Faleminderit
Gani Qarri: Pavdekësia e poetit Din
E hene, 19.11.2012, 07:55 PM
Pavdekësia
e poetit Din
Nga Gani Qarri
Eh vitet
ecin ato nuk ndalen dhe kalojnë gati pa u vërejtur, si ujët nën urë. Sa shpejt
u bënë dy vjet nga shkuarja juaj në amshim, profesor dhe poeti ynë! Por
kujtimet mbeten,ato nuk plakën dhe nuk vjetrohen për ju asnjëherë. Respekti,
ndjenjat e ngrohta bashkë me dashurinë e veçantë ndaj jush, jetojnë në zemrat e
gjithë dashamirësve tuaj edhe sot, Din Mehmeti!
Poeti ynë
i shtrenjtë ju jetoni bashkë me vargjet në shpirtrat e adhuruesve që nuk u
harrojnë, tani dhe asnjëherë,pa llogaritur kohën e shkuarjes suaj në amshim. Sot e gjithmonë
kujtojmë kohën sa ishe me ne,adhurojmë gjithnjë miqësinë tuaj të sinqertë, por edhe shfletojmë krijimet e
shumta poetike që na i ke lënë amanet, si dëshmi e pavdekësisë suaj të
përjetshme.
Madje
edhe tani sikur na duket se vetëm rastësia ju ndau përkohësisht nga ne , por jo
edhe përgjithmonë,Profesori ynë i
dashur. Nuk e di, ndoshta afria e rrallë
dhe qëndrimi juaj prindërorë, krijoj tek ne bindje të kthyer në hipnotizim, nga
i cili ne as sot nuk mund të lirohemi,ndaj nuk na duket e qëndrueshme as
thënia, se ty nuk do të shohim më kurrë, por "vetëm" përkohësisht apo
ndoshta gjithnjë e më rrallë....
Nostalgjia
e kujtimeve ndaj profesor Din Mehmetit dhe takimet me poetin tonë të madh e me
renome, çdo herë na krijoj kënaqësi. Kurse bisedat me të, ishin të veçanta,ato
përmbanin ide të mëdha artistike, kulturë të lart shprehjeje dhe shije të
përsosur letrare,afria njerëzore e të cilit na bënë që edhe sot në hapat e tij
të ndjehemi kaq sigurt dhe mirë.
Ndonjëherë
Bacaloku ynë i munduar nga vuajtjet dhe hallet e jetës,dinte edhe të ngrysej,
bëhej natyrë paksa më e mbyllur,por ai gjithmonë mbetej dashamirës,fjalë ëmbël
dhe kishte një vështrim të butë deri në dhembje, ndaj ndoshta mu kjo, atë e
bënte më të veçantë në jetë që dallonte nga të tjerët.
Megjithëse
poeti kishte shumë adhurues që e nderonin, në kohë të vështira do të thoshte se
pati pak miq të vërtetë të cilët do ta trajtonin me dashamirësi kur ai kishte
nevojë, madje disa nga ta edhe në momente të rënda nuk do t’i gjendeshin pranë
atij, sado që Bacaloku ynë i mirë, ishte shumë i dashur me të gjithë dhe kishte
shpirt të sinqertë njeriu.
Profesor Dini për alfabet kishte sinqeritetin dhe nuk njihte djallëzinë,kundërshtonte fort mjerimin e rëndë që si vello e zezë kishte mbuluar gjithë vendin tonë dhe jo rrallë do të konfrontohej me ushtruesit e padrejtësive të cilët rëndonin jetën e shqiptarëve të pa krahë nën pushtim. Ai edhe në shumë nga vargjet që do të krijonte,nuk kishin "tituj" tjerë përveç lirisë së tyre, si kryetemën e poezive të tij.
Ndaj,poezitë
e Din-it, do të ktheheshin në histori, të cilat shumë kush do ti mësonte
përmendësh si testament që kërkonin lirinë e atdheut të robëruar. Poetët me
rrugëtime të tilla jete dhe vepre, nuk vdesin kurrë por jetojnë përgjithmonë
bashkë me vargjet e historisë së shkruar poetike të cilat pa asnjë dyshim edhe
për Bacalokun, që me kohë kanë vulosur
pavdekësinë.