E marte, 06.05.2025, 09:09 PM (GMT+1)

Kulturë

Fiqri Shahinllari: Homazh Zikos

E shtune, 12.01.2013, 12:37 PM


Viti i pare pa Ziko Kapuranin

Homazh Zikos

Nga Fiqri Shahinllari

Dy dite para ketij Viti te Ri, shkrimtari Hysen Kobellari  njoftoi se ai, tok me zoterinjte Theodhoraq Ciko e Fatmir Ceci, mendonin te festonin me 6 Janar, ne Korce, pervjetorin  lindjes se poetit te ndjere Ziko Kapurani.  Ata kishin bere gati edhe ftesat.  Ka ca dite kur kompjuter im "pulson" tek Upcoming birthdays: Ziko Llaka( Kapurani) (6 janar). Send a message,(facebook). Ky shenim me tregon se Zikua eshte i gjalle. Une nuk e kam hequr ate nga facebook-u..Dhe ja tek jemi sot, ne diten e gjashte te janarit 2013. Ne pamundesi per te qene i pranishem fizikisht ne ate mjedis miqsh te poetit lirik, te ndriturit Ziko. po vij edhe une, me mendje, per te kujtuar pervjetorin e 62-te te lindjes se te ndjerit. Me kete rast u lutem, me lejoni qe, si bashkefshatar i tij, t'i "flas" pak fjale te vaketa per poetin e nxehte, mikun tone te perbashket Ziko Kapurani.

Une e di, e ndjej, se ai edhe pse nuk ndodhet fizikisht ne salle, shpirti i tij ndodhet aty midis miqve te tij te mire. Nuk e ndejni se u shikon sy me sy sejcilin duke buzeqeshur!? Po me buzeqesh edhe mua. Dhe une me doren mbi "supin" e tij i them:

I dashur Ziko,

Ti je midis nesh. Na ike shpejt fizikisht. Le trupin ketu ne toke, ne moshen 61 vjecare dhe u ngjite me shpirtin tend atje lart, ku jane rete, per te ndricuar si yll farfurites ne qiellin e letrave shqipe. Qe andej vazhdon te ligjerosh embelsisht me poezite e tua e me prozen tende poetike e cila sikurse poezite tingellon si zilet e kemboret, varur ne koliben  aq domethenese te afishuar ne facebook-un tend. Duket se poezite dhe proza jote akoma jane te ngrohta, te nxehta sepse kane aromen tende , kane nxehtesine e flaken e zemres tende, nxehtesi qe  doli nga trupi jot dhe u shpernda ne krijimtari. Kjo ngrohtesi ndjehet ne cdo varg poezie, ne cdo tregim. Kurse trupi jot u ftoh, u shojt si fizik. Si qiriri. Na ike o talent, o zeri kumbues i lirikut te rralle.

Erdhe i qete, i ndrojtur fizikisht ne boten e letrave shqipe, por i vrullshem ne ndjenje. Me shpirtin e trazuar qe here ngjitej e here zbriste ne kraharorin tend, si zhiva ne termometer, ti le gjurme te cmuara ne letersi. Nuk te mesoi kush, nuk te mesoi shkolla e larte se si te shkruanje, se ajo te ishte mohuar. Duke bere ecejake nga Floqi ne Korce, ne kushte te veshtira per te ndjekur gjimnazin ti, sic ke thene vete ne nje mesazh per Prof. Vangjush Zikon, disa muaj para se te ikje nga kjo bote, perpinje me goje hapur mesimet e letersise nga Profesori jot i dashur. Profesorin e letersise ti e donje jo per shkak se emri tend ishte si mbiemri i tij, por se tek te dy regetinte ne gjak limfa e letersise. Ne letersi ti u fute  me talentin tend te spikatur. U fute me rrapellime si nje shkemb qe rrokulliset nga Malet e Gramozit e te Floqit dhe u platite ne Selanik. Gjate rruges ky shkemb rrezatoi me tingellime poezi qe shpalosin fantazite e tua lirike, pranveren e  shpirtit tend te blerte. Me nje tufe caji ne dore e me nje degez ahishteje te blerte ne doren tjeter, ti rendje fushave, kodrave e maleve duke mbajtur kenget poezi ne goje, duke menduar frazat poetike te prozes ne mendje. Dhe u ke "kenduar" ndjesive te njerzve, jetes se tyre, punes, pyllit, aheve, bredhave  e lisave, burimit te ujit, tufave te shqerrave, mezave, qenve te stanit, brazdave te ares ku hop ketu e hop atje kercen laraska, pllajave te maleve, dashurise, blerimit, besimit...gjithckaje qe e ben te lumtur njeriun. Por shkrojte me urrejtje edhe per kohen monster, per luften e klasave...

Prushi i zjarrit tend krijues kishe thengjij prej kercelash druri lisi qe mban gjate. Qe te emocionon. Qe te dritheron.  Me shtijat e talentit tend ti, i dashur Ziko, thure bukur, lidhe e bere gershete shpirtin e njeriut me natyren duke u shndruar keshtu ne nje Uollt Uitman modern shqiptar. Zhbirove shpirtin e ndejshem si nje Dostojevsk lirik. Stili, forma e vepres tende dallohet qe atje tutje.  Sepse atje  gershetohet e shartohet konkretja me imagjinaten e ndezur, e sotmja me te djeshmen, tragjikja me gazmoren, e papritura me logjiken. Ne vepren tende lexuesi sheh tere ylberin e jetes...

Ky eshte viti i pare pa ty i dashur koleg Ziko Kapurani. Miqte e tu jane mbledhur per te bere homazh ty permes  dhimbjejs shoqerore. Midis tyre jam edhe une , bashkefshatari jot, qe para tre vjetesh, duke me pergezuar per librin: " Lis ne shkemb" ne nje leter te gjate me  shkruanje, vec te tjerave se..."korijet e Floqit, malet e tij, rruget, shtepite e sidomos njerzit jane portreti im..." Dhe se ti deshironje qe nje emer qofte prroi apo tufe caji te mbaje emrin tend...! Mbase poeti dhe intelektuali floqar Agron Elezi qe banon atje e di kete kerkesen tende qe, besoj, eshte si nje amanet..

I perjetshem qofte kujtimi tend i dashur Ziko.



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx