Faleminderit
Marjan Sebaj-Sopi: Në përvjetorin e martirizimit ''për Fe e Atdhe'' - Patër Luigj Palaj
E diele, 14.10.2012, 06:21 PM
Në përvjetorin
e martirizimit ''për Fe e Atdhe''
Patër Luigj Palaj OFM
Ishte
koha e luftrave ballkanike, kur Mbretëria e Malit të Zi kishte pushtuar trojet
e Kosovës dhe kishte koncentruar një ushtri të madhe në Rrafshin e Dukagjinit. Pos
që
Pasi u
vorros aty ku u vra, disa muaj më vonë e rivarrosën në varret e kishës së shën
Prenës në Bytyç (sot Karashëngjergj) në famullinë e Zymit.
Në atë kohë
patër Shtjefën Gjeçovi filloi t’i mbledhë dëshmitë për martirizimin e fratit të
Gllogjanit-patër Luigjit.
Patër Luigji Palaj OFM, është në listën e 40 martirëve shqiptarë që presin nga kisha beatifikimin. Pesë nga këta janë nga Kosova, dhe është i vetmi martir, eshtrat e të cilit gjinden në territorin e Kosovës.
Patër
Luigj Palaj-Sopi u lind më; më 14 prill 1878., në Janjevë afër Prishtinës (Kosovë),
në dioqezën Shkup-Prizren. Në pagëzim të cilin e pati në Kishën famullitare në Janjevë,
prindërit Toma e Paulina vendosin dhe ia japin emërin Mati (Mateu). Atë Luigji
rrjedh nga një familje e varfër materialisht por e pasur shpirtërisht, e përvuajtur
dhe përshpirtshme, familje e devotshme dhe përkushtuar për fe e atdhe, për të mirën
e njeriut.
Djaloshi
i ri, pas përfundimit të shkollës fillore të cilën e ndjeku në vendljindjen e
tij, pra në famullinë e lashtë, në Janjevë, ai vendosë për thirrjen meshtare, kështuqë
me ndihmë e famullitarit të atëhershëm ai transferohet në Shqipëri ku hyri në familjen
rregulltare të Françeskanëve, në Kuvendin e Troshanit (Lezhë). Këtu në këtë Kuvend,
në heshtje, lutje e përshëpirtëri e bënë formimin për rregulltar dhe rreshtari (noviciat).
Shquhej si nxënës i talentuar, puntorë, mjaft komunikativ, i dashur në shoqëri,
i afërt, i zellshëm, i gatshëm gjithnjë për t’i dal në ndihmë vëllaut njeriut,
edhepse i ri ai shqyhej e dallohej veçanarisht për vendosmërin e tij. Pas përfundimit
të rreshtarisë ai vazhdon studimet filozofike në Itali gjatë viteve 1896 – 1901.
Pas dhënies së kushteve të përjetshme të jetës rregulltare ndër françeskanë,
sipas traditës rregulltare të kohës, ky ndërroi emrin e pagëzimit nga Mateu në atë
të jetës rregulltare, Luigj, pikërisht i frymëzuar, i mahnitur dhe nxitur nga
jeta dhe veprimtaria, nga shembulli i Shën Luigj Gonzaga-s. Por nga dashuria,
populli që nga fillimi vazhdoi ta njoh me emërin dhe ta quaj gjithnjë patër Luz-i.
Patër Luigj Palaj, tanimë pas përgaditjeve shpirtërore dhe intelektuale i përgaditur
dhe paisur me dije e guxim, shugurohet për meshtar më; 21.09.1901. Mirëpo, pas
shugurimit të tij mesharak nuk u kthy menjëherë në vendlindje por vazhdoi edhe
për dy vite studimet pas-universitare në Romë (Itali).
Misionin
e tij të shenjtë meshtarak, si meshtar i ri, plotë vullnet, entuziazëm, energji
por edhe sakrifica e sfida të mëdha që e prisnin e fillon në Kosovë, në famullinë
e Pejës, gjegjësisht në fshatin Gllogjan e ku më vonë shërbeu edhe në Kishën e
Shën Antonit në Gjakovë.
Pas shërbimit
të suksesshëm meshtarak disa vjeçarë në Kosovë, Patër Luigj Palaj-n e hasim si
famullitar në kryedioqezën e Shkodrës ku qëndroi nga viti 1905 deri 1907.
Vitin 1907.,
ai emërohet nga eprorët e tij rektor i shenjtërores së Shën Antonit, pra të Kuvendit
françeskan në Gjakovë. Ishin këto vite të rënda për popullin shqiptarë e veçanarisht
për popullin shqiptarë të këtyre anëve, të dukagjinit. Vite sprove, vite
luftimesh e pretendimesh teritoriale dhe ngacmimesh fetare nga ana e okupatorëve
sllav. Patër Luigji, mesiguri se i frymëzuar nga prelatët paraardhësit e tij, i
mësuar nga mësimet e tyre, vendosmërisht e me bindje
Populli
Serbo-Malazez, pra Mbretëria e Malit të Zi me vrastarët e saj, me bëkqinjët cilët
vërsyleshin pandërpre në popullin e pafaj, dhe duke ditur aftësitë e fratit të ri,
duke dijtë autoritetin e tij të madh në popull, dëshiruan që ta shfrytëzojnë për
qëllimet e tyre djallëzore, pra që përmes këtij njeriu të Zotit t’i thuhet
popullit katolik e musliman (meqë ky gëzonte një nderë e adhurim si dhe
autoritet në të dy komunitetet fetare shqiptare) që të përqafojnë fenë ortodokse,
e të mohojnë fenë katolike dhe përkatësinë e tyre kombëtare e të përqafojnë ordotoksizmin
me këtë edhe serbizimin-sllavizimit, apo siç e quante patër Luigji, shkijzimin.
Mirëpo,
patër Luigji si një prijës i vërtetë, një atë shpirtërorë e si
Por, jo
se nuk mund ta thyenin, por ky sa më shumë që vuante aq edhe më tepër u forcua
në bindjet e tij, në mbrojtje të fesë dhe kombit, të atdheut. Dhe për këtë gjakpirësit
nuk ishin të kënaqur vetëm me mundimet e vuajtjet e mëdha që ia bërën nëpër
burgje duke e maltretuar e duke e rrahur pamshirshëm, shpeshherë duke e rrahur
e përgjakur deri në alivanosje e vdekje...por shkuan aq larg saqë me dinakëri e
mënyrë tinzare (siç e kishin zakon ata) ia përgaditën kurthën dhe e vranë (i
therrur me thikë) në rrugë për nga burgu i Gjakovës për Pejë, dhe pikërisht në moshë
34 vjeçare ra martir i Fesë dhe Kombit me datë; 07. mars 1913., në fshatin
Janosh të Gjakovës.
Nga fundi
i shkurtit 1913, malazezët filluan persekutimin e shqiptarëve katolikë (vr.ime
shqiptarë katolik e musliman), duke nxjerrë si pretekst dorëzimin e armëve. Bariu
trim u kap e u
Dëshmitarët
e kësaj ngjarjeje treguan më pas se ai nuk mund të ecte më. Atëherë nisi të hiqej
zvarrë, i ngacmuar, i pështyrë, i shtyrë nga ushtarët. I mungonte vetëm Kryqi,
për t'i përngjarë plotësisht Krishtit. Një pop i bëri thirrjen e fundit të ndërronte
fenë, në se nuk donte të humbiste jo vetëm kokën, por dhe shpirtin, i cili do
t'i digjej në fund të skëterrës. Ai s'u përkul, nuk u thye as nga mundimet e as
nga premtimet. U tregoi atyre njerëzve të armatosur deri në dhëmbë se për të feja
e populli i tij vlenin më shumë se vetë jeta. E mbytën, duke e shporuar me
bajoneta e kështu e bënë edhe më të ngjashëm me Krishtin.
Frati si
një dëshmitarë dhe profet e vizionar i vërtetë, duke parë dhe parandjerë se çka
do të ndodhë me jetën e tij, gjatë këtij udhëtimi apo “rrugës së kryqit” vërtetë
Golgotës, si deri në momentet e fundit forconte popullin dhe bashkë të burgosurit
tjerë dhe ata me të cilët ishte i lidhur në pranga, i porositëte dhe thoshte (shkëpusim
disa porosi të tij) ; “ Vëllazën, hiqni keq, e mos ndërroni fe”! Pastaj sa më tepër shfrenin turturuesit e tij
mbi te me të rrahura, ai vazhdonte të lutë e të thot; “Kurr e kurr s’i bie
mohit fesë së të parëve të mi! O Krisht, gjithçka hjeksha voftë për hatër tënd!
”. Dhe gjithnjë e deri në fund vazhdoi ti trimëroi vëllezërit e vet me këto
fjalë; “ Burra na do të vdesim një ditë, pra të vdesim me gajret e mos t’i biem
mohit Fesë së të parëve tanë, Fesë Katolike! Qëndroni trimërisht si besimtar
Shqiptar, mos t’ju dhimbset ky korp qi sot o nesër do të bëhet gjellë krymbash
e pluhur toket!Vëllezër, hiqni keq, e mos ndërroni fe!
Të gjithë
dëshmitarët e kohës, dhe ata okular dmth që ishin të prangosur me fratin e që ishin
me te deri në momentet e fundit sa nuk e ndajnë atë nga të burgosurit tjerë, dëshmojnë
dhe njëzërit thonë për fratin; Fratin e grinë Serbët (Shkit) vetëm pse KY ISHTE
KATOLIK E QË NUK DESHTI ME U BË SHKJA! MOS TË DISTE FRATI KATOLIKËT E MUSLIMANËT
KJEN TUJ VOJET (një fati) I BE! JA TË GJITHË TË GRIMË, JA TË GJITHË DO TU BËHESHIN
SHKI! GJAKU I FRATIT NE NA PSHTOJË, sepse me të lypën gjygj para Zotit e qoj
pesh Ipeshkvin e Prizrenit Imzot Lazër Mjedën e Krajlat, e ashtu u ndalën
trazimet e mundimet e rrepta që kenë nisë për tu krye kundra shqyptarëve
Katolik e Musliman.
Pikërisht shkaku i një jete të shenjtë shembullore në shërbim të Zotit dhe popullit deri në sakrifikim për ideale dhe të vërtetën, ai tani është në mesin e 40 martirëve shqiptarë “për Fe e Atdhe” që presin beatifikim.
MARJAN
SEBAJ-SOPI
P.S.
Shtypi i
asaj kohe...
Gazetat
evropiane të kohës, si e përshkruanin këtë ngjarje të shëmtuar, shkruanin:
"Nuk mund të mendohet që një punë e tillë të ngjasë në Evropën e shekullit
XX". Gjithsesi askush nuk e luajti gishtin për t'ia prerë rrugën
tragjedive të tilla, për t'i dhënë fund martirizimit të të krishterëve në trojet
shqiptare.
Pas Atë Luzit apo Luigjit, mbytur barbarisht nga serbët, do të binin në fushën e betejës për mbrojtjen e Ungjillit të Krishtit disa qindra të tjerë. E Evropa, rishtas me gojë hapur, sikur trojet shqiptare të mos ishin pjesë e saj, do të çuditej duke parë si në Koloseumet moderne bijtë e Krishtit vijonin ta dhuronin pa kursim gjakun për Kishën e tyre, për popullin e tyre, për Atdheun e tyre e, pse jo, edhe për një Evropë më të krishterë, më të mirë! Shumë bujë bëri vdekja e tij. E shumë hetime e bisedime diplomatike shkaktoi. Më në fund, më 7 tetor 1913, në praninë e Kolonelit austro-hungarez Schueler, përfaqësuesit të qeverisë malazeze Sposojeviç, imzot Lazër Mjedës dhe një turme pafund me rregulltarë e besimtarë, u bekua guri i parë i Kishës së re në Gllogjan. Të nesërmen, më 8 tetor 1913, e njëjta turmë u mblodh afër Janoshit, te varri i Atë Luzit, mbi krye të të cilit ishte vendosur një Kryq hekuri me këtë mbishkrim: "P. Aloysius Palaj, ndërroi jetë në vitin e Hyjit 1913" . Ky varr, ku ipeshkvi imzot Lazër Mjeda çoi meshën e parë për shpirt të martirit, është kthyer prej kohe në vend shtegtimi e në të ardhmen urojmë të kthehet në një elter të ri. Martiri fitoi! Kujtojmë edhe një here se Atë Luigj Palaj është në listën e 40 martirëve shqiptarë, çështja e të cilëve ka kaluar në Vatikan për të vijuar procedurën deri në pritje të miratimit e shpalljes së tyre shenjtorë martirë.
(Duke parë shembullin e prijësit të madh shpirtëtorë, të një patrioti dhe një bariu të vërtetë fetar dhe kombëtar, të një meshtari të përkushtuar dhe sakrifikuar, rinia e famullisë së Binçës vite më parë ka përgaditur dhe shfaqur me mjaftë sukses në famullinë e Binçës dhe famulli tjera në Kosovë dramën mbi jetën dhe vdekjën e fratit Patër Luigj Palaj-Sopi OFM, “Për Fe e Atdhe”, e përgaditur në regji të autorit të këtij shkrimi, kjo shfaqje është pritur jashtëzakonisht mirë nga opinjoni i gjerë shqiptarë si nga Kosova ashtu edhe shqipëria (meshtar, motra të rinjë e të reja që patën ardhë për ta parë këtë shfaqje teatrale). Dhe në këtë temë më lartë janë të shkëputura pjesë fjalish të patër Luigjit pikërisht nga kjo dramë teatrale, dhe këtu sjellim edhe disa foto (pamje) nga drama).