonez, Prof. Dr. Kazuhiko Yamamoto, i
cili i kushtoi Kanunit shqiptar të Lekë Dukagjinit studime të veçanta dhe
serioze. Vetë Dr. Velaj, i veshur me kostum kombëtar, shkoi në Japoni dhe
ngriti flamurin shqiptar në aulat e universitetit japonez.Dr. Velaj shquhet për
karakterin e fortë, për dinjitetin njerëzor, për ndershmërinë dhe frymën miqësore.
Edhe në humbjen e dhimbshme të të birit, djalit të madh, ai manifestoi virtyte
të larta burrërore dhe shqiptare, duke fituar nderimin dhe përkrahjen e dhjetëra
e dhjetëra miqve shqiptarë dhe amerikanë.Është kënaqësi intelektuale të takohesh
dhe të bisedosh me Dr. Selahedin Velajn, që shquhet për fjalën e mençur dhe
realiste, për humorin e këndshme dhe për respektin civilizues.Dr. Selahedin
Velaj është legjenda e gjallë vlonjate në gjirin e bashkësisë shqiptare në Amerikë,
e cila e do, e nderon dhe i uron shëndet, jetë të gjatë dhe të mbarë.
Promovim
në Vlorë
Në sallën
e bibliotekës publike “Shefqet Musaraj”, me një pjesëmarrje të gjerë vlonjatë dhe
familjarë e të afërt krijues,poet e shkrimtare, u organizua promovimi i librit “Dr.Selahedin
Velaj, legjenda vlonjate në amerikë” të autorit Pierre-Pandeli Simsia.
Takimin e
çeli Mjeshtri i Madh,prof. Bardhosh Gaçe,folën shkrimtari Eqerem Canaj,Liljana
Gjika,Petrit Velaj,mbesa Dhurata Dauti,djali i
N.Peshkepisë,Luan Cipi,Petraq Pali.Mbetet e paharueshme përshëndetja e
Dr.Selahedin Velaj, të cilën e përcolli me telefon për të pranishmit në sallë.Një
përshëndetje për auditorin vlonjat dërgoi nga Zëri i Amerikës,Elez Biberaj.
Autori i
librit Pierre-Pandeli Simsia tha se: një grup shqiptarësh nga diaspora i kishin
propozuar Presidentit të Republikës dekorirmni e e kësaj figure të shqaur por
nuk është dhënë përgjigje.Po kështu një kërkesë e këtillë i është drejtuar edhe
bashkisë së Vlorës.