Faleminderit
Safet Hyseni: Mësuesi Mahmut Dumani themelues i shkollës shqipe në Kërçovë
E shtune, 22.09.2012, 11:03 AM
Mësuesi
Mahmut Dumani themelues i shkollës shqipe në Kërçovë
Nga Safet Hyseni
Qeverisja
vendore me shumicë shqiptare pasi Mbretëria Jugosllave bije nën sundimin
Italian në Kërçovë zgjidhet në qershor të vitit 1941. Menjëherë pas zgjedhjes bëhen
edhe analizat e punës për të ardhmen. Nga analizat që ishin bërë nga ana e
kryetarit z. Ahmet Haxhi Sadiku është kërkuar nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë
që menjëherë të fillojnë përgatitjet për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe. Kërkesat
e kryetarit të Kërçovës, ministri Ernest
Koliqi si dhe Ministria e arsimit që e udhëhiqte ai, i ka marr me tepër
seriozitet dhe menjëherë për në Kërçovë
Jo vetëm
Kërçova por në mbarë viset ku kishte
sunduar këmba sllave nuk kishte lejuar që të mësohet gjuha dhe alfabeti shqip. Mahmut
Dumani mësuesi i ardhshëm i shumë gjeneratave,
do të kujdeset për punën edukativo arsimore në fshatin Kastriot (Sërbicë)
të Kërçovës. Kërçova i ofrojë kushte dhe siguri veprimi, me dashurinë më të madhe
për guximin që ky mësues kishte marr duke
ndezur e mbajt gjallë shpresat e së ardhmes. Motoja e tij ishte se; “dituria
është si orteku i borës, duke e rrotulluar shtohet”, andaj mësuesi me durimin
dhe diturin që kishte marr gjatë jetës së tij me mjeshtrin më të madhe veproj
dhe mblodhi rreth vetes fëmijë e të rritur, gra e burra për tua mësuar
alfabetin e gjuhës shqipe.
Mësuesi
ishte trim dhe ai këtë do ta dëshmojë jo vetëm me arsim por edhe me punën e tij
atdhetare menjëherë pas lufte kur tokat shqiptare u copëtuan sërish. Trimëri do të thotë të përballosh të gjitha
problemet jetësore, qofshin ato materiale apo shpirtërore. Ai që përballon
problemet që i dalin gjatë punës me mençuri dhe dinjitet, përfiton cilësinë e
trimit të vërtetë. Kështu vepronte ai, në situata të ndryshme që paraqiteshin në
jetë dhe gjatë punës. Trimëria nuk tregohet vetëm në luftë. Ajo në të shumtën e
rasteve, shihet më shumë në veprimet e përditshme dhe veçanërisht, kur njeriu
ndeshet me probleme apo fatkeqësi të ndryshme, siç ndeshej popullata shqiptare
në përfundim të Luftës së Dytë Botërore nga murtaja e kuqe. Nëse njeriu, këto
raste i përballon me dinjitet, siç i përballonte edhe M. Dumani atëherë ai është trim.
Mësues
Dumani gjen fuqi dhe guxim për të mbet i njëjtë në çdo kohë dhe situatë, i
pathyeshëm në besim, me një fytyrë dhe një rrugë. Me veprën e vet mësuesi i dëshmoj fjalët e tij se “pranvera
lulëzon natyrën, libri fisnikëron njeriun. Pranvera është fillimi i frytit dhe
tregon se sa fruta do të jap një pemë, edhe shkolla tregon se sa vepra do të jap
një gjeneratë. Njeriut të shkolluar kurrë nuk i mungon guximi dhe ideja në situata
të ndryshme”, thoshte ai përpara nxënësve të vet (B.RR). Duke ditë thënien se “një popull i ditur
nuk e duron robërinë” Mahmut Dumani iu përkushtua me të gjitha forcat shkollës
dhe arsimit. Për një kohë shumë të shkurtër ai u bë simbol dashurie dhe idol i
shumë nxënësve se si do të duhej të dukej një mësues i së ardhmes. Z. Dumani me
punën e tij dëshmoj se ishte një personalitet
me cilësi të larta njerëzore, me një karakter të
Me punën e tij ai do të lejë gjurmë të pashlyera jo vetëm në historinë e arsimit kërçovarë por edhe në historiografinë shqiptare në rrethin ku veprojë dhe punojë. Ai gjatë një muaji në shkollë ka punuar jo më pak se 216 orë mësim me çka edhe vlerësohet suksesi i tij. Mahmut Dumani në Kastriot (Sërbicë) qëndron deri në vitin 1944, kur Kërçova ripushtohej nga forcat slavo-partizane, apo më mirë thënë kur atyre ua lanë në dorë partizanët shqiptar. Pas sajë ai u anatemua si nacionalist dhe përfundoi edhe ne çelit e burgut famëkeq të “Kalasë së Shkupit” si një nga udhëheqësit e NDSH-së. Deshi fati që mësuesi i ri të mbetet gjallë dhe pas mbajtjes së burgut, të largohet për në vendlindjen e ti.
Mahmut Dumani si atdhetar
Mahmut
Dumani me ripushtimin e tokave shqiptare nuk kalon në Shqipëri por vazhdon
veprimtarin e tij aty ku kishte mësuar nxënësit e tij, por tani në një forum
tjetër. Duke parë masakrat që po bëjnë sllavo-partizanët komunist mbi popullatën
shqiptare mësuesi tërhiqet në rrethin e Shkupit për të ndihmuar aq sa mundet
dhe sa i lejojnë kushtet. Edhe pse ai e dinte se rreziku është shumë i madh
vendos që të mbledh të rinj intelektual dhe të veprojnë atje ku edhe është suksesi
më i madh dhe më afatgjatë. Në Shkup, Dumani do të mundohet dhe do bëhet sërish
nismëtar i hapjes së shumë shkollave shqipe ku ai ishte i bindur se vetëm në këtë
mënyrë ruhet bërthama dhe rrënja e shqiptarisë. “Edhe pse i dëshpëruar nga
rrjedhat politike dhe ushtarake, nuk do të rrijë duarkryq, përkundrazi, bashkërisht
me disa bashkëmendimtarë të tij si: Azem Marana, Hasan Bilalli, Jonuz Balla,
Spiro Theodosi, Jetish Vishi etj., me tërë potencialin e tij fizik dhe mendor,
do të përqendrohet në propagandimin e shkollës shqipe, si kusht themelor për
ruajtjen e vlerave kombëtare.”
Mahmut
Dumani tani do të ndryshojë metodën e veprimit dhe këtë me këmbëngulje do ta kërkojë
edhe nga të tjerët. Ai tani më kur e sheh se tokat shqiptare, sërish u ricopëtuan
edhe në copa më të vogla se më përpara kyçet në radhët komuniste për të shpëtuar
atë çka mund të shpëtohet dhe të jetë sa më afër popullatës e cila ishte nën mëshirën
e të pamëshirshmëve. Me kyçje në radhët komuniste ai shpjegonte se duhet përbrenda
të bëhet luftë që të hapim shkollat shqipe, të zhvillojmë kulturën tonë, të marrim
hisen e buxhetit dhe të fitojmë dinjitetin e humbur. Ai me një rast përpara
bashkëmendimtarëve të tij do të thotë: “Kosova dhe trojet tjera shqiptare duhet
t’i takojnë Shqipërisë. Pushteti jugosllav, po bënë përpjekje që Shqipërinë t’ia
bashkoj Jugosllavisë si njësi e shtatë federale.
Për ne kjo është e papranueshme për arsye se me bashkimin e Shqipërisë, Jugosllavisë, do të shtohet
rreziku i asimilimit total shqiptarë. Në këtë situatë serbët do të bëjnë investime
nëpër qendrat shqiptare, dhe gradualisht do të fillojë depërtimi i kulturës së tyre
tek shqiptarët. Që ti kundërvihemi kësaj situate, është e domosdoshme, të punohet
me popullatën shqiptare për ngritjen e vetëdijes kombëtare. Këtë mund ta bëjmë nëse
në mënyrë të drejtpërdrejtë i drejtohemi asaj që t’i shkollojë fëmijët. Jam i
bindur se suksesi nuk do të mungojë nëse paraqitja e jonë është në frymën
nacionale”.
Me ndihmën
dhe aktivitetin e Mahmud Dumanit u hapën shumë shkolla në gjuhën shqipe që nga
Shkupi e deri në Strugë. Z. Dumani ishte referent i shkollës shqipe dhe bënte
shumë punë dhe aktivitet si në hapjen, propagandimin dhe përgatitjen e kuadrit
mësimdhënës. Përveç që ishte kyçur në të gjitha sferat e jetës ku e vlerësonte
se duhet që të jetë dhe të ndikojë për të mirën e shqiptarëve ai punonte dhe
punë të tjera ilegale dhe ishte në përgatitjen e një kryengritje mbarë shqiptare
për bashkimin e tokave të copëtuara. Ishte truri dhe themeluesi i NDSH-së bashkë
me një grup intelektualësh shqiptarë. Ai jo vetëm që do të jetë mësuesi më i
mirë, më i frytshëm, por do të jetë edhe njeriu që i jep kulturës shqiptare
frymë në një kohë kur të tjerët përqafojnë kulturën kozmopolite atë te bashkim-vëllazërimit.
Ai do të formojë edhe Komisionin e kulturës shqiptare ku do të ballafaqohet
edhe me Llazar Mojsovin anëtarin e Byrosë politike të PKM. Aktiviteti patriotik
i Mahmut Dumanit do të hetohet nga organet e hetuesisë dhe ai do të burgoset në
moshën 24 vjeçare më 22.07.1946 dhe do të dënohet 4 vjet burg të rëndë. Atij do
ti ngarkohet akuza se ka vepruar kundër R. P.
të Maqedonisë dhe sistemit të sajë socialist si dhe kundër R. P. të Shqipërisë dhe rrënimit të sistemit të sajë.
Është një fjalë e urtë e cila thotë: “Bukuria e mendjes qëndron tek gjuha,
bukuria e gjuhës qëndron tek fjala e mirë” e mësuesi i ri këtë më së miri e dëshmojë
gjatë themelimit të NDSH-së ku ai ishte ndoshta ideologu dhe frymëzuesi më i
madhe i këtij subjekti që lindi në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Me mendimin e tij të pjekur dhe me fjalën e tij të ëmbël ai rreth vetes tubojë intelektualët më të mirë të kombit. Me punën e tij të shkurtër gjatë qëndrimit të tij disa vjeçare në trevat shqiptare të okupuara nga sllavët bëri aq shumë që rrallë kush mund të matet. Mësuesi i ri hapi shkolla që nga Shkupi e deri në Strugë, krijoj kuadër e rekrutojë nxënës, luftojë me penë e me programe, dëshmojë se është figurë atdhetare e progresive. Ishte një ndër më të armatosurit me dije e dituri, me urtësi e mençuri. Vepra e mësuesit dha fruta që do të ëmbëlsojnë popullin në çdo hap dhe në çdo kohë. Heshtja e tij gjatë procedurës hetimore dhe në gjyq ishte një dëshmi se si vepron një atdhetar. Pas mbajtjes së dënimit ai kthehet në Shqipëri ku nga sistemi komunist internohet në fshatrat malore të Elbasanit, ishte ky dënimi më i rëndë që dëshmonte për bashkëpunimin e udhëheqësive të larta të dy shteteve fqinjë kur ishte në pyetje shqiptari atdhetar. Mësuesi i shkollës “Gjergj Fishta” të fshatit Kastriot (Sërbicë) në Elbasan zbret më 1980 dhe në një moshë tani të thyer vdesë në vitin 1995, vepra e të cilit do të jetojë aq sa do të jetojnë edhe shkronjat shqipe që ka radhitur në ditarin e tij prej mësuesi.
Të dhënat
janë marrë nga veteran të arsimit në Kërcovë si Etem Selimi, Ramazan Bajrami,
Selim Adili, Baftijar Rrushaj dhe nga librat:
“Fytyrat
me eminente të NDSH-së” i autorit Qerim Lita.
“Arsimi
dhe shkolla shqipe në Kërçovë”, Safet Hyseni