Kulturë
Xhemaledin Salihu: Sukses kulturor në Preshevë
E diele, 13.01.2013, 11:25 AM
SHOQATA
PËR TRASHEGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE NË PRESHEVË ME SUKSES I REALIZOI
OBJEKTIVAT KRYESORE TË PROGRAMIT TË
PUNËS PËR VITIN 2012
Shkruan : Xhemaledin SALIHU
Shoqata
për Trashëgimi dhe krijimtari kulturore në Preshevë, në Programin e saj të
punës PëR VITIN 2012, planifikoi
veprimtari dhe aktivitete të bollshme dhe të shumëllojta.
Ajo u
themelua në vitin 2010, qëllimi dhe misioni primar i saj ishte identifikimi,
evidentimi, regjistrimi, mbrojtja dhe ruajtja e Trashëgimisë kulturore dhe asaj
natyrore si dhe zhvillimi i formave të ndryshme të krijimtarisë kulturore.
Shoqata
për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore zhvilloi një veprimtari dhe pati
aktivitet të ngjeshur në zhvillimin e veprimtarisë së saj, gjatë vitit 2012.
Kështu,
Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë në fillim të
vitit hartoi projektin : “Trashëgimia
jonë- puna jonë, pasuria e jonë” me të cilin aplikoi në FONDACIONIN PËR SHOQËRI
TË HAPUR në Beograd. Projekti u cilësua me vlerë dhe kaloi nëpër organet
drejtuese të Fondacionit dhe këtij projekti iu dha drita jeshile, gjegjësisht
projektin e përmendut e mori përsipër ta financojë Fondacioni i përmendur.
Puna në
realizimin e projektit zgjatë 6 muajë dhe zhvillohet në pesë faza/5/ :
Faza e
parë filloi më 1 tetor 2012 dhe zgjatë deri më 31 dhjetor 2012. Gjatë kësaj
faze realizohen këto punë : hulumtimi sistematik, mbledhja, përpunimi i të
dhënave dhe formimi i evidencës së trashëgimisë kulturore dhe natyrore.
Faza e
dytë filon më 1 janar 2013, mbaron më 15 janar 2013 dhe gjatë kësaj faze
realizohen këto punë : bëhet caktimi i pozitës gjeografike e vlerave-pikave të
trashëgimisë kulturore dhe natyrore.
Faza e
tretë fillon më 15 janar 2013, mbaron më 15 shkurt 2013 dhe gjatë kësaj faze
realizohen këto punë : bëhet fotografimi i vlerave të trashëgimisë kulturore
dhe natyrore.
Faza e
katërtë fillon më 15 shkurt 2013, mbaron më 15 mars 2013 dhe gjatë kësaj faze
realizohen këto punë : bëhet hartografimi, skenimi dhe grafikimi i vlerave të
trashëgimisë kulturore dhe natyrore.
Faza e
pestë e fundit fillon më 15 mars, mbaron më 31 mars 2013 dhe gjatë kësaj faze
realizohen këto punë : bëhet digjitalizimi dhe skenimi i dokumentacionit dhe të
dhënave të terenit, të vlerave të trashëgimisë kulturore dhe natyrore.
Shoqata
për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore hartoi Listën e vlerave-pikave të
Trashëgimisë dhe krijimtarisë kulturore dhe hartoi planin operativ të punëve
gjatë këtyre fazave në teren.
Ajo
hartoi Listën prej 446 vlerave të Trashëgimisë kulturore dhe natyrore për
vendbanimet e komunës së Preshevës.
Shoqata
për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore e filloi realizimin e projektit më 1
tetor 2012 dhe deri më 31 dhjetor 2012 arriti
të realizojë fazën e parë, fazën e dytë dhe fazën e tretë. Ajo formoi
ekipet hulumtuese për teren, në përbërje të të cilave kishte hulumtures,
evidentist, fotografist, kameraman dhe vozitës, në ekip ndër hulumtues pati
doktor të shkencave gjeografike, por edhe një bujk, i cili njihte shumë mirë
vlerat e trashëgimisë në vendbanimin e tij.
Kështu
ekipet në teren identifikuan, hulumtuan, evidentuan, fotografuan, bënë matjen e
pozitës gjeografike dhe filmuan vlerat e trashëgimisë kulturore dhe natyrore.
Nga lista
e hartuar prej 446 vlerave, ekipet në teren evidentuan dhe regjistruan 376
vlera të trashëgimisë, gjegjësisht kryen me sukses fazën e parë, të dytë dhë
tretë, edhepse afatet ishin në vitin 2013. Ekipet hulumtuese i përbënin:
koordinatori, asistenti, dy vozitësa, hulumtuesi, evidentisti, matësi i pozitës
gjeografike, fotografisti dhe kameramani. Në teren u realizuan 18 vizita nëpër vendbanimet e Preshevës dhe në ekipet
hulumtuese u angazhuan afro 30 kuadro të rinjë dhe të tjerë. Pra, gjatë tre
muajve u mblodh një material i bollshëm i trashëgimisë në komunën e Preshevës.
Mbetet që për tre muajt e ardhshëm të realizohen edhe fazat e mbetuaar dhe në
fund i gjithë ky material t’i prezentohet publikut nëpërmjet një arkivi
digjital.
Financimin
e gjithë kësaj pune dhe projekti e bënë FONDACIONI PËR SHOQËRI TË HAPUR në
Beograd. Ne i falëmnderojmë sinqerisht, sepse pa mjetet financiare të
Fondacionit, nuk do të realizohej ky projekt madhor për komunën e Preshevës.
Shoqata
për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore, sëbashku me OVL e Luginës së
Preshevës, në tetor të vitit 2012
organizoi Akademinë Përkujtimore kushtuar 40 vjetorit të Lindjes së
Dëshmorit të Kombit, Bardhyl Osmani, Komandant “Delta”, në shenjë nderimi të
100 vjetorit të shtetit shqiptar.
Ndërsa
Enti për mbrojtjen e Monumenteve kulturore dhe historike në Nish kishte hartuar
një listë prej 136 vlerave të trashëgimisë në komuën e Preshevës dhe i kishte
futur në mbrojtje ligjore.
Poashtu
gjatë kësaj dite OVL e Luginës së Preshevës bënë homazhe dhe vendosi flamujë
kombëtar në vendet e ramjes së Dëshmorëve të Kombit në komunën e Preshevës.
Ndërsa Shoqata me OVL bëri homazhe dhe vuri kurora në varrin e Dëshmorit të
Kombit, Bardhyl Osmani, në varrezat e qytetit të Preshevës dhe varrin e
përbashkët ku ranë Bardhyli dhe tre dëshmorë të tjerë në Rahovicë.
Shoqata
për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë, me sukses organizoi
Simpoziumin Shkencor, me temë : “Lugina e Preshevës në Lëvizjen kombëtare gjatë
historisë”, në të cilin u lexuan 24
punime gjatë dy ditëve sa zgjati Simpoziumi. Në Simpozium me kumtesa morën
pjesë shumë doktorë, magjistra, profesorë të lëndëve të ndryshme të mendimit
njerëzor.
Simpoziumi
u organizua më 23 e 24 nëntor në sallën e Kuvendit komunal të Preshevës.
Simpoziumin
shkencor e financuan Këshilli komunal i Bujanocit, me në krye kryetarin e
komunës, Z.Nagip Arifi dhe Këshilli Nacional i Shqiptarëve, me në krye
kryetarin e tij, Z. Galip Beqiri. Publikisht i falemnderojmë për përkrahjen, pa
të cilën nuk do të mundnin ta organizonim Simpoziumin.
Poashtu
në fund të nëntorit 2012, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore në
Preshevë botoi librin : “Dasma shqiptare në Preshevë dhe rrethinë, dikur dhe
sot” me kumtesat e lexuara në Tribunën shkencore, të mbajtur më vitin 2011, po
me të njëjtën temë dhe titull. Libri i ka 355 faqe dhe është botuar në formatin
250X160 cm.
Botimin e librit e mundësuan Këshilli komunal i Preshevës, me në krye kryetarin e Komunës Z.Ragmi Mustafa, Këshilli Nacional i Shqiptarëve, me në krye Z.Galip Beqiri, Ndërmarrja “Zeniti” Corroticë, Agjensioni “Mimoza” Preshevë, Salloni i mobileve “Nita” Preshevë dhe Gold Shop “Liça” Preshevë. I falemnderojmë.