| E hene, 14.01.2013, 07:30 PM |
Guximi i
një burri të mënçëm
Nderim
për Akademikun, Profesor- Doktor Bardhyl Golemin
Nga Përparim Hysi
Sado që
mban peshën e viteve mbi supe,ai ecën
ngadalë dhe po ngadalë (thuaj se po ecën
mbi qelqe?!) vjen e ulet në tavolinën tonë ku të gjithë e njohin.Luan Çipi
,katalizatori, tenton që t'më njoh me
të. Unë,impulisv,siç jam, ndërhyj: - E njoh prej kohësh se e kemi patur
zëvëndësministër të arsimit e të kulturës. Po Luani,sado që e ndëpreva pak
ashpër,njerëzor siç është,shton:
- Është
Përparim Hysi,shkrimtar,poet dhe,tek do të shtonte nuk di se
ç'tjetër,unë,përsëri,e ndërpreva. Po Luani si Luani,duke e ditur se jam i
rrëmbyer,e kaloi vetëm me një buzëqeshje.
Tek
shkruaj tani dhe jam i kthiellët ,s'kam se si e justifikoi sjelljen time,por më
vjen ndërmënd një shprehje franceze që thotë:
-Në një
takim apo event ndonjëri nxitohet dhe mund ta derdhë,pa dashje,një pjatë me
supë. Po me kulturë është ai që bën sikur nuk e vë re,se akcili ja derdhi një
pjatë. Në këtë rast,ai që derdhi supën,qeshë unë. Pjesa tjetër,është Luani.Një
fshat që duket,nuk do kallauz. Po përse
u nguta kaq shumë ?!!!
* * *
Kam
punuar mbi 4 dekada në arsim dhe kam përciell ministra e zëvëndësa plot. E kam
filluar me ministrin Ramiz Alia,kam vazhduar me
Manush Myftiu,Thoma Deljanën, Tefta Camin,Skënder Ggjinushin ...deri tek
Et'hem Ruka. Natyrisht,këta kanë lënë gjurmët e tyre dhe si mësues që kam qenë
kam dhe përshtypjet e mia për çdo njërin
prej tyre.
Me
Ramiz Alinë jam takuar personalisht kur
qeshë paramaturant në pedagogjiken e Elbasanit. Jam takuar në maj 1958 dhe jo
se më ka thirrur në audiencë,por se më përjashtuan nga shkolla e konvikti si
"kondrarevolucionar!!!".Mos po ia rrit pak shtatin dhe karizmën
vetes? Jo.Aspak. 14 paramaturantë (unë nga Fieri,një nga Lushnja dhe 12 të
tjerë nga Kavaja e Shijaku ) lamë kuadratet e manifestimve të 1 majit dhe
shkuam për bajramllëk pranë shtëpive tona. Kur u kthyem,festa na doli nga
hundët. I miri dhe i rrepti made in Ladenak (kujtoni vitin '93 ! ),drejtori i
shkollës,Vasil Kamami ,na përjashtoj nga shkolla e konvikti. Na përjashtoi dhe
ku do ta përplasnim kokën? O burra tek ministri! Asi kohe ministër qe Ramiz
Alia, i shndriste faqja si e një djaloshi se qe 33 vjeçar. Sado më i vogli me
trup,po më me kurajo për të folur (kam thënë që jam llafezan !),u priva përpara
14 kondrarevolucionarëve dhe i dola përpara Ramiz Alisë. Qemë ndarë në dy grupe
që mos bënim kaos dhe,ç'është e vërteta,me që m'u pre goja aty,përjashta, na
mori brënda. Atje i tregova se ç'kishim bërë dhe ç'na bëri drejtori. Mendoja që
do na falte,por hesapet i kisha bërë pa pyetur hanxhinë. Mbasi i tregova në
vija të trasha,i thashë që ishim 14 veta.
Ai:- A
jini anëtarë të organizatës së rinisë?
-Po.
-Po dhe
latë festën e punëtorëve për të festuar bajramin si ata prindrit tuaj të mykur dhe guxoni e më
vini në zyrë.Përjashta dhe shkoni e ruani lopët.se atë meritoni.I lumtë Vasil
Kamamit.Jua ka bërë mirë.
Natyrisht
që këtë dush me ujë të ftohtë nuk e prisnim.Dhe në fytyrë tregonte si ëngjëll. Po a nuk është
maskë,shpesh,fytyra?
Tek po
zbrisnim shkallët,si të vdekur të pakallur,befas dëgjojmë një zë.
-Çuna! Pa
kthehuni pak këtu!
Bëmë pas
zërit dhe unë e njoha: Qe i ndjeri Kahreman Ylli,atëherë zvministër. Na futi në
zyrë dhe sa thashë mbiemrin,dolëm të"njohur". Kahreman Ylli ka qenë
mik me të afërmit tanë në Skrapar (vet ka
qenë nga Leshnja e Skraparit )
dhe për më sakt: gruan e parë e ka
patur nga gjaku ynë Hys dhe, megjithëse
u ndanë ,miqësia mbeti. Për t'i rënë sa më shkurt: Kahremani,pasi shënoi të gjithë emrat tanë,na tregoi dhe rrugën që
duhet të ndiqnim. Bëmë siç na porositi (i kërkuam ndjesë drejtorit) dhe u
ripranuam në shkollë. Lopët i hëngri ujku. Që nga ai takim,sa ruaja konsideratë
për Kahreman Yllin,aq mosmirënjohje kisha për Ramiz Alinë që të
"Vriste" duke qeshur.
Me që
jemi në fushën e përshtypjeve për minsitrinë e zëvëndësit e tyre,mund të them
vetëm kaq: kam patur shumë afeksion për Thoma
Dejlanën (sa njerëzor qe në pritje ! ) ,po këtë,njerëzorin, Enveri ( pse më duket që ca më shumë Ramizi ) e dërguan që të ruante
dhëntë në Nemërçkë.Ministri që i dha
tjetër fytyrë shkollës shqiptare,ai që i dha frymë perëndimore,ka qenë Skënder
Gjinushi.As që më duhet të gjykoj atë si politikan. Si minsitër,ai ka tagër të
veçantë dhe shumë të merituar.
* *
*
E bëra
gjithë këtë digresion të gjatë dhe,pak nga pak,po vij tek personazhi për të
cilin do flas.Sa Luan Çipi tentoi që të bënte njohjen,unë ia rrëmbeva fjalën
nga goja dhe,në veprova kështu,e bëra qëllimisht. Egzistonte "frika"
që akademikun e nderuar do ma "rrëmbenin". Kështu që vendosa domenin
dhe nuk lashë njeri më që të flas.
Unë
mendoj se sa më i mënçëm të jesh ,aq më i strukur dhe më pak i guximshëm
bëhesh. Je i mënçëm,por nuk je i guximshëm.Je i guximshëm,por mund të mos jesh
i mënçëm. Kurse tek profesori (tani ai
ka dhe statusin e Akademikut ) unë i kam hasur dhe guximin,dhe
mënçurinë. Mënçurinë ia njohin përmjet veprave,kurse guximin nuk besoj se ia
njohin. Dhe kur guximi bashkohet me mënçurinë atëherë portreti i një njeriu
bëhet dhe më i plotë, por dhe më i bukur. Të ishe i guximshëm në kohën e
partisë-shtet,ishte si një gjë e rrallë.Por guximi i Profesor Bardhyl Golemit është jo vetëm i
veçantë,por,mund të thosha:unik ! Ka guxuar dhe ka çuar në universitet -jashtë
planit që i vinte rrethit- një nxënës që e meritonte,por që qe e bija një
njeriu,me shumë merita në fushën e arsimit,por me "plevitë" në
biografi. Të vetmen të drejtë studimi
për anglisht (një qe e tërë ) e mori jo ky
që e meritonte,por e bija e një
ushtaraku madhor.Se ky kish luftuar;ky qe ushtarak madhor;ky qe komunist
dhe ky,tjetri - i plevitosuri- nuk plotësonte kushtet ?!!! Ndodhi të tilla qenë
të zakonshme,por,pikërisht,aty u duk burrëria e Profesor Bardhyl Golemit.
Deklaroi dhe tha hapur:
-Unë do
ta ble një karrike dhe një tavolinë ku do të ulet X...,se jo vetëm është me dhjeta,por i ati
i saj (ky,i plevitosuri ) ka dhënë aq për arsimin,sa e meriton që e bija të
shkojë atje ku ka dëshirë. E tha dhe e bëri. Pa ia bërë bef syri. X... mbaroi
po shumëmirë fakultetin dhe qe folëse në B-Bi-Si ku jeton e punon akoma.
Të gjitha
ç'bëri në favor të "plevitosurit",e bëri jo se kishte ndonjë
interes,por se mbështeste të aftin,të diturin. E mbështeti.mikun tim,edhe për
t'i dhënë atë që meritonte:titullin Mësues i Popullit.
Mku im ka
vdekur,po një nga shkollat 9-vjeçare në Fier,mban emrin e nderuar të Mësuesit
të Popullit,Kristaq Shtëmbari.Si mik i të ndjerit,Kristaq Shtëmbari,e bëj këtë
shkrim si shënjë mirënjohjeje për Akademikun,Profesor-Doktor Bardhyl Golemi,duke i uruar atij jo vetëm jetë të
gjatë,por vitalitet dhe për t'i thënë fare hapur,pa modesti të rreme: je dhe i
guximshëm,por dhe i mënçëm.Kështu vjen e bëhesh më i bukur dhe sa njerëzor ! I
pashok!
Me shumë
mirënjohje, O NJERI me Zëmër të madhe !