Faleminderit
Qerim Pllana: Ismail Vlora - Krenari kombëtare
E shtune, 29.09.2012, 10:42 AM
Koment
special: Kushtuar Ismal Qemal bej Vlorës në 100-vjetorin e pavarësisë
HISTORI E DHIMBSUR E KRENARISË KOMBËTARE 100-VJEÇARE
*Ismal
Qemal be Vlora një jetë e terë në shërbim të kombit dhe të atdheut-Shpalime në tri
tablo të jetës dhe veprës në mërgim të Ismail Qemal Be Vlorës. Mërgimi i parë i
Ismal Qemal Vlorës jashtë atdheut dhe jashtë Turqisë. Botohet me rastin 100-vjetorit
të Pavarësisë. Ismail Qemali u lindë më 24 janar 1844, në Vlorë, e helmojnë dhe
vdiq më 24 janar 1919 në Romë. Kufomën e
mbajnë në Peruxhia dy javë që të “balsamosin” dhe më 9 shkurt e nisin për në Vlorë! Ja se
si i këndoi populli këtij trimi hero kombëtar
“Fryte e dritë e Shqipërisë, Ti qe kur dole në jetë,
Jashtë nga qyteti i errët, që kur bëri nëna djalë.
T`i veç dermën dhelpërisë, Kokën e mbajte përjetë
e të gëzosh ne të mjerë. Dhe shpirtin zjarr e valë”.
(Polifoni popullore)
Shkruan: Qerim Pllana
Ismail Qemali në hierarkinë e lartë në pushtetin e Perandorisë Turke
Ismail
Qemali, më 1 maj 1990 Stambollit i lë shëndenë në rrugë për në Tripoli, në vend
që të shkonte në jahtin turk “Fuart”, kërkoi mbrojtjen në ambasadën angleze. Ishte
mërgimi i parë i I. Qemalit “Pasi nuk mundi ta bëjë “Albanin të tërën”, nxori
organin e të gjithë shqiptarëve: “Le Salut de l`Albani”, Shpëtimi i Shqipërisë,
në kushte shumë të vështira, gjë që nuk u vazhdua gjatë. I. Qemaili ishte disa
herë Mytesarif, dy herë Vali i Bejrutit, Shamit dhe Tarabullusit, së fundi
sundimtar i përgjithshëm i Afrikës turke, kështu duke i shërbyer dyzet vjet
Portës. Në njërin nga numrat e revistës, “Shpëtimi i Shqipërisë”, ai do të shkruante:“Ne
shqiptarët s`duam të ndahemi nga Turqia, përkundër ia duam mbrojtjen. Mjaft
punuam për botën. Këtej e tutje duam të punojmë kësi mënyre. Po vuajti Turqia
nga faji i osmanlinjve, të mos bjerë pre edhe Shqipëria; Ne shqiptarët jemi
gati për të jetuar një jetë kombëtare. Ashtu qoftë”, përfundon Ismail Qemali.
Tani për
herë të dytë po rrezikohej okupimi i tokave shqiptare nga shtetet fqinjë të përkrahura
nga Rusia Cariste. Pas Luftës së Parë Ballkanike u përgatit skenari kinse për
pakënaqësitë e aleatëve në Ballkan, Bullgari-Serbi-Greqi, Mali i Zi, pas të parës,
fillon Lufta e Dytë, dimrin e vitit 1912-13. Nga e cila luftë shtetet sllave
dhe Greqia në jug, pushtuan më shumë se sa gjysmën e territorit të Shqipërisë. Opinioni
duhet të informohet saktë se Shpallja e Pavarësisë në Vlorë më 28 nëntor 1912, është
bërë për tërë hapësirën natyrale të tokave shqiptare, të cilat u okupuan nga
shtetet fqinje të përkrahura në Konferencën e ambasadorëve në Londër me
vendimet e të cilës më 29 korrik 1913, nuk
përfillën, Vendimet unanime të delegatëve shumicë të krahinave shqiptare
në Kongresin e Vlorës, të tumira nga Ismail Qemali më delegatë më 28 nëntor 1912.
Me forcë u pushtua dhe u nda gjysma e Shqipërisë, pjesa tjetër qe pushtuar me
vendimet e Kongresit të Berlinit qershor 1878, tetor 1881, më zbarkimin e flotës
angleze ndërkombëtare angleze në Ulqin.
Motoja në
“Shpëtimi i Shqipërisë”, e thekson Ismail Qemali ishte:“Veç kauzës në dobi të popujve
oriental, ne duhet të mbrojmë interesat e popullit e të vendit tonë.” E tërë kjo
po ndodhte pas largimit të Ismail Qemalit nga Perandoria Osmane në Bruksel. Ja
vlen të theksohen disa rrëfimet personale të z. Ismail, Qemali, për t`u njohur
gjeneratat dhe pse jo miqtë turq të nxitur për ndryshime të historisë kombëtare
shqiptare!
Sa qëndronte
në Bruksel, z. Ismail Qemailin e vizitoi ambasadori i Turqisë në Londër, Mynir
Pasha, i cili i tha se kishte marrë nga sulltani porosi: “Mbasi madhëria e tij
qe bindur se Ismail Qemali nuk do të pranonte më ndonjë post brenda Perandorisë
në vend, që të endej si një i arratisur, i jepej një ofiqi të një Ambasadori për
gjithë vendet me mision, që të studionte institucionet e ndryshme të Evropës,
dhe t`i dërgonte raporte mbi ta, që t`i shërbenin sulltanit si bazë për reforma
në Turqi”! Shtrohet pyetja, ç`na tregon ky interesim i jashtëzakonshëm i sulltanit
për Ismail Qemalin, kurse aspak për fatin e Shqipërisë, e cila tashmë ishte “shkarravit”
jo sall nga shtetet fqinje, por edhe me bekimin e Evropës dhe ligësinë e Portës,
duke filluar nga viti 1878, deri në vitin 1913, deri më sot! Sepse akoma s`ka
Shqipëri të vërtetë natyrale e t`bashkuar! Kjo dëshmon se edhe larg Turqisë, ku
ndodhej Ismail Qemali, sulltani pos forcës ia njihte edhe erën e guximit, trimërisë
dhe patriotizmit. Meqë nuk mundi ta vriste, përdori metodat e korrupsionit të përbuzura
aq shumë nga një njeri me aq dinjitet, siç ishte madhëria e tij, Ismail Qemali,
kurrë i korruptuar deri në vdekje.
Ai do të thoshte:
“Natyrisht unë hodha poshtë këtë ofertë të
çuditshme, duke iu përgjigjur; “Madhëria e Tij e dinte fare mirë përse kisha
hequr dorë nga çdo shërbim në perandorinë otomane”, thekson dhe vazhdon Ismail
Qemali; “dhe për të njëjtat shkaqe nuk mund të pranoi ofiqin e premtuar e të vazhdoja
të rroja më rrogë turke si shpërblim për shërbime thjeshtësisht imagjinare”, do
shtuar “ rrogën e turpit” e të spiunllëqeve nga Evropa për në perandorin
otomane dhe anasjelltas”!
Athua duhet hequr këto dhe kujtimet tjera, punët e ndjeshme e më të ndershme të cilat shqiptarët i kryenin në diplomaci, reforma, ekonomi etj., me aq përgjegjësi, sinqeritet dhe më elan të lartë, si edhe në ish-Jugosllavi dhe Serbinë kolonialiste, qoftë në ushtri, administratë, punë resorësh tjera, sesa vetë pushtetarët, deputetet, pashallarë, madje kadi, agallar e spahi, vendas-turq nëpër poste të ndryshme të pushtetit turk, lexo 28 kryetar qeverish turke në Portë, pse jo dhe në ish-Jugosllavi!
Ky është një
kod besnikërie të thuash i zakonshëm të shqiptarët jo gjithmonë si rob!
Rasti
tjetër në mërgim, Ismail Qemal Vlorës, do ti ndodhë në Misir, Kajro, me ç`rast
vazhdojnë intrigat rreth Shqipërisë dhe personalisht Ismailit, në audiencën e
Kedivit një regjent i vendit. Siç thekson personalisht I. Qemaili: “Një nga më të
çuditshmet qe ajo e vëllait të Kedivit, përmes Mehmet Ali Pashës”. Ai, e lajmëroi
sulltanin me telegram se Ismail Qemaili i paskësh ofruar fronin e Shqipërisë, të
cilin ai, Mehmet Ali Pasha tha se e “refuzoi për shkak se kjo gjë ishte kundër
ndjenjave të besnikërisë së tij ndaj Kadivit”! Ky denoncim i solli pashait gradën
dhe titullin vezir! Por, siç thuhet kjo
intrigë duket t`ia kishte vrarë ndërgjegjen, Mehmet Ali Pashës, sepse gjatë vizitës
së dytë të Ismailit në Egjipt, Pashai e vizitoi dhe i kërkoi ndjesë, duke
shpjeguar se atë akt e kishte bërë nga një zell i tepruar. Ismail Qemaili më një
rast sulltanit i kishte thënë se nuk do ta godiste atë personalisht, por kurrë s`i
kishte premtuar se nuk do të merrej me politikë, diplomaci apo punë atdhedashurie
(patriotizëm). Sulltani i kishte thënë I. Qemalit: “Sa për Shqipërinë, unë nuk
mund të falja fronin e një shteti që nuk ekziston, dhe, edhe sikur të mundja ta
bëja këtë gjë, s`kisha shkak të preferoja një princ egjiptian po për kundër”!
Ngjashëm,
shumë ngjashëm me intrigat e politikës dhe diplomacisë aktuale serbe (sot) në Beograd ndaj Kosovës më spekulime,
demagogji dhe frymë hegjemonizmi rreth saj! Këtë intrigë të radhës dhe shumë të
ultë qeveritarët turq e përdorën për një sulm të ri kundër (jo) sall Ismail
Qemailit, sa kundër Shqipërisë së trazuar. Për më keq Sulltani urdhëroi që Ismail
Qemaili të gjykohej në Stamboll për “tradhti të lartë”! Prandaj, në mungesë gjyqi
e dënoi më vdekje, më humbjen e të drejtave civile të rangut, titujve,
dekoratave e të pasurisë personale! Ismail Qemali edhe pse i dënuar më vdekje,
po si Hasan Prishtina, Luigji e Avniu, ky burrë trim në Vlorë më 28 nëntor të vitit
1912, në orën 2,30 pas dreke, ndonëse
ishte paraparë fiks në ora 12, duke pritur Isan me delegat nga Kosova, Tubimi u
shty për të çel në ora 2.30. Kongresin Kombëtar, në prani të 37 delegatëve, I. Qemalin
emrohet kryetar i Qeverisë Provizore, Dom Nikollë Kaçorri nënkryetar të saj. Pavarësia
u sabotua nga reaksionar të brendshëm, A. Toptani, Prenk Bibë Doda, Dervish be
Biçakçiu, Kristaç Zografi etj., me veprimet e tyre antikombëtare e vunë në rrezik
tërësinë tokësore, duke shkaktuar rrëmujë dhe anarki në mbarë vendin.
Kujtimet, sfidat dhe e vërteta mbi personalitetet dhe historinë kombëtare shqiptare në raport me Perandorinë, janë pjesë e cila, sipas disa mendimtarëve të aktualitetit dhe pushtetit turk, tani pretendohet, bashkë me shumë pjesë dhe tërësi tjera të Periudhës 500-qind vjeçare të pushtimit turk, të hiqen nga historia kombëtare!? Mbase, thënia:”Ja vlerësimet që i bënë armiqtë e kombit shqiptar Ismail Qemailit, për punën e tij në Evropë”. Ai la një atdhe të plotë të pa cunguar, real, por të nënshtruar-okupuar nga të huajt! Ismail Qemali, dëshmojë për shpallje të pavarësisë për Shqipërinë, një atdhe shqiptar, të madh as të vogël, një atdhe amanet! U dashka dhe këtë amanet për ta fshirë nga mendja, truri dhe historia kombëtare!? Mbase, këtë nuk e kërkojnë miqtë tanë të “dovletit, selametit e t`xhenetit”?! As populli shqiptar, si politikanët, për hir të posteve politike, marrëdhënieve Turqi-Shqipëri-Kosovë, aktualisht kur thonë: “Asgjë më rëndësi s`hiqet, nuk ndryshohet, s`pësohet”! Koha do të dëshmojë, si më bashkatdhetarët “optimist”në Maqedoni, me Marrëveshjen mosmarrëveshjen e Ohrit, Enciklopedinë e falsifikuar, një mori lapidarë, kisha e manastire, si në kohën e Milosheviqit në Kosovë! Ja vlejnë marrëdhëniet e reciprocitetit dy e më shumë palë, por jo më hile, pavarësisht fuqisë, madhësisë e t`kaluarës-historike! Sepse, çdo ndihmë vëllazërore humane e miqësore të ofruar dje, sot dhe nesër, shqiptarët përherë janë të gatshëm t`i kompensojnë më të njëjtat për të gjithë miqtë dhe Turqinë. Këtë pa rezervë e shprehu z. Agim Çeku, ministër në vizitë Ankarasë.
Shpalime historike dy: Mërgimi i dytë i Ismail Qemal be Vlorës 1900-1912
Më 13
prill 1909 në Stamboll ndodhi Revulucioni i Gjon Turqve. Pas nëntë vjet mërgimi,
Ismail Qemal be Vlora kthehet në Stamboll. Më qëllim të mbrojtjes së kushtetutës
dhe të drejtave të Kombit shqiptar, pasi që
pasardhësi i Hysni Hilmi Pashës,Veziri i madh Teufik Pasha i propozoi
Ismail Qemalit ministrinë e drejtësisë, madje në rast se si pëlqente, ai mund të
zgjidhte ministrinë e punëve të brendshme. Por, ai dëshironte të vijonte punën
e tij në parlament. Të njëjtën ditë I. Qemailin e thirri sulltan Hamiti në audiencë,
pas nëntë vite mërgim jashtë Turqisë, Ismaili u gjend ballë për ballë perandorit
otoman, të mbyllur vet, siç thuhet në kafazin e florinjtë. Sulltani i shprehi
keqardhje për tërë atë qe kishte ndodhur gjatë 9-vjet mërgimi. Sulltan Hamiti
sikur nuk e fshehu entuziazmin e kthimit të Ismailit, të cilin kjo pozitë e
shtyri të bëjë në këtë kohë ngjarjesh të turbullta më Portë e sidomos në Shqipëri,
përpjekjen për të gjetur një modus vi-vendi, që mund ta rriste autoritetin e
kryengritësve gjithandej Shqipërisë për mëvetësi e pavarësi, shkëputje nga
Turqia, por jo okupimet nga fqinjët.
Prandaj
ai shkoj në parlament, ku gjet një numër të madh deputetesh, nga të cilët, po
ashtu u prit më shumë entuziazëm. Po të nesërmen thirri gjithë deputetet më një
sesion të fshehtë, në të cilin Ismail Qemaili, u dha ekspoze duke u bërë apel për
pajtim e bashkim. Por kjo “qetësi dhe ky “pajtim” nuk zgjati shumë midis
deputetë me opinione të ndryshme. Vetëm pas dy javëve, një pjesë e ushtrisë të Selanikut
nën komandën e Mahmut Shefqet Pashës, e nxitur nga komiteti i xhonturqve u
nis drejtë Stambollit. Kështu që kabineti
i Teufik Pashës, ra akoma hyrë ushtria
e Mahmut Sh. Pashës më 17 prill të vitit
1909 në Stamboll. Ismali u nis për Selanik. Xhonturqit e rrëzuan s. Hamitin dhe
në vend të tij e vendosën Mehmet
Rashitin, një bashkëpunëtor kukull të xhonturqve. Në Stamboll me gjithë orvatjet
për të nxjerr një shkak për ta dënuar mbase prapë më vdekje, të paktën si nxitës
të ngjarjeve të 13 prillit, por hetimet nuk
gjetën asnjë fakt kundër tij: parlamenti u detyrua të regjistronte një vendim
nonileu në favor të Ismailit, i cili u kthye në Stamboll dhe përsëri hyri në parlament,
duke rifilluar sesionin e tij. Pozita e I. Qemalit u rrezikua deri në shpëtim
koke. Intrigat kundër Ismail Qemalit vazhduan në lidhje më një hua, për të cilën
kishte vështirësi Drejtori i Bankës Nacionale, Sir Ernes Cassel.
Në organin
e Komitetit të xhonturqve u shkrua një artikull ku u spekulua në emër të I. Qemalit.
Prandaj, Ismaili në parlament kërkoi sqarim, duke deklaruar se në parlament nuk
beson të ndodhej ndonjë burrë aq budalla dhe frikacak, sa të shpif se unë do të
mashtrohem për 10.000 lira. Tek fliste Ismali, një farë Dr. Ismeti (emrin e të cilit
ja kishte dhënë redaktori si trillues i
shpifjes) u ngrit nga vendi i tij dhe tha:”Unë e shtova atë paragraf në artikull”!
Atëherë Ismail Qemaili u përgjigj: “Pra qenke ti frikacaku”. Kundërshtari nisi
ta shajë, Ismail Qemaili i zemëruar e zuri për fyti dhe e flaku për patosi. I
ndajnë shpejt, atë, Ismetin e qesin jashtë
salle. “Mua më erdhi disi turp që më një çast zemërimi u kapa me grushta
në pleqëri, po shumë nga miqtë më lëvduan, ai Ismeti mori atë qe e meritonte”.
Më një seancë
tjetër ku flitej për ligjin e koncesioneve për ndërtimin e hekurudhave në Anadoll.
Ismail Qemaili e kundërshtoi me fakte dhe forcë aprovimin e atij ligji. Në sallë
u bë rrëmujë. Të gjithë ministrat tok me vezirin e madh iu vërsulen, duke kapur kush për duarsh
e kush për rrobash, kurse Dervish Beu e goditi prapa kokës. Në këtë rrëmujë seanca
u mbyll nga protesta të deputetëve miq të shumtë të Ismail Qemalit. Po atë mbrëmje
Dervish Beu e vizitoi Ismailin për t`i kërkuar
të falur, por Ismail Qemali refuzoi të harronte ngjarjen kaq lehtë, nuk u kthye në parlament. Ai do të
kthehet në parlament vetëm pas lutjeve dhe përcjelljes së një deputacioni në krye
më Talat Beun, pasi këtë e kërkonin edhe shumë shqiptarë tjerë.
Këto dhe
një varg incidentesh, urrejtje dhe smira ndaj fuqisë, moralit me plotë dinjitet,
patriotizmit dhe drejtësisë të sinqertë që prodhonte Ismail Qemaili, Komiteti i
Xhonturqve po ia kushtonte zhdukjes të elementit etnik, bashkë më Qemalin, që atyre
po u dukej më i fortë dhe më i rrezikshëm se kushdo tjetër! Siç thekson Ismail
Qemaili në Kujtimet e tij; “Nuk u la mangët që mund të ngjallte turbullira,
duke u përdorur lloj-lloj intrigash, masa represive me të vetmin qëllim që ta dëshmonin
atë qe ata besonin se ishte koka e Meduzës Nacionale”! Ismail Qemali siç shkruante
në artikullin e tij të gjatë në “Shqipëria
dhe Shqiptarët” (botuar anglisht më 1917 në Quarterly Review pat arritur në këtë
përfundim:
”Shqiptarët
shpejt i zbuluan qëllimet e njëmendta të Komitetit “Për bashkim e përparim”,
dhe panë humnerën që shtrihej midis
kuptimeve politike të tyre dhe të programit
të (bashkim-xhinëve turq)! Me bashkimin, shqiptarët kuptonin grupin e racave të
ndryshme nën flamurin e kushtetutës osmane, e cila do të forconte perandorinë nëpërmjet
bashkimit te të gjithë popujve të saj, duke i garantuar secilit ekzistencën e
tij kombëtare. Por, ky ishte mendimi i një lloj utopie e kot, mbase si sot me
Kosovën e ndarë shtet i dytë shqiptarë, apo dhe Maqedoninë shqiptare shtet i
tretë, të një fantazie boshe. Sepse shqiptarët duhet ta kenë sall një shtet të vërtetë..!
Nga ana
tjetër, Komiteti vetëm mendonte t`i bashkonte të gjitha racat e ndryshme, duke
i shtrënguar të mohonin origjinën e tyre dhe sa më shumë t`u forcohej pozita në
pushtet, aq më shumë u shtohej ambicia për ta zbatuar këtë program ! Kjo ishte
aq e vërtetë sa sot Programi për Bashkimin Evropian, i cili, fatkeqësisht është
shumë identik me kohën për të cilën bëhet fjalë. Madje, nëse studiohet më kujdes
periudha e fillimit të 10-12-vjet të shekullit të kaluar, ka aq shumë ngjashmëri,
në veçanti më gjendjen e popullit shqiptar në gadishull, sa njeriut i mbushet
mendja se historia e ka rikthye rrotën e saj, duke u ripërsëritur rrethanat dhe
agjendat e njëjta të viteve (1908-1912). Sepse, nëse Brukseli “s`mund” për ta zgjidh problemin e një grusht
kriminelëve ilegal-legal në veri të Kosovës, shqiptarët, madje sall policia e
Kosovës, është në gjendje të zgjedh brenda 24 orëve.
Dy, nëse
shqiptarëve u thuhet se kufijtë nuk mund
të ndryshohen, dhe gjysma e shqiptarëve s`mund të bashkohen me gjysmën tjetër,
kur ata janë të gatshëm, jo si koreanët! Tre, atëherë si t`i besohet Bashkimit
në Bruksel, në qetësinë, lirinë, demokracinë, zhvillimin real ekonomik,
kulturor, gjuhësor etj. Shqiptarët duke i ndarë me simbole, emërtim falsifikues
nga shqiptarë në kosovarë, duke ndarë një komb, veri-jug, dialekte toskë, gegë,
fise e klane, simbole e gjuhë! Të ndarë dhe të coptuar në 4 shtete të sojit dhe
llojit të principatave mesjetare para Skënderbeut?!
Ismail Qemali përherë ishte në shërbimi të atdheut të s`vërtetës, realitetit historik! Ismail Qemali, ju drejtua të gjitha instancave ndërkombëtare nga Londra, Parisi, Vjena, Roma, Berlini, Madridi, Petrograd e Stamboll, për t` mos e ndarë edhe më Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Ismail Qemali, një personalitet simbol, tërë jetën ia kushtoi atdheut dhe popullit. Si intelektual i rrallë, burrë shteti punoi dhe jetoi deri në vdekje. Dhe vdes, apo helmohet, me aq pak gabime jetësore politike, diplomatike, kombëtare dhe patriotike. Të lehtë dheun e atdheut namin e historisë së kombit. Përulemi para përmendores, 100-vjetorit, një shekull Pavarësi, pranë simbolit, guximit, trimërisë, kurajës dhe civilizimit të Ismail Qemal be Vlorës hero!
Mërgimi i tretë dhe i fundit i Ismail Qemal Vlorës: Kujtime dhe memorie të çiltra për bërjen e atdheut të tërin dhe një e t`pandarë qysh më 1912-13!
“Sapo i
dorëzova pushtetin KNK-së, Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, u nisa për
Nisë, më një pushim të nevojshëm”. Mbase ai ishte pushim i domosdoshëm, por dhe
mërgimi i fundit i Ismail Qemal Vlorës, tani jashtë atdheut të trazuar më shumë
nga faktor vendorë sesa të jashtëm! Në atdhe dhe në vendlindjen e tij stërgjyshore,
ky burrë i kaloi sall 14 muaj jetë! Sepse, pas gjithë atij mundi, tërë asaj sakrifice,
gjakderdhjeve dhe atyre sfidave të shpalljes së pavarësisë, më 28 nëntor 1912,
diku rreth orës 15 pas dite, Ismail Qemaili me shokë, nuk gjetën prehje, mundësi
e as rrugëdalje për shpëtimin e Shqipërisë së vërtetë, të bashkuar, unike e të pavarur,
sovrane në kufijtë real. Okupimi i gjysmës
së atdheut nga Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Bullgaria, presioni ndërkombëtar
dhe ai brenda vendit, nga renegatet e yshtur dhe të djegur për pushtet,
grabitje dhe sundim, bëri që gjithçka të përfundojë në dëm të atdheut në situatat
aktuale të vitit 1912-1913, respektivisht në prag të fillimit të Luftës së Parë
Botërore, (1914-1918).
Të flasim
më gjuhën e kujtimeve të madhit Ismail Qemail Vlora dhe të birit Etemit, vetëm
kështu do të jemi më të sinqertë në këto tri kujtimet të mërgimit dhe kujtimi të
njeriut, i cili si foshnje u syrgjynos nga vendlindja, atdheu, dhe në te kaloj
vetëm 14 muaj jetë, me plotë sfida, i dënuar disa herë, madje me vdekje! Ma në fund
i detyruar dhe i ndjekur nga pushteti dhe së fundi nga atdheu për herë të fundit
të jetës dhe moshës së tretë, i helmuar dhe i balsamuar për t`iu zhdukur gjurmët
e helmimit në moshën 75-vjeç, më 24
janar 1919 në Romë, është histori e dhembsur..!
Shqipërinë
po e kallnin duke luftuar një qeveri liberale në krye më liberalin Ismail
Qemail be Vlorën, një patriot, i cili në atdheun e tij kaloi sall 14 muaj! Më në
fund në atdhe po sillej një princ i huaj austriak, Princ V. Vidi, si shkak i
luftës së ashpër për grabitje të pushtetit, mundësisë së plasjes të një lufte
civile. Me detyrimin e Komisionit Ndërkombëtar Evropian të Kontrollit, më 22
janar 1914, mu për shkak të luftës së ashpër që po e zhvillonin; E. P. Toptani në bashkëpunim me Prenk Bibë Dodën,
Dervish be Biçakçiun, Haxhi Qamilin dhe Kristaç Zografin, Komisionit në fjalë i
imponuan që nga qeverisja e pushteti dhe nga Shqipëria ta tërheqin Ismail
Qemalin dhe në vend të tij ta sjellin Vilhelm Vidin.
Kjo dhe kështu
ndodhi nga “Dita e Lavdishme”, kur ishte shpallur pavarësia, Ismail Qemali po e
përjetonte ditën më të rëndë të jetës, largimin së fundi të përjetshëm të tij
nga Shqipëria! Ja se ç`shkruan në portokoll, kur arriti në Shqipëri KNK; “Sot më
22 janar 1914, Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit u mblodh në pranin e Shkëlqesisë së Tij, Ismail Qemail Beu, Kryetar i Qeverisë
së Përkohshme, i bindur se mjeti i vetëm për t`i dhënë fund anarkisë dhe çrregullimit
në vend, ishte të ngrihej një qeveri e vetme për “tërë Shqipërinë”, dhe se në rrethana
të tanishme, ky qellim mund të arrihej vetëm nëse ai (I. Q), t`ia dorëzonte
pushtetin Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, përfaqësuesve të fuqive të mëdha,
e përsëriti kërkesën që kishe bërë më parë KNK, në pranin e ministrave, që ta
marr për sipër këtë detyrë dhe të pranojë
të marr pushtetin në duar, KNK-ja, “nderon dhe ngre lartë ndjenjat
patriotike të Shkëlqesisë së Tij Ismail Qemail Beut”, që bënë të marrë këto
masa, pranon delegimin e fuqisë nga ana
e fuqisë së tij i ngarkuar për këtë nga Fuqitë e Mëdha, merr për sipër
administratën e Shqipërisë, në emër të Qeverisë
të cilën e përfaqësonte atëbotë Ismal Qemal Vlora.
Vlorë, 22
janar 1914. Firmsur: Ismail Kemal, Nadolny, Petroviç, Krajevski, Harry, Lamb,
Leoni, dhe Petriaev, janë nënshkrues të këtij (vendim-portokoli). Në kujtimet e
Tij, Ismail Qemali shkruan: “Sapo i dorëzova pushtetin Komisionit (KNK-së), u
nisa për në Nisë, për një pushim të nevojshëm. Shpejt mora vesh se Princi
Vilhelm Vidi më në fund kishte hyrë solemnisht në Durrës. U gëzova, por kur mësova
se ai kishte zgjedh për kryeqytet një nga qytetet më ma pak rëndësi, të përshtatshme
për një seli mbretërore, dhe që paraqiste plotë ngatërresa të tjera, siç e kam
theksuar më parë. Ngatërresa për të cilat
kishte marr vesh edhe Foreign Office në Londër.”
Ky ishte
një skenar tjetër për të cilin plakut nuk do t`i shkonte ndër dije, meqë V. Vidi
në Shqipëri kishte pranuar të qëndronte për pak kohë, dhe atë sa më afër detit,
për mundësinë dhe nevojën urgjente të ikte më të katërtat, me vaporin e lënë të
përgatitur, ta lente Shqipërinë, pse jo prapë në gojë të ujkut! Më pas historia
e Princ Vidit, është rrëfim tjetër në vete. Një periudhë e shkurtër, por e
hidhur për historinë kombëtare. S`vonojë dhe plasi Lufta e Parë Botërore. Kurse
Shqipëria përjetojë një rrënim okupimi dhe shkatërrimi të pa mëshirshëm nga
Serbia, Greqia, Mali i Zi, etj. Ndërkaq Ismail Qemali e vazhdojë jetën e tij në
mërgimin e tretë në Itali, herë-herë në Zvicër etj. Para se të nisej Ismail
Qemalit, shokët që po e përcillnin i dorëzuan disa dhjeta napolona të Beledies,
që t`i përdorte si shpenzim udhëtimi. Ai, ata i përshëndeti me këto fjalë: “Djemtë
e mi, nuk bëra pasuri t`ja lë trashëgim Shqipërisë, po ju lë një Atdhe amanet. Lamtumirë!”
Nga Vlora
Ismail Qemali vajti në Nisë ku deshi të çlodhej, por pa mund të çlodhje! Përkundrazi, atij pas disa
vite do t`i përgatitej helmimi. Më t` filluar Lufta e Parë Botërore, Ismail
Qemali shkoi në Barcelonë, duke pritur fundin e kësaj Lufte të tmerrshme,
sidomos për Shqipërinë. Në fillim të vitit 1917, u kthye në Paris, ku i diktoi
Mr. Storit, Kujtimet e tija. Në vështrimin e parë, duke mos njohur mirë jetën e
tij, te duket sikur Ismail Qemali, i
zhveshur nga ofiqet e tija zyrtare, u hoq më një anë. Por kjo s`është aspak e vërtetë.
Ç`mund të bënte ai në këtë kohë, në dobi të vendit e bëri, sepse nuk ishte i
hequr mënjanë, prandaj edhe partia Politike e themeluar në SHBA më 1918 e zgjodhi përfaqësues të saj në Konferencën
e Paqes. Ismail Qemali u përgatit për t`i propozuar konferencës paqësore kërkesat dhe të drejtat e Shqipërisë në Ligën e
Kombeve në Paris.
“Unë shpresën
nuk e kam te bejlerët a tek arkondët që kërkojnë të fitojnë të tilla princllëke.
Shpresa ime është në të zotët e
opingave, që janë zotët e vërtetë të Shqipërisë. Unë e dua Shqipërinë nën
regjim demokrat e federal për popullin shqiptar.” Por, ai këtë nuk e trashëgoi,
sepse në Romë e helmuan më 24 janar 1919. Ismail Qemali jetoj 75 vjet. Vetëm 14
muaj i përjetoi në atdheun e tij të lirë, por fatkeqësisht të përgjysmuar. Qe
kur ish fëmijë, e syrgjynosën bashkë me
familjen e tij larg Shqipërisë. Edhe ai pati fatin e hidhur të Thimi Mitkos,
Pashko Vasës, Jani Vretos, vëllezërve, Abdylit, Naimit dhe Sami Frashri, Noli,
Konica e Hasan Prishtinës, dhe të sa e sa rilindësve të tjerë, më në fund të vdes
i syrgjynosur në mërgim, madje i helmuar nga dorë e fshehur e armikut.
Thuhet se
më 28 nëntor 1932, kur u zbulua kufoma në Kaninë, vendlindjen ku kishte lindur
Ismail Qemali, që të kthehen eshtrat e të varrosen në Vlorë, s`i kishte mbetur
shenjë balsami, dhe qe gjysmë e kufomës
ishte e dekompensuar! Kur, dhe sikur të dihej shkaku i vërtetë i vdekjes së tij,
helmimit të Ismail Qemalit! Domosdo qëndron, jo vetëm në krye të shtyllës së pionierëve,
por edhe në krye të shtyllës së dëshmorëve dhe të heronjve të Shqipërisë së vërtetë. Periudhës së lavdishme
të Gj. Kastriot Skënderbeut, Lidhjes së Lezhës 1444, Komitetit të Stambollit,
Rilindësve, Periudhës së Lidhjes Kombëtare Shqiptare të Prizrenit 1878,
Shpalljes së Pavarësisë Vlorës më 28 nëntori 1912, pra të 100-vjetorit, në krye
të cilës pavarësi u gjend ky burrë i sakrificës, sfidave dhe përjetimeve të kohës
makabër ...
Kohës me rasti e Vendimeve të Konferencës së Bujanit, dhjetor 1943, janar 1944, të pa realizuar as sot e kësaj dite, bashkë me rënien e heronjve dëshmorëve dhe martirëve të Luftës Çlirimtare të Kosovës, UÇK-së, për bashkim të shqiptarëve, pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt 2008, akoma pa sovranitet dhe integritet të vërtetë. Ashtu siç e mendoi Shqipërinë I. Qemaili, dhe siç e do populli shqiptar të bashkuar dhe sa më parë. Për fatkeqësinë e tij, e t`sovranit, as sot, ai e as ne nuk e përjetuam ashtu siç e duam! Megjithatë, Shqipëria do të bohet, ashtu siç e deshën dëshmorë, heronj dhe martirët e kombit, siç e ëndërroi Ismail Qemail beu Vlora, Isai, Luigji, Hasani Azemi Ademi, Avniu dhe populli i tërë atdheu! Sa të përshtatshme kumbojnë vargjet e F. S. Nolit, po me të njëjtat sakrifica kombëtare dhe patriotike të Ismail Qemal Be Vlorës, hero:* “Syrgjyn-gjallë e syrgjyn-vdekur, Ky vigan Liberator“! Aman mos të futet portreti i tij me një galeri me tradhtar! (Vazhdon)