Kulturë
Adrian Shehu: Meditim për Dajen Ali Podrimja
E premte, 11.01.2013, 08:58 PM
SHUNGULLOI DRINI PER ALI PODRIMJEN
-Meditim per Dajen tim të paharruar-
-Veç dëshmorëve mos ju trego çfarë është bërë këtu
sepse ata to të marrin edhe ty inati, se ata zgjohën me flamurin Kuq e Zi dhe
nuk dijn çfarë po ndodhë me Kosovën. Lej të kënaqën për atë gjak që
Nga Adrian Shehu
-Desha të
mos shqetësoj në atë botë ku je shkue. E di se veç ajo botë të ka dhënë jetë me
ata të cilët të munguan shumë: -Lumi, nipat, mbesat dhe shumë e shumë njerzë që
të kanë munguar aq shumë. Ata që dheu i mori perpara teje: - patriotat e
lirisë. Besoj shumë që je shliruar nga shpirti yt i gjërë që sa herë u gjet
ngushtë në këtë botë të rrjeshme. Gjithë ato brenga me peshë
…Fati yt
ishte të mos e gëzoje 100 Vjetorin e
Shqipërisë, të Shqiperise së cunguar. E ne, shumë jemi të hidhëruar dhe
nuk dime se edhe sa 100 vjetora do të
bëhen dhe nuk do hiqen “cunëgat” që cunguan Shqipërinë Natyrale. E ndjej se Ti,
Ali Podrimja,në atë jetë ku shkove je i bashkaur, po neve na le cop-copë.
Cope-copë Dajo, si ajo harta e vjetër e që e mbajëshe ne xhepin tënd dhe
filluan disa copa me ti humbur,..
Nuk kam
çarë të tregoj. Por sa me thanë, po të kallxoj se per 100 Vjetor është stolisur
e gjithë Shqiptaria në kuq e zi. Veç mos mendo që jemi të kënaqur sepse ende
kemi me shumë të zeza se të mira në kete Komb i cili ende nuk din se ku shkel
dhe se në cilin varr i ka futur njerëzit që lan gjurmët në karvanin e gjatë të shqipëtarisë. Ne jemi
ne at’ mjergull per të cilen na thoshe shpesh: - Mos dilni në mjergull se mund
të humbni rrugën!
Ali,
amanetin tënd që gjithnjë e kishe në shpirt e ke lënë edhe ne shpirtin tone ,
amanetin per Shqiperinë, Kadaren, Agollin, Librin, Natyren, Lumin…Vet jeta jote
eshte nje Amanet!
…!
Dajo:
Do të
tregoj veç një gjë të vogel,se çafrë ka ndodhë atë ditë kur të varrosëm. Filloj një si oshtimë, një
si za bjeshkes-kreshtash, prej në mes të kërshave të Mbi-Drinit. Aty po folshin
shumë njerëz se ja: - ketu Aliu Ynë
kërcente e kendonte dhe i ka mbetur emri Ali.
Ali,
besom i dashur daja im:- shungullonte gjithë lugina e Drini
dhe ato kërsha ranë dhe u qetësuan bashk me shpirtin Tend …pa ba zë.
Njëri me tjetërin u pajtuan për amshimin Tend.
…!
Ali
tregoju të gjithëve atje ku ke shkue se Kosova ka mbet si shtëpija e
Nastradinit në mes te Shqipëtareve të
ndarë e nuk di ka t`ja mbajë .E të gjithë le të qeshin. Veç dëshmorëve mos ju trego çfarë është bërë këtu
sepse ata to të marrin edhe ty inati, se ata zgjohën me flamurin Kuq e Zi dhe
nuk dijn çfarë po ndodhë me Kosovën. Lej të kënaqën për atë gjak që
Fillo
Dajo të bësh punën e palodhëshme që e bërë në këtë jetën tonë dhe ngadalë bindi
t gjithë atje se, ne këtu,ne kete ane te
jetes që quher Mbitokë, jemi bijët e juaj dhe të gjithë atyre që ranë për
ne. Besoj se edhe ma shumë do të
përmirësohemi dhe at’herë ju tregon atyre se janë bashkuar të gjithë
shqiptaret. Edhe vet-ju at’herë do ndiheni më të lëhtësuar në shpirtin tuaj, ne shpirtim tuaj qe
faleminderit prej Jush, nuk e moret me vete por e lat aq bujarisht dhe
heroikisht në mes nesh. Dhe ketu, Shpirti juaj eshte jo vetem Mbitokë, por
eshte edhe në Mbijetesë!
Krenohëm me ty Dajo, vetëm për një bindje na e le: “Shqipëria nuk do humb asnjëherë” … E ke pas edhe një fjalë-thirrje që aq shumë shpesh që e ke folë: -A bashkohemi BRE?!
- 09.11.2012 –