E marte, 06.05.2025, 07:05 PM (GMT+1)

Kulturë

Muharrem Gazioni: Tregimet e Xhevahir Cirongut

E diele, 13.01.2013, 06:11 PM


Tregimet e autorit Xhevahir Cirongu janë derdhur me dashuri në letër

Nga Muharrem Gazioni

Emrin e shkrimtarit Xhevahir Cirongu e kemi ndeshur shpesh në gazeta dhe në revista me artikuj publicistikë, me recensione librash, me prozë,me tregime, në një përmbledhje tregimesh me autorë nga gjithë vendi.Eshtë autor i vëllimit me pozi"Kush ia shkeli syrin Ildës"dhe "Shpirtit i thërres".Xhevahir Cirongu është një shkrimtar i palodhur e punëtor.

Në "lumin" e krijimtarisë së tij letrar, ka gjetur shtratin e vet komod,në mënyrë të veçantë në tregimin e shkurtër.

Tregimet e përfshira në vëllimin"Misteri i një gruaje"janë ndër më të mirat e krijuara deri tani nga autori.Edhe kopertina  ka një gjetje të përshtatshme me tregimet që përfshihen në librin e botuar që tani lexuesi ynë e ka në dorë.

Këto tregime janë copëza nga jeta,të qëmtuara e të grumbulluara nga vëzhgimet e vazhdueshme të autorit dhe të derdhura me dashuri prej tij në letër.Në to ndjehet vlaga e jetës.Ato janë tregime me strukturë të qartë,të thjeshta në të kuptuar dhe mbreslënse.

Lexuesi do të ndeshet me një larmi tematike dhe me personazhe interesante.Atij do t'i mbeten në kujtesë dashuria e nënë Gjedinës,kujdesi i saj plot përkushtim për vajzën e sëmurë,Rezartën"Hijet e harresës";traumat që pëson shpirti i një gruaje për një lindje jashtë martese në moshën e adolishencës"Misteri i një gruaje"; vështirësitë që hasin dhe u duhet t‘i kapërcejnë organet e specializuara në luftën kundër krimit"Limonat e agjentit Ger";lindja e një dashurie të tillë e të qëndrueshme pas një njohjeje të gjatë në punë"Një kafe në ishull";mania dhe pasioni i një plaku për të ruajtur gjenealogjinë e familjes nëpërmjet gëdhendjes me biçak të figurave në bastun"Magjia e plakut me bastun"; psikologjia e peshkatarit,që ka prirje t'u largohet mjediseve të kafeneve plot tym duhani,të zhytet në natyrë dhe t'i shtijë gjërat duke i dramatizuar ato"Peshkatari dhe gjarpëri"etj.

Për zhvillimin e kësaj tematike,autori përdor mjete të ndryshme artistike:përshkrim me detaje të gjendjeve dhe situatave,digresionin artistik,peisazhin.

Siç do ta shohë dhe vetë lexuesi;herë-herë autori është i kursyer në fjali,lakonik,por edhe analitik.

Arti i të shkruarit është një fushë pa cak. Ka ndonjë tregim që të krijon përshtypjen se autori e shpejton rrjedhën e ngjarjes për ti dalë sa më parë në epilogun e saj,apo ndonjë mangësi tjetër që nuk e cënon tërësinë artistike të vëllimit.Prandaj, ja vlen të lexosh tregimet e këtij autori që me fines e stil të veçant pasqyron jetën reale të personazheve, ku në ngjarjete zhvilluara na duken sikur edhe ne gjejmë vetëveten si lexues.



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx