E marte, 06.05.2025, 07:48 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Nderim për Akademik Bardhyl Golemin

E hene, 14.01.2013, 07:30 PM


Guximi i një burri të mënçëm

Nderim për Akademikun, Profesor- Doktor Bardhyl Golemin

Nga Përparim Hysi

Sado që mban peshën  e viteve mbi supe,ai ecën ngadalë dhe po ngadalë (thuaj se  po ecën mbi qelqe?!) vjen e ulet në tavolinën tonë ku të gjithë e njohin.Luan Çipi ,katalizatori, tenton  që t'më njoh me të. Unë,impulisv,siç jam, ndërhyj: - E njoh prej kohësh se e kemi patur zëvëndësministër të arsimit e të kulturës. Po Luani,sado që e ndëpreva pak ashpër,njerëzor siç është,shton:

- Është Përparim Hysi,shkrimtar,poet dhe,tek do të shtonte nuk di se ç'tjetër,unë,përsëri,e ndërpreva. Po Luani si Luani,duke e ditur se jam i rrëmbyer,e kaloi vetëm me një buzëqeshje.

Tek shkruaj tani dhe jam i kthiellët ,s'kam se si e justifikoi sjelljen time,por më vjen ndërmënd një shprehje franceze që thotë:

-Në një takim apo event ndonjëri nxitohet dhe mund ta derdhë,pa dashje,një pjatë me supë. Po me kulturë është ai që bën sikur nuk e vë re,se akcili ja derdhi një pjatë. Në këtë rast,ai që derdhi supën,qeshë unë. Pjesa tjetër,është Luani.Një fshat që duket,nuk do kallauz.  Po përse u nguta kaq shumë ?!!!

*    *   *

Kam punuar mbi 4 dekada në arsim dhe kam përciell ministra e zëvëndësa plot. E kam filluar me ministrin Ramiz Alia,kam vazhduar me  Manush Myftiu,Thoma Deljanën, Tefta Camin,Skënder Ggjinushin ...deri tek Et'hem Ruka. Natyrisht,këta kanë lënë gjurmët e tyre dhe si mësues që kam qenë kam dhe përshtypjet e mia  për çdo njërin prej tyre.

Me Ramiz  Alinë jam takuar personalisht kur qeshë paramaturant në pedagogjiken e Elbasanit. Jam takuar në maj 1958 dhe jo se më ka thirrur në audiencë,por se më përjashtuan nga shkolla e konvikti si "kondrarevolucionar!!!".Mos po ia rrit pak shtatin dhe karizmën vetes? Jo.Aspak. 14 paramaturantë (unë nga Fieri,një nga Lushnja dhe 12 të tjerë nga Kavaja e Shijaku ) lamë kuadratet e manifestimve të 1 majit dhe shkuam për bajramllëk pranë shtëpive tona. Kur u kthyem,festa na doli nga hundët. I miri dhe i rrepti made in Ladenak (kujtoni vitin '93 ! ),drejtori i shkollës,Vasil Kamami ,na përjashtoj nga shkolla e konvikti. Na përjashtoi dhe ku do ta përplasnim kokën? O burra tek ministri! Asi kohe ministër qe Ramiz Alia, i shndriste faqja si e një djaloshi se qe 33 vjeçar. Sado më i vogli me trup,po më me kurajo për të folur (kam thënë që jam llafezan !),u priva përpara 14 kondrarevolucionarëve dhe i dola përpara Ramiz Alisë. Qemë ndarë në dy grupe që mos bënim kaos dhe,ç'është e vërteta,me që m'u pre goja aty,përjashta, na mori brënda. Atje i tregova se ç'kishim bërë dhe ç'na bëri drejtori. Mendoja që do na falte,por hesapet i kisha bërë pa pyetur hanxhinë. Mbasi i tregova në vija të trasha,i thashë që ishim 14 veta.

Ai:- A jini anëtarë të organizatës së rinisë?

-Po.

-Po dhe latë festën e punëtorëve për të festuar bajramin si  ata prindrit tuaj të mykur dhe guxoni e më vini në zyrë.Përjashta dhe shkoni e ruani lopët.se atë meritoni.I lumtë Vasil Kamamit.Jua ka bërë mirë.

Natyrisht që këtë dush me ujë të ftohtë nuk e prisnim.Dhe në fytyrë tregonte  si ëngjëll. Po a nuk është maskë,shpesh,fytyra?

Tek po zbrisnim shkallët,si të vdekur të pakallur,befas dëgjojmë një zë.

-Çuna! Pa kthehuni pak këtu!

Bëmë pas zërit dhe unë e njoha: Qe i ndjeri Kahreman Ylli,atëherë zvministër. Na futi në zyrë dhe sa thashë mbiemrin,dolëm të"njohur". Kahreman Ylli ka qenë mik me të afërmit tanë në Skrapar (vet ka  qenë  nga Leshnja e Skraparit ) dhe për më sakt: gruan e  parë e ka patur  nga gjaku ynë Hys dhe, megjithëse u ndanë ,miqësia mbeti. Për t'i rënë sa më shkurt: Kahremani,pasi shënoi  të gjithë emrat tanë,na tregoi dhe rrugën që duhet të ndiqnim. Bëmë siç na porositi (i kërkuam ndjesë drejtorit) dhe u ripranuam në shkollë. Lopët i hëngri ujku. Që nga ai takim,sa ruaja konsideratë për Kahreman Yllin,aq mosmirënjohje kisha për Ramiz Alinë që të "Vriste" duke qeshur.

Me që jemi në fushën e përshtypjeve për minsitrinë e zëvëndësit e tyre,mund të them vetëm kaq: kam patur shumë afeksion për Thoma  Dejlanën (sa njerëzor qe në pritje ! ) ,po këtë,njerëzorin, Enveri  ( pse më duket që ca  më shumë Ramizi ) e dërguan që të ruante dhëntë në  Nemërçkë.Ministri që i dha tjetër fytyrë shkollës shqiptare,ai që i dha frymë perëndimore,ka qenë Skënder Gjinushi.As që më duhet të gjykoj atë si politikan. Si minsitër,ai ka tagër të veçantë dhe shumë të merituar.

*    *    *

E bëra gjithë këtë digresion të gjatë dhe,pak nga pak,po vij tek personazhi për të cilin do flas.Sa Luan Çipi tentoi që të bënte njohjen,unë ia rrëmbeva fjalën nga goja dhe,në veprova kështu,e bëra qëllimisht. Egzistonte "frika" që akademikun e nderuar do ma "rrëmbenin". Kështu që vendosa domenin dhe nuk lashë njeri më që të flas.

Unë mendoj se sa më i mënçëm të jesh ,aq më i strukur dhe më pak i guximshëm bëhesh. Je i mënçëm,por nuk je i guximshëm.Je i guximshëm,por mund të mos jesh i mënçëm. Kurse tek profesori (tani ai  ka dhe statusin e Akademikut ) unë i kam hasur dhe guximin,dhe mënçurinë. Mënçurinë ia njohin përmjet veprave,kurse guximin nuk besoj se ia njohin. Dhe kur guximi bashkohet me mënçurinë atëherë portreti i një njeriu bëhet dhe më i plotë, por dhe më i bukur. Të ishe i guximshëm në kohën e partisë-shtet,ishte si një gjë e rrallë.Por guximi i  Profesor Bardhyl Golemit është jo vetëm i veçantë,por,mund të thosha:unik ! Ka guxuar dhe ka çuar në universitet -jashtë planit që i vinte rrethit- një nxënës që e meritonte,por që qe e bija një njeriu,me shumë merita në fushën e arsimit,por me "plevitë" në biografi. Të vetmen të drejtë  studimi për anglisht (një qe e tërë ) e mori jo ky  që e meritonte,por e bija e një  ushtaraku madhor.Se ky kish luftuar;ky qe ushtarak madhor;ky qe komunist dhe ky,tjetri - i plevitosuri- nuk plotësonte kushtet ?!!! Ndodhi të tilla qenë të zakonshme,por,pikërisht,aty u duk burrëria e Profesor Bardhyl Golemit. Deklaroi dhe tha hapur:

-Unë do ta ble një karrike dhe një tavolinë ku do të ulet    X...,se jo vetëm është me dhjeta,por i ati i saj (ky,i plevitosuri ) ka dhënë aq për arsimin,sa e meriton që e bija të shkojë atje ku ka dëshirë. E tha dhe e bëri. Pa ia bërë bef syri. X... mbaroi po shumëmirë fakultetin dhe qe folëse në B-Bi-Si ku  jeton e punon akoma.

Të gjitha ç'bëri në favor të "plevitosurit",e bëri jo se kishte ndonjë interes,por se mbështeste të aftin,të diturin. E mbështeti.mikun tim,edhe për t'i dhënë atë që meritonte:titullin Mësues i Popullit.

Mku im ka vdekur,po një nga shkollat 9-vjeçare në Fier,mban emrin e nderuar të Mësuesit të Popullit,Kristaq Shtëmbari.Si mik i të ndjerit,Kristaq Shtëmbari,e bëj këtë shkrim si shënjë mirënjohjeje për Akademikun,Profesor-Doktor Bardhyl  Golemi,duke i uruar atij jo vetëm jetë të gjatë,por vitalitet dhe për t'i thënë fare hapur,pa modesti të rreme: je dhe i guximshëm,por dhe i mënçëm.Kështu vjen e bëhesh më i bukur dhe sa njerëzor ! I pashok!

Me shumë mirënjohje, O NJERI me Zëmër të madhe !



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx