Faleminderit
Ardian Ramadani: Vdiq Arbëri, moj e mjera Shqiptari ...
E diele, 19.08.2012, 10:08 AM
Vdiq Arbëri,
Vdiq Arbëri, moj e mjera Shqiptari …..
Nga Ardian Ramadani
U shtangëm
të gjithë. Olimpi shqiptar vdiq. Ylli i shpresës së shqiptarëve të Maqedonisë shkoi
në amshim. Shkoi për të mos u kthyer fizikisht më kurrë. Shkoi, por mbeti në përjetësi.
Për të do të flitet pwr ditë, muaj, vite e shekuj me radhw. Do të fliten fjalë miradije.
Nuk do të mjaftojnë fjalët për të thurur lavdinë e këtij njeriu, shkëlqimin dhe
mendjemprehtësinë e tij. Sepse fjalët janë pak përpara njeriut të madh të veprave,
njeriut që me të drejtë e quajtën rilindasi shqiptar. Jo rilindës, po më shumë se
i tillë. Do të na mungojë urtësia, vizioni dhe guximi i tij. Ngase njerëzit si ai i kemi shumë të rrallë,
e pothuajse nw gishta. U shfaq atëherë kur më së shumti na u desht. Kur
shpresat na ishin venitur fare. Kur kryeneçësisë së Gligorovit dhe sojit të tij
nuk i bënin përshtypje pyetjet e politikanëve : « I ke dhëmbët natyrale apo të vendosura
» ? E Gligorovi u përgjigjej me mburrje, « Nuk është me rëndësi si i kam, me rëndësi
është se me to kafshoj shumë mirë ». Doli Arbëri arbëror. Doli si kur del dielli
në mëngjesin pranveror, si një dritë në fund të tunelit të errët shqiptar, që na
kish futur mungesa e vizionit dhe diturisë së politikanëve shqiptarë dhe
nacionalizmi ksenofob i shtetarëve maqedonas. Doli Arbëri mendjendritur, e u
theu dhëmbët me diturinë e tij, guximin, qartësinë, precizitetin dhe vizionin
qarqeve të errëta dhe gazetëravë shoven. Drejtoi forcën politike shqiptare
avangardë të interesave shqiptare në Maqedoni. Mbrojti interesin nacional
shqiptar, mu atëherë kur ai ishte në kapitullim e sipër.
Stoiciteti i tij ishte arma e vetme që na kishte mbetur për të mos kapitulluar dhe pwr tw mos u dorëzuar përpara qarqeve të errëta shovene. Poltronët shqiptar natyrisht do të nxitonin përmes qarqeve të errëta të nxinin bardhësinë e tij, por ec e nxije këtë figurë të pastër. Këtë figurë madhore. Këtë figurë gjigande. Apofonia e tij kumbonte shpresë dhe dritë. Ky apologjet i kombit shqiptar do të vlerësohej tej mase nga faktori ndërkombëtar fillimthi. Me të drejtë Havier Solana do të shprehej në një rast se « Shqiptarët e Maqedonisë kanë fat që kanë në ballë një lider të madh si Arbëri ». Kjo figurë do të reflektonte shpresë edhe për shqiptarët e Shqipërive të tjera të vogla. Ngase dituria dhe kthjelltësia e ideve tw tij ishte përtej kufinjve, metakufitare.
Ardhja e
tij në qeveri të Maqedonisë ndryshoi gjendjen e shqiptarëve për 180 shkallë. Bëri
projekte që s`arritën të tjerët t`i bënin asnjëherë, e që s`do arrijnë po të kenë
jetë edhe 10 shekuj. Ngase jo rastësisht nuk është thënë « Jeto, por jeto si
mbret dhe lë gjurmë, bëhu i vijueshëm ». E Arbëri, jo vetëm që la gjurmë të pashlyeshme, por u bë prototip
i politikanit të duhur modern, shqiptar dhe nacionalist i arsyeshëm, si dhe
shembëlltyrë e mendimit politik shqiptar e ballkanik. Liroi të burgosurit
shqiptarë duke u bërë mish për top ndaj Gligorovit dhe duke e mposhtur
politikisht atë krijesë shovene. Më vonë ata që do të liroheshin nga burgu, të frikësuar
nga madhështia e Arbërit, nuk do të reshtnin të bënin karrierë politike duke
sharë pikërisht liberatorin shqiptar. Do të thurnin shkrime e analiza të shumta
halabakët dhe habdallët analistë, servilët dhe veglat e pushtetit. Por, a
frigohet ariu me shoshë ? Aq mposhtej Arbëri famëmadh. Ky vigan sypatrembur
rritej e shkëlqente në permanencë. Analistët servilë e puthadorë bënin zhurmë fishekzjarresh,
përpara topit gjëmues, por kot. Arroganca dhe mendjemadhësia e disave u shndërrua
në suicidim për vet ata. Klithmat dhe klishetë e zombieve nuk patën sukses.
Kontributi
i tij i madh në themelimin e Universitetit të Tetovës, në zyrat e partisë së tij,
ishte i pazëvendësueshëm. (Kujdes, jo Universitetit shtetëror të Tetovës, por
atij të Tetovës). Menaxhimi i suksesshëm i ngjarjeve të flamurit më 1997 ishte
i pashoq. Durimi dhe vigjilenca e tij ndaloi malltretimin dhe sakatosjen e
shqiptarëve. Nuk ishte koha e patriotizmit flakadan të llojit me çifteli. Kosova
rënkonte nga Serbia, e Shqipëria ishte buzë greminës. Shqiptarëve të Maqedonisë
nuk iu duhej përbaltja dhe humnera. Nuk iu duhej nëpërkëmbja e dinjitetit.
Ky vigan
sypatrembur do të ishte meritori më i madh për ngritjen e Universitetit të Evropës
Juglindore në Tetovë, projekt i ndërkombëtarëve me insistimin e Arbërit. Kjo
fole e studimeve do të shndërronte Tetovën feudale në një qytet modern. Si rezultat i kësaj në Tetovë do të gravitonin studentët
dhe studentet shqiptare për të nxënë dituri, ndërsa ata që deri dje shanin
projektin e madh kombwtar të Arbërit, me turr do të vraponin pas këtij tempulli
të diturisë për rroga të majme, duke lëpirë atë që kishin pështyrë më herët.
Arbëri si
zakonisht fjalë pak e vepra shumë heshte dhe nuk i pengonin lehjet e akadhemykëve,
të cilat edhe sot e kësaj dite nuk i dhanë të paktën një mirënjohje këtij
njeriu për kontributin e tij tw madh. Në këtë Universitet, ku pata rastin të punoja
edhe unë, ata që shanin dhe ofendonin pa ia nda po të njëjtin Universitet,
punonin sikur mos të kishte ndodhur asgjë, ndërsa njerëzit që u ngritën në sajë
të qëndrimit afër Arbërit, në një rast edhe nuk miratuan lejen për promovim të librit
të Enver Robellit me titull « Arbër Xhaferi në Tetovë në kërkim të kuptimit ». S`ke
ç`ti bëjsh akadhemykëve xheloz. Një mirënjohje, lavdëratë nuk i dhanë këtij
njeriu të madh, ndërsa oponentët politik që vepronin kundër tij, punonin si
butakë po në këtë Universitet. Po për Arbërin, nuk ishte me rëndësi përkatësia
politike po panshqiptarizmi dhe intelektualizmi. Ai nuk posesivizoi UEJL në edhe
pse pati mundësi ta bënte këtë. Me të vërtetë njeri i përmasve kolosale. E më shumë
se kaq, bile.
Suksesi i
tij më i madh do të ishte pa dyshim ndihma në menaxhimin e luftës së Kosovës,
duke dalë tejet rezultativ. E padyshim ajo që do të mbetet në histori si veprim
monumental, do të jetë legjitimimi i konfliktit absurd të vitit 2001,
respektivisht të formacionit luftarak shqiptarë në Maqedoni, i cili formacion
doli me kërkesën e arsyeshme për çlirim kombëtar, ndwrsa e minimizoi këtë çlirim,
po shihet kjo sot në robërim. Po për këtë një herë tjetër. Ky legjitimim i
atyre do tw rrwzonte nga pushteti Arbwrin, po pwr tw pushteti nuk ishte asgjw,
qwllimi i tij ishte interesi kombwtar.
Mjafton të
lexohet libri i Koço Danajt « Kryengritje e pambaruar », si dhe libri më i ri i
Veton Surroit « Libri i fluturave » dhe nuk do më shumë koment. Ngritja e figurës
së oponentit të tij politik Ali Ahmetit, legjitimimi i tij si politikan, mos
heqja dorë nga Marrëveshja e Prizrenit tw 22 majit 2001, përkundër presioneve të
parreshtura ndërkombëtare dhe vendore, dëshmoi stoicitetin e këtij njeriu të madh.
Ai para së gjithash kishte interesin kombëtar, e jo atë pushtetor. Nuk veproi si Ibrahim Rugova, veprimet e të cilit
për pak sa nuk ndezën luftën ndërshqiptare në Kosovë, duke mos pwrkrahur
formacionin ushtarak tw shqiptarwve, edhe pse lufta e Kosovws dhe e Maqedonisw
kanw dallime shumw tw mwdha e tw pakrahasueshme. Arbëri veproi me maturi dhe përjashtoi
çdo skenar të tillë. I lumtë këtij njeriu jo të zakonshëm. Por hienat apolitike
do ta heshtnin këtë veprim madhor të Arbërit. Ata do të punonin nën tokw për të
rrëzuar këtë njeri të madh. Më në fund, Arbëri humbi pushtetin, po jo edhe madhështinë
e tij, jo edhe shkëlqimin. Ai fitoi pavdekësinë e veprave, mu si bëjnë burrat e
mëdhenj. E hienat vazhduan ngjitjen e tyre drejt majave të Olimpit të rrejshëm,
duke humbur edhe atë pak dinjitet që (nuk)kishin.
Suksesi i
tij në hapjen e Insitutit të trashëgimisë shpirtërore është i pakrahasueshëm,
edhe pse po ky Institut, do të nëpërkëmbej më pas nga të njëjtat hiena, me
direktiva të qarqeve të errëta antishqiptare. Por, uji kur ec ndoshta shterret,
ama lë gjurmë. E Arbëri la gjurmë.
Nuk do ta
harroj kurrë për jetë takimin dhe qëndrimin tim më se shtatë orësh me këtë njeri
të madh, në hotel Internacional Tirana, në Tiranë në diskursin e organizuar nga
Forumi për Demokraci dhe Etikë, respektivisht me miqtë z. Arian Galdini, z. Bekim
Hyseni……. Momente të paharruara për mua. Mësova shumë. Bibliotekë e vërtetë. Sikur
të lexoja një sfond të tërë librash.
Gjurmët e
tij do të mbeten përherë shembull i veprimit të të tjerëve pas tij, edhe pse
kam frikë se kjo vdekje e tij na gjeti të papërgatitur shumë. Varrimi i tij, në
përcjellje të shumë njerëzve që e deshën, që e çmuan, që e mallkuan, e shanë dhe
e lavdëruan, por kurrë nuk e mposhtën, dëshmoi se njerëzit vdesin, por veprat
mbesin. E në altarin e këtij kombi, vepra e Arbërit do të reflektojë dritë saherë
që do të errësohemi. Ajo dritë do të jetë udhërrëfyes i yni. Pavdekësia e Arbërit
dhe vdekja e tij fizike, megjithë zhurmën prej halabakësh të disa horrave që shpejtuan
të shpallin Arbërin heretik, ateist e kush e di se çka tjetër jo, duke e nxjerrë
nga konteksti gabimisht, duke u vënë me (pa)qëllim në shërbim të politikës
sllave, u kthye si bumerang kur pamë momentet e varrosjes së tij sipas
traditave kombëtare shqiptare dhe fetare myslimane. Andaj, Arbëri do të shkëlqejë
e do të na shëndrisë në pafundësi. Malet
tunden po nuk bien. Arbëri është vargmal dhe Himalaje shqiptare. Le të na shërbejë
vepra e tij si model edhe pwr ne, si krijesa të Zotit, se një ditë patjetër që do
vdesim të gjithë, por të lwmë gjurmë. Arbëri jetoi jetën si trim, mendimtar dhe
guximtar i pashoq. Nuk jetoi gjatë, por ama jetoi me dinjitet dhe ç`i duhet
ndokujt të jetojë kur « Jeta me turp është vdekje për së gjalli ». Se sa do të na
mungojë ky njeri, këtë as që dua ta fus në mendje, ngase do të zhytem në pesimizëm,
por vlerën e tij tw pakrahasueshme, do ta kuptojmë të gjithë ndoshta ndonjëherë.
E ndoshta që nesër. Por, ama, mungesën e tij do ta ndjejmë përherë. Për të do të
vlejnw vargjet që shkrimtari i shquar Çajupi shkroi për Naim Frashërin, në poezinë
« Vdiq Naimi ». E unë me të drejtë marr guximin të shprehem me këto vargje.
Arbër
Xhaferit*
Vdiq Arbëri,
vdiq Arbëri,
moj e
mjera Shqiptari!
Mendjelarti,
zemërtrimi,
vizionari
si ai!
Vdiq Arbëri,
po vajtoni
shqipëtarka,
shqipëtarë!
këtë njeri
kur të kujtoni,
mos
pushoni duke qarë!
Vdiq Arbëri
gjithë thonë,
gzohuni
hiena, gzohuni kaurë!
Ciceroni
i shqiptarisë tonë
s'do të dëgjohet
më kurrë!
Vdiq Arbëri
që udhëhoqi
me guxim
popullin e shqiptarinë
vdiq Arbëri,
që projektoi
vizionin,
dijen dhe mençurinë
Vdiq Arbëri
po ç'të gjeti,
o moj
Shqiptari e mjerë!
Vdiq Arbëri,
pas tij kush mbeti?
Si ai nuk
ka më të tjerë.
Vdiq Arbëri
Vdekj' e shkretë,
pse more
të tillë burrë?
I ndritë shpirti
për jetë,
mos i
vdektë vepra dhe emri kurrë!
*Kjo
poezi e Andon Zako- Çajupit e shkruar për hir të vdekjes së Naim Frashërit,
rilindasit shqiptar, është marrë dhe përshtatur nga autori i tekstit për Arbër
Xhaferin, ndjesë shpirti i pastë, nga aspekti i peshës së rëndë të vdekjes së këtyre
dy rilindasve që jetuan në përiudha të ndryshme kohore, por që si model patën
Shqiptarizmin
(Autori është
profesor i gjuhës dhe letërsisë frënge, magjistër i diplomacisë dhe shkencave
politike, si dhe opinionist dhe kolumnist i rregullt)