Kulturë
Pilo Zyba: Mysafirët që më erdhën në Londër
E premte, 11.01.2013, 08:43 PM
MYSAFIRET
E PA PRITUR QË MË ERDHEN NË LONDËR
-Në vend të reportazhit-
NGA PILO ZYBA
Sot
paradite në Rezidencen time në Qytetin Kingston të Londrës, trokiti jo si ditët
e tjera dera…trokitja e saj ishte me e embel, me e sakte, dhe me ritme të një
muzike harmonike dhe të luajtur nga instrumentiste me vlera te larta ne kete
gjini.
Unë
zbrita poshtë, pasi trokitja nuk me ngjau si e shperndarësit te fletushkave për
reklamat e dyqaneve, apo qëndrave të tjera, që ketu në Londer bëjne buje të
madhe.Vajta dhe hapa deren, mbeta i befasuar, dhe shpreha nje gjendje habije…
- Po ju
ketu, nga u shfaqet papritur? Krushqit kanë daullet me vete dhe u dëgjohet dhe
muzika e klarinetës…
Ata
qeshen të gjithe njëheresh, them të gjithe, sepse nuk ishte vetëm një…ishin në
radhe si krushqit kur shkojnë per të marre nusen.Si krushk të pare kishin
zgjedhur Ndue Lazrin, mikun tim të vjetër, gazetarin e njohur, që prej më shume
se 20 vjetësh jeton në Itali.Në vend të dytë vinte Roland Lushi, drejtori i
shtepise dhe shtypshkronjes “ADA” në Tiranë, i gjatë, serioz dhe i
matur.Krushku i trete, por që nga vlerat është dhe i pare dhe i dytë, e me
radhe, ishte Demir Gjergji, poet i njohur, dhe punonjesi i Radio - Televizionit
Shqiptar.Në fund si per çudi, por dhe jashte ligjeve te mirësjelljes, ishte një
grua, mesatare ne trup, e mbushur dhe me nje buzeqeshje qe i ka mbire si lule
ne buze…ishte Mimoza Çekiçi – Rista.
Unë kisha
mbetur i hutuar, pasi, kujt ja priste mendja qe ketu kaq larg ne Oqeanin e
Atllantikut do me vinin kaq shume krushq dhe dashamire.
Nduja, ma
kuptoje hutimin dhe me ngacmoje, ashtu si bën gjithmone me shakate e tij, ku
kripen e shakase e hesh me shume delikatese dhe kujdes:
- Pilo, i
harrove fare traditat, vertet jemi ne Londer, por pritjen e duan si Shqiptare…
U
përmënda dhe hapa dy kanatesh portën, e cila kerciti me gëzim, pasi ketu
pritjet masive jane paksa te rralla, dhe dyert jane mberthyer nga ngrecet e
dhimbjeve.
U ngjitem
shkalleve, dhe vajtem në sallonin e madh.Demiri hodhi vështrimin dhe me pyeti:
- Me ke
jeton ne gjithë ketë shtepi te madhe, Pilo, apo si gjithmonë vetëm?
- Jo, i
thashe, ketu jetojmë rreth 200 vetë në shtëpi të vogël…
Rolandi
qe mi njeh mire shakate, ju drejtua demerit:
- Mbaje,
Demir, çke qe e ngacmon, ti i di dhe shakate e tij, por dhe thumbin…Rolandi
fliste dhe bente grimaca me duar.
Moza
kishte mbetur si e hutuar dhe mu drejtua:
- Cilet
jane keta 200 vetë që jetojnë në këtë shtëpi, sado e madhe qoftë ajo?
I kthehem
Mozës:
- I do me
emra, se ndoshta ti nuk i njeh të gjithe, pasi Nduja, Demiri dhe Rolandi i
njohin mire?
- Më
thuaj disa?
- Këtu,
Moza mikja ime, jetojnë disa prej ketyre qe dote të them…Në ketë qoshen majtas,
qe eshte afer studjos time, jeton Angjellina Krasniqi..pak me tej nga dritarja
eshte Haxhi Dikolli, pastaj vine me radhe, Gjergj Nikolla, Deshire Haxhi,
Sherif Bllaca, besiana Avdyli, dhe po vazhdoja, por Moza ma preu:
- Këtu po
gënjen, Deshire haxhi jeton ne Athine me mua!
- Deshira
eshte ketu, bashke me Sajmir Hiden, Enkeleida kondin,me Anila Dahriun…dhe vajta
ne etazherin e librave dhe i mora…Nduja qeshte, Remiri kruante mjekren, Rolandi
fërkonte syte, si duket kishte qeshur me lot, sepse te gjithe poetet qe
permenda i ka botuar ai 5 vjetet e fundit…
-Tundu- i
thashe Mozës- ja ku jane pijet, dhe qirasi miqte, se ne fund të fundit,
krushqit e tu janë.Kaq duhej, dhe biseda u shtrua dhe u be e kendshme…më pas,
Moza nxori librin e saj nga çanta, dhe ma dhuroi me nje mbishkrim të gjate e te
bukur…pas librit tim, edhe nje liber tjeter, për Profeorin e Universitetit të
Londrës dhe shkrimtarin Fatmir Terziu, dhe me pas dhe nje te trete te dedikuar
Ambasadorit Shqiptar ne Londer, mikut tim shume të vjetër e të respektuar..Mal
Berisha…
U
shperndane gotat dhe u ngriten dollite per suksesin e Mozes, por dhe te miqve
të mi, qe jetojne me mua, dhe qe i kam marrun ne kete shtepi ku jetoj, ata jane
miqte tanë që botojnë çdo vit artin e tyre…
Nga e
gjithe kjo mikpritje, pashe se Moza ishte ajo qe u deh me shume, si duket, piu
me te drejte shume nga suksesi i saj ne botimin e librit te saj të pare.Dhe
kishte te drejte te ndihej e dehur, por ne kete botim kishin vene talentin,
deshiren dhe miresine miqte e mi te hershem të artit…të vargut te saj, dhe të
mesazhit qe percjellin të gjitha poezite.
Keshtu,
që kjo dasem dhe krushqit qe une prita ishin vertet te respektuar dhe per nusen
qe me binin, dhe per bukurine e vargjeve, mendimit dhe meszhin qe ato
percjellin te lexuesi.Moza i ka stolisur për merak, i ka krehur bukur, i ka
veshur bukur, dhe pastaj i ka nxjerrun ne rrugen e bukur të artit poezik…gezuar
dhe faleminderit per dhuraten që me dergon nga Athina, mua, profesorit, dhe
Ambasadorit Shqiptar në Londër…suksese!