Faleminderit
Gëzim Llojdia: Rajvizim për Drita Pelingun
E hene, 20.08.2012, 07:38 PM
RAJVIZIM
PER DRITA PELINGUN
Nga Gëzim Llojdia
Drita
Pelingu (Kripa), lindi, erdhi në jetë nëpër kohë në saj të një talenti më vital,
që kaloi në një mjedis, që zhbirohet kompleks...
... E
lindur në Vlorë, atje ku deti llapashitë dallgët, përmes talentit të vet, ajo
shqipton njeriun qenien e vet në kohë dhe hapësirë duke synuar të shpalosë botën
e vet, ta sqarojë dhe ta lexoj veten dhe shpirtin dhe zemrën e vet. Lindi, 85
vjet më parë, në Vlorë dhe u shkollua, në familjen tregtare të Kripajve. Kur ka
mbërritur në kryeqytet thelbore ishte pastërtia, e zërit, thellësia përmes
arsyes, që mund të zotohet nga pushteti talentit, ishte e para vajzë, që shkollohet
në artin magjepsës të dramës, nën këshillat e Mios. Duke mbërritur viti 1946,
gjendet aktore e teatrit profesionist, ndërkohë që është në shkollën
pedagogjike me studime. Kryen kursin 3 vjet, aktore-regjizore. Ka përcjellë në radio
–Tirana emisione, që të impononin respekt. Posedon 118 personazhe si sintezë më
e përsosur e shpirtit dhe zemrës së akumuluar si ngarkesë, që kaloi në heshtje
nga regjimi, kur mediokrit preknin qiejt, gjenit zbrisnin në tokë. Përmes
qenies së shtypur, Drita bënte pjesë në “brezin e haruar”, nga kritika, përmes
zërit kristal dhe idealeve të qëndresës, nuk mbërriti kurrë thyerja, vinte ëndërrimi
i botës së artistes, që nuk solli zhgënjim, që luftoi për hir të zilive dhe çikërrimave
të vetmive dhe i dashurive dhe urrejtjeve, që ngjallte pathosi artistik i të madhes
Drita Pelingu(Kripa). Hysen Pelingu, bashkëshorti i saj, ky artist i madh i
skenës u bë ombrellë, për të mbrojtur artin dhe bashkëshorten nga zilitë e atij
arti, që zbriste nga labirintet klasore, që e ndante e mbulonte talentin, që kishte
mbërritur nga qyteti detar i Vlorës. 100 role në teatër. Veçohet kompleksiteti
dhe interpretimi skrupuloz tek dramat e gjenive :”Mbreti Ilir”, ”Otello’, ”Hamleti”,
”Intrigë dhe dashuri”, ”Letra e hunbur”, ”Djali plangprishës”, ”Halili dhe
Hajria”, ”Tartufi””Arturo Ui”.
Naim
Frashëri, artisti i popullit, bashkëkohës i Dritës në teatër, në fillesën e saj
e ka koncentruar obligimin e tij, qysh në atë kohë. Thënia e tij: ”Është kënaqësi
të kesh partnere në skenë, Drita Pelingun”. Në botën e filmit, në titrat e tij
gjendet emri i Drita Pelingut, që ka gjetur rishtazi një truall të ri, të ngrohur
nga një zjarr i brendshëm, ku talenti ka mposhtur krejt ithtarët e pushtetit të
kuq, që nëpër buzë, kanë dashur, s’kanë dashur kanë mërmëritur”Luan bukur”. Personazhet
e saj: ”Nëna”. ”Budja”. ”Halla”, Mësusja’, ”Mukadezi”. Nga ana regjizoriale ka
realizuar :”Kënga e Mjelllmës”, ”Hijet”, ”Shumë zhurmë për asgjë”, ’Kush e
solli Doruntinën “, Korrupsion në pallatin e drejtësisë”. Ka vënë në skenë, në teatrot
e Shkupit, Vlorës etj. Drita Pelingu ka punuar për 20 vjet si pedagoge në Akademinë
e Arteve. Bashkëpunëtorët e saj në teatër Mio, Stillu, Mima, Qesari. Kjo është aktorja
e madhe Drita Pelingu (Kripa) e adhuruara e artëdashësve shqiptar, që disponon
hapësira, frymëmarrje, rezonancë dhe qëndresë nga cikërrimat e luftës klasore. Kjo
është Drita, që ka pushtuar më rolet e saj, zemrat artdashëse, që regjimi i
asaj kohe, dot nuk e bëri, ”Artiste e Popullit”, shikuar nga ky kënd rezonimi
mund të thuhet se Drita Pelingu është artiste e të gjithë shqiptarëve, është qytetare
nderi e Vlorës, pavarësisht se i mungon, ajo sajdisja zyrtare. Arti i Dritës do
të jetojë gjatë, ngase jeta e aktorit e shkurtër është por arti tij jeton, ai është
futur në panteonin e kulturës, së këtij kombi artdashës. Ky është edhe nderi, që
i bën arti kombëtar, veprës së Dritës. Kësaj plejade kaq të ndritur, që bëri
shumë për kulturën kombëtare dhe mori pak, i shtohet edhe vlimi vullkanik i 118
personazheve të artistes magjepse Drita Pelingu (Kripa).