Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramiz Dërmaku: 10 vjetori i vrasjes së Kolonelit

| E diele, 13.01.2013, 10:44 AM |


ME  RASTIN E 10 - VJETORI T    I  VRASJES     KOLONELIT   TAHIR  ZEMAJ

ME  VRASJE    TILLA  PENGOHET  IDEALI  KOMBËTAR, REALIZIMI  I PLOTË   I  PAVARËSISË  DHE BASHKIMI KOMBËTAR

Nga: Ramiz DËRMAKU

Kriminelët që janë akoma duke vepruar në Kosovë, bile ata kanë zënë edhe poste në Parrlament dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Sikur ne të ishim më syqel unik dhe të vendosur në ndjekjen e zbulimin e tyre, me siguri se ata nuk do të mund të jetonin gjatë në Kosovë, por tek ne ka njerëz.., bile edhe “lider“, grupe e parti të cilat jo që nuk e luftojnë krimin, por i mbrojnë politikishtë dhe i ndihmojnë materialishtë kriminelët. Kriminelët vetëm përmes krimit i shuajnë epshet e tyre shizofrene.  Këto vrasje që ndodhën pas luftës në Kosovë në popull shkaktojnë; huti, frikë, urrejtje, xhelozi, armiqësi, dhe në fund pengojnë realizimin e qëllimeve tona kombëtare pra pengojnë pavarësinë e plotë dhe të shpejtë të formimit të shtetit të Kosovës dhe rrugën drejtë Bashkimit kombëtarë. Shtetet dhe kombet përparimtare investojnë mjete te mëdha materiale për krijimin, ruajtjen, edukimin, arsimimin dhe kualifikimin e gjeneratve  të reja, ndersa ne shqiptarët i pengojmë, maltretojmë, torturojmë dhe çka është më tragjike edhe i likuidojmë kokat e afta intelektuale. Mbaroi edhe viti i 2012, e në Kosovë akoma nuk janë shëruar plagët e luftës së fundit, akoma nuk dihet për fatin e shumë të zhdukurve, akoma edhe sot shumë familje nuk dijnë për të dashurit e tyre, e ushtarët e UCK-ës bredhin rrugëve duke kërkuar punë, për të mbi jetuar. Kriminelët në Kosovë …, hapën e po hapin akoma edhe sot  plagë e varre të reja. Ende pa u ra dheu në fytyrë të vrarëve nga dora kriminele serbo-çetnike në Kosovë, kriminelët  majtistë, leninistë, marksistë, kuq-istë,.., vranë, e po vrasin akoma edhe sot veprimtarë, po pengojnë ndertimin e shtetit  të Kosovës dhe rrugën drejtë bashkimit kombëtarë. Mërgimtarët dhe  mbarë kombi shqiptarë e kemi dënuar ashpër vrasjen e Ministrit të parë të Mbrojtjes së Kosovës z.Ahmet Krasniqi, vrasjen e strategut të luftës kolonelit Tahir Zemajt, djalit të tij Enisit dhe kusheririt Hasan Zemajt kryetar i FR në LDK-së në Deçan. Ai ishte një sulm jo vetëm ndaj vlerave të demokracisë, lirisë, pavarësisë por edhe ndaj ardhmërisë së gjeneratave të reja të cilat po rriten në Kosovë, trojet etnike dhe diasporë. Të vrahen intelektualët, gazetarët, inxhinierët, shkrimtarët, poetët, analistët, aktivistët, atdhetarët e çështjes kombëtare dhe në fund gjenit e kombit, kjo nuk ka ndodhur kurrë.., tek asnjë kombë  ( tek asnjë popull) pos tek ne shqiptarët ! Për krijimin e intelelegjencisë së vërtetë të një kombi, duhet pritur mbi 30 - vite, sepse nga ata varet zhvillimi, përparimi, ndërtimi i shtetit, demokratizimi i vendit, në rastin konkretë pavarësia e plotë e shtetit të Kosovës. Me vrasje të tilla, pengohet ideali kombëtar dhe realizimi i shpejtë i bashkimit kombëtar (nëse do populli). Këto vrasje makabre te përgatitura gjatë nga kuzhinat e pista marksiste, leniniste, enveriste, staliniste,majtiste janë bërë me motive të qarta politike. Këta kriminelë vetëm emrin e kanë shqiptarë, gjaku i tyre i ngjizur e shpirti i tyre i prishur janë në shërbim të armikut. Këto vrasje i bëjnë kriminelët për ta fshehur krimin, turpin dhe tradhtitë që ja bënë kombit e popullit tonë gjatë luftës, por edhe  sot, për ti realizuar qëllimet e tyre ; karrieriste, bajraktariste, demagogjike, enveriste, staliniste, marksiste, miskine, etj, etj. Kriminelët që janë duke vepruar në Kosovë, sikur ne të ishim unik në ndjkjen e tyre , me siguri se ata nuk do të jetonin gjatë në Kosovë, por tek ne ka“njerëz“- dhe“lider“ , grupe e parti të cilat jo që nuk e luftojnë krimin,por e mbrojnë politikishtë dhe e ndihmojnë materialishtë. Kriminelët vetëm përmes krimit i shuajnë epshet e  tyre shizofrene. Këto vrasje në popull shkaktojnë huti: frikë, urrejtje, xhelozi, armiqësi dhe ne fund pengojnë realizimin e qëllimeve tona kombëtare pra pavarësinë e plotë të Kosovës dhe rrugën drejtë bashkimit kombëtarë. Kriminelët ( që dikur vepronin jashtë Kosovës nga frika  e regjimit serbë) sot janë këthyer në bredhin rrugëve të Kosovë, Shqipëri, e në trojet tjera etnike shqipëtare, janë po ata që vite më parë jetonin e vepronin dhe zhvillonin aktivitet “patriotik“ në Diasporë ( se në Kosovë i friksoheshin shkaut) janë po ata që e ndanë e përqanë dhe e mashtruan dhe ia konfiskuan me mija e mija dollarë mërgatës  sonë, gjëja për internacionalizimin e çështjes kombëtare, në fund i realizuan qëllimet e tyre personale, familjare, karieriste, bajraktariste e materialiste, etj. Pra sipas logjikës së tyre të çmendur të gjithë ata (kuptohet njerëz) që ua prishin disponimin atyre,apo nuk  i dëgjojnë,  nuk i përkrahin.., nuk u ndihmojnë atyre..,duhet izoluar, rrahur, likuiduar nga skena politike, por edhe vrarë. Në grupet leniniste, marksiste, enveriste, staliniste, që deri dje diferenconin, dënonin dhe vranin  atdhetarë shqiptarë të cilët merreshin me veprimtari politike, sot po ata janë duke i penguar proceset demokratike dhe ndertimin e institucioneve tona. Kur nxënësit, punëtorët, fshatarët, studentët dhe tërë populli shqiptarë i Kosovës, kërkonte me ngulmë realizimin e të drejtave (të cilat janë të garantuara edhe me Konventa Ndërkombëtare) po këta “atdhetarë - patriotë“, jo që e dënonin popullin por  na thonin: S’ka me ju nxanë bira e minit. Kriminelët në Kosovë sot janë të armatosur dhe të paisur me mjete të përsosura për kryerjen e atentateve, sepse kanë “mësues“ të fortë, të aftë, mësuesë të cilët në emër të partisë më parë, hanin edhe barë, e burgosnin, dënonin dhe vranin shqiptarë. Pas sukseseve të Ahmet Krasniqit për ndertimin e një ushtrije të fortë e ushtarakëve të FARK-ut , në krye me kolonel Tahir Zemën, që i treguan në frontin e luftës në Kosovë, veçmas pas fitorës së Betejës së Logjës, dhe sidomos pas realizimit të Marrëveshtjes së Osllos edhe në teren, kur Tahir Zemaj dhe Ramush Hajradinaj, me bashkëpunëtorët e tyre në Propoçan krijuan Shtabin e Zonës së Tretë Operative të Rrafshit të Dukagjinit. Me të shpejtë alarmohet Drejtoria Politike e UÇK-së, në krye me Hashim Thaçin, dhe shumë shpejtë e shkatrruan atë organizim të mbarë, duke e bindur Ramush Hajradinajn të pendohet që kishte marr pjesë në krijimin e Shtabit së bashku me Kolonel Tahir Zemën, dhe t’a ndërroj mendimin.., me rastin e formimit të Shtabit se edhe si ‘’ushtarë do t’i kryej detyrat që do t’ia caktonte kolonel Tahir Zemaj’’. Kolonel Tahir Zemaj, ishte strateg i artit luftarak, i vendosur dhe i realizonte  vendimet e marra. Kolonel Tahir Zemaj, ishte intelektual dhe strateg i luftës ai mbetët emblemë e një ushtaraku me të gjitha vyrtytet  që duhet  ti ketë një oficer  ushtarak . Koloneli ynë gjatë bisedave, takimeve, tubimeve, me mërgimtarë ishte i qetë buza gaz dhe fliste siq i ka hije një burri të menqur, ishte i dashur për të gjithë. Edhe lëvizjet  e tij të trupit dhe kokës ishin të kordinuara dhe të matura. Ai shumë rrallë dhe pak fliste, por ato që i thonte  çdo herë i realizonte. Me ata sy shqiponjë përcillte çdo lëvizje kuptohet ishte çdo herë dhe në çdo kohë i përgatitur, sepse kjo është detyrë e çdo ushtaraku. Të gjitha forcat e tij mendore, fizike, intelektuale, ushtarake i kishte vu në shërbim të Institucioneve të shtetit të Kosovës. Shpirtërishtë ishte i lidhur me institucionet e Republikës së Kosovës, sepse ato ishin institucione të popullit  të Kosovës. Në tubimin  e mbajtur në Tutlingen të Gjermanisë, me rastin e dy-vjetorit  të vrasjes së ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqit, kolonel Tahir Zemaj në mes tjerash ceku:

“Unë i njohë dhe i respektojë Institucionet e Republikës së Kosovës, ndersa si Komandantë të Forcave të Armatosura  të Kosovës e njohë DR. Ibrahim RUGOVËN”(kështu tha Kolonel , Tahir ZEMAJ).

Kolonel Tahir Zemaj ishte një gur në grykë të hasmit. Ai njeri, ai, burrë, ai intelektualë, ai kolonel, ai strateg i luftës, ai atdhetar , ai dëshmorë nuk do të harrohet kurrë dhe në asnjë kohë. Njerëzit, shokët, miqët, familjarët, dhe historia jonë do ta përmendin emrin e Tij , të ngritur në këmbë. Kudo që të jenë, dhe kushdo që të jenë. Ai nuk vdiq në luftë edhe pse shkoi për të vdekur. Ai u vra tinëzishtë, nga lugetërit, kriminelët e trathtarët, u vra nga karrieristët, huliganët, matrapazët, majtistët, kanibalistët..,të cilët në venat e tyre nuk kanë gjakë shqiptari. Traditë e shqiptarit ka qenë , që ti delë ballë për ballë armikut, cilido qoftë ai, e ju kriminel që tërë ditën  fleni - rrini nepër podrume të errëta, të Prishtinës, Pejës, Gjilanit, Deqanit etj..,e natën tinëzisht vrani kokat më të afta të kombit, turpë dhe marri u qoftë, ju nuk do të ju duron as toka e dheu i Kosovës, sepse keni vra njerëz tinëz prapa shpine. Ata ju vranë duke menduar se do të ju zhdukin nga faqja e dheut, por u mashtruan, sepse pasë vete ata lanë veprat, libërat, kontributin dhe nga populli morrën ,( sepse e merituan ) emrin PATRIOTË. Kolonel Zemaj, nuk ishte vetëm epror e strateg ushtarak, por mbi të gjitha ishte bashkëshortë, prindë, vëlla, mikë dhe burrë i fjalës dhe BESËS. Ai ishte një kokë e aftë ushtarake dhe gjeni për çështjen kombëtare shqipëtare. Në paqë por edhe në luftë ishte më i fortë se shkëmbi e graniti. Ishte shumë i matur ne bisedat e tij, por kur fletej ne dëm të çështjes kombëtare i qetë dhe me fjalë të buta orvatej ti bindëte ata që flisnin keqë për Kosovën. Në kokë mbante kapelën ushtarake e në te ishte vendosur shqionja dykrenare. Shqiponja si duket…,u bënte roje ushtarëve të UÇK-ës, dhe me kthetërrat e saj ia shtinte armikut frikën në palcë të kurrizit. Kolonel Tahir Zemaj, ishte një njeri me mendje të mbrehtë. Ai gjatë stërvitjeve ushtarake orvatej me të gjitha forcat e tij mendore, intelektuale e ushtarake ta përgatis një armatë të fortë, një armatë e cila do t’i rezistonte çdo ushtrije. Vitet kur lindi dhe u rritë Atdhetari – kolonel, Tahir Zemaj, ishte kohë e keqe. Ai lindi, u rritë u shkollua dhe punoi ca vite nën thundrrën e shkaut, por kurrën e kurrës nuk ju nënshtrua armikut. Gjatë tërë jetës kaloi nepër sfida te shumëta por i pa trembur i kaloi ato. Shumë herët koonel Tahir Zemaj, e kupëtoi qëllimin dhe strategjin sekrete sllave. Ai ecte kokëlartë dhe krenar sepse e dinte tërë veprimtarinë e tijë ia kishte kushtuar çështjes kombëtare shqiptare. Ai shumë i ri e gjeti rrugën drejtë Lirisë dhe me një vendosmëri e përkushtim të madhë e vazhdoi deri në vdekje. Çdo herë ishte në krahë të popullit, dhe me popullin. Kur e pyesnin njerëzit se çka u keni mësuar sot ushtarëve.., unë asgjë su kamë mësuar.., të gjitha ato ushtrime ua mësoi koha dhe ua imponoi lufta. Ai ne takimet tona çdo herë na thonte: `` Vëllezër historinë e shkruan populli . Me vepra. Unë dhe të gjithë të tjerët, duhet ta shkruajmë mendjen me penat tona e dorën e popullit shqiptar !´´. Qysh nga ditët e rinisë, Zemaj, filloi ta urrente armikun dhe filloi me seriozitet t’i përkushtohet çështjes kombëtare. Çdo herë gjurmët i gjeti tek hapat e popullit. Mirpo, armiku kur shkeli mbi popullin shqipëtarë, ky vigan u vërsulë për ta sulmuar armikun dhe mbrojtë Atdheun. Kur u vërsul kolonel Tahir Zemaj, me ushtrin e tij, i shtriu për toke sikur bishat e zgjebosura ushtarët dhe gjeneralët serbë në luftë. Shumë shpeshë koloneli ,Tahir Zemaj, u thoshte gjeneralëve serbë: ´´ mos mbillni farën e huaj në tokën shqipëtare, sepse ajo nuk mund të rritet.., por edhe nëse rritet…, ajo s mund të piqet`` . Gjatë përshëndetjeve të Tij, me shokë, e mërgimtarë, ai ta shtrëngonte dorën si burrat të shikonte drejtë në sy dhe me një buzëqeshje melankolike i përshëndete bashkëbiseduesit. Para, gjatë dhe pasë luftës kurrë nuk e pranoi gënjeshtrën, intrigën, kriminalitetin, dhunën, familjarizmin, bajraktarizmin, e shumë dukuri tjera negative të cilat e dëmtonin çështjen kombëtare shqiptare. Koloneli Tahir Zemaj, nuk i takonte asnjë partije.., por më tepër e simpatizonte të djathtën. Ç# do herë dhe me të gjitha forcat e tij mendore, intelektuale, e ushtarake u angazhua maksimalishtë për internacionalizimin dhe zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare me mjete demokratike, por krahas tyre ( ai e dinte se shkau nuk do të heqë dorë nga Kosova ) përgatiste një ushtri të fortë e cila do ti rezistonte armikut. I dënonte dhe i ´´luftonte´´ pengesat që vinin nga kriptokomunistët, leninistët, lëpëkëistët, enveristët, nanoistët, etj. Koloneli , nuk dorëzohej.., ai kërkonte ndihmë nga politikanët, ushtarët, mërgimtarët dhe populli sepse e dinte se vetëm të bashkuar mund të korrim fitore. Në bisedën e zhvilluar në Ludwigsburg ai mes tjerash koloneli më tha: Ramiz, unë nuk kamë plumba për të vrarë shqiptarë. Nga taborri i komunistëve, lëpëkëistëve, enveristëve, pengohej, ofendohej, sulmohej, e akuzohej ´´gjëja për trathti´´. Të gjithë këta u vërsulën mbi kolonelin tonë, por AI kurrë nuk u frikësua sepse në anën e tij ishte drejtësia . Kosova dhe tërë Shqiptaria. Majtistët e Lëpëkëistët u munduan t’ia marrin aftësitë, urtësinë, tolerancën, burrërin, guximin, por AI në heshtje u thonte: ‘‘ keq e keni, unë nuk frikësohem prej shqipëtarit ,sepse ne jemi vëllëzerë të një gjaku, unë dhe ju duhet të ruhemi nga armiqët‘‘. Koloneli Tahir Zemaj armikut ju përgjegjë me armë e zjarrë. Dhëmbë për dhëmbë. Dhe pasë çdo beteje dilte fitues. Doli sepse në anën e tij ishte populli, zoti dhe drejtësia. Kur armata serbo sllave u ndeshë me UÇK-ës,pra me ushtrinë e kalitur mirë të kolonel Tahir Zemajt, dhe të prirë nga komandantët : Agim Ramadani, Sali Çekaj, Agim Qelaj, e shumë e shumë eprorë e ushtarë , iku e morri arratinë., pasë vete la armatimin, la kamion, por la edhe shumë ushtarë të vrarë. Ata (serbët), i thonin njëri tjetërit: Këtu nuk mund të flitet për grupe të armatosura…, por për një ushtri të fortë, të organizuar dhe të përgatitur mirë. Koloneli, fliste dhe e shkruante të vërtetën, që të jetë histori autentike për ‘‘Shqiptarët dhe hidhte në sipërfaqe emërat e rinjë të cilët ( e pasuruan historinë tonë) vetes i kishin vënë për detyrë që deri në vdekje të luftojnë për çlirimin e Kosovës. Të gjithë ushtarët e eprorët ushtarakë që ishin dalë nga shkolla dhe komanda e kolonel Tahir Zemës, nuk i frikësoheshin armikut dhe vdekjes. Koloneli ynë, patrioti, strategu i artit luftarakë dhe atdhetari Tahir Zemaj çdo herë ishte ne luftë me armikun, edhe kur flente, edhe kur shkruante, edhe kur ligjeronte, edhe kur udhëtonte, edhe kur bënte stërvitje ushtarake.., pra ai gjatë tërë jetës ishte ne luftë dhe kurrë s’ju frikësua atij-armikut. Ai filloi ta kundërshtoj politikën ushtarake barbare sllave edhe në kohën kur koka të fluturonte prej qafe, më lehtë se sa kur këputej një qershi prej dege. AI me plotë dëshirë e vullnetë vendosi të bëhet kurban i çështjes shqiptare, por falë zotit dhe aftësive të tij ushtarake në luftë i shpëtoj më të keqes, e se po vrahet në LIRI, këtë askush se ka menduar. Por THOMAS  HOBSI, thonte: Njeriu për njeriun është ujkë. Dhe kjo thënje e tij po e shoh se paska qenë e vërtetë. Mirëpo, lëpëkëistët, leninistët, stalinistët, enveristët etj.., bënë po çka nuk bënë..,  e po bëjnë akoma edhe sot.., për të arritur tek KARRIKA, nuk zgjedhin mjete. Koloneli Tahir Zemaj, familjen dhe fëmijën nuk i ndalonte të lëviznin , ai e dinte se shqipëtari, nuk hakmerret ndaj fëmijëve pra .., nuk vranë fëmijë. Koloneli Tahir Zemaj shpeshë na thonte;  pse unë të ruhem…, unë askujt si kamë bërë gjë të keqe. Sipas kanunit të Lekë Dugagjinit por edhe sipas traditës shqiptare- por edhe me të gjitha konventat ndërkombëtare nuk vrahen fëmijët.., dhe sipas traditës burri. Trimi, azgani  kurrë nuk vranë prapa shpine-tinëz. Pra, ata që vrajnë prapa shpine janë kriminelë, janë butakë sepse nuk kanë fytyrë, moral dhe karakterë, ata i përshtaten çdo regjimi që vie… Disa miqë shokë e dashamirë të kolonelit Tahir Zemaj, i thonin; Më qetë, më urtë, dhe më urtë.., se këta të mbysin ! Kur tanket serbe shkelnin mish e eshtra shqiptari, koloneli me të gjitha forcat e tij, ishte nisur drejtë mbrojtjes së Kosovës. Pasë çdo beteje AI e zgjëronte frontin e luftës . Pasë një lufte të përgjakshe që u zhvillua tek rrasa e Koshares armiku serb pësoi humbje të mëdha dhe morri hovin drejtë Serbisë, sepse tani ai e kuptoi se me kend po luftonë. U largua nga pozicioni ushtria serbe e në vend të saj hynte e sigurtë ushtria jonë UÇK-ës. Komandanti Sali Çeku me komandantë Agim Ramadanin me shokë shkelën dhe nxorrën nga dheu gurin e‘‘ mexhës‘‘ i cili gurë na kishte ndarë shumë vite.Tahir Zemaj Betejen e Loxhes e shëndrroi në epope kurse Betejen e LOxhës atë e ngriti ne piedestalin më të lartë të heronjëve të gjallë. A nuk u ngopën kriminelët, me vrasjen e Ahmet Krasniqit, Enver Malokut, Xhemail Mustafës, Haki Ymerit, Shaban Manajt, Ismet Rracit, Ekrem Rexhës, Bekim Kastratit, Besim Dajakut, Smajl Hajdarajt, Ukë Bytyqit, Bardhyl Ajetit, etj. Kur falanga serbe u tmerrua nga kjo rezistencë ´´gjeneralët dhe majorrët‘‘ ( të cilët gjatë luftës në Kosovë, ngritnin ndodhi e bënin ahengje në hotelin Rogner, të TIranës) e ushtrisë së vdekur u vërsulën drejtë Kosovës, s’bashku me forcat e NATO-s, për të nxanë poste .., për ti frikësuar, rrahur, maltretuar edhe vrarë , ushtarët e eprorët e rreguklltë ushtarakë të FARK-ut, të cilëve ua kishin frikën. Jo për diç tjetër por për mos me ua zënë postet, ata filluan edhe akuzat, shpifjet po besa edhe rrahjet e ushtarëve të FARK-ut. Kolonel Tahir Zemaj, pasi u çlirua Kosova, shkoi në Kosovë e ecte ballëlartë dhe krenarë, sepse e kishte merituar dhe e meritonte . U bënë shumë përpjekje për ta likuiduar kolonel Tahir Zemajn, KFOR-i UNMIK-u, Parrlamenti dhe Instuticionet tjera të Kosovës, kishin për obligim dhe detyrë ta mbronin –ruanin. Ky burrë dhe ky trim i shekullit kurrë se kërkoi një gjë të tillë, sepse thonte s kam çka të frikësohem pasi askujt nuk i kam bërë ndonjë padrejtësi . Atentati me 4-janar të vitit 2003, solli një ogur të zi ngriu zemrat gëzimet dhe gjakun e këtyre 3 burrave të Kombit, se u krye një akt i shëmtuar kriminel , mizor dhe makabër, seps e u vra një kolonel i karrierës Tahir Zemaj, i biri i tij Enisi dhe aktivisti i madh i LDK-ës Hasan Zemaj. Emëri dhe vepëra e kolonel Tahir ZEmajt , do të shënohet me shkronja të arta në historinë tonë kombëtare. Ai do të jetojë sa do të jetojë Kombi shqiptarë. Ai gjeneratave të reja do tu sherbej si mësim se si duhet sakrifikuar dhe luftuar për Atdheun. Ne gjeneratat e reja, duhet jo vetëm të mësojmë për te, por duhet të përkulemi e të betohemi se deri në vdekje do ta mbrojmë e realizojmë amanetin e TIj. Do të betohemi se deri sa të zbulohen kriminelët që vranë kokat më të afta intelektuale duke filluar nga vitet e para luftës, gjatë dhe pasë saj, nuk do të heshtim. Ata do ti zbulojë toka, dheu dhe uji i nënës Kosovë, mishin dhe eshtrat e tyre s‘do ti durojë toka. Ose ata do ta zbulojnë njëri tjetërin për shkakë të posteve.Ata do t’i dënojë jo vetëm populli , por edhe: toka , dheu dhe uji. Punuar me 4.01.2013

 

Kushtuar strategut ushtarak Kolonel TAHIR ZEMËS

 

Nuk është lehtë

As për lapsin mbi fletë

Të thur vargje elegjike

Për  Strategun,Kolonelin

Tahir Zemë,

Sofer nderi në konakun ton.

Se dora me dridhet,

Sikur gurët e Strallit

Në Strellcin e vendlindjës

Tënde, burrërore

Ne Strellcin

E lotëve të pafajësisë

Me rëndon e me dhemb

Shpirti për ty, për

Ushtarakun Kolonel

Për heroin

E pa mposhtur

Për guximtarin

Rri krenar,për ty

Që në Historisë së re

I prini Ju

Tahir Legjendari

Krenaria e Dardanisë.

 

Punuar me 4.01.2013