Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Pilo Zyba: Mysafirët që më erdhën në Londër

| E premte, 11.01.2013, 08:43 PM |


MYSAFIRET E PA PRITUR QË MË ERDHEN NË LONDËR

-Në vend të reportazhit-

NGA PILO ZYBA

Sot paradite në Rezidencen time në Qytetin Kingston të Londrës, trokiti jo si ditët e tjera dera…trokitja e saj ishte me e embel, me e sakte, dhe me ritme të një muzike harmonike dhe të luajtur nga instrumentiste me vlera te larta ne kete gjini.

Unë zbrita poshtë, pasi trokitja nuk me ngjau si e shperndarësit te fletushkave për reklamat e dyqaneve, apo qëndrave të tjera, që ketu në Londer bëjne buje të madhe.Vajta dhe hapa deren, mbeta i befasuar, dhe shpreha nje gjendje habije…

- Po ju ketu, nga u shfaqet papritur? Krushqit kanë daullet me vete dhe u dëgjohet dhe muzika e klarinetës…

Ata qeshen të gjithe njëheresh, them të gjithe, sepse nuk ishte vetëm një…ishin në radhe si krushqit kur shkojnë per të marre nusen.Si krushk të pare kishin zgjedhur Ndue Lazrin, mikun tim të vjetër, gazetarin e njohur, që prej më shume se 20 vjetësh jeton në Itali.Në vend të dytë vinte Roland Lushi, drejtori i shtepise dhe shtypshkronjes “ADA” në Tiranë, i gjatë, serioz dhe i matur.Krushku i trete, por që nga vlerat është dhe i pare dhe i dytë, e me radhe, ishte Demir Gjergji, poet i njohur, dhe punonjesi i Radio - Televizionit Shqiptar.Në fund si per çudi, por dhe jashte ligjeve te mirësjelljes, ishte një grua, mesatare ne trup, e mbushur dhe me nje buzeqeshje qe i ka mbire si lule ne buze…ishte Mimoza Çekiçi – Rista.

Unë kisha mbetur i hutuar, pasi, kujt ja priste mendja qe ketu kaq larg ne Oqeanin e Atllantikut do me vinin kaq shume krushq dhe dashamire.

Nduja, ma kuptoje hutimin dhe me ngacmoje, ashtu si bën gjithmone me shakate e tij, ku kripen e shakase e hesh me shume delikatese dhe kujdes:

- Pilo, i harrove fare traditat, vertet jemi ne Londer, por pritjen e duan si Shqiptare…

U përmënda dhe hapa dy kanatesh portën, e cila kerciti me gëzim, pasi ketu pritjet masive jane paksa te rralla, dhe dyert jane mberthyer nga ngrecet e dhimbjeve.

U ngjitem shkalleve, dhe vajtem në sallonin e madh.Demiri hodhi vështrimin dhe me pyeti:

- Me ke jeton ne gjithë ketë shtepi te madhe, Pilo, apo si gjithmonë vetëm?

- Jo, i thashe, ketu jetojmë rreth 200 vetë në shtëpi të vogël…

Rolandi qe mi njeh mire shakate, ju drejtua demerit:

- Mbaje, Demir, çke qe e ngacmon, ti i di dhe shakate e tij, por dhe thumbin…Rolandi fliste dhe bente grimaca me duar.

Moza kishte mbetur si e hutuar dhe mu drejtua:

- Cilet jane keta 200 vetë që jetojnë në këtë shtëpi, sado e madhe qoftë ajo?

I kthehem Mozës:

- I do me emra, se ndoshta ti nuk i njeh të gjithe, pasi Nduja, Demiri dhe Rolandi i njohin mire?

- Më thuaj disa?

- Këtu, Moza mikja ime, jetojnë disa prej ketyre qe dote të them…Në ketë qoshen majtas, qe eshte afer studjos time, jeton Angjellina Krasniqi..pak me tej nga dritarja eshte Haxhi Dikolli, pastaj vine me radhe, Gjergj Nikolla, Deshire Haxhi, Sherif Bllaca, besiana Avdyli, dhe po vazhdoja, por Moza ma preu:

- Këtu po gënjen, Deshire haxhi jeton ne Athine me mua!

- Deshira eshte ketu, bashke me Sajmir Hiden, Enkeleida kondin,me Anila Dahriun…dhe vajta ne etazherin e librave dhe i mora…Nduja qeshte, Remiri kruante mjekren, Rolandi fërkonte syte, si duket kishte qeshur me lot, sepse te gjithe poetet qe permenda i ka botuar ai 5 vjetet e fundit…

-Tundu- i thashe Mozës- ja ku jane pijet, dhe qirasi miqte, se ne fund të fundit, krushqit e tu janë.Kaq duhej, dhe biseda u shtrua dhe u be e kendshme…më pas, Moza nxori librin e saj nga çanta, dhe ma dhuroi me nje mbishkrim të gjate e te bukur…pas librit tim, edhe nje liber tjeter, për Profeorin e Universitetit të Londrës dhe shkrimtarin Fatmir Terziu, dhe me pas dhe nje te trete te dedikuar Ambasadorit Shqiptar ne Londer, mikut tim shume të vjetër e të respektuar..Mal Berisha…

U shperndane gotat dhe u ngriten dollite per suksesin e Mozes, por dhe te miqve të mi, qe jetojne me mua, dhe qe i kam marrun ne kete shtepi ku jetoj, ata jane miqte tanë që botojnë çdo vit artin e tyre…

Nga e gjithe kjo mikpritje, pashe se Moza ishte ajo qe u deh me shume, si duket, piu me te drejte shume nga suksesi i saj ne botimin e librit te saj të pare.Dhe kishte te drejte te ndihej e dehur, por ne kete botim kishin vene talentin, deshiren dhe miresine miqte e mi te hershem të artit…të vargut te saj, dhe të mesazhit qe percjellin të gjitha poezite.

Keshtu, që kjo dasem dhe krushqit qe une prita ishin vertet te respektuar dhe per nusen qe me binin, dhe per bukurine e vargjeve, mendimit dhe meszhin qe ato percjellin te lexuesi.Moza i ka stolisur për merak, i ka krehur bukur, i ka veshur bukur, dhe pastaj i ka nxjerrun ne rrugen e bukur të artit poezik…gezuar dhe faleminderit per dhuraten që me dergon nga Athina, mua, profesorit, dhe Ambasadorit Shqiptar në Londër…suksese!