Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: Po, pse o Prekë Cali

| E diele, 13.01.2013, 07:04 PM |


PO, PSE  O  PREKË  CALI, PËRBUZE  “LAVDINË”  SLLAVOKOMUNISTE ?

SOT  EDHE  TI,  DO  T’ ISHE    MAOZOLEUM…

Nga Fritz RADOVANI

Tradhëtari dhe terroristi Mehmet Shehu, bashkluftari dhe bashkpuntori i Enver Hoxhës, kur arrijti pabesisht si të gjithë komunistët, me shti në dorë, me ndihmen e tradhëtarëve të vendit dhe forcave ushtarake sllavokomuniste të Jugosllavisë, Malësorin Trim të Maleve të Kelmendit, Burrin Legjendar dhe Atdhetar Prekë Calin, e pyeti: “E more Prenkë Cali, të pat ardhur dita t’a mbyllje historinë tënde me shkronja ari po t’ishe bërë me ne! Po, pse bërë kështu?” dhe, trimi legjendar i përgjegjët burrnisht: “Zotni, faji bjen mbi ju, se ju u batë aleatë me anmikun tonë shekullor, me serbin!” (Arkivi Min. Mbrendshme Tiranë, Dosja P.Cali, 1998.)

Ky ishte Burri i Maleve Prekë Cali, që braktisi “lavdinë” sllavokomuniste e,  që për gati 70 vjet po vazhdon me qendrue nën grumbujt e plehut ende sot, i pushkatuem dhe i dhunuem  në Zallin e Kirit të Shkodres pa një Shenjë tek koka..!

Ja, pra, Ky ishte Burri i Maleve, që nuk pranoi me u shkrue emni i Tij me “shkronja të arta”, ashtu si u shkrue edhe emni i tradhëtarit t’Atdheut, që i ofroi “nderimin” komunist..!

Ky ishte dhe asht sot Prekë Cali, Burri i Malësisë së Madhe, që brezat e ardhëshem një ditë do të përulën me respekt para Atij Guri, që do të daltohet me Shkronja të Arta Emni i Prenkë Calit dhe i gjithë Atyne Atdhetarve të Malësisë së Madhe, që me 13 Janar 1945 ngritën krye kundër komunizmit, të Parët në krejt Lindjen Evropjane, që u pushtue nga Rusia bolshevike.

Per këte arësye Enver Hoxha me kliken e tij gjakatare, në bashpunim me komunistët e qeverisë jugosllave, vendosën me shfarosë me të gjitha format e terrorit dhe të genocidit të njohtun komunist këte rezistencë mbarëkombëtare, tue fillue nga koka që ishte Malësia e Madhe e Prekë Calit, Atij Burri që e kishte fillue luftën për mbrojtjen çdo pëllambe tokë t’ Atdheut dhe Flamurit të Skenderbeut, njëheresh me fillimin e shekullit XX.

Atdhetari Prekë Cali perbuzi këto “dekorata”... se ka dashtë Atdheun e vet Shqipninë,  ma shumë se komunizmin gjakatarë që shiti Trojet tona, per kolltukët e atyne tradhetarëve...

Nga të huejtë...

- Urdhri i Trimërisë së Klasit të I-rë i (Bullgari) 1944.

- Urdhri i Heroit Kombëtar (Jugosllavi) 1946. Jepej nga vetë Tito.

- Urdhri i Leninit. (Bashkimi Sovietik).

- Urdhri i Suvorov i Klasit të Parë. (Bashkimi Sovietik).

Tradhëtarët e Atdheut u nderonin nga Kuvendi Popullor i RPSSh:

Hero i Popullit- Për meritat në udhëheqjen e LANÇ

Hero i Popullit - Për luftën e tij në mbrojtjen e socializmit.

- Hero i Punës Socialiste.

- Medalja e Çlirimit

***

Sot, perveç këtyne “dekoratave”, presidentët tanë mund ta dekoronin edhe “Nderi i Kombit” ose ma e pakta… me titullin “Mjeshter i Madh”…

Sot edhe Prekë Cali, po t’ ishte tradhëtar…do t’ ishte në Maozole….

Melbourne, 12 dhjetor 2012.