E marte, 07.05.2024, 01:40 PM (GMT+1)

Kulturë

Alush Hoti: Cikël poezish – Përkujtime

E hene, 14.01.2013, 08:33 PM


Alush Hoti

BOTË E VARFËR
(R. Kukajt – post hume)

Ti, unë, Grillo, Marku, Skënderi
Dhe fëmijët
Sikur të ishim
Mocanikë 

Ti, posaçërisht ti
Fëmijët skamnorë
I bëje të pasur
I lumturoje
I gëzoje

I ushqeje e ua shuaje etjen
Më mirë se çdo nënë e çdo baba
I bëje më të lumtur në botë
Nuk ta harronin as kur plakeshin

O sa shumë i doje
Edhe ata ty
E sot
Bota është më e varfër

NGRE DOLLI
(M. Gashit – post hume)

Ngre dolli, i vetmuar
Me fjalët meze e raki rrushi
Sonte muzikë e femra urrej
S’ka festë

Ngris   dollinë e fundit
Për mikun me sixhim rreth qafe
Thyej gotën në shenjë proteste
Grimcat i vargoj si rruzare

Ngreh dolli për mikun
Me Lumin kalistrok
Gishtërinjtë V-iktoria
Vorbull e ujit
Gjarpër i shtëpisë
Mendimet me grisin
Mospërfillje, harresë
E
Vargjet si lastar
S’mbetën jetime ...

KUJTIM
(A. Pashkut – post hume)

Nuk i bihet murit me krye
Xhamit bënë
Zemrën e boemit zor ta njohsh
Artin bënë

Shaluesi i letërsisë shqipe
Temperament
Më përcjellë portreti yt
Opusi krejt

Mallin që kam për Ty
E shuaj me letërsi
Me kënd të cakërroj gotën
Në vetmi ?

As koha në “Kohë” nuk shkon
Pa Ty
Asgjë s’është si përpara
Zbrazësi

Fjalë të zgjedhura qite në letër
Dhe të tjera
Krejt nga Ti ishin kuptimplote
Edhe heshtja

Të gjithë fjalët e të gjithë fjalorëve
Për Ty janë pak
Të shkruajmë ndonjë varg personalisht
Mos të hyjmë në hak

Sot nuk munda të vejë kurorë në varrin Tënd
As në atë të At Gjeqovit
Jemi të rrethuar ënd e këndë
Me hekur të Mickovit ...



(Vota: 20 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora