Kulturë
Gëzim Llojdia: Monumentet nën hijen e hënës
E hene, 14.01.2013, 08:55 PM
A ka sot dëshmorë të monumenteve?
MONUMENTET NËN HIJEN E HËNËS
NGA GËZIM LLOJDIA
1.
Fytyra e
dhimbjes. Me shkulme shterpësie. Kërkojnë të vjedhin shenjtët. Shën Mërin o Zot !Dhe Shën Premte. Perëndi e madhe!
Kërkojnë të vjedhin banesë së shenjtë, shenjtët. Ti marrin asaj portretet dhe relikt
e saj, imazhet e saj dhe frymën e saj. Onufri ky piktor ky mjeshtër i madh
diku aty nga viti 1554 në kujtesë nuk do
ta kishte pikëzuar mendimin. Kaq shekuj pas tij, bashkëkombësit
t’ja grabisnim. Me një fjalë
lëndën e tij.Tja këpusnin nga gjiri kishës.
Natën.
Kokëunjur, në muzgun e thepisur.
Një pyetje si luzmë më mundon prej kohe
:
Ç’bëhet
në këtë dreq moti me dëborë, dhe me krisma vetëtimash. Natë hajdutësh. Pra
c‘bëhet udhëve të kësaj ane, të dreq
rrëmetit.
Kur e kaltër mbrëmja bie pranë, /
Te fanitet ty gjithmonë sikur/
Diku mua larg në një mejhane/
Një i dehur thikën po ma ngul.
Pika e
lotit tënd, përmbi krahëdrurësh lakuriq, tatëpjetë bregut po zbret, shkapërdredhur.
2.
Në
lartësi e vetmuar, një kishë.Duke
ëndërruar kohën e shkuar.Kjo është kisha e së Shën Premtes në Gjinar. Në strehë të këtij vendi e haruar me sytë gjithë trishtim, një kishë e bardhë.Ç’bënte
atje e vetmuar nën qerpikët e mëdhenj të
pemëve të larta ? Si i numëronte ditënetët e saj mes kësaj pyllishteje të
shkretuar ? Portreti i kishës :Fytyrëbardhë.Strehëkuqe.Hije misterioze. Por
kisha ruante atë çastë fytyrën :dyerkyçur. Dritarembyllur.Tjegullakuqe.E
heshtur.Zëmekur. Dikur kanë banuar këtu, njerëz të çuditshëm në fate dhe
veshje.Kur duhet të zbresi këtu prifti
për meshën ?.Kushedi, sa kohë mbanë, që kur është larguar prifti i fundit
zhgunveshur nga streha. Në këtë strehë malore e kishin shkruar jetën e
tyre.Prandaj askush nuk i shihte ata se si plakeshin. As si vdisnin. Këta nuk
ishin si murgjit kinez, që vdekjes i
fshiheshin duke u futur shtatë pashë nën dhe. Kisha e tyre dhe fryma e tyre
kanë ruajtur në këtë strehë pranë fshatit Vlashë, ekulibrat shpirtëror. Mirëpo
për të kuptuar se ç’përfaqësonte kisha në popullatën e këtij vendi, duhet të
kuptojmë thelbin e tyre të besimit. Por kjo kishë këtu ishte e ortodoksisë, që
kur u ndanë nga papati i Romës si kisha të tjera ballkanëse dhe lindore. Kisha
ruante në vetvete, hijen e mjegullt, që e mbështjell me misterin, që në
përgjithësi ruajnë të gjithë shtëpitë e besimit. Mirëpo cilado qoftë e vërteta,
unë kam besuar se banesat e Zotit, kërkojnë lartësi resh. Edhe kjo kishë në
dukje i përmbahej këtyre parametrave qiellor. Mos ndoshta ishte shenjë e
komunikimit me Zotin? Gurët e avllisë, pushtuar ishin prej pluhurit të kohës. Kisha
brenda ruante frymën e Onufrit, shpirtin e tij gjakun me një fjalë afresket
onfuriane.
Në atë
lartësi mes diagramës të rrahjeve të zemrës, shqiptarët të këtyre luginave të
heshtura e kishin respektuar besimin dhe fenë në përgjithësi, pavarësisht se
mund të mos i përkisnin atij. Ata, nuk mund ta kapërcenin udhën, kur shenja e
qytetërimeve qartazi ishte shprehur. Besimin mos e humb. Pra duke kapërcyer
udhën e kishës, duke e respektuar institucionin e saj të paprekshëm deri në
fund me kodin e saj. Ndonëse ata vinin nga një shkreti shpirtërore, por
kërkonin hapësira galaktikash për shpirtrat e tyre të vrarë e të kyçur nga
regjimi, që ua ktheu jetën në shpirtërisht të varfër dhe varfërisht të varfër.Të
ndotur prej kësaj të fundit, të pabesët vënë dorën tek vendet shenjta. Vënë
dorën edhe tek Onufri ynë.
3.
U thye
MTKRS.Brenda realitetit duhet shpjeguar. Përse është braktisur vallë ruajtja
dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore? Mos shkaku është heqja e kujdestarëve dhe
mosvënia, ç’gabim i pafalshëm o Zot. Lexoj në sytë e grabitësit ethen e
fitimit.
Në
ç’gjuhë shkruajnë, grabitësit, thua hë. Sa lehtë të grabisësh pa ditur
dëmin?Nuk ka qenë traditë por në
mëhallën tonë dikush shkroi përmbi varrin e grabitësit:“Prehet këtu
:fantazma e…. Qefini i ngatërruar, i ngurtësuar, i ngritur në erë. E vërtetë. Por e pagënjeshtër. Në dimensione të kohës, përsërisim
vazhdimisht :shteti, shteti, shtetit…….