E shtune, 19.06.2021, 04:43 PM (GMT+1)

Faleminderit

Shaban Cakolli: Si e njoha poetin Xheladin Mjeku?

E hene, 20.08.2012, 07:33 PM


SI E NJOHA POETIN DHE KRITIKUN XHELADIN MJEKU?

Shkruan: Shaban Cakolli

Njerëzit e mërguar është vështirë të i kuptosh. Ata kanë mall të pafund për njerëzit e tyre nga larg. Ata nisin natën e vetmar, e nata i ndanë të pagjumë, qajnë vetminë larg njerëzve të tyre, e ëndërrat i bartin

cep më cep të atdheut të tyre. E nesërmja i ngrysë gjysmë të lodhur, duke nisur punët më të rënda, punë në të cilat i shkrijnë muskujt për një pagë jo aq të lakmuar, për punët të cilat nuk i merr mbi supe asnjë evropian,  e mërgimtari i përvuajtur shqiptarë shkrihet mbi to me mundin gjysma djersë e gjysma gjak. Po; përse e bënë këtë?Për atdheun e vet, njerëzit e atdheut të vet, mirëqenien e familjes. . . . . Kështu është jeta e mërgimtarit, trupin e djersën në mërgim, mendëjen e zemrën në atdhe. Po që se mërgimtari është krijues, ai duhet të mbetet pa gjumë shumë, pas orarit të punës duhet të lexoj shumë, të njeh krijuesit e botës të vet. të njeh ndodhitë e ngjarëjeve në atdhe, ndryshimet në letërsinë e vendlindjes, të frymëzohet për tema krijuese, diku në një qosh të shtratit i zë gjumi me një laps e letër në dorë, duke ëndërruar për mallin dhe hallet e popullit të vet.

Krijuesi në mërgim nuk ka sponzor, ndanë nga djersa e damarëve të gjakosur, nga kafshata e fëmijëve, mjete për të botuar një libër, i cili shpesh pas shpërndarjeve humane nuk bie në duar të duhura. Megjithatë krijuesi në mërgim rrëpatet me tërë qenien e tijë të mbetet krijues. Krijuesi mërgimtarë duhet të jetë edhe kursimtarë i mirë, duhet të gjejë rend në sezonen verore të kursej lekët për pushime, ku në këtë sezonë biletat e udhëtimit shiten me çmime marramendëse. Ai do që të shijoi bukuritë e atdheut për të cilat ka mall, do të takoi e njeh krijues të cilët i ka lexuar nga larg, e ndoshta kurrë nuk është ulur për një pije me ta.

Muaji i gushtit, kur në Prishtinë vapa po përvëlonte gjithçka, ku edhe toka ishte plasaritur e tëra për një pikë shiu, po na përvlonte edhe me dhimbje për humbëjen e miqëve, në veqanti ndarja nga jeta e poetit Ali Podrimja, e kohë më parë humbja e mikut të madh, poetit Adem Berisha. Si të ndajë këto dhimbje, si të shuaj këtë mall me krijuesit, miqët, të afërmit, mërgimtari i zhuritur prej malli, në një pushim të caktuar prej tri javësh?

Fëmijët e ardhur nga mërgimi, kërkonin me çdo kusht të shijonin ca kohë bregdetin e atdheut!Në pushime kishin ardhur edhe LSHAKSH nga Gjermania, të cilët kishin organizuar në Prishtinë promovimin e"Trinomit të Lirisë"uhej të bëhej mirë llogaria, të gjeje kohë për të gjitha aktivitetet në këtë kohë të shkurtër pushimesh. E ditët iknin si hije, çdo minut i humbur pa një llogari, nuk nxihej më. Kisha takuar krijuesit nga Dardana, sikur i takoj çdo pushimi Nexhat Rexhen, Musa Ahmetin, Demir Krasniqin, Hysen Kqikun etj. . . . Para nisëjes nga mërgimi i largët për në vendlindje, kishim biseduar të takoheshim me mikun dhe poetin e çmuar Halil Xanin.

Duke vërejtur se ditët po iknin shpejt, i telefonova mikut të dashur Halil Xanit, për një takim. Do të vini në Polac, më pyeti baca i nderuar Halil Xani?Jo, unë jam në Dardanë, do të bëjë një rrugë të gjatë nga Dardana, mbase edhe ju do të rrugëtoni pak dhe pikëtakimin do e lëmë në Prishtinë, i thash me shaka bacës. Të e lëmë takimin nesër or mik, nga se sot nuk kam njeri në shtëpimë pyeti baca Halil?Do të ishte mirë ashtu si thoni ju, por nesër më duhet

të rrugëtoj për në Gjermani, ia ktheva. Pasi qenka ashtu, ne do të takohemi herën tjetër, por kur të zbresish në Prishtinë, takohu me Xheladin Mjekun, më propozoi baca Halil i cili më ofroi një numër të telefonit të tijë.

Përse jo?Me dëshirë do e takoja këtë mik, për të cilin kisha lexuar shumë, por nuk ishim takuar ndonjëherë. I telefonova mikut Xheladin, i cili më u përgjegj aq ngrohët dhe sapo arrita nga Dardana u takuam.

Dëshira ime ishte të takohesha me të dy me Halil Xanin dhe Xheladin Mjekun, por pasi baca Halil nuk mundej atë ditë, i jam mirënjohës që më mundësoi të takohem dhe njihem me këtë mik të madh, me këtë mendimtarë të shquar, i pregaditur, i ditur i veshur me cilësi dhe virtyte të duhura. Xheladin Mjekun ndryshe e kisha njohur kur e lexoja, më ndryshe e njoha gjatë takimit një njeri komunikues me thellësi mendimesh, i cili më la mbresa.

Kush është Xheladin Mjeku

Xheladin Mjeku (1961) shkruan dhe boton prej dekadash poezi dhe prozë për të rritur dhe fëmijë.  Merret edhe me kritikë letrare dhe publicistikë.  Shkrimet e tij janë publikuar në gjithë hapsirën shqiptare dhe më gjerë.  Është bashkautor në disa libra me poezi dhe kritikë letrare,  ndër të cilat: “Prelud poetik”(1997),  “Zhbërja e ikjes”(2006),  “Hijet e thyera“(2008),  “Aromë gruaje”(2010) “Bedri Dedja në kujtesën tonë”(2010),  “…me Dritëronë”(2011),  etj.

Disa tituj librash në dorëshkrim pret t’i botoj në vazhdimësi.  Është fitues i disa çmimeve letrare në prozë dhe poezi,  kurse në vitin 2010 fitoi çmimin e parë për librin poetik “Mëkatet e Orfeut”,  nga Klubi i Shkrimtarëve Shqiptarë në botë “Drita” dhe Instituti i Librit dhe Promocionit “Toena” -Tiranë.

Është anëtar i Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë në botë “Drita”.

Jeton dhe vepron në Prishtinë.

Xheladin Mjeku u lind në Graboc të Epërm të Prishtinës ,  me të mbaruar shkollën e mesme të mjekësisë,  ka studiuar në Fakultetin Filologjik – Letërsi dhe gjuhë shqipe në Universitetin e Prishtinës.  Po ashtu ka studiuar edhe për Teknologji ushqimore.  Nga viti 1982 punon në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës,  në Departamentin e Ekologjisë Humane në Prishtinë.  Vazhdon të ushtroj aktivitetin krijues pa shkëputje prej tri dekadave në krijimtari letrare për të rritur dhe fëmijë dhe në publicistikë.

Në qershor të vitit 1978 Revista letrare “Pionieri” në Prishtinë,  ia botoi vjershën e parë “Qershori historik”.  Prej atëherë e deri në ditët e sotme ka shkruar e botuar pothuajse në të gjitha gazetat e revistat në gjuhën shqipe,  që botoheshin në Kosovë,  Shqipëri,  Maqedoni dhe në Mal të Zi,  si në: ”Pionieri”,  “Rilindja”,  “Jehona”,  “Koha”,  “Bujku”,  “Shëndeti”,  “Flaka e vëllazërimit”,  “Shkollari”,  “Fjala”,  “Zëri i rinisë”,  “Bota e re”,  “Çlirimi”,  “Zog mëngjesi”,  “Iliria Post”,  “Focus”,  “Zëri”,  “Epoka e re”,  “Bota sot”,  “Pavarësia”,  “Kosova sot”,  “Kalendari letrar”,  pastaj në Gazetën “Ndryshe”,  “Drita”,  “Obelisku” dhe “Nacional”,  nëSuplementin letrar “Drita ndryshe”,  etj.  që dalin në Tiranë,  dhe së fundi edhe në ”Tribunënsindikale” ku është i pranishëm me shkrime,  analiza,  editoriale dhe intervista në kontestin sindikal.  Poashtu shkrimet e tij janë publikuar edhe nëpër shumë faqe interneti që botojnë krijimtari letrare dhe publicistike në gjuhën shqipe,  si në web-faqet “Fjala e Lirë”; “Albacenter. it”,  “Krizantem. com”,  “Agimi. com”,  “Tribunashqiptare. com”,  “Kosova-Albemigrant. com”,  “Gazetashkodra. com”,  “Dritapelegrin. blogspot. com”,  “Zemrashqiptare. net”,  “Merbraha. com”,  “Skenderajonline. com”,  etj.

Është fitues i disa shpërblimeve letrare,  si: për tregim në konkursin letrar të revistës “Jehona” të Shkupit,  pastaj për poezi në Manifestimin tradicional “Sofra poetike -Ymer Elshani” të Drenasit; poashtu ka edhe disa shpërblime nëpër konkurse letrare të gazetave dhe revistave në Kosovë dhe një çmim për cikël poezish në ëeb-faqen “Albacenter. it”.

Pak para mbylljes nga serbosllavët,  Radiotelevizioni i Prishtinës ia transmetoi Poemën për fëmijë “Gjerdan maji”,  e cila konsiderohet si e zhdukur s’bashku me të gjitha librat,  dorëshkrimet,  materiale të botuara në shumë gazeta dhe revista,  e që konsiderohet se ishin mbi dyqind njësi,  të cilat i përpinë flakët në luftën e vitin 1999.

Është bashkautor i Përmbledhjes së poezive “Prelud poetik”,  botuar më 1997;

Është prezantuar në përmbledhjen poetike prej 101 autorësh “Zhbërja e ikjes”,  kushtuar shkrimtarit të mirënjohur Rifat Kukaj,  në përvjetorin e vdekjes së tij.

Është prezantuar edhe në librin me publicistikë dhe kritika letrare “ Hijet e thyera”,  të botuar më 2008;

Në monografinë “Një luftë më ndryshe”,  që i kushtohet përvjetorit të aktiviteteve të Shërbimit shëndetësor “ Nëna Terezë”,  etj.

Është angazhuar në një rol episodik në serialin televiziv “Brenda drejtësisë”,  që e realizoi Radiotelevizioni i Kosovës,  në vitin 2009.

Përmbledhja e poezive “Mëkatet e Orfeut”,  dhe Libri me tregime për fëmijë “Nëna e lirisë” . Këtë të fundit"Nëna e Lirisë" e kishte pasur me vete, më dha dhuratë me të cilën më bëri nderë të madhe.

Aq më shumë të një libri që në thelb,  apo synim ka edukimin e një brezi të përcaktuar në moshë, i ndarë në katër kaptina, i përshkruar me një mjeshtri të madhe krijuesi. Libri ka nivelin më të arritur të normës letrare dhe meriton vlerësim dhe respekt. Libri"NËNA E LIRISË" e Xheladin Mjekut

meriton të jetë në çdo dorë të lexuesi të vemendshëm. Ne e përgëzojmë mikun Xheladin, duke i dëshiruar shëndet dhe krijimtari të njëpasnjëshme.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora