| E hene, 20.08.2012, 07:33 PM |
SI
Shkruan: Shaban Cakolli
Njerëzit
e mërguar është vështirë të i kuptosh. Ata kanë mall të pafund për njerëzit e
tyre nga larg. Ata nisin natën e vetmar, e nata i ndanë të pagjumë, qajnë vetminë
larg njerëzve të tyre, e ëndërrat i bartin
cep më cep
të atdheut të tyre. E nesërmja i ngrysë gjysmë të lodhur, duke nisur punët më të
rënda, punë në të cilat i shkrijnë muskujt për një pagë jo aq të lakmuar, për
punët të cilat nuk i merr mbi supe asnjë evropian, e mërgimtari i përvuajtur shqiptarë shkrihet
mbi to me mundin gjysma djersë e gjysma gjak.
Krijuesi
në mërgim nuk ka sponzor, ndanë nga djersa e damarëve të gjakosur, nga kafshata
e fëmijëve, mjete për të botuar një libër, i cili shpesh pas shpërndarjeve
humane nuk bie në duar të duhura. Megjithatë krijuesi në mërgim rrëpatet me tërë
qenien e tijë të mbetet krijues. Krijuesi mërgimtarë duhet të jetë edhe
kursimtarë i mirë, duhet të gjejë rend në sezonen verore të kursej lekët për
pushime, ku në këtë sezonë biletat e udhëtimit shiten me çmime marramendëse. Ai
do që të shijoi bukuritë e atdheut për të cilat ka mall, do të takoi e njeh
krijues të cilët i ka lexuar nga larg, e ndoshta kurrë nuk është ulur për një pije
me ta.
Muaji i
gushtit, kur në Prishtinë vapa po përvëlonte gjithçka, ku edhe toka ishte
plasaritur e tëra për një pikë shiu, po na përvlonte edhe me dhimbje për humbëjen
e miqëve, në veqanti ndarja nga jeta e poetit Ali Podrimja, e kohë më parë humbja
e mikut të madh, poetit Adem Berisha. Si të ndajë këto dhimbje, si të shuaj këtë
mall me krijuesit, miqët, të afërmit, mërgimtari i zhuritur prej malli, në një pushim
të caktuar prej tri javësh?
Fëmijët e
ardhur nga mërgimi, kërkonin me çdo kusht të shijonin ca kohë bregdetin e
atdheut!Në pushime kishin ardhur edhe LSHAKSH nga Gjermania, të cilët kishin
organizuar në Prishtinë promovimin e"Trinomit të Lirisë"uhej të bëhej
mirë llogaria, të gjeje kohë për të gjitha aktivitetet në këtë kohë të shkurtër
pushimesh. E ditët iknin si hije, çdo minut i humbur pa një llogari, nuk nxihej
më. Kisha takuar krijuesit nga Dardana, sikur i takoj çdo pushimi Nexhat Rexhen,
Musa Ahmetin, Demir Krasniqin, Hysen Kqikun etj. . . .
Duke vërejtur
se ditët po iknin shpejt, i telefonova mikut të dashur Halil Xanit, për një takim.
Do të vini në Polac, më pyeti baca i nderuar Halil Xani?Jo, unë jam në Dardanë,
do të bëjë një rrugë të gjatë nga Dardana, mbase edhe ju do të rrugëtoni pak
dhe pikëtakimin do e lëmë në Prishtinë, i thash me shaka bacës. Të e lëmë takimin
nesër or mik, nga se sot nuk kam njeri në shtëpimë pyeti baca Halil?Do të ishte
mirë ashtu si thoni ju, por nesër më duhet
të rrugëtoj
për në Gjermani, ia ktheva. Pasi qenka ashtu, ne do të takohemi herën tjetër, por
kur të zbresish në Prishtinë, takohu me Xheladin Mjekun, më propozoi baca Halil
i cili më ofroi një numër të telefonit të tijë.
Përse
jo?Me dëshirë do e takoja këtë mik, për të cilin kisha lexuar shumë, por nuk
ishim takuar ndonjëherë. I telefonova mikut Xheladin, i cili më u përgjegj aq
ngrohët dhe sapo arrita nga Dardana u takuam.
Dëshira ime ishte të takohesha me të dy me Halil Xanin dhe Xheladin Mjekun, por pasi baca Halil nuk mundej atë ditë, i jam mirënjohës që më mundësoi të takohem dhe njihem me këtë mik të madh, me këtë mendimtarë të shquar, i pregaditur, i ditur i veshur me cilësi dhe virtyte të duhura. Xheladin Mjekun ndryshe e kisha njohur kur e lexoja, më ndryshe e njoha gjatë takimit një njeri komunikues me thellësi mendimesh, i cili më la mbresa.
Kush
Xheladin
Mjeku (1961) shkruan dhe boton prej dekadash poezi dhe prozë për të rritur dhe
fëmijë. Merret edhe me kritikë letrare
dhe publicistikë. Shkrimet e tij janë publikuar
në gjithë hapsirën shqiptare dhe më gjerë. Është bashkautor në disa libra me poezi dhe
kritikë letrare, ndër të cilat: “Prelud
poetik”(1997), “Zhbërja e ikjes”(2006), “Hijet e thyera“(2008), “Aromë gruaje”(2010) “Bedri Dedja në kujtesën
tonë”(2010), “…me Dritëronë”(2011), etj.
Disa
tituj librash në dorëshkrim pret t’i botoj në vazhdimësi. Është fitues i disa çmimeve letrare në prozë dhe
poezi, kurse në vitin 2010 fitoi çmimin
e parë për librin poetik “Mëkatet e Orfeut”, nga Klubi i Shkrimtarëve Shqiptarë në botë “Drita”
dhe Instituti i Librit dhe Promocionit “Toena” -Tiranë.
Është anëtar
i Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë në botë “Drita”.
Jeton dhe
vepron në Prishtinë.
Xheladin
Mjeku u lind në Graboc të Epërm të Prishtinës , me të mbaruar shkollën e mesme të mjekësisë, ka studiuar në Fakultetin Filologjik – Letërsi
dhe gjuhë shqipe në Universitetin e Prishtinës.
Në qershor
të vitit 1978 Revista letrare “Pionieri” në Prishtinë, ia botoi vjershën e parë “Qershori historik”. Prej atëherë e deri në ditët e sotme ka
shkruar e botuar pothuajse në të gjitha gazetat e revistat në gjuhën shqipe, që botoheshin në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe në Mal të Zi, si në: ”Pionieri”, “Rilindja”, “Jehona”, “Koha”, “Bujku”, “Shëndeti”, “Flaka e vëllazërimit”, “Shkollari”, “Fjala”, “Zëri i rinisë”, “Bota e re”, “Çlirimi”, “Zog mëngjesi”, “Iliria Post”, “Focus”, “Zëri”, “Epoka e re”, “Bota sot”, “Pavarësia”, “Kosova sot”, “Kalendari letrar”, pastaj në Gazetën “Ndryshe”, “Drita”, “Obelisku” dhe “Nacional”, nëSuplementin letrar “Drita ndryshe”, etj. që
dalin në Tiranë, dhe së fundi edhe në ”Tribunënsindikale”
ku është i pranishëm me shkrime, analiza,
editoriale dhe intervista në kontestin
sindikal. Poashtu shkrimet e tij janë publikuar
edhe nëpër shumë faqe interneti që botojnë krijimtari letrare dhe publicistike
në gjuhën shqipe, si në web-faqet “Fjala
e Lirë”; “Albacenter. it”, “Krizantem. com”,
“Agimi. com”, “Tribunashqiptare. com”, “Kosova-Albemigrant. com”, “Gazetashkodra. com”, “Dritapelegrin. blogspot. com”, “Zemrashqiptare. net”, “Merbraha. com”, “Skenderajonline. com”, etj.
Është fitues
i disa shpërblimeve letrare, si: për
tregim në konkursin letrar të revistës “Jehona” të Shkupit, pastaj për poezi në Manifestimin tradicional “Sofra
poetike -Ymer Elshani” të Drenasit; poashtu ka edhe disa shpërblime nëpër
konkurse letrare të gazetave dhe revistave në Kosovë dhe një çmim për cikël
poezish në ëeb-faqen “Albacenter. it”.
Pak para
mbylljes nga serbosllavët, Radiotelevizioni i Prishtinës ia transmetoi
Poemën për fëmijë “Gjerdan maji”, e cila
konsiderohet si e zhdukur s’bashku me të gjitha librat, dorëshkrimet, materiale të botuara në shumë gazeta dhe
revista, e që konsiderohet se ishin mbi
dyqind njësi, të cilat i përpinë flakët
në luftën e vitin 1999.
Është bashkautor
i Përmbledhjes së poezive “Prelud poetik”, botuar më 1997;
Është prezantuar
në përmbledhjen poetike prej 101 autorësh “Zhbërja e ikjes”, kushtuar shkrimtarit të mirënjohur Rifat Kukaj,
në përvjetorin e vdekjes së tij.
Është prezantuar
edhe në librin me publicistikë dhe kritika letrare “ Hijet e thyera”, të botuar më 2008;
Në monografinë
“Një luftë më ndryshe”, që i kushtohet përvjetorit
të aktiviteteve të Shërbimit shëndetësor “ Nëna Terezë”, etj.
Është angazhuar
në një rol episodik në serialin televiziv “Brenda drejtësisë”, që e realizoi Radiotelevizioni i Kosovës, në vitin 2009.
Përmbledhja
e poezive “Mëkatet e Orfeut”, dhe Libri
me tregime për fëmijë “Nëna e lirisë” . Këtë të fundit"Nëna e Lirisë"
e kishte pasur me vete, më dha dhuratë me të cilën më bëri nderë të madhe.
Aq më shumë
të një libri që në thelb, apo synim ka
edukimin e një brezi të përcaktuar në moshë, i ndarë në katër kaptina, i përshkruar
me një mjeshtri të madhe krijuesi. Libri ka nivelin më të arritur të normës
letrare dhe meriton vlerësim dhe respekt. Libri"NËNA
meriton të
jetë në çdo dorë të lexuesi të vemendshëm. Ne e përgëzojmë mikun Xheladin, duke
i dëshiruar shëndet dhe krijimtari të njëpasnjëshme.