Faleminderit
Ramiz Dërmaku: 10 vjetori i vrasjes së Kolonelit
E diele, 13.01.2013, 10:44 AM
ME RASTIN E 10 - VJETORI T TË
I VRASJES SË
KOLONELIT TAHIR ZEMAJ
ME VRASJE TË TILLA PENGOHET IDEALI KOMBËTAR, REALIZIMI I PLOTË I PAVARËSISË DHE BASHKIMI KOMBËTAR
Nga: Ramiz DËRMAKU
Kriminelët
që janë akoma duke vepruar në Kosovë, bile ata kanë zënë edhe poste në
Parrlament dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Sikur ne të ishim më
syqel unik dhe të vendosur në ndjekjen e zbulimin e tyre, me siguri se ata nuk
do të mund të jetonin gjatë në Kosovë, por tek ne ka njerëz.., bile edhe
“lider“, grupe e parti të cilat jo që nuk e luftojnë krimin, por i mbrojnë
politikishtë dhe i ndihmojnë materialishtë kriminelët. Kriminelët vetëm përmes
krimit i shuajnë epshet e tyre shizofrene.
Këto vrasje që ndodhën pas luftës në Kosovë në popull shkaktojnë; huti,
frikë, urrejtje, xhelozi, armiqësi, dhe në fund pengojnë realizimin e qëllimeve
tona kombëtare pra pengojnë pavarësinë e plotë dhe të shpejtë të formimit të
shtetit të Kosovës dhe rrugën drejtë Bashkimit kombëtarë. Shtetet dhe kombet
përparimtare investojnë mjete te mëdha materiale për krijimin, ruajtjen,
edukimin, arsimimin dhe kualifikimin e gjeneratve të reja, ndersa ne shqiptarët i pengojmë,
maltretojmë, torturojmë dhe çka është më tragjike edhe i likuidojmë kokat e
afta intelektuale. Mbaroi edhe viti i 2012, e në Kosovë akoma nuk janë shëruar
plagët e luftës së fundit, akoma nuk dihet për fatin e shumë të zhdukurve,
akoma edhe sot shumë familje nuk dijnë për të dashurit e tyre, e ushtarët e
UCK-ës bredhin rrugëve duke kërkuar punë, për të mbi jetuar. Kriminelët në
Kosovë …, hapën e po hapin akoma edhe sot
plagë e varre të reja. Ende pa u ra dheu në fytyrë të vrarëve nga dora
kriminele serbo-çetnike në Kosovë, kriminelët
majtistë, leninistë, marksistë, kuq-istë,.., vranë, e po vrasin akoma
edhe sot veprimtarë, po pengojnë ndertimin e shtetit të Kosovës dhe rrugën drejtë bashkimit
kombëtarë. Mërgimtarët dhe mbarë kombi
shqiptarë e kemi dënuar ashpër vrasjen e Ministrit të parë të Mbrojtjes së
Kosovës z.Ahmet Krasniqi, vrasjen e strategut të luftës kolonelit Tahir Zemajt,
djalit të tij Enisit dhe kusheririt Hasan Zemajt kryetar i FR në LDK-së në
Deçan. Ai ishte një sulm jo vetëm ndaj vlerave të demokracisë, lirisë,
pavarësisë por edhe ndaj ardhmërisë së gjeneratave të reja të cilat po rriten
në Kosovë, trojet etnike dhe diasporë. Të vrahen intelektualët, gazetarët,
inxhinierët, shkrimtarët, poetët, analistët, aktivistët, atdhetarët e çështjes
kombëtare dhe në fund gjenit e kombit, kjo nuk ka ndodhur kurrë.., tek asnjë
kombë ( tek asnjë popull) pos tek ne
shqiptarët ! Për krijimin e intelelegjencisë së vërtetë të një kombi, duhet
pritur mbi 30 - vite, sepse nga ata varet zhvillimi, përparimi, ndërtimi i
shtetit, demokratizimi i vendit, në rastin konkretë pavarësia e plotë e shtetit
të Kosovës. Me vrasje të tilla, pengohet ideali kombëtar dhe realizimi i
shpejtë i bashkimit kombëtar (nëse do populli). Këto vrasje makabre te
përgatitura gjatë nga kuzhinat e pista marksiste, leniniste, enveriste,
staliniste,majtiste janë bërë me motive të qarta politike. Këta kriminelë vetëm
emrin e kanë shqiptarë, gjaku i tyre i ngjizur e shpirti i tyre i prishur janë
në shërbim të armikut. Këto vrasje i bëjnë kriminelët për ta fshehur krimin,
turpin dhe tradhtitë që ja bënë kombit e popullit tonë gjatë luftës, por
edhe sot, për ti realizuar qëllimet e tyre
; karrieriste, bajraktariste, demagogjike, enveriste, staliniste, marksiste,
miskine, etj, etj. Kriminelët që janë duke vepruar në Kosovë, sikur ne të ishim
unik në ndjkjen e tyre , me siguri se ata nuk do të jetonin gjatë në Kosovë,
por tek ne ka“njerëz“- dhe“lider“ , grupe e parti të cilat jo që nuk e luftojnë
krimin,por e mbrojnë politikishtë dhe e ndihmojnë materialishtë. Kriminelët
vetëm përmes krimit i shuajnë epshet e
tyre shizofrene. Këto vrasje në popull shkaktojnë huti: frikë, urrejtje,
xhelozi, armiqësi dhe ne fund pengojnë realizimin e qëllimeve tona kombëtare
pra pavarësinë e plotë të Kosovës dhe rrugën drejtë bashkimit kombëtarë.
Kriminelët ( që dikur vepronin jashtë Kosovës nga frika e regjimit serbë) sot janë këthyer në bredhin
rrugëve të Kosovë, Shqipëri, e në trojet tjera etnike shqipëtare, janë po ata
që vite më parë jetonin e vepronin dhe zhvillonin aktivitet “patriotik“ në
Diasporë ( se në Kosovë i friksoheshin shkaut) janë po ata që e ndanë e përqanë
dhe e mashtruan dhe ia konfiskuan me mija e mija dollarë mërgatës sonë, gjëja për internacionalizimin e
çështjes kombëtare, në fund i realizuan qëllimet e tyre personale, familjare,
karieriste, bajraktariste e materialiste, etj. Pra sipas logjikës së tyre të
çmendur të gjithë ata (kuptohet njerëz) që ua prishin disponimin atyre,apo
nuk i dëgjojnë, nuk i përkrahin.., nuk u ndihmojnë
atyre..,duhet izoluar, rrahur, likuiduar nga skena politike, por edhe vrarë. Në
grupet leniniste, marksiste, enveriste, staliniste, që deri dje diferenconin,
dënonin dhe vranin atdhetarë shqiptarë
të cilët merreshin me veprimtari politike, sot po ata janë duke i penguar
proceset demokratike dhe ndertimin e institucioneve tona. Kur nxënësit,
punëtorët, fshatarët, studentët dhe tërë populli shqiptarë i Kosovës, kërkonte
me ngulmë realizimin e të drejtave (të cilat janë të garantuara edhe me
Konventa Ndërkombëtare) po këta “atdhetarë - patriotë“, jo që e dënonin
popullin por na thonin: S’ka me ju nxanë
bira e minit. Kriminelët në Kosovë sot janë të armatosur dhe të paisur me mjete
të përsosura për kryerjen e atentateve, sepse kanë “mësues“ të fortë, të aftë,
mësuesë të cilët në emër të partisë më parë, hanin edhe barë, e burgosnin,
dënonin dhe vranin shqiptarë. Pas sukseseve të Ahmet Krasniqit për ndertimin e
një ushtrije të fortë e ushtarakëve të FARK-ut , në krye me kolonel Tahir
Zemën, që i treguan në frontin e luftës në Kosovë, veçmas pas fitorës së
Betejës së Logjës, dhe sidomos pas realizimit të Marrëveshtjes së Osllos edhe
në teren, kur Tahir Zemaj dhe Ramush Hajradinaj, me bashkëpunëtorët e tyre në
Propoçan krijuan Shtabin e Zonës së Tretë Operative të Rrafshit të Dukagjinit.
Me të shpejtë alarmohet Drejtoria Politike e UÇK-së, në krye me Hashim Thaçin,
dhe shumë shpejtë e shkatrruan atë organizim të mbarë, duke e bindur Ramush
Hajradinajn të pendohet që kishte marr pjesë në krijimin e Shtabit së bashku me
Kolonel Tahir Zemën, dhe t’a ndërroj mendimin.., me rastin e formimit të
Shtabit se edhe si ‘’ushtarë do t’i kryej detyrat që do t’ia caktonte kolonel Tahir
Zemaj’’. Kolonel Tahir Zemaj, ishte strateg i artit luftarak, i vendosur dhe i
realizonte vendimet e marra. Kolonel
Tahir Zemaj, ishte intelektual dhe strateg i luftës ai mbetët emblemë e një
ushtaraku me të gjitha vyrtytet që
duhet ti ketë një oficer ushtarak . Koloneli ynë gjatë bisedave,
takimeve, tubimeve, me mërgimtarë ishte i qetë buza gaz dhe fliste siq i ka
hije një burri të menqur, ishte i dashur për të gjithë. Edhe lëvizjet e tij të trupit dhe kokës ishin të kordinuara
dhe të matura. Ai shumë rrallë dhe pak fliste, por ato që i thonte çdo herë i realizonte. Me ata sy shqiponjë
përcillte çdo lëvizje kuptohet ishte çdo herë dhe në çdo kohë i përgatitur,
sepse kjo është detyrë e çdo ushtaraku. Të gjitha forcat e tij mendore, fizike,
intelektuale, ushtarake i kishte vu në shërbim të Institucioneve të shtetit të
Kosovës. Shpirtërishtë ishte i lidhur me institucionet e Republikës së Kosovës,
sepse ato ishin institucione të popullit
të Kosovës. Në tubimin e mbajtur
në Tutlingen të Gjermanisë, me rastin e dy-vjetorit të vrasjes së ministrit të Mbrojtjes së
Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqit, kolonel Tahir Zemaj në mes
tjerash ceku:
“Unë i
njohë dhe i respektojë Institucionet e Republikës së Kosovës, ndersa si
Komandantë të Forcave të Armatosura të
Kosovës e njohë DR. Ibrahim RUGOVËN”(kështu tha Kolonel , Tahir ZEMAJ).
Kolonel
Tahir Zemaj ishte një gur në grykë të hasmit. Ai njeri, ai, burrë, ai
intelektualë, ai kolonel, ai strateg i luftës, ai atdhetar , ai dëshmorë nuk do
të harrohet kurrë dhe në asnjë kohë. Njerëzit, shokët, miqët, familjarët, dhe
historia jonë do ta përmendin emrin e Tij , të ngritur në këmbë. Kudo që të
jenë, dhe kushdo që të jenë. Ai nuk vdiq në luftë edhe pse shkoi për të vdekur.
Ai u vra tinëzishtë, nga lugetërit, kriminelët e trathtarët, u vra nga
karrieristët, huliganët, matrapazët, majtistët, kanibalistët..,të cilët në
venat e tyre nuk kanë gjakë shqiptari. Traditë e shqiptarit ka qenë , që ti
delë ballë për ballë armikut, cilido qoftë ai, e ju kriminel që tërë ditën fleni - rrini nepër podrume të errëta, të
Prishtinës, Pejës, Gjilanit, Deqanit etj..,e natën tinëzisht vrani kokat më të
afta të kombit, turpë dhe marri u qoftë, ju nuk do të ju duron as toka e dheu i
Kosovës, sepse keni vra njerëz tinëz prapa shpine. Ata ju vranë duke menduar se
do të ju zhdukin nga faqja e dheut, por u mashtruan, sepse pasë vete ata lanë
veprat, libërat, kontributin dhe nga populli morrën ,( sepse e merituan ) emrin
PATRIOTË. Kolonel Zemaj, nuk ishte vetëm epror e strateg ushtarak, por mbi të
gjitha ishte bashkëshortë, prindë, vëlla, mikë dhe burrë i fjalës dhe BESËS. Ai
ishte një kokë e aftë ushtarake dhe gjeni për çështjen kombëtare shqipëtare. Në
paqë por edhe në luftë ishte më i fortë se shkëmbi e graniti. Ishte shumë i matur
ne bisedat e tij, por kur fletej ne dëm të çështjes kombëtare i qetë dhe me
fjalë të buta orvatej ti bindëte ata që flisnin keqë për Kosovën. Në kokë
mbante kapelën ushtarake e në te ishte vendosur shqionja dykrenare. Shqiponja
si duket…,u bënte roje ushtarëve të UÇK-ës, dhe me kthetërrat e saj ia shtinte
armikut frikën në palcë të kurrizit. Kolonel Tahir Zemaj, ishte një njeri me
mendje të mbrehtë. Ai gjatë stërvitjeve ushtarake orvatej me të gjitha forcat e
tij mendore, intelektuale e ushtarake ta përgatis një armatë të fortë, një
armatë e cila do t’i rezistonte çdo ushtrije. Vitet kur lindi dhe u rritë
Atdhetari – kolonel, Tahir Zemaj, ishte kohë e keqe. Ai lindi, u rritë u
shkollua dhe punoi ca vite nën thundrrën e shkaut, por kurrën e kurrës nuk ju nënshtrua
armikut. Gjatë tërë jetës kaloi nepër sfida te shumëta por i pa trembur i kaloi
ato. Shumë herët koonel Tahir Zemaj, e kupëtoi qëllimin dhe strategjin sekrete
sllave. Ai ecte kokëlartë dhe krenar sepse e dinte tërë veprimtarinë e tijë ia
kishte kushtuar çështjes kombëtare shqiptare. Ai shumë i ri e gjeti rrugën
drejtë Lirisë dhe me një vendosmëri e përkushtim të madhë e vazhdoi deri në
vdekje. Çdo herë ishte në krahë të popullit, dhe me popullin. Kur e pyesnin
njerëzit se çka u keni mësuar sot ushtarëve.., unë asgjë su kamë mësuar.., të
gjitha ato ushtrime ua mësoi koha dhe ua imponoi lufta. Ai ne takimet tona çdo
herë na thonte: `` Vëllezër historinë e shkruan populli . Me vepra. Unë dhe të
gjithë të tjerët, duhet ta shkruajmë mendjen me penat tona e dorën e popullit
shqiptar !´´. Qysh nga ditët e rinisë, Zemaj, filloi ta urrente armikun dhe
filloi me seriozitet t’i përkushtohet çështjes kombëtare. Çdo herë gjurmët i
gjeti tek hapat e popullit. Mirpo, armiku kur shkeli mbi popullin shqipëtarë,
ky vigan u vërsulë për ta sulmuar armikun dhe mbrojtë Atdheun. Kur u vërsul
kolonel Tahir Zemaj, me ushtrin e tij, i shtriu për toke sikur bishat e
zgjebosura ushtarët dhe gjeneralët serbë në luftë. Shumë shpeshë koloneli
,Tahir Zemaj, u thoshte gjeneralëve serbë: ´´ mos mbillni farën e huaj në tokën
shqipëtare, sepse ajo nuk mund të rritet.., por edhe nëse rritet…, ajo s mund
të piqet`` . Gjatë përshëndetjeve të Tij, me shokë, e mërgimtarë, ai ta
shtrëngonte dorën si burrat të shikonte drejtë në sy dhe me një buzëqeshje
melankolike i përshëndete bashkëbiseduesit. Para, gjatë dhe pasë luftës kurrë
nuk e pranoi gënjeshtrën, intrigën, kriminalitetin, dhunën, familjarizmin,
bajraktarizmin, e shumë dukuri tjera negative të cilat e dëmtonin çështjen
kombëtare shqiptare. Koloneli Tahir Zemaj, nuk i takonte asnjë partije.., por
më tepër e simpatizonte të djathtën. Ç# do herë dhe me të gjitha forcat e tij
mendore, intelektuale, e ushtarake u angazhua maksimalishtë për
internacionalizimin dhe zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare me mjete
demokratike, por krahas tyre ( ai e dinte se shkau nuk do të heqë dorë nga
Kosova ) përgatiste një ushtri të fortë e cila do ti rezistonte armikut. I
dënonte dhe i ´´luftonte´´ pengesat që vinin nga kriptokomunistët, leninistët,
lëpëkëistët, enveristët, nanoistët, etj. Koloneli , nuk dorëzohej.., ai
kërkonte ndihmë nga politikanët, ushtarët, mërgimtarët dhe populli sepse e
dinte se vetëm të bashkuar mund të korrim fitore. Në bisedën e zhvilluar në
Ludwigsburg ai mes tjerash koloneli më tha: Ramiz, unë nuk kamë plumba për të
vrarë shqiptarë. Nga taborri i komunistëve, lëpëkëistëve, enveristëve,
pengohej, ofendohej, sulmohej, e akuzohej ´´gjëja për trathti´´. Të gjithë këta
u vërsulën mbi kolonelin tonë, por AI kurrë nuk u frikësua sepse në anën e tij
ishte drejtësia . Kosova dhe tërë Shqiptaria. Majtistët e Lëpëkëistët u munduan
t’ia marrin aftësitë, urtësinë, tolerancën, burrërin, guximin, por AI në
heshtje u thonte: ‘‘ keq e keni, unë nuk frikësohem prej shqipëtarit ,sepse ne
jemi vëllëzerë të një gjaku, unë dhe ju duhet të ruhemi nga armiqët‘‘. Koloneli
Tahir Zemaj armikut ju përgjegjë me armë e zjarrë. Dhëmbë për dhëmbë. Dhe pasë
çdo beteje dilte fitues. Doli sepse në anën e tij ishte populli, zoti dhe
drejtësia. Kur armata serbo sllave u ndeshë me UÇK-ës,pra me ushtrinë e kalitur
mirë të kolonel Tahir Zemajt, dhe të prirë nga komandantët : Agim Ramadani,
Sali Çekaj, Agim Qelaj, e shumë e shumë eprorë e ushtarë , iku e morri
arratinë., pasë vete la armatimin, la kamion, por la edhe shumë ushtarë të
vrarë. Ata (serbët), i thonin njëri tjetërit: Këtu nuk mund të flitet për grupe
të armatosura…, por për një ushtri të fortë, të organizuar dhe të përgatitur
mirë. Koloneli, fliste dhe e shkruante të vërtetën, që të jetë histori
autentike për ‘‘Shqiptarët dhe hidhte në sipërfaqe emërat e rinjë të cilët ( e
pasuruan historinë tonë) vetes i kishin vënë për detyrë që deri në vdekje të
luftojnë për çlirimin e Kosovës. Të gjithë ushtarët e eprorët ushtarakë që
ishin dalë nga shkolla dhe komanda e kolonel Tahir Zemës, nuk i frikësoheshin
armikut dhe vdekjes. Koloneli ynë, patrioti, strategu i artit luftarakë dhe
atdhetari Tahir Zemaj çdo herë ishte ne luftë me armikun, edhe kur flente, edhe
kur shkruante, edhe kur ligjeronte, edhe kur udhëtonte, edhe kur bënte
stërvitje ushtarake.., pra ai gjatë tërë jetës ishte ne luftë dhe kurrë s’ju
frikësua atij-armikut. Ai filloi ta kundërshtoj politikën ushtarake barbare
sllave edhe në kohën kur koka të fluturonte prej qafe, më lehtë se sa kur
këputej një qershi prej dege. AI me plotë dëshirë e vullnetë vendosi të bëhet
kurban i çështjes shqiptare, por falë zotit dhe aftësive të tij ushtarake në
luftë i shpëtoj më të keqes, e se po vrahet në LIRI, këtë askush se ka menduar.
Por THOMAS HOBSI, thonte: Njeriu për
njeriun është ujkë. Dhe kjo thënje e tij po e shoh se paska qenë e vërtetë.
Mirëpo, lëpëkëistët, leninistët, stalinistët, enveristët etj.., bënë po çka nuk
bënë.., e po bëjnë akoma edhe sot.., për
të arritur tek KARRIKA, nuk zgjedhin mjete. Koloneli Tahir Zemaj, familjen dhe
fëmijën nuk i ndalonte të lëviznin , ai e dinte se shqipëtari, nuk hakmerret
ndaj fëmijëve pra .., nuk vranë fëmijë. Koloneli Tahir Zemaj shpeshë na
thonte; pse unë të ruhem…, unë askujt si
kamë bërë gjë të keqe. Sipas kanunit të Lekë Dugagjinit por edhe sipas traditës
shqiptare- por edhe me të gjitha konventat ndërkombëtare nuk vrahen fëmijët..,
dhe sipas traditës burri. Trimi, azgani
kurrë nuk vranë prapa shpine-tinëz. Pra, ata që vrajnë prapa shpine janë
kriminelë, janë butakë sepse nuk kanë fytyrë, moral dhe karakterë, ata i
përshtaten çdo regjimi që vie… Disa miqë shokë e dashamirë të kolonelit Tahir
Zemaj, i thonin; Më qetë, më urtë, dhe më urtë.., se këta të mbysin ! Kur
tanket serbe shkelnin mish e eshtra shqiptari, koloneli me të gjitha forcat e
tij, ishte nisur drejtë mbrojtjes së Kosovës. Pasë çdo beteje AI e zgjëronte
frontin e luftës . Pasë një lufte të përgjakshe që u zhvillua tek rrasa e
Koshares armiku serb pësoi humbje të mëdha dhe morri hovin drejtë Serbisë,
sepse tani ai e kuptoi se me kend po luftonë. U largua nga pozicioni ushtria
serbe e në vend të saj hynte e sigurtë ushtria jonë UÇK-ës. Komandanti Sali
Çeku me komandantë Agim Ramadanin me shokë shkelën dhe nxorrën nga dheu gurin
e‘‘ mexhës‘‘ i cili gurë na kishte ndarë shumë vite.Tahir Zemaj Betejen e
Loxhes e shëndrroi në epope kurse Betejen e LOxhës atë e ngriti ne piedestalin
më të lartë të heronjëve të gjallë. A nuk u ngopën kriminelët, me vrasjen e
Ahmet Krasniqit, Enver Malokut, Xhemail Mustafës, Haki Ymerit, Shaban Manajt,
Ismet Rracit, Ekrem Rexhës, Bekim Kastratit, Besim Dajakut, Smajl Hajdarajt,
Ukë Bytyqit, Bardhyl Ajetit, etj. Kur falanga serbe u tmerrua nga kjo
rezistencë ´´gjeneralët dhe majorrët‘‘ ( të cilët gjatë luftës në Kosovë,
ngritnin ndodhi e bënin ahengje në hotelin Rogner, të TIranës) e ushtrisë së
vdekur u vërsulën drejtë Kosovës, s’bashku me forcat e NATO-s, për të nxanë
poste .., për ti frikësuar, rrahur, maltretuar edhe vrarë , ushtarët e eprorët
e rreguklltë ushtarakë të FARK-ut, të cilëve ua kishin frikën. Jo për diç
tjetër por për mos me ua zënë postet, ata filluan edhe akuzat, shpifjet po besa
edhe rrahjet e ushtarëve të FARK-ut. Kolonel Tahir Zemaj, pasi u çlirua Kosova,
shkoi në Kosovë e ecte ballëlartë dhe krenarë, sepse e kishte merituar dhe e
meritonte . U bënë shumë përpjekje për ta likuiduar kolonel Tahir Zemajn,
KFOR-i UNMIK-u, Parrlamenti dhe Instuticionet tjera të Kosovës, kishin për
obligim dhe detyrë ta mbronin –ruanin. Ky burrë dhe ky trim i shekullit kurrë
se kërkoi një gjë të tillë, sepse thonte s kam çka të frikësohem pasi askujt
nuk i kam bërë ndonjë padrejtësi . Atentati me 4-janar të vitit 2003, solli një
ogur të zi ngriu zemrat gëzimet dhe gjakun e këtyre 3 burrave të Kombit, se u
krye një akt i shëmtuar kriminel , mizor dhe makabër, seps e u vra një kolonel
i karrierës Tahir Zemaj, i biri i tij Enisi dhe aktivisti i madh i LDK-ës Hasan
Zemaj. Emëri dhe vepëra e kolonel Tahir ZEmajt , do të shënohet me shkronja të
arta në historinë tonë kombëtare. Ai do të jetojë sa do të jetojë Kombi
shqiptarë. Ai gjeneratave të reja do tu sherbej si mësim se si duhet
sakrifikuar dhe luftuar për Atdheun. Ne gjeneratat e reja, duhet jo vetëm të
mësojmë për te, por duhet të përkulemi e të betohemi se deri në vdekje do ta
mbrojmë e realizojmë amanetin e TIj. Do të betohemi se deri sa të zbulohen
kriminelët që vranë kokat më të afta intelektuale duke filluar nga vitet e para
luftës, gjatë dhe pasë saj, nuk do të heshtim. Ata do ti zbulojë toka, dheu dhe
uji i nënës Kosovë, mishin dhe eshtrat e tyre s‘do ti durojë toka. Ose ata do
ta zbulojnë njëri tjetërin për shkakë të posteve.Ata do t’i dënojë jo vetëm
populli , por edhe: toka , dheu dhe uji. Punuar me 4.01.2013
Kushtuar
strategut ushtarak Kolonel TAHIR ZEMËS
Nuk është
lehtë
As për
lapsin mbi fletë
Të thur
vargje elegjike
Për Strategun,Kolonelin
Tahir
Zemë,
Sofer
nderi në konakun ton.
Se dora
me dridhet,
Sikur
gurët e Strallit
Në
Strellcin e vendlindjës
Tënde,
burrërore
Ne
Strellcin
E lotëve
të pafajësisë
Me rëndon
e me dhemb
Shpirti
për ty, për
Ushtarakun
Kolonel
Për
heroin
E pa
mposhtur
Për
guximtarin
Rri
krenar,për ty
Që në
Historisë së re
I prini
Ju
Tahir
Legjendari
Krenaria
e Dardanisë.