E hene, 29.04.2024, 05:04 AM (GMT+1)

Faleminderit

Jahë Sadrija: Zef Skiroi (1865-1927) – Jeta dhe vepra

E shtune, 11.08.2012, 09:59 AM


Zef  Skiroi dhe poema e tij, “Te dheu i huaj”!

Zef Skiroi (1865-1927)- Jeta dhe vepra

Nga: Jahë Sadrija

Zef  Skiroi është poeti më i madh i arbëreshëve të Sicilisë. Lindi më 10 Gusht të vitit 1865 në Horë të Arbëreshëve në Sicili, ku edhe i mori mësimet e para.  Ndërsa në Palermo mbaroi seminarin shqiptar. Qysh në Gjimnaz filloi të shkruaj poezi.  Shkroi poemin :”Skanderbeg dhe Kruja”.  Po në këtë moshë nisi të përkthej ,”Odet e Anakreonit”.

Zef  Skiroi studioi drejtësinë, por arti i fjalës i pëlqente shumë, prandaj edhe ju përkushtua me tërë qenjen e tij.  Lexoj Homerin, Danten, Gëten, Shilerin, Bajronin etj.

Mëson përmendsh pjesë të epopesë së Turkuato Tasos,”Jerusalemi i çliruar”.  Nga viti 1887 nisi të botojë krijime popullore shqiptare dhe të shkruaj studime mbi letërsinë. Po këtë vit botoi vëllimin poetik në arbërisht”Rapsodie Albanesi”në Palermo. Nxorri revisten “Arbëri i Ri”.  Njëkohësisht punoi me përkushtim të madh për atdheun e të parëve.  Bashkpunoi me De Radën, Françesk Krispin, Gustav Majerin, Mitkon, Naimin, Kristoforidhin, Pashko Vasën , Gurakuqin etj.

Zef  Skiroi më 1890 u largu për të studiuar drejtësinë në Universitetin e Palermos.  Më 1890 emërohet drejtues i Katedrës  për Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Napoli. Në vitin 1912 udhëtoi për në Shqipëri.  Dy vite qëndroi në Shkodër, ku u njoh më për së afërmi me botën shqiptare dhe me atdheun e të parëve.  Lidhur me këtë udhëtim hartoi veprën poetike “Këthimi”(1916-17).

Më 1920 , në ballafaqim me komunistët, iu vra djali Mino, ngjarje kjo , që e dërmoi shumë.  Pas tri vitesh , djalit të vrarë ia kushton veprën, poemën e bukur,”Mino”. Ky poet arbëresh është ndër të parët, që perms veprave poetike, synoi bashkimin dhe njësimin e dy dialekteve të gjuhës shqipe.  Vdiq në Napoli më 1927.

Veprimtaria letrare- Veprat më të njohura poetike te Zef Skiroi janë: “Rapsodie Albanesi”më 1887, “Mili e Haidhia” 1891, “Kënkat e luftës”1897, “Te dheu i huaj”më 1900, “Këthimi” 1916-17, “Mino” 1923 etj.

Poema “Te dheu i huaj”- është kryevepra e Zef Skiroi   njëra ndër veprat më të mëdha në letërsinë arbëreshe.  Poema për here të pare është botuar më 1900.  Ndërsa për herën e dytë botohet më 1940 në Palermo, nën kujdesin e vëllait të tij Gjonit. Vepra në botimin e pare kishte dhjetë këngë, ndërsa në botimin e dytë, që është një version më i përpunuar, përbëhet nga nëntë këngë.  Këngët e poemës janë: “Nata e madhe”, :Të parët”, “Ali  B eg Toptani”, “Ali Pasha Tepelena”, “Vasilikji”, “Kjyeteza e Shkodrës”,’GJin Kastrioti”, “Donika” dhe “Agullimi”(Agimi).

Poema nuk ka një ngjarje bosht e tërësore.  Nuk ka as përsonazh kryesor dhe nuk bënë fjalë vetëm për një kohë.  Ajo nuk është sajuar mbi modelin e veprave tradicionale.  Poema përbënë një mozaik preokupimesh dhe shqetësimesh të Skiroit për botën arbëreshe dhe ate gjithshqiptare.  Vepra është shtjelluar, kryesisht, në formë të dialogut në mes të babait dhe të birit.  Subjekti i saj ndërthuret perms anëtarëve të tjerë të kësaj familjeje: Tatës, Mëmës, Hallës dhe dy të bijve.

Ngjarjet e poemës, “Te dheu i huaj” , ndodhin në një familje arbëreshe të Sicilisë, pikërisht te, Hora e Arbëreshëve, prej nga ishte autori.  Ato nisin pikërisht në kremten e Krishtlindjeve, apo Natën e madhe, siç do të thot autori. Në kremte shprehet brenga dhe shqetësimi I kësaj familje.  Që në fillim të poemës , kemi fjalët e Tatës:”Nata e shëjte shkoi për ne”, varg që sugjeron gëzimet e ikura të jetës së tyre, apo fjalët e Mëmës,”Po si zokje t’kukuvatsës”, që shprehin gjëllimin e tyre strukur në mjerim jetësorë dhe shoqëror.

Autori, duke përfshirë dramën arbëreshe, që nga kalimi i Adriatikut dhe vendosjes së tyre në Itali, do të shpreh dhe pasojat e shumta të cilat kishin filluar herët.  Rënia nën pushtetin aziatk, humbja e gjuhës dhe besimit, heqja dorë nga bota dhe qenësia vetjake.  Aziatikët fusin përçarje dhe tradhëti midis arbërorëve.  Pastaj në vepër , trajtohet një formë tjetër e fatkeqësisë së arbërorëve.  Marrja jeniçer e rekrutëve dhe ajo e rrëmbimit të Skënderbeut, janë një tragjedi e re për kombin, autori nga dhembja shprehet,”mori fen e armikut t’egër”, është kjo koha e Ali Beg Toptanit.  Autori friksohet dhe është i tmerruar nga vëllavrasja, por kjo nuk ndodh.

Madje qëndrimi i Ali Pashë Tepelenës , I cili duke dashur t’I bashkoj shqiptarët, hudhet mbi ta me vrasje e djegie, përbën një të keqe tjetër kombëtare. Pastaj poeti flet edhe për luftën e madhe të Mahmud Pashës në Shkodër.  Atë e jep perms figureës së qëlluar të hiperbolës:

“Si i përgjakëm fshihet dielli,

duhmës s’tymit s’duket kjielli”.

Figurën e Marko Boçri, i cili sjell në shpirtë gjakun e “Farës së vjetër”, mbetet bir i denjë i qenies arbërore, për këtë poeti e krahason me figyrën e Skënderbeut. Fatkeqësi tjetër për arbërorët, sipas Skiroit, ishte edhe ndërrimi i fesë,besimit, islamizimi i një pjese të madhe të tyre, është ky një akt, me të cilin u çel, një nga shtigjet e përqarjes midis njerëzve të një gjaku dhe të një gjuhe. Gjëja ma shqetësuese e poetit ishte tek ata të cilët nuk e përdornin gjuhën , që është elementi më qenësor dallues etnik. Nese kështu vazhdohet , sikur me fati e gjuhës , ashtu do të vij edhe ai i vatrave e do të harrohet jeta arbërore. Druan se një ditë do ta harrojm edhe luftën edhe famën e Skënderbeut. Anipse e kaluara, sidomos , epoka e Skënderbeut , përbën aktin më madhështor te poema e Skiroit. Në fund të poemës ,përkundër asaj, që fati asimilon qenien arbëreshe, fiksohet besimi i madh i poetit, se rrëfimet e lashta dhe të reja, që lidhin brezin me brez, do ta ruajn të gjallë atë:

“është ajo flake e kjiturë

nga humnera e të klënit ,

q’ë nuk ka të sosur kurr

si nuk pati kurr të zënë”…

Vepra e Skiroit shquan me një qëndrim aktual dhe r eal të tij, për t’i vënë në spikamë plagët dhe të metat e arbëreshëve, të cilat, do të kushtëzonin humbjen e shenjave të identitetit të tyre. Në këtë aspekt , ajo ka ndikuar në ruajtjen e vetëdijës dhe të qenies shpirtërore të tyre në tërësi.

Gjuha e Skiroit përbën një force të vacantë kreative. Ajo shpreh në thellësi mendimet, ndjenjat dhe përfytyrimet e tij poetike.  Eshtë gjuhë e pasur me shprehje emblematike dhe të figurshme.  Figurat më të shpeshta të tij, që e bëjnë aq të nuancuar qenësinë estetike të veprës janë: krahasimi, metafora, simboli, hiperbola, apostrofimi, epiteti, kontrasti, perifraza etj.



(Vota: 19 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora