E marte, 06.05.2025, 06:58 PM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Në art nuk ekziston mosha!

E diele, 13.01.2013, 09:01 PM


Të moshuarit nuk i përfillin të rinjtë

Në art nuk ekziston mosha!

Nga Dr. Ilir Muharremi

Të moshuarit në esencë kanë përvojë më të madhe se të rinjtë, dhe konsiderohen si pararendës në aspekt temporal, shumë gjëra kanë shijuar para nesh, kanë shpirt dhe ndjenja  të një aksioni vullnetar me potencial të bujshëm. Qysh në kohërat më të hershme, plaku e zinte vendin kryesor në  odë ose në një dhomëz të shtëpisë. Fjala dhe bujaria e tij peshonte pa masë. Në aspektin kulturor, artistët e vjetër gjithnjë duhet të mbeten të respektuar dhe kjo nganjëherë i shpie në një vetëdije superiore të pakrahasueshme me askënd, ngaqë mosha është thelb kryesor, dhe vepër artistike ose çdo vijë në pëlhurë duhet të peshon më shumë se një lëvizje e një të riut. Gjeneratat e reja që janë në harmoni me inteligjencën, mbi të cilët gjykon shija dhe e cila me mundin ekstrem arrin maksimumin, shpesh herë përbuzet nga artistët e moshuar, sepse vetëm ata kanë prekur qiellin e shtatë, vetëm ata kanë raporte me botën ideale të ndjenjave, dhe vullneti i tyre dhe pasqyra për botën përfundon me fjalinë e tyre të fundit. Të rinjtë shumë herë me shumë argumente posedojnë art më të fuqishëm, më elegantë, lozonjar, përkundrazi sjellin simpati protektuese mbi qeniet dhe objektet e vogla të dobëta. Shumë të moshuar kanë dyert më të hapura, jo për shkak cilësisë në krahasim me konkurrentët e rinj, por për shkak respektit. Respekti duhet të jetë diçka subjektive, personale, madje edhe individuale, e jo të qëndroj ombrellë mbi shoqërinë kulturore artistike. Të rinjtë të cilët kanë “fluturuar” më shpejt se koha reale përpiqen të integrojnë atë artin, dijen, moralin në rrethin e të moshuarve, por gjithnjë ai do të jetë inferior sepse “Plaku modern” mungon në këtë kohë postmodern. Të rinjtë edhe nëse flasin në një kolektiv të moshuar, duhet të përpiqen të përshtaten ndaj vlerave historike karakteristike të tyre. Krijimtaria nuk duhet të llogaritet në bazë të moshës, por në bazë të cilësisë së krijimit, të zotërohet thelbi i artit në të pavetëdijshmen dhe të vetëdijshmen. Të përcaktohet veprimtaria reale, dashuria ndaj asaj që bënë, virtyti, ambicia për eksplorim. E vërteta është në krijimin e një ideali rinor. Herman Hese në librin “Leximet e çastit” shkruan: “Të zotërosh të vërtetën, të kesh të drejtë, të dish, të mund të dallosh të mirën nga e keqja dhe të gjykosh, ndëshkosh, akuzosh apo të shpallësh luftë- kjo është një shenjë rinie dhe që i ka hije rinisë. Gjithnjë në rini janë krijuar vepra madhështore, vlen të përmendet rasti i dramaturgut të famshëm Albert Kamy i cili në moshën 44 vjeçare fitoi çmimin Nobel për letërsi. Edhe kinematografia i nxjerri legjendat qysh në moshë të re si: James Din i cili vdiq në moshën 24 vjeçare. Piktori Holandez Van Gogh që kishte dhjetë vjetë krijimtari ekstreme dhe vdiq në moshën 46 vjeçare. Poeti shqiptar nga Shkodra Migjeni gjeni në artin e poezisë, jetoj vetëm 27 vjet. Sharl Bodleri, poet i vuajtur, i pasionuar pas dashurisë, alkoolit, gjeni në thurjen e vargjeve jetoi vetëm 46 vjet. Merlin Monro  ikonë e kinematografisë, 36 vjeçare etj. Mosha asnjëherë nuk ka të drejtë kur është në pyetje vlera artistike kulturore.

Shumë fjalë budallaqe dëgjohen në debate, kafene, Galeri, teatër kur flitet për një problem serioz që prek sferën e kulturës. I riu i cili shpërfaq mendim më të thellë se një i moshuar, pranimi, integrimi i idesë së tij, bëhet vetëm atëherë kur arrin të shpartalloj një batalion të moshuarish. Por, përse ndodh kjo gjë?! Një fenomen i ruajtur me xhelozi nga e kaluara mistike e tyre. Pse janë aq arbitrar të moshuarit dhe të rinjtë i konsiderojnë si një largësi e Apogjeut. Mos vallë krijohet frikë nga një ide e re, mendim i ri, emocion i ri, vizion, intuitë, ambicie që ka peshë të madhe. Pse jo, gjithnjë të konsiderohet rrënuese e asaj që ishte dikur, pse këto koncepte gjithnjë të jenë futuriste nga të  moshuarit? Mendimi i shëndoshë është një lloj xhevahiri, i rrallë, i çmuar që gjithnjë duhet të shijohet nga masa pa përcaktim moshe ngaqë mosha rrënon mendimin dhe mendimi ndjehet inferior nëse në plan të parë është mosha. Krijuesi stepët në opinion sepse intelekti i tij poetik, artistik, muzikal...... nuk përputhet me moshën  sepse këtë gjë e kërkon një pjesë e të moshuarit, për të qenë sa më bindës krijuesi. Andaj, me plot përgjegjësi e them se korrektësia, drejtësia e krijimit , pa përcaktim moshe është një hapësirë, mozaik, që përbën realitet në shumë raste edhe të diskutueshëm, por edhe të padiskutueshëm, ngaqë figuracioni i thellësisë ekziston, vazhdon të ekzistojë për të gjitha madje edhe për fillestarët. Liria e tij krijuese, duhet të jetë e rreshtuar pa dallim varganësh dhe të jetë zgjidhje e përjetshme për çdo gjeneratë qoftë e re apo e vjetër, të arrihet një barazim shprehjesh intelektuale, shpirtërore nëse përpiqemi të dominojë vlera.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx