Kulturë
Hyqmet Hasko: Letërsia shqipe e Çamërisë
E diele, 13.01.2013, 06:33 PM
Letërsia
shqipe e Çamërisë, mesazhiere e mbijetesës kombëtare
Nga Hyqmet Hasko
Ashtu si
këngët, vallet, gojëdhënat, legjendat, bota mitologjike dhe parahistorike e
shqiptarëve të Çamërisë, dhe letësria artistike
çame është pjesë e identitetit kulturologjik të kombit shqiptar. Është
një nga mënyrat më të evidentuara të mbijetesës së shpirtit të kësaj treve
shqiptare, që i është nënshtruar një kalvari të egër historik, spastrimit etnik
deri në patologji, nga zervistët dhe terroristët e një shteti paragjykues e
frenues ndaj një populli të ndaluar, siç është populli çam.
Që nga
Aleksandër Mollosi që i përket vitit 362 para Krishtit, i cili është një figurë
ikonë e truallit çam, një burrë shteti vizionar, i lidhur me perandorët dhe
perandoritë europiane më të ndritshme të kohës, për të vijuar me Hasan
Tahsinin, rektori i parë i Universitetit të Stambollit, shkencëtar dhe mendje e
ndritur e kohës, tek kontributet e pinjollëve të familjes së famshme Dino, derë
historike nga Preveza, që me pozicionet politike, intelektuale dhe atdhetare, u
bënë gurë kilometrikë në kujtesën historike të Çamërisë dhe të kombit shqiptar,
kjo tokë martire ka prodhuar vlera dhe ka përkundur në djepe nënash kreshnike
figura të denja për në paneonin e madh të lavdisë sonë kombëtare,
Letërisa,
shkrimarët, poetët dhe njerëzit e letrave nga Çamëria, janë pjesa më e dukshme
e këtij ajzbergu historik dhe me gjurmët shkrimore kanë lënë dhe vazhdojnë të
lënë gjurmë të pashlyeshme në analet e historisë së gjallë të popullit çam të
dhe të krejt kombit shqiptar.
Një nga
përfaqëuseit më dinjitozë të kësaj letërsie është Bilal Xhaferi, shkrimtar dhe
poet i njohur, i cili e ngriti Çamërinë në kuotat e një vetëdije të lartë
estetike, duke u bërë zëdhënës dhe interpret i ëndrrës së saj kombëtare.
Shkrimtar erudit, disident, fati i tij ishte tragjik, si vetë fati i trevës nga
vinte, për shkak të përndjekjes nga sistemi monist, sepse ai shkruante një
letërsi tjetër, nga ajo që predikonte metoda e realizmit socialist në vendin e
shqiponjave.
Bilal
Xhaferri është një shkrimtar i rrënjëve të etnisë në vitet gjashtëdhjetë, kur
letërsia shqipe ose lavdëronte idetë e socializmit, ose fitoren në Luftën e
Dytë, duke e thjeshtësuar këtë në absolutin ideologjik të përparimit dhe
progresit të pandalshëm të një shoqërie të idealizuar dhe që I fshihte defektet
e saj, përveç të tjerave, edhe në artin dhe letërsinë që publikohej.
Në këtë
aspekt, Xhaferri duket i vetmuar për kohën, duket i lidhur me letërsinë e
paraluftës; po ky tashti të kaluarën nuk e shikon në stilin e himnizimit e të
lavdit, si mbështetje për problemet aktuale, po pikërisht duke marrë një
qëndrim kërkues e kritik për të kapur esencat krahas situatës kalimtare. Në këtë
vështrim, kërkimi letrar i Bilal Xhaferrit në të shkuarën, në rrënjët etnike,
nuk bëhet si shpalim dhe tentativë idilike për t’u marrë me të kaluarën, po
pikërisht si kërkim për të bërë ndërkomunikime të kohëve. Ky konstatim që bën
kritiku i mirënjohur kosovar Sabri Hamiti në "Poeti i nemun: Bilal
Xhaferri" mund të konsiderohet si thelbi i personalitetit estetik të këtij
kolosi të letrave shqipe të Çamërisë, jeta dhe arti i të cilit u ndërprenë në
mes nga rrethana jashtëletare.
Si poet,
Xhaferi i bëri një autopsi poetike fatit të truallit të vet, tokës çame,
ëndrrave çame, dhimbjeve çame, lotit dhe gazit, dashurisë dhe mallit, idilit
dhe dhimbjes së parrëfyer.
Në
poezinë sipërore “Baladë çame”, (ose siç është quajtur më vonë “Lamtumirë
Çamnëri” Xhaferi bën një autopsi poetike të fatit, fatalitetit dhe shpresës së botës çame. Ajo
është e vetmja poezi e botuar në dyzet pesë vjet komunizëm për Çamërinë.
(Poezia është botuar së pari në gazetën “Zëri i rinisë”, Tiranë 1966).
Si
prozator, ai ngriti në art botën shpirtërore të malësorit të veriut e të jugut,
botën e pasur psikologjike të njerëzve të thjeshtë, dashurinë për traditat,
ritet, zakonet, këngët, vallet, legjendat, rrënjët e mbijetesës historike, si
prelud kriticizmi për problemet acute të bashkëkohësisë.
Bashkëkohës
të Bilail Xhaferit janë Namik Mane dhe Bedri Myftari, të dy miq të ngushtë të
tij dhe që u persekutuan për shkak të artit të tyre shkrimor estetik. Bedri
Myftari dallohet për një kualitet të lartë të artit poetik, për vizatime të
holla e fine të botës shqiptare në përgjithësi dhe asaj çame në veçanti, për
shpirtin e rezistencës ndaj të keqes, prej ngado që ajo vjen, e cila
manifestohet me tone të forta në poezinë dhe prozën e tij.
Namik
Mane dallohet për thellësinë e mendimit poetik, figurat e freskëta dhe mesazhet
tronditëse, për imazhet e gjalla dhe fuqinë e kredos që përcjell tek lexuesi,
për prozat e ngjeshura plot dritëhije, ku bota çame vjen me të gjitha ngjyrat
dhe me sharmin e saj mahnitës. Mane është bashkëautor me Bilalin në një
përmbledhje poetike shumë të njohur aty nga vitet ’70 dhe, siç ka rrëfyer në
shtypin e kohës, i ka ruajtur poezitë e Xhaferit të groposura në oborrin e
shtëpssë së tij, në Durrës, në pritje të ditëve më të mira për poezinë, letrat
në përgjithësi dhe për gjithë fatin e botës çame, që i është nënshtruar një
kalvari të dhimshëm e të shumëfishtë.
Të një
brezi të mëvonshëm dhe aktualisht mjaft aktivë në fushën e krijimtarisë dhe
botimeve të letërsisë artistike janë poetët dhe shkrimtarët Namik Selmani, Agim
Bajrami, Enver Kushi, Abaz Veizi, Fatime Kulli, Keidi Sejdini, Ahmet Mehmeti,
etj.
Vëllime
të tilla si “Mastruboj me diellin” të F. Kullit, “Shkopistje” të Rudina
Çupit, “Romancat e muzgut” dhe “Arratsija
e pulëbardhave” të Agim Bajranit, “Shpirt thesprot” të Ahmet Mehmetit etj janë
arritje jo vetëm për autorët, jo vetëm për poezinë çame, por për gjithë letrat
tona poetike, të çliruara nga kufizimet dhe dogmat e kohëve më pak poetike.
Nëse Agim
Bajrami, bie fjala, dallohet për tone të ngrohta lirike, idilike, për
meditacione të qeta por të thella dhe sharmante, Kulli spikat për fuqinë e
figurës poetike, për kriticizmin poetik, Namik Semani për shndërrimin e
sukseshëm të aktit të miërfilltë estetik në akt të një filozofie praktike
veprimi kombëtar, si mesazhiere e dashurisë dhe atdhetarisë, Veizi ka të
veçantë thyerjen e mitit tradicional, vizatimet me një kolorit të fortë
ngjyrash, me të cilat paraqet botën e brendshme të njeriut, uninin dhe jashtësinë
e tij etj.
Letërsia
e re shqipe e trevës së Çamërisë (më saktë e shkrimtarëve me origjinë nga
Çamëria, pasi ata jetojnë në të gjitha viset e botës shqiptare, në Shqipërinë
amë e kudo gjetkë, por, për fatin e tyre të keq, jo në Çamëri), pra kjo letërsi gjallon fort
jo vetëm me anë të akteve krijuese që përcjell, me anë të përmbedhjeve poetike,
librave me prozë, publicistikë, ese etj, por dhe me anë të asaj transhendence
shpirëtrore, që ruan brenda flakët e bashkimit kombëtar.
Letërsia
çame është si ai ajri që, megjithëse del nga gërmadhat e rrënimit historik, të
tymit e të flakaë të barabarisë, filtrohet në filtrin kombëtar, pasurohet në
spektrin e përvojave dhe ndjesive dhe bëhet okisigjen për mushkëritë e gjithë
kombit tonë, të ndarë mizorisht në pesë shtete e pesë kontinente.