Faleminderit
Gëzim Llojdia: Dr. Ismail Boçari dënuar tre herë me vdekje
E diele, 08.07.2012, 06:59 PM
DR ISMAIL
BOCARI DENUAR TRE HERE ME VDEKJE
Nga Gëzim Llojdia
Asnjë shekull
nuk mund t'i beje njerëzit e vet te lumtur se kohërat dhe fati nuk u japin
lavdi te gjithë bijve ; Dr.Ismaili është nga ata qe ka sakrifikuar. Mundi dhe
puna e tij shumëvjeçare përfundoi pa kapitale dhe pa fitime,por ai është nga
figurat me te nderuara, sepse te gjithë energjinë e tij ai e drejtoi ne luftën
për te mirën e përgjithshme. Azilantë dhe emigrante te shumte shqiptare ne disa
vende si
Ardhur në këtë botën tonë në fshatin e Vlorës Tragjas,kur mëngjesi I parë I jetës së tij I përkiste vitit 1917.Shtëpia që e priti ishte e Sh.Macit ndërsa atësia e Eshref Dano Bocarit.Një fis me degë e rrënjë që nga emri i kalasë së Gjon Boçarit. Damari patriotik i bie çuditërisht nga i ati,që kundërshtoi shkruan në kujtimet e tij Dr Ismaili,pushtimin Italian dhe aty rreth vitit ’20 sëbashku me bashkëshorten Munevere Kamber Myrtaj,djalin Niaziun 7 vjeç,Ismailin 3 vjeç degdisën në një qendër internimi ,katundi Bishelie,Bari,Itali.Rreth kësaj figure interesante Beqir Ajazi shkruan një shkrim interesantë rreth vitit 2003.Mirëpo ne do të cekim të dhëna të reja të panjohura më parë në publik rreth figurës ë Dr Ismail Boçarit.I ati Eshrefi është ndër ata, që i hapën udhë klubit patriotik “Labëria” në vitin 1908,,por edhe vetë Dr Ismaili ishte miku i ngushtë i Ago Agajt,Eqrem bej Vlorës,Ali Këlcyrës,Jaup Xhezos nga Tragjasi etj.Flitet per kalaja e Gjon Boçarit.Kjo kala mesjetare me dy kulla gjashtekendore.Lartesia e 5,5 metra e gjeresia 1,25 metra. Ndertimi i saj eshte i lidhur me fisin e Boçareve.
Shkollimi
Shkollën
fillore Ismaili e kreu ne Korfuz (Greqi), ndërsa shkollën e Mesme Industriale
ne 1929-1933 ne qytetin Fermo (Itali) Nga nostalgjia për vendin u kthye ne
Shqipëri dhe vazhdoi shkollën ne Tirane ne 1933-1935 ne Gjimnazin Shtetëror. Ne
kohen e Mbretit Zog i kur ishte ne klasën e peste u organizua një demonstrate e
koordinuar me Shkollën Teknike dhe Institutin "Nana Mbreteresh",sepse
një shtet i huaj kërcënonte Shqipërinë. Demonstrata dështoi se u urdhërua nga
lart, qe te mos kishte provokim. Ismail Danua dhe Petrit Dishnica u thirren ne
hetuesi dhe u përjashtuan nga gjimnazi për dy muaj, kurse Fejzi Rusi dhe Faik
Miraku u. burgosen për disa kohe.
Me 1935-1936
Ismaili u transferua ne Liceun e Shtetit ne Shkodër. Me 7 Pri111939 Ismaili
gjendet ne Shkodër. Pushka e pare shqiptare vullnetare u zbraz nga kalaja dhe i
pari u godit një oficer i ushtrisë italiane. Me datën 8 prill 1939 Ismaili u
takua ne orën 8 te mëngjesit me inxhinier Spiro Koleken bashkëpunëtor për
ceshtje kombëtare, i cili i thotë se italianet po i afroheshin Shkodres dhe se
kishte minuar Urën e Baballëkut. Mbas disa orësh Ismaili se bashku me shokun e
tij Hilmi Kryeziu u nisen ne këmbe për ne Veri.Pas një dite e një nate udhëtimi
dolën ne Puke ku qëndruan gati një muaj. Mendimi i Ismailit ishte qe te qëndronte
ilegal, por rrethanat i dhëne te kuptonte se krahina qe ne simpati për
okupatorin, mandej menduan te shkonin ne Gjakove ne familjen e Hilmiut, gjë qe
ishte e kote meqenëse edhe Jugosllavisë po i afrohej xhelati. Ne fillim te
muajit Maj Ismaili u rikthye ne gjimnaz dhe vazhdoi maturën deri ne Qershor 1939.
Me tu kthyer ne gjimnaz Ismailin e thërret ne drejtori Prof. Anton Deda dhe e
porosit :"Mos thuaj qe ke kenë ne mal,por qe ke kenë ne familje ne V1one. Me
dashuri Antoni patriot i njohur përqafon Ismailin dhe i mallëngjyer i pëshpërit
ne vesh" Rroftë Shqpnija".
Ne dhjetor 1939 Ismaili shkon ne Bolonje dhe regjistrohet ne fakultetin e Farmacisë. Ne Bolonje e vazhdoi aktivitetin Kombëtar, duke qene anëtar i Komitetit Antifashist te studenteve te Bolonjës, qe ishte një nder organizimet studentore qe i kundërviheshin fashizmit.
Dënuar tre herë më vdekje
Hera e
pare: ne fund te dhjetorit 1942- 1943 fillim Kallnueri ne Rrugën e Kaninës ne
Mesovun (Vlore) me urdhrin e kriminelit te Luftës se dyte botërore, gjeneralit
italian Zanini, u ekzekutuan Qazim Koculi se bashku me Lelo Kocin, Prefekti i
Vlorës Ekzekutimi u be nga dora tradhtare e Bajraktarit dibran Halil Alia, si
ndëshkim për Luftën e Vlorës.
Hera e
dvte: ndodhi ne
Hera e trete: Ndodhi ne Kruje ne Gusht te vitit 1944. Ishte dite e shenjtë fetare e ramazani dhe gjermanet për reprezalje do te pushkatonin 33 te rinj shqiptare. Me i madhi ishte Ismaili 24 vjecar, se bashku me dy vëllezërit e tij me te vegjël Skënderin dhe Muhedinin. Se bashku me ta ishin te tjerë universitare dhe një shok i tij universitar nga Kruja me emrin Platon. Çdo gjë për ekzekutim ishte bere gati ,por nga pushkatimi këta te rinj ,qe luftonin për lirinë e Shqipërisë i shpëtoi ndërhyrja e Xhaferr Tages dhe ndërhyrja ne te nesërmen e Eqrem Bej Vlorës, mik i familjes.
Nën kujdesin e familjes patriote të Abaz Kupit
Ne jetën
e trazuar te Ismailit kane ndodhur dhe sa e sa odiseja te tjera ,që nuk mbarojnë.
Ne po hedhim ashtu si i ka shkruar me dorën e tij Dr Ismaili:Disa copëza
kujtimesh:
Ismaili
ka qene për "Bashkim Kombëtar", parim i njohur dhe ne dijeni te gjithë
grupeve te majta. Ismaili me nuhatjen dhe mpreftësinë e tij nuk u fut ne asnjë grup
si ne vitet kur ishte student ne Itali edhe ne 1942 kur u be fuzioni i grupeve
te majta, dhe me vone ne vitin 1943 kur u kthye ne Shqipëri. Pa parti, por
gjithnjë konsekuent ne bindjet e tij për Shqipërinë e lire e vazhdoi
veprimtarinë antifashiste, pa u shmangur nga lufta dhe rreziqet, duke ndihmuar
ne mënyre te veçante shtypin dhe propagandën e luftës antifashiste. Me fuzionin
e grupeve Ismaili pati një deluzion te madh. Pasi i shpëtoi pushkatimit, pas
tetorit 1943 deri ne 1944, Ismaili mori rrugën për ne Kruje ku jetoi nen
kujdesin e miqve te familjes, patrioteve Alil dhe Ban Kupi, i vëllai i Abaz
Kupit. Trokiti ne Vinjoll (Kruje), katund në malin e Skënderbeut, ku u strehua
tek miku i familjes Dik Neziri. Atje në Vinjoll
Ismaili ndjeu edhe një here "besën e burrit" ku para derës se kullës
Dika i thotë:” Ismail - shtëpia eme shtëpia e jote, besa-bese, e përqafon dhe i
thotë "ne rast rreziku unë Dika kam me vdek i pari tin..." Nje ish-toger
i_sigurimit S.H., qe me vone arratiset e takon ne vitin 1965 Ismailin ne
Mukja që u gris
Sapo kishte marruar Konferenca e Mukjes 1943 Ismaili vinte nga Qafe-Shtama e ngjitej ne Shkalle te malit te Dajtit.Aty takohet me Spiro Koleken e Frontit dhe Sulejman Meçon, nacionalist anëtar i qarkorit te Ballit. Pasi u përshëndeten Spirua i thote: "Ismet u be edhe bashkimi qe ti ke dashur me kembengulje ". Tani do shkojmë ne Dibër dhe atje do te formojmë qeverinë provizore te "Bashkimit Kombëtar". Ne te vërtetë kjo vëllazëri mes shqiptareve zgjati vetëm 8 dite, se plasi grindja ne Berat.....prej nga doli urdhri andej prej nga komandohej kryesia e Partisë Komuniste...historia le te flasë...
I rrinte ngushtë, pushteti qe solli paslufta
Në nëntor
1948 Ismaili ishte student ne Sofje (Bulgari), dhe prej aty u largua për shkak
se tipi i tij nuk mund të duronte dhe te jetonte me ato norma,se nuk mund te përputhej
me diktaturën komuniste. Zotësitë nuk i mungonin,manovroi dhe shkoi ne Kroaci
te Federatës Jugosllave, ku punoi si farmacist dhe prej aty shkoi ne Itali, ku
u përkrah nga miqtë e familjes. Ne Itali u detyrua te beje nga e para njohjen e
diplomës universitare te farmacisë. Pas njohjes se diplomës ka punuar ne
industrinë farmaceutike, ne propagandën shkencore farmaceutikedhe inspektor i
Shoqërisë Farmaceutike EGIC (France), për zonën e Italisë qendrore. Tani është pensionist
me banim ne
Dr.Ismail
Bogari,diti te nuhaste qe ne fillim demagogjinë bolshevike edhe kur ajo
paraqitej me figurën e një bote te re dhe te përparuar. Ne shënimet e tij
Ismaili shkruan:"bejlerë e agallarë dhe borgjezia jo vetëm qe kane luftuar
me arme për te çliruar vendin por gjate luftës kane shpëtuar nga litari dhe
vdekja shume nga djalëria shqiptare qe luftonte për liri...