Faleminderit
Jahë Sadrija: Beqir Spahiu (1902-1943)- Mësues i Popullit
E shtune, 18.08.2012, 11:00 AM
Jeta,
puna dhe veprimtaria atdhetare e këtij burri…
Beqir Spahiu (1902-1943)- Mësues i Popullit
Nga Jahë
Sadrija
“Koha
vonon, po s’harron”! Kaluan dhjetravjeçarë
e, më në fund, doli në dritë e bukur dhe e plotë, figura e mësuesit Beqir
Spahiu, përsonalitetit tone kombëtar, tej e këtej kufive artificial.
Jeta,
puna dhe veprimtaria atdhetare e këtij burri , që trondit edhe sot, ndergjegjen
e rretheve arsimore të Dibrës, Kukësit e Prizrenit, nuk mund të dëshmohet plotësisht kontributi i
tij , në kornizat e një shkrimi të tillë.
Beqiri
ishte lindur në Kolesian të Kukësit, më 31 dhjetor të vitit 1902. Familja e tij ishte e njohur në Kukës për
aktivitetin politik në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare.
Më pas,
kur e kur e mbaroi Normalen e Elbasanit e filloi punën fisnike të mësuesit, në kushtet
e rënda të robërisë, Beqiri u bë i njohur e la gjurmë të thella, jo vetëm në rrethet
arsimore të Kukësit, por dhe Tiranës, Dibrës, Lumës, Matit dhe Prizrenit, ku
punoi si mësues e drejtues. Për një kohë
të gjatë punoi si inspektor i arsimit, duke lënë gjurmë si vizionar e patriot i
vërtetë.
Beqiri, që
kur ishte professor i Shkollës Teknike dhe Gjimnazit të Tiranës, u dallua e ra
në sy si letrar e gjuhëtar, “Një nga dialektologët e pare të gjuhës shqipe”. Shkroi edhe me pseodonimin “Shteku nga Luma”. Me një grup arsimtarësh pasionantë, ai, më 9
janar 1943 themeloi e kryesoi një :“Qendër të Vogël Studimesh Kosovare”, ku si
sekretar ishte i mirënjohuri gjuhëtar e historian Selman Riza.
Në një letër
drejtuar ministrit të Arsimit në Tiranë më 11 janar 1943, me Selman Rizën ,
tregojnë qëllimin e këtij organizimi,”Qëllimi: me dhanë shkasë e me sigurue
mjetet e duhura intelektuale, sidomos arsimtarëve fillorë e të mesëm, që të studiojnë
historinë, gjeografinë dhe dialektin e Kosovës”. “ Me mish e me shpirt do t’i
kushtohemi kryerjes së kësaj pune tue dhanë fjalën e burrave, besën e shqiptarëve,
se për shka e sa të varet prej nesh nuk kemi me pritue kurrën e kurrës”. “Ju
grishim, pra, edhe zotnin tuej me na ndihmue me dashamirësinë tuej, për Kosovën
dhe për mbarë Shqipërinë”.
Përveç kryetarit
e sekretarit të Qendrës, në letër janë përmendur edhe emrat e gjashtëmbëdhjetë përsonaliteteve,
që drejtonin Qendrën, nga Sulejman Aliu deri tek Daut Idrizi.
Gjatë pushtimit
fashist italian të Kosovës, Beqiri me shokë u ndesh me pikëpamjet italianizuese
të fashistëve, mishëruar në personin e
inspektorit të Partisë Fashiste në Prizren, me emrin Antonie Qerrito. Vazhdimisht mësuesit e Prizrenit, që e bënin
në mënyrë fisnike punën e tyre, ndiqeshin e pengoheshin. Në kushtet e robërisë, Beqiri frymëzonte,
nxiste e inkurajonte:”Sot, në radhë të pare të mësimeve duhet të kemi gjuhën
amtare dhe historinë kombëtare”.
Beqiri
mori pjesë edhe në Lëvizjen Nacionalçlirimtare.
Gjenerali i brigade Silvio Robino, më 12 shkurt 1943, me shkresën nr. 4015,
i drejtohet Ministrisë së Brendëshme, Këshillit
të Naltë Ministror dhe Mëkëmbësisë së Përgjithshme Mbretnore, ku sqaron për
veprimtarinë e Beqir Spahiut, duke propozuar masat ndëshkimore ndaj tij. Më 6 maj, ditën e enjte, në ora
Prefekti
i Prizrenit, Shaqir Curri, më 12 maj 1943 i drejtohet zyrtarisht Kryeministrisë,
Parlamentit e Ministrisë së Punëve të Brendëshme në Tiranë, lidhur me vrasjen e
inspektorit të arsimit, Beqir Spahiu.
Më 15 nëntor
1943, rreth 50 arsimtarë të Prizrenit i drejtohen me një deklaratë të gjatë qeverisë
e parlamentit, ku shprehin indinjatën dhe urrejtjen e tyre të thellë ndaj
fashistëve italianë, që vranë mësuesin Beqir Spahiu:”Duhet të dale krejtësisht
në shesh, për t’i kallxue botës së qytetnume dhe veçanrisht shqiptarëve,
barbarizmat e tmerrshme që banë italianët në Shqipni. Na sabototonin direkt, indirekt, na hiqnin
vrejtje verbalisht, na burgosnin, internonin, torturonin, disa si antifashistë,
disa si antiitalianë, disa si komunistë…Po u gabuan rendë politikisht , pse me
të tilla mënyra tiranike na i shtërngonin me të vërtetë zingjirët e robërisë,
por nuk munden kurrë me na dhunue visaret tona ma të çmueshme, ndjenjat e lirisë,
nderin, karakterin dhe besën tone tradicionale…”
Sot kur era e lirisë fryn këtej e andej kufirit, emri i Mësuesit të Popullit, Beqir Spahiu, ndrin mes apostujve të gjuhës së ëmbël shqipe.