E diele, 28.04.2024, 08:38 PM (GMT+1)

Faleminderit

Enver Cakaj: Rapsodi që mbushi Vlorën me këngë

E merkure, 08.08.2012, 07:45 PM


Portret

Doli një rapsod i rëndë- mbushi Vlorën me këngë!...

Nga Enver Cakaj

Këndoi dhe i këndon,shkroi dhe shkruan,i vlerësoi dhe e vlerësojnë…Një bilbil rapsodian i vargut shpirtëror të popullit të vetë! Sa bukur vargu krijues i ndërthurur me zjarrin e tingullit shpirtëror të këngës…! Fjala e shkruar nga rapsodi popullor Feti Brahimi ,ka në vetvete ngjyrat e ylberit dhe shkreptima xixëllonjash gur stralli. Një jetë në vargje, një jetë në këngë…!

Nëse e kishin vlerësuar Vlonjatët,këtë herë vlerësimi i erdhi rapsodit nga ish kreu i Shtetit Bamir Topi. Këtij njeriu krijues popullor,perla e vargut të gëdhendur me mjeshtëri dhe art,i jepet titulli’’Naim Frashëri i Argjend’’.Ja dhanë,sepse ky titull ishte nënshkruar me vargun jetëdhënës të shkrira në tingujt e këngëve rapsodike të poetit popullor. Fetiu e ka në gjak vargun popullor.  Dhe si i tillë,ku një varg e ku një strofë e mbushi Vlorën me këngë.Me vargjet e shkruara ndezi me qindra e mijëra zemra që kanë mbetur në memorjen tonë.Më konkretisht:

‘’Fushat mos i lini djerr,

‘’Gratë’’dhe fushat duhen mbjellë!....’’

…………………………………….

Ai është njeriu krijues që di vetëm të udhëtojë me vargun.Nuk ndalet.Stacioni i vetëm për Fetiun është vargu kur shkruan në letër…Tërë jetën me shqetësime,jo për vete,por për fatet e kombit.Rapsodi jeton dhe merr oksigjen vetëm tek vargu që shkruan.Ai shkon e fle nëpër stane s’bashku me barinjët,këpucët i llustros me baltën rrugëve të fshatërave e rrugicave të qytetit;   shkon nëpër brazdat e plugimeve në ara,ngjitet në lëndina ku merr nektarin e këngës,’’puthet’’  me njerëzit e artit me vargun që shkruan.Jo vetëm në Shqipëri,por deri në Kosovë e më gjerë.

Ja ç’shkruan ky njeri nga bregu i detit Jonian që nga Vlora për Akademikun Rexhep Qose:

‘’Rexhep Qosen të nderoja

Për burrat që i rreh lloha,

Dhe zbardhen pa ardhur koha

Burra të urtë,por e të sertë

Ka pas ky vend e do ketë..!’’

Rapsodi lexon edhe shtypin,shikon ekranet televizive dhe zë e tjetërsohet.Nuk e gjen dot veten,as qetësinë në televizorin shtetëror,por e në gazetat që na hiqen si të pavarura.Qetësinë e shpirtit të tij e gjen atje tek vargu kur ulet e shkruan nën hijen e rrapit, tek shushurimat e gjetheve nëpër degët që i thonë mirseardhjen poetit.

……………………………….

‘’I dashur televizion

Po të flas nga Labëria,

Nuk e di si më dëgjon

Si të vijnë valët e mija?!’’

Feti Brahimi është tingulli i këngës,por edhe burim i fjalës.Prandaj,ai qëndron më lartë se malet e Labërisë! Këtë majë mali ia ka dhënë kënga,dhe brazdë në shpirtë mbjellë në gjithë Labërinë, vargu që ka shkruar e shkruan ai.Kënga duhet të ketë lezetin e saj, e ta pëlqejnë të gjithë. Ajo kërkon gatimin me nektarin shprtëror krijues.Kështu mbetet mot e jetë brenda shpirtit të njerzëve.Këtë bën e kërkon Fetiu!...

‘’Ca grupe që s’patën emra

Që ishin marrë me tendëra,

Sigurisht,janë këngëtarë

Por ishin si bujq pa arë…!’’

Vargu që thur Feti Brahimi i ngjitet majës së malit.Eshtë i thjeshtë , ulet e kuvendon me yjet e shpirtit njerëzor.Këtu qëndron sekreti, që vargu ngrohë shpirtrat e trazuar ku merr frymë jeta.Por ka edhe nga ata delitantë që me vargun e tyre futen qorrazi e nuk dine se çfarë shkruajnë.?!

Rapsodi e do punën dhe historinë të pastër,ashtu siç e shkruanë fitimtarët.Feti Brahimi krijon varg për të thënë atë që duhet thënë.I përshtatet shpirtit të popullit,që ai të mbushet me oksigjen nga vargu dhe kënga.Njerëzorja duhet të jetë primare tek njerëzit në ditët e sotme të jetës moderrne që jetojmë.Ndryshe ne harrojmë shokun-shokun,mikun-mikun…!Poeti e shpreh me këto vargje simbolike:

‘’Janë halle të rinisë

S’ka më dashuri si dje,

Të të pres,e të më vish

Unë të njoh e ti më njeh…’’

Kënga është jetë!Këtë do edhe Fetiu,që Labëria të këndojë, të mbajë iso.Kënga të gjëmojë.Ajo të ketë forcë e të kapërcejë male dhe dete.  Kënga jehon s’bashku me rapsodin kudo si zogjtë shtegëtarë nëpër kontinente…!

‘’Do këndoj me zë të lartë

Dëshiroj të këndoj gjatë,

Labçe siç e kam zanat

Kam gëzim e s’kam inat…’’

Kënga labe ndezi zjarre në podiumin folklorik në festivalin që u organizua para disa kohësh në Francë.Atu mori pjesë edhe grupi folklorik i Labërisë që përfaqsonte Shqipërinë. E dëgjuan Francezët dhe shtangën para vargut të thurur me fjalë argjendi nga Feti Brahimi!Por edhe francezët e përcollën miqësisht me vargje kënge atë.Ja dhe vargjet e kënduara enkas në ditën e përcjelljes,Juste Bruqqelina:

‘’Patëm njerëz të veçantë mes nesh

Por asnjë si ty,o Feti,

Bota është shumë e madhe

Por kënga jote,është bota jonë!

O Feti.

Syri mund të jetë i kaltër,

Por,unë shoh sytë e tu,o Feti!

Jeta të vaftë mbarë

Dhe most ë dhëntë dhimbje

O Feti! ‘’

Kënga e vargu të thurur nga Fetiu ka shëruar e shëron plagët e njrëzve.Por ,edhe atij ja kanë kthyer me këngë të njohur e të pa njohur;si brenda dhe jashtë vendit.Ja ç’shkruan që nga larg, nga Greqia Riton Hosi,Paros.

‘’Pena jote s’do sherojë

Do shkruajë e do këndojë,

Se pena që shkruan tine

Godit në shenjë si martinë’’.

…Dhe vazhdon një qytetar nga Çarçova e Përmetit:

‘’As të njoh,as më njeh

Po zemrën barot e ke,

Se ke gjak nga Ismaili

Edhe gjuhën si Naimi’’.

Edhe Shemo Hallulli me dhjetra të tjerë vlonjatë përcjellin vargje për poetin popullor Feti Brahimin.Dhe më konkretisht:

‘’Kush e qëndisi me dorë

Gjashtë bilbilenjtë në skenë?!

Feti Brahimi i thonë

Atë natë u gëdhi mbi penë!’’.

Jeta e Feti Brahimit është e mbushur me vargje kënge.Ai i ka derdhur  si lum me valsin e valëve të detit në  librat e botuara prej tij.Edhe vargjet e portretizuara për këtë krijues brilant, le të shkojnë me urimin e jetës sa dhe vetë kënga.

Çorovodë,26.07.2012

 

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora