E marte, 06.05.2025, 09:37 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Meditime pranë zjarrit

E premte, 11.01.2013, 07:22 PM


Meditime pranë zjarrit

(cikël me poezi)

Nga  Përparim Hysi

Pranë zjarrit

Gjuhët e flakës lëpijnë oxhakun
Ndërsa zjarri,për qejf,brambullin
Aq ma ngrohin mua gjakun ,
Sa e harroj pleqërinë.

Ndjej të më bëhet gjaku valë
Dhe,papritur, zë lëshoj "fletë
Sikur,befas,u bëra djalë
I fuqishëm zë e zaptoj retë.

Pa lëshohem tani si rrufe
Dhe si djalë nis e bëj "kërdinë?!"
Për asnjë gjë ,më s'lëshoj pe
Aq më shumë për dashurinë.

Kohë e largët ,më erdhi afër
Hingëllij si një kalë pa fre
Brambullin  zjarri në vatër
Dhe s'vihem më në megene.

Pleqëri të kam bërë lanet
( s'u ngope që ma ke bërë tetë me dy?!!!)
Tani jam si djalë levend
Pranë zjarrit jam i ri...

Brenga

Brenga m'u shqep vënde-vënde
Dhe rrodhën prej saj,kujtime.
Më erdhe ti,moj,në mëndje
Sakaq humba në mallngjime.

Si një ujëvarë që,befas,pret shkumën
Ashtu më preu një kapitje
Kërkoj kapitjes t'i gjej gjurmën
Dhe m'u ravijëzove ti,moj mike !

Erdhe si një mallngjim i largët
Ca më shumë: si një kujtim i çmuar !
Ah,dhëmbin ! Sa dhëmbin plagët !
Aq më shumë kur je i moshuar.

Zu nostalgjia më pushtoi
Dhe humba në detin me brenga
Brenga pat fajin. Ku më çoi ?!
Tek mikja që s'i dihet adresa.


Kë nuk kam pyetur

Kë nuk kam pyetur për ty
Aq sa jam bërë i bezdis-shëm.
Nuk pushoj së pyeturi(ta dish mirë,ti !)
Këmbënguljen e kam qëllimshëm.

Dua të të gjej apo dua të di
Ç'ka ndodhur,moj,në kaq vjet
Tani që u rrëzua ai "mur i zi "
Që na ndau.Mallkuar për jetë !

Na ndau,po nga mëndja s'të hoqa
Gjtihmonë,copra herësh,të kujtoj
Si,në kaq vjet,njëherë s'të poqa
Si në kaq vjet,dot s'të  harroj ?!

Pyetjeve të mia,u përgjigjen me të qeshur
(ëhë e kemi njohur,po më tej nuk  dimë !!!)
Unë prapë zë e pyes. Ende dorë s'kam hequr.
Dhe pse mos ta them:- Për ty jam bërë tym.

Jo se do t'u kthehemi viteve para
Kur së bashku  qemë si një trup
Ah.-them me vete,- mallkim ndarja!
Që vuri një "vulë" si të kishim bërë turp.

Në mes dashurisë,u fut politika
Biografia e zezë doli në plan të parë ?!!!
Oh,asaj kohe,mirë bëri që i ra pika
Dashurinë e pastër,mes nesh ,e ka vrarë   *

* aludohet për kohën e dikaturës komuniste.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx