Faleminderit
Gjekë Gjonaj: Gjon Lulgjuraj - atdhetar që shkrihet për komb e atdhe
E merkure, 29.08.2012, 05:56 PM
Gjon
Lulgjuraj - atdhetar që shkrihet për komb e atdhe
Nga Gjekë Gjonaj
Kurdo dhe kudo takoj apo korrespondoj përmes telefonit apo postës elektronike me mërgimtarë shqiptarë në diasporë në mendjen dhe shpirtin tim ndjejë një krenari të qëndrueshme të cilën e bazoj në kontributin dhe sakrificën e tyre të vazhdueshme për t’i ndihmuar vendlindjes së tyre të dashur, të afërmve, bashkëvendasve e bashkëkombasve në nevojë dhe kombit shqiptar në përgjithësi. Sepse, shumë nga ata, larg vatrave të tyre stërgjyshore, janë bërë emblema e shqiptarizmit, duke u vënë në ballë të përpjekjeve dhe të luftës për lirinë e kombit shqiptar. Andaj vepra e paharrueshme e këtyre burrave atdhetarë të mërgatës sonë për internacio0nalizimin, institucionalizimin, unifikimin e problemeve tona të pa zgjidhura duhet të nderohet. Dhe pikërisht ky shkrim, i cili protagonist ka veprimtarin e shquar të mërgatës shqiptare në Amerikë Gjon Lulgjuraj, synon të shpalosë shkurt veprimtarinë e vërtetë dhe angazhimin e suksesshëm të këtij biri të devotshëm të Malësisë së Mbishkodrës (një nga krahinat më heroike shqiptare të qëndresës kundër pushtuesve) në shërbim të çështjes shqiptare. Këtij njeriu të heshtur, të thjeshtë e modest për nga natyra, mikut tim të shtrenjtë, nuk i pëlqen lavdërimi për atë çfarë ka bërë dhe po bën për kauzën shqiptare, për liritë dhe të drejtat e tyre , për bashkimin kombëtar,për angazhimin e tij për ta mbajtur gjallë gjuhën e bukur shqipe në mërgim, për kultivimin e këngës shqipe që prek zemrën dhe gjallëron shpirtin e çdo shqiptari , me të cilat përcillet brez pas brezi nëpër shekuj e gjithë historia jonë kombëtare, por edhe lehtësohet dhimbja e plagëve të mallit për atdheun. Prandaj, duke i respektuar këto virtyte njerëzore të këtij bashkëkombasi me shpirt të madh të një atdhetari që shkrihet për komb e atdhe, do të kursehem nga fjalët e mëdha.
Shkollimi
dhe formimi profesional
Shkëputja
e këtij malësori nga vendlinja e tij, fshati Llofkë buzë Sukës
së Grudës, mbi lumin Cem që gurgullon prej bjeshkëve të Kelmendit,
ndodhi para dyezet e dy vitesh, saktësisht në vitin 1970 të shekullit
të kaluar. Ky largim pakthim i Gjonit nga toka e të parëve, kur ai
ishte djalosh 18 vjeçar, ishte i përmallshëm dhe natyrshëm ka lënë gjurmë të pashlyeshme
në shpirtin njerëzor të këtij intelektuali fisnik dhe aktivisti në zë në komunitetin
shqiptar në Shtete të Bashkuara të Amerikës. Gjoni si fëmijë u përkund në
djepin e historisë së Malësisë, u rrit dhe u edukua në frymën
e traditës së malësorëve, mësimeve të të parëve të tij duke dëgjuar pleqtë
e fshatit ku lëndë kryesore të mësimit kishin: virtytet e mira njerëzore,
ndershmëria, morali, besimi, besa, burrëria, fisnikëria, dashuria për
kombin dhe vendlindjen, dëshira për t’i shërbyer përparimit të përgjithshëm
të trevave shqiptare të kudo ndodhura. Ai pati fatin që në
vendlindje të mbarojë shkollën fillore, ku nga mësuesit e tij
mori mësimet e para për gjuhën dhe kulturën e shqiptarëve. Ndërkaq
shkollimin e mesëm e kreu në Gjimnazin Klasik Dominikan në ishullin Brac
të Kroacisë. Kur mbërriti në Amerikë (
Ai i
kujton me trishtim ditët e para në Amerikë kur nëpër dasma shqiptare këndoheshin
këngë serbe.
Kur arrita në Shtete e Bashkuara të Amerikës, tregon Gjoni, e vërejta menjëherë se Beogradi dhe Titogradi i atëhershëm, të kënaqur që shqiptarët po largohen, donin me çdo kusht të mbanin komunitetin shqiptar nën kontroll. “ Ata i kishin edhe njerëzit e tyre si Vladimir Sarceviq, Simo Biraq, Nik Najdoviq etj. që ishin të drejtuar nga Qeveria Jugosllave ta infiltronin komunitetin shqiptar. Fatkeqësisht, në mesin e tyre ishin edhe shqiptar. Mënyra e veprimit te tyre ishte nëpërmes aktiviteteve të ndryshme, koncerte, natë muzikore etj. Fillimisht, nëpër koncertet jugosllave shkonin shumë shqiptarë. Kishte raste që edhe nëpër dasma të ndihej ndonjë këngë serbe. Kjo nuk ndodhte, sepse shqiptarët ishin pro-serb, por nga fakti se shqiptarët, sidomos nën Mal të Zi, kishin përjetuar një gjenocid kulturor të vazhdueshëm. Me fjalë tjera, me atë muzikë u rritën, sepse Radio-Titogradi rezervonte vetëm një orë në javë program shqip, dhe ajo orë ishte nën drejtimin e plotë të malazezëve” sqaron ai.
Themelues
dhe drejtues i programit radiofonik “Zëri i Komunitetit Shqiptar në
Ndër
aktivitet e hershme kulturore të Gjonit si student në mërgim duhet veçuar
hapjen e programit radiofonik “ Zëri i Komuinitetit Shqiptar në
Adhurues, kultivues dhe promovues i kulturës shqiptare
Gjoni ka
qenë shumë aktiv dhe i pasionuar pas muzikës shqipe, veçmas asaj popullore, e
cila e mban gjallë dhe të pavdekshëm shpirtin e kombit tonë. Ai gjatë qëndrimit
të tij në Detroit ka bashkëpunuar me grupin muzikor “Shqiponja”, që
ishte formuar nga Marie Dushaj, Vasel Pepaj, Mark Dedivanaj dhe i ndjeri Gjergj
Sinishtaj. Më pas, grupi i dha detyrën e drejtorit muzikor.
“Kisha
studiuar pianon, dhe me pëlqente muzika, mbi te gjitha me pëlqente muzika
shqipe, dhe kështu iu bashkëngjita grupit muzikor “Shqiponja”. Qëllimi kryesor
i grupit ishte që nëpër dasma dhe festa shqiptare të dëgjohet kënga shqipe e
cila të ushqen shpirtin”, thotë Gjoni. Me këto aktivitete muzikore Gjoni
me anëtarët e grupit të përmendur muzikor , duke kënduar këngë patriotike
nëpër dasma, gazmende të tjera familjare e koncerte arritën të ngjallin
emocione të thella tek mërgimtarët shqiptarë për vendin e tyre.
Nga viti 1972
deri ne vitin 1977 ka qenë nënkryetar i organizatës famëmadhe “Ethnic Councel
of Michigan”, organizatë qe përfaqësonte te gjitha grupet etnike ne Miçigan.
Për këtë organizatë,
Gjoni e kujton vitin 1976, kur u nderuan me detyrën për të hapur dhe drejtuar
kremtimin e parë në Miçigan për “Bicentennial”, 200-vjetorin e Shteteve te
Bashkuara, në prezencën e Guvernatorit të Miçiganit dhe shumë personalitete të larta
shtetërore. Ky ishte një nderim i madh që iu bë Gjonit për faktin
se kjo natë historike në Michigan, ku jetonin mbi 2 milion njerëz të
komuniteteve të ndryshme, udhëhiqej nga një shqiptar ( malësor).
Gjoni me ndihmën e Viktor Chachos dhe shume familjeve shqiptare, ne vitin 1976 formoi “Grupin Vallëzues”, i cili mori pjesë në programin e kremtimit të 200-vjetorit të Shteteve te Bashkuara. Ai ishte mjaft aktgiv edhe në fushën e sportit. Sipas fjalëve të tij pro - jugosllavët infiltruan skuadrën e futbollit “Besa”, kurse ai me shokë si kundërvajtje formuan skuadra e re të futbollit “ Iliria”. Gjatë viteve 1978 dhe 1979 ka qenë President i Lidhjes së Futbollit në Detroit, në kuadër të së cilës ishin edhe dy skuadra shqiptare, “Besa” dhe “Iliria”, detyrë e cila i jepte mundësi të kontrollojë më afër aktivitetet e elementit pro-Jugosllav”.
Mbrojtës i flaktë i të drejtave të shqiptarëve në rajon
Nga
biografia e pasur e këtij protagonisti të këtij shkrimi shënojmë edhe
angazhimin e tij atdhetar për zgjidhjen e çështjes shqiptare. Gjoni
në vitin 1979, i ftuar nga Shtëpia e Bardhë ka marrë pjesë ne punime me “Delegacionin
Amerikan për Konferencën e Madridit” për të drejtat e njeriut, sipas marrëveshjes
të Helsinkit. Konferenca e Madridit u mbajt ne fund te vitit 1979. Delegacioni
drejtohej nga z. Griffin Bell, ish-ambasadorja amerikan në OKB, zonja Jane
Kirkpatrick, ish-ambasadori në Jugosllavi z. Zimmerman etj. Gjate këtyre
punimeve ai kërkoi nga Delegacioni Amerikan, që në agjendën e tyre të diskutohej
për shkeljet flagrante të te drejtave të njeriut ndaj popullit shqiptar ne
Jugosllavinë e atëhershme, si dhe gjendjen tepër te vështirë te popullit në Shqipëri
nen diktaturën Enveriane.
Ka
ndihmuar organizimin dhe ka marrë pjesë në shume aktivitete të
komunitetit, duke përfshirë edhe mitingje dhe demonstrate ne përkrahje te
popullit shqiptar. Ndër demonstratat kryesore që u përgatitën në Miçigan, ishte
“Greva e Urisë” pranë Qendrës Federale ne Detroit. Në këtë grevë 17 shqiptarë qëndruan
pesë dite pa ngrënë, derisa u realizuan kërkesat e tyre për t’u takuar me
senatorët e Miçiganit. Si pasojë, senatorët premtuan se do ta përkrahin rezolutën
e parashtruar pranë Kongresit Amerikan për Kosovën. Demonstrata te tjera me
rendësi ishin ato qe shkaktuan mbylljen e festivalit Jugosllav ne Detroit, etj”.
Gjon
Lulgjuraj disa herë ka dhënë dëshmi, pranë Kongresit Amerikan, për
gjendjen e Shqiptarëve ne Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Shqipëri. Në
vitin 1982, gjatë një demonstrate të madhe të shqiptarëve në Uashington,
ai mbajti një fjalim në gjuhën angleze, në shkallet e Kongresit Amerikan,
ku denoncoj aktet gjenocide Serbo-Malazeze-Maqedonase dhe Greke ndaj popullit
Shqiptar.Një nga rastet e veçanta, ishte paraqitja pranë Kongresit se bashku me
ish-nënkryetarin e LDK’se te Kosovës, z. Anton Kola, si dhe gjatë rastit
të z. Pjeter Ivezaj, i burgosur politik , për të cilin Qeveria Amerikane
ushtroj presion ndaj Jugosllavisë, që ta lirojë .
Pas
revolucionit te Kosovës të vitit 1981, Gjoni ka ndryshuar strategjinë
e veprimeve të tij. Bashkë me Komunitetin Shqiptar organizoi
demonstrata kundër festivalit Jugosllav në Detroit, i cili , siç shprehet ai
ishte bërë strehimi i agjenturës jugosllave dhe qendra e propagandës se tyre. Për
disa vite ka qenë kryetar i organizatës më prestigjoze të disporës AANO (Albanian
American National Organization) Organizata Kombëtare Shqiptaro Amerikane, e
themeluar në vitin 1946 me qëllim për të ruajtur identitetin tonë kombëtar në mërgim
pastaj për disa vite ka drejtuar edhe Lëvizjen “Atdheu na Bashkon”, e formuar në
vitin 2006, e cila ndër të tjera kishte për qëllim bashkimin e elementit
politik shqiptar në Mal të Zi, gjë e cila për fatin e keq të shqiptarëve
në këtë vend ende nuk u realizua për shkak të në radhë të parë mospajtimit të liderëve
politikë shqiptarë. Në një periudhë kohore prej 42 vjetësh në Amerikë Gjon
Lulgjuraj disa herë ka qenë i pranishëm me shkrimet e tij në shytpin
amerikan në mbrojtjen e çëlshtjes shqiptare.
Në
vitin 1979, ai publikisht denoncoi shtypin amerikan që Nënë Terezën e quanin “Murgeshë
Jugosllave”, duke dhënë fakte nga intervistat që Nënë Tereza i bëri ne
Detroit, ku ajo deklaroi se ishte shumë krenare që ishte Shqiptare. Si
pasojë e kësaj proteste, thotë Lugjuraj, shtypi në Miçigan e identifikoi
Nënë Terezën me prejardhje shqiptare. Artikujt e Gjonit gjastë luftës
në Kosovë i kanë botuar dy gazetat kryesore në Florida : St. Petersburg
Times dhe Tampa Tribune. Ai shprehet i lumtur dhe me fat që përjetoi
demokratizimin e Shqipërisë dhe Pavarësinë e Kosovës. Mbetet me shpresë së së shpejti
do të realizohet edhe ëndërra e tij e tretë - bashkimi i të gjithë shqiptarëve
dhe trojeve shqiptare në një simbol dhe parime demokratike.
Intelektuali, biznesmeni dhe atdhetari shqiptar Gjon Lulgjuraj me veprimtarinë e tij të deritashme patriotike dhe kulturore në mërgim shleu një pjesë të detyrimit kombëtar dhe u bë shembull model i një njeriu që i del zot popullit të vet dhe lufton për të drejtat e tij në qarqet e njohura të politkëbërjes botërore.