E marte, 06.05.2025, 09:00 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Mos na e prek, Daçiq - Preshevën

E marte, 08.01.2013, 08:38 PM


Demir KRASNIQI:

MOS NA E PREK  DAÇIQ – PRESHEVËN !

Mos na e prek , Daçiq –   Preshevën ,
Se s’ do t’ mbetesh pa  Kralevën !...

Mos na e prek ,Daçiq –   Bujanocin ,
Se shqiptarët  ta djegin kocin !

Mos na e prek, Daçiq –   Medvegjën ,
Se shqiptarët  ta  sjellin dergjen !

Mos na e prek , Daçiq –   Flamurin ,
Se shqiptarët ta derdhin trurin !

Mos na i prekni , ju ,  përmendoret ,
Se shqiptarët  ua  hapin vorret !

Mos na i prekni , ju ,  lapidarët ,
Se ju  presin në  qafë litarët !

Mos na e prek , Daçiq –   kulturën ,
Se shqiptarët ta rrjepin  lëkurën !

Mos na e prek , Daçiq –   traditën ,
Se shqiptarët ta ndalin rritën !

Mos  ëndërro Kosovën –  “Djep” ,
Se  do t’ mbetesh hendikep !

Mos ëndërro Kosovën –   t’ “Shenjtë “,
Se vet vetën je tu e rrejtë !

Mos Daçiq, mos luaj me kokë ,
Se nuk t’ falet kurrë kjo tokë !

Mos Daçiq, mos luaj me zjarret  ,
Se s’ durojnë gjithmonë shqiptarët !

Mos Daçiq, mos ndiz barot ,
Se shqiptarët nuk janë pa Zot!



(Vota: 14 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx