Faleminderit
Kristo Çipa: Dr Jani Rexhua - margaritari i Himarës
E merkure, 07.11.2012, 08:58 PM
NE
PANTEONIN
Nga Kristo Çipa
Ne
vigjiljen e 100 vjetorit te pavarsise kombetare kemi detyren e historise ti
ridimensionojme figurat historike, te cilat per arsye te ndryshme, jane zbehur
e mohuar, jane anashkaluar ose edhe jane denigruar per ti rezuar nga piedestali qe u takon ne histori.
Nje rast i tille eshte edhe dr Jani Foto
Rexho nga Himara, nje prej burrave me orgjinale ne sjelljen e tij kombetare,
atdhetare dhe humane. Ne ato brigje permendore te Jonit te bukur ku burrat e
shquar u ngjajne shkembinjve kryenec, padiskutim figura e dr Jani Rexhos eshte
nder me te emblat e me te dallueshme.
Dr Jani
Rexhua edhe pse i shkolluar ne Athine per mjekesi, ka nje formim kulturor
evropian, ndjenje te fuqishme atdhetare, humanizem universal dhe qartesi
mendimi si e gjithe plejada e rilindasve tane te shkolluar ne Janine,
Bukuresht, Stamboll, Kajro e gjetke,te cilet pergatiten mengjezin e memedheut,
duke lene naten pikerisht atje ku nga ajo erdhi.
Dr Jani
Rexhua lindi ne Himare me 1869 atehere kur stuhia ballkanase e rilindjes ishte
shtrire anembane dheut te ashper e te gjakte te kesaj hapesire
gjeografike.Lindja e Janit nanuritej nga gjyshja e tij e cila i percillte atij
dhimbjen krenare per rinine e djalit te saj dhe xhaxhait te te nipit ,Llambro
Rexhos rene ne Delvine 1847 nga jatagani i deshperuar turk,kur rilindja e
trimerise dhe ndergjegjes kombetare,sapo kishte marre trumbetat e Gjolek
lirise, sokellimat e Rrapo Hekalit dhe vetetimat e Tafil Buzit. Ajo ninull e
bukur dhe e qeruar ende e paperzier me tingujt e buzuqeve greke,sedertonte tek
ndergjegjja e njome e Janit eposin 4 shekullor te lirise kapedanlleke te
krahines se Himares.
Pasi kreu
studimet e larta per mjekesi ne Athine me 1892 i la bulevardet fodulle dhe
intriguese te saj dhe u kthye ne token e shkembte e qiellin e qelqte te bregut,
per te mjekuar trupin dhe shpirtin e
popullit te vet. Ne te gjitha zjarret dhe konaket e Himares e Laberise zgjohej
e sherohej besimi per diten e pamvarur. Ne Gjirokaster takohet e lidhet me
kryetarin e komitetit kombetar te kryengritjes se jugut, Bajo Topullin dhe
pranon te behet mjek i luftetarve te plagosur te kryengritjes se kohes. Ne vitin 1895 i vritet
edhe vellai i tij Vasil Foto Rexho ne kryengritjen qe shpertheu ne ate vit.
Etja per liri shuhej vetem me gjak trimash qe skerkonin as fame e as levdate,te
cilet endren per te qene te lire e kishen me te forte se domosdoshmeria per te
patur diell. Prandaj ata shpesh perdornin shprehjen."Sepse ky dielli yne
ka cipe".
Pa asnje
hezitim mund te themi se me veprimtarine e tij dr Jani Rexho u kthye ne
simbolin e njeriut qe mbart te verteten mbi supe.Kapedanet e bregut.Kasnacajt
ne Vuno.Lekajt ne Qeparo,Kocanajt ne Dhermi.Cakallajt ne Pilur etj dhe
Gjolekajt ne Laberi u lidhen me fort se asnjehere tjeter per te sjellur sa me
shpejt diten e shumpritur te pavarsise.Ne skenat e gjeopolitikes aktore te rinj
hartonin akte skllaveruese per truallin shqiptar. Nje pale ajo turke kerkonte
vazhdimin e sundimit mbi keto troje duke shpalosur "Hyrjetin" me
zbatues xhon turqit,ndersa pala tjetergreke po pergatisnin ne erresiren e
imagjinates skllaveruese "Megalidhen" e tyre, rober te se ciles sic
po e verteton koha do te behen vet autoret.
Ne nentor
1908 dr Jani Rexho me nje grup bregasish shkojne ne Janine tek Valiu per
te paraqitur protesten e krahines se
Himares per heqjen e venomeve 4 shekullore qe gezonte kjo krahine qysh me 1515
nga sulltan Sulejmani e cila qendronte e shkruar ne porten e larte ne "sene te bakerte". Valiu i ri i
ulkonjes se vjeter perdori taktiken djallezore
te buzeqeshjes se krehur me pabesi, duke i percjellur me shprehjen standarte se
do e dregoj shqetesimin tuaj ne Stamboll dhe sa doli dergata nga zyra e tij u
prangos ne qelite e erreta e me lageshtiren e fameshme te Janines duke i
mbyllur ne dollapet e sigurise se larte.Dr Jani Rexho zoteronte 4 gjuhe te
huaja dhe njohjet e tij te shumta ben qe ne zyrat e Valiut turk te trokiste
konsulli francez i cili njihej me doktorin
ne takimet qe organizoheshin ne ate kohe me inteligjencen e re
ballkanase ne kryeqendren evropiane ne
Paris. Konsulli i kerkoi Valiut lirimin e menjehershem te doktorit.I
papergatitur per kete nderhyrje Valiu u detyrua ne prezencen e konsullit te
theriste doktorin dhe ti komunikonte lirimim duke u justifikuar se ishte nje
gabim i administrates se tij.Eleganca false e Valiut u ndesh me mirsjelljen
orgjinale te dr Janit."Shpirti yt qe digjet nga padrejtesia e bere nga
nepunsit e paformuar te tu, nuk besoj se do te qetsohet pa liruar edhe shoket e
mi te cilet po ashtu si edhe une dergjen ne bodrumet e lagesht te perandorise
suaj. Na lini te lireatje ne gerxhet e Himares,ku botes tjeter nuk i vjen asnje
e keqe nga ne". Cipa e hirte ebuzeqeshjes se Valiut u ca. U detyrua
ligesht ti lirontr te gjithe. Ata u kthyen ne
bregdet ku dhe vazhduan punen e tyre hyjnore per lirine e vatanit te
tyre.
Stambollit
i duhej patjeter te shtypte levizjet ne zonat qe gezonin nje lloj statusi te
vecante per te mos lejuar qe te shperthenin kryengritjet edhe ne zonat e tjera.
Ne prill te vitit 1910 dergoi dy mije ushtare nga Preveza dhe rrethuan kalane e
Himares me topa dhe armatim tjeter. Dhe kronikani popull memorizon:
Nendeqind
e dhjete viti
Vaktin qe
shkoi komiti
Thane
Himara kryengriti
Ndaj u
ckul mytesarifi
Asqer nga
Preveza ngriti
Dhe
Himares ja verviti
Kryq e
ckryq topat i ngriti
Ate dite
e te xhumane
Vane
djemte e bregut vane
Dy mije
turq dual ndane
Me topa
me xhebehane
Rreth e
rreth e bene fshane
Jani
Rexhua si astriti
Permbi
male sokelliti
Djemte e
bregut sec i ngriti
-Ku jeni
o leondare
Merrni
sepate e hanxhare
Turkut le
ti bejme vare
Se
sulltani do na marre
Venomet
qe na i lane
Ata
stergjysherit tane
Ja i
mbajme, ja shkuam e vame
Aferim o
bregu i detit
Sju bere raja dovletit.
Himara i rreshtoi forcat e saj ne dy fronte. Njerin brenda kalase me djem vendas dhe frontin tjeter me djem bregas qe erdhen nga te gjitha fshatrat e bregut dhe laberia e u vendosen pas kraheve te ushtrise Turke. Ne keto kushte ushtria turke terhiqet nga beteja. Mytesarifi i kerkon dr. Rexhos qe ne shenje paqeje ti dorezonte dy-tri pushke qe tja conte sulltanit ne stamboll. Dr Rexhua futi duart ne xhepat e jelekut te tij, nxori dy-tre lira flori dhe ja dha mytesarifit:"Urdhero dhe bleji ne pazar ato arme se bregasit nuk i dorzojne pushket as te miku e as te armiku. Mytesarifi u detyrua ta kaperdi peshtymen e humbjes dhe me fytyren e trazuar u largua neper detin e trubullt.
Paspak ditesh dergata e himares me ne krye Dr. Rexhon mberine ne stamboll dhe pas shume peripecishe u takuan me sulltanin i cili pranoi qe Himara te vazhdonte te kishte te drejten e venomeve. Ketu mbyllet kapitulli i Himares me Turqine dhe fillon nje tjeter kapitull akoma me i veshtire me plagtheres me fqinjin jugor greqine.
Me 5 nendor 1912 disa dite para se te shpallej panvaresia e shqiperise, ne nje dite te keqe me furtune dy anije lufte si dy korba mandate u afrohen brigjeve te Himares duke sjellur me vete nje nga njerezit me te erret te Himares Spiro Milon, Spiro Milo dhemohuesin, i cili vendosi shtabin e tij te luftes ne shtepin e te vellait Niko Milo dhe filloi rekrutimin e mercenareve per pushtimin e trojeve te Shqiperise se Jugut. Ka nje kenge te vjeter himarjote qe ther aq thelle pabesine:
Shtepia
kundruall fshatit
Rreth e
rrotull me avlli
Brenda
kapedan Nikolla (Niko Milua)
Si cari
atje Rusi
Unaza sa
nje rreth saci
Peshon
tre oke flori
Guri i
saj si gure mulliri
Te verbon
me cikendi
Na kerkon
djemte per Junane
Po si
vete asnjeri
Kerkon te
na fute zjarre
Vritemi me vllezeri
Ishte e kuptueshme qe influenca e Dr Rexhos do ti duhej shume Spiro Milos per te arritur qellimin e tij te mbrapshte dhe e ftoi ate per bashkpunim. Ne sheshin "Koleka" te himares fshat Dr Rexhua ka kthyer nje pergjigjr lapidar ku brenda saj eshte esenca historike, shoqerore, politike, etnike, patriotike, vllazerore e ketij burri atdhedashes i lidhur natyrshem me vendin e tij:" O vella! ne ke arrdhur si vella rri e cmallu me ne sa te duash. O vella po ke arrdhur per te na futur ne lufte me vellezerine ngreu e ik se ti nuk je vella". Pas kesaj pergjigje ishte e pritshme qe inati i Spiro Milos do te derrthte plumba mbi shpinen e Dr Rexhos por asnjehere pabesia nuk goditi ne shenje. Pas betejes se turpit i humburi u largua ne fund te vitit 1912 me anijet e tij te luftes ku ne to nuk ngarkoi me andart se ata ishin thyer e ikur por turpin e historise te cilin dy aniet e zymta greke mezie e transportonin. Ajo peshe turpi do te kalonte herepasehere neper supe te tjere dhemohuesish te cilet te kerkojne mekot neper humnerat e historit gjurmat e ngjolles.
Dr Jani
Rexho vdes me 1914 nga nje semundje e rrende por shtatorja e tij e shkembte e
bregut me diell te Himares do te jete sa madheshtore aq dhe origjinale, sa
humane aq edhe hyjnore, sa njerrezore aq edhe tokesore, sa historike aq dhe
patriotike. Ne kete njeqindvjetor te panvaresise patjeter qe ai duhet te
shkelqeje me shume. Asnje rre smund ta hiezoje me,asnje ze smund ta sfumoje me.
Ne panteonin Shqiptar Dr Rexhua eshte margaritari i Himares.